04.07.2017 Views

5th Infocom Magazine (July 2017)

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

4-6.2017 botimi 5

magazine

SUMMARY

Aco Vidovic | IBM

INTERNET

of THINGS

Tregu i mundësive të pafundme

10

Ligjet e Marketingut

në Social Media

BusinessMag Feature

e-services:

Është një rrugëtim...

Enkelejd Zotaj | Raiffeisen

Intervistë:

Ketan Makwana

Entrerprise Lab | UK

upcoming:

infocom magazine 1

08/11/17

infocom magazine 2

Përmbajtje

10 14 18 20

04

Editorial

24

Zgjidh teknologjinë, bëhu

një Ready Business

Business Solution

06

Summary

The Leading Path to

Innovation

26

Ketan Makwana

Intervistë

10

Urban Mobility

Teknologji

32

Teknologjia që punëson, lajmotivi

i Javës së Inovacionit 2017

Summary

13

Inovacion në Ofrimin e Shërbimeve

Publike

e-Services

34

Monetarizimi i IOT-ve

e-Services

16

Rrisni biznesin tuaj me CRM

të bazuar ne Big Data

Business Solution

36

Si do të paguajmë ne 2020?

e-Services

18

Është një rrugëtim

e-Services

40

Teknologjia e re që shkund tregun

Broadband

Teknologji

20

Identifikimi Elektronik nëpërmjet

Kartës së Identitetit

e-Services

42

10 Ligjet e Marketingut në

Mediat Sociale

Business Magazine

22

“Internet of Things” Tregu i

mundësive të pafundme

Teknologji

13

Ekosistemi i StartUp-eve

StartUp-s

22 26 32 36

infocom magazine 3

Editorial

Në këtë botim të 5-të të revistës Infocom, stafit redaktues i BiZZ.al

paraqet të gjithë perspektivën e transformimit dixhital që po pëson

vendi ynë, pse e-Shërbimet janë të domosdoshme si dhe cilat janë

hapat që duhet të ndërmarrim për të ndjekur ritmin e zhvillimit të vendeve

të tjera Evropiane në fushën e teknologjisë?

Sektori privat dhe ai shtetëror kanë ndërmarrë iniciativa konkrete për të

përmirësuar jetën tonë, këtu mund të përmendim platformën e re dixhitale

të lançuar në treg nga Raiffeisen Bank, “Raiffeisen ON”, e cila thyen konceptin

tradicional, ku prezenca fizike në bankë ishte e nevojshme, tanimë

gjithçka mund të bëhet online. Apo ADISA, e cila qendërzon të gjitha shërbimet,

duke na kursyer kohë, që është një aset mjaft i çmuar.

Botimi i 5-të i revistës Infocom përmban artikuj cilësorë të përgatitur kryesisht

nga vetë profesionistët e tregut, duke kontribuar në këtë mënyrë kultivimin

e një kulturë të re informimi në fushën e TIK si dhe Sigurisë së Informacionit.

nga Aldo Rama

infocom magazine 4

SUMMARY

infocom magazine 5

THE LEADING PATH

TO INNOVATION

SUMMARY

Jetojmë në një kohë ku ndryshimi ka një

ritëm të pashembullt. Si rezultat, çfarë

mund të ketë ndihmuar një organizatë në të

kaluarën për të qenë e suksesshme, mund

të jetë potencialisht shkaktari i dështimit

në të ardhmen. Kompanitë kanë nevojë të

adaptohen dhe të zhvillohen për të arritur

nevojat gjithnjë e në rritje të konsumatorit,

por shumë bien dakord në një përfundim:

inovacioni të ndihmon të qëndrosh i rëndësishëm!

Duke qenë të rëndësishme, organizatat

pozicionohen në treg duke u munduar

të “udhëheqin”. Por a mund të udhëhiqet kjo

rrugë e inovacionit vetëm? A munden politikat,

rregulloret dhe strukturat qeveritare të

kapin ritmin dhe të formësojnë inovacionin,

paralelisht duke përfituar vetë gjatë këtij

procesi? Këto pyetje dhe më tepër, do të

jenë temat e nxehta të cilat do të trajtohen

nga folësit tanë të përzgjedhur.

Sesioni I:

Paradigma e re e eShërbimeve

Transformimi nga produkti fizik në shërbim, është

mundësuar dhe shpejtuar nga rrjetet elektronike

prej fillimit të viteve 90’. Që firmat të “ushqejnë”

një marrëdhënie sa më jetëgjatë me konsumatorin, ato

duhet të shfrytëzojnë maksimalisht mundësitë që ofrojnë

eShërbimet dhe rrjetet elektronike në përgjithësi.

Parashikimi se kompanitë të fokusuara në produkt, të

cilat i bëjnë rezistencë nevojës së klientit për kontroll,

nuk e kanë të gjatë suksesin në këtë mjedis elektronik,

është provuar tashmë nga “përçarja e tregut” (market

disruption) i shumë firmave të mëdha, të cilat patën udhëhequr

tregun në një kohë të caktuar. Gjithsesi, sektori

privat, nuk mund të udhëheqë vetëm rritjen pozitive të

eShërbimeve. Inovacione të shumta po implementohen

përditë nga qeveritë dhe institucionet publike, për të

siguruar shërbime publike sa më të shpejta dhe të sigurta,

nëpërmjet shumë ePlatformave për qytetarët e saj.

Shqipëria në vitet e fundit, ka ndërmarrë inovacione të

tilla dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Në këtë sesion, zyrtarë

të lartë dhe përfaqësues të kompanive lider në treg

do të shpalosin me mprehtësi se çfarë mund të presim

nga fusha e eShërbimeve.

infocom magazine 6

Sesioni II:

Takimi i Liderëve: Kush po drejton

inovacionin?

Nëse një inovacion do të jetë i suksesshëm është

e paqartë, ndaj, për të parë rezultatet mund

të duhet më shumë kohë nga ç’ janë mësuar

sipërmarrjet tradicionale apo institucionet financiare.

Në vendet më të zhvilluara, qeveria ka siguruar

fonde afatgjata, duke siguruar kohën e duhur për të

zhvilluar teknologjitë e reja. Investime të tilla, zakonisht

janë shtyrë nga misione të mëdha, nga dërgimi

i njeriut në Hënë, tek zgjidhjet për ngrohjen globale.

Por për një vend të vogël si i yni, i cili synon të bëjë

hapa të mëdha, cila mund të jetë përqasja e duhur? Cili

është “udhëzuesi” dhe “udhëtari” në këtë rrugëtim? Si

mundet të ndihmohet sektori privat nga qeveria, e cila

gjithashtu duhet të sigurojë që edukimi, shëndetësia

dhe transporti të përfitojë nga investimet shtetërorë

në inovacion? Ekzekutivë të përzgjedhur, akademikë

dhe përfaqësues qeveritarë, do të ulen së bashku për

të diskutuar rreth këtyre temave, duke ofruar “ushqim

për meditim” për këdo të pranishëm.

infocom magazine 7

Sesioni III:

Business (not) as usual…

Në qoftë se marrëdhënia midis sektorit publik

dhe privat në sigurimin e rrugës së duhur

drejt inovacionit, po vendoset në një debat

konstruktiv, çfarë mund të flitet për përqasjen që organizatat

kanë ndaj konsumatorit? Për të qëndruar

inovatorë, kompanitë duhet të zhvillojnë produkte

dhe procese dhe duhet ta bëjnë shpejt. Inovacioni

dhe aftësia e tij për të krijuar avantazhe konkurruese

për kompanitë, qëndron në bërthamën e këtij

koncepti. Prandaj, çdo sesion i kësaj konference, i

ka dedikuar platforma të ndryshme për t’i lejuar

kompanive të caktuara, të prezantojnë inovacionet

e tyre dhe metodat e “injektimit” në tregun aktual.

Nga përqasjet B2B në B2C, në këtë sesion, folës

të përzgjedhur do të prezantojnë vizionin e tyre,

propozime dhe arritje, duke mundësuar material të

bollshëm për një nga shtyrësit më të fuqishëm të

inovacionit: konsumatorin.

infocom magazine 8

infocom magazine 9

URBAN MOBILITY Teknologji

OLGER HIDRI

TLM Public Relations

‘TLM’ është një projekt

i krijuar për të amortizuar

dhe zgjidhur

tërësisht transportin e

qytetarëve dhe të mallrave.

Qëllimi i projektit

është që të zëvëndësojë

80% të makinave me

djegie të brëndshme

me Makina Elektrike

në biznesin taksi dhe

më pas të ‘elektrifikojë’

dhe shërbime të

tjera të qytetit si: makina

dërgesash, makina

plehrash, minibus etj.

infocom magazine 10

Në rendimentin e botës së sotme,

çdokush, qoftë individ apo sipërmarrës,

kërkon të lëviz lirë, shpejt dhe

sigurt. Çdokush gjatë ditës së tij ka nevojë

të përshkojë disa “metra”, qoftë në këmbë,

me biçikletë, apo me makinë; qofshin

pak kilometra. Që të gjithë kanë obligimin

e lëvizshmërisë, sado ndryshe të jetë distanca

e secilit. Për shumë prej banorëve të

qyteteve, lëvizje do të thotë stres, dyndje,

trafik dhe vonesa. Lëvizja për të shkuar

diku, ne shumë raste është jo e shëndetshme

dhe jo e sigurtë. Në shumë vende

të botës në zhvillim urbanizimi po ndodh

pa monitorizim dhe pa strukturim të periferive.

Migrimi nga zonat rurale nëpër habitate

të urbanizuara zhvillohet gjithnjë e me

më tepër shpejtësi. Me rritjen e kërkesës

për lëvizjen ndër-urbane po ndryshojnë zakonet

e udhëtimit. Sa vjen e shtohet kërkesa

për shërbime më komode, për transport

të shpejtë dhe më të parashikueshëm.

Pritshmëritë ndaj individualizimit dhe qëndrueshmërisë

në shërbimet e transportit

nënkuptojnë një zgjerim domethënës të

portofolit si edhe transformimin e modelit

të biznesit aktual. Ndërkohë që Industria

e Automobilizmit është në zhvillim të vazhdueshëm,

po rishpiket mënyra sesi makinat

po dizenjohen, zotërohen, shiten, ngiten

dhe nuk ngiten. Kosto mbetet interesi

kryesor i sipërmarrësve ndërkohë që tregu

prej kohësh karakterizohet nga diferenca

të vogla dhe konkurenca e ashpër. Lojtarët

e këtij tregu konkurrojnë kryesisht

përmes çmimit dhe prandaj është e rëndësishme

që të përmirësohet vazhdimisht organizimi

dhe të zvogëlohen shpenzimet.

Një nga sfidat e mëdha për kompanitë e

transportit është reduktimi i kostove pa

ndikuar në shërbimin e konsumatorit. Aktorët

kryesorë të shumë sektorëve teknologjikë

dhe automobilistikë vlerësojnë

mundësitë e tyre të pjesëmarrjes në zgjerimin

e mobilitetit të eko-sistemit. Sadopak

e efektshme, tendenca aktuale është gjithmonë

drejt pakësimit. Modulet mikroprocesorike

kanë përparuar dhe tani arrijnë të

ndihmojnë në menaxhimin e kujtesës elektronike

dhe sistemeve operative në kohë

reale. Platformat e sotme të sistemeve lejojnë

që të zbatohen aplikacionet më të

sofistikuara, dhe arrijnë kontrollin e modelit

bazuar mbi proçes, inteligjencë artificiale,

dhe informatikë të kudondodhur.

Sistemet Inteligjente të Transportit të

sotëm krijohen për të ofruar shërbime

të reja mënyrash të ndryshme transporti

dhe menaxhimi të trafikut. Ato janë

formë aplikimesh të avancuara që synojnë

t’i mundësojnë njerëzve përdorim më të

zgjuar të rrjeteve, informim, koordinim dhe

siguri. Për Sistemet Inteligjente të Transportit,

ndoshta elementi më i rëndësishëm

është Inteligjenca Artificiale.

Imagjinoni siguri të përballueshme, të

qëndrueshme dhe mënyra të volitshme

mobiliteti për të gjithë qytetarët; përfshirë

personat me aftësi të kufizuara, të

moshuarit, fëmijët dhe njerëzit që jetojnë

në zonat periferike apo rurale.

Imagjinoni Automjetet Autonome (AVS)

teksa dominojnë rrugët e qytetit tuaj. Me

siguri ato (AVS-të) do jenë një nga faktorët

kryesorë në ndërtimin e transportit

të së ardhmes.

Për të menduar infrastrukturën e ardhshme

të transportit të një qyteti, duhet analizuar

më parë e kaluara dhe “jeta në lëvizje” e tij.

Shënimet përfshijnë kronologjinë e transformimit

të infrastrukturës së transportit,

statistika automobilistike, evidentimin e

problematikave dhe nivelizimin e mundësive

më të përshtatshme për përmirësim.

Pasazhi i “Miljes së Fundit” në qytetin e

Tiranës premton zhvillimin e transportit të një qyteti

të zënë nga inercitë infektuese të zgjedhjeve të pamenduara.

Ballafaqimi i trashëgimive motorristike nën

aktualitetin e azhornimeve që po ndryshojnë botën

është sfida më e madhe e projektit “Tirana Last Mile”.

Misioni është të përmirësohet infrastruktura dhe të

mundësohen zgjedhje më të shumta për ata që duan

të arrijnë në destinacion shpejt, sigurt dhe lirë.

Të ndërgjegjshëm se nuk ka më vend për gabime apo

kompromise, marrim përsipër të adresojmë sfidat sociale,

mjedisore dhe ekonomike që përballen me mobilitetin

urban në qytetin tonë sot. Me një formulë të

përpiluar nga efiçenca dhe modernizimi i mirë-funksionimit,

e prezantuam fillimisht Tiranën me aplikacionin

inteligjent “SayTaxi” dhe i japim mundësinë kujtdo

që të prenotojë mjetin e dëshiruar të transportit

fare thjesht nga smarphone i tij.

Por, në tregun e transportit të sotëm nuk mjafton

vetëm një platformë sistemi inteligjent. Për të

përmirësuar infrastrukturën, nevojiten dhe “mjetet”

inteligjente. Në kushtet e tendencave aktuale drejt

pakësimit, drejt reduktimit në kosto, efiçencës dhe

prakticititetit, na nevojitej mjeti më premtues i automobilizmi

të sotëm. Ndryshimi më i jashtëzakonshëm

i paraqitur në industrinë e automobilëve dhe alternativa

më e besueshme e motorrëve me DB (Djegje të

Brëndshme) që prej fillimit të shek. të 20-të Makinat

Elektrike! (100% elektrike me bateri). Me siguri një

rrugë ende e paeksploruar për kërkesat e transportit

në ditët e sotme.

Sakaq potenciali i projektit deshifrohet nga diferencimi

që mbart kjo teknologji e re në krahasim me

makinat tradicionale të pranuara deri më sot. Makinat

e para Elektrike Taksi, si një instrumentizim i benefiteve

të tyre operuese, kanë nisur shërbimin ndaj

qytetarëve të Tiranës dhe përdoruesve të app-it “Say-

Taxi”. Pasi adresuam boshllëkun e barrierave teknike

dhe jo-teknike arritëm komerçalizimin e shpejtë të

Me klasifikimin si një “Sistem Inteligjent”, aplikacioni

është një optimizues i trafikut të taksive.

Dërgon shoferin më të afërt duke konsideruar dhe

kohën e mbërritjes, trafikun lokal në kohë reale, rrugët

dhe mënyrat e ndryshme për të shkuar. Kështu arrihet

të shkurtohet një distancë mesatare mbërritjeje deri

në 60%; kursehet karburanti, prodhohet më pak ndotje,

reduktohet trafiku në rrugë dhe ulen shpenzimet e

mirëmbajtjes. Një app që rrit probabilitetin e faturimit

taksi dhe alternativat e shërbimit publik duke mundësuar

njekohësisht për klientët lehtësi të papreçedentë

përdorimi.

Aftësia e sistemit për të kthyer çdo “milje” të përshkuar

në dixhitalizim on-cloud rrit natyrshëm qasjen

e çdo automjeti në IoT (Internet of Things) si edhe

mundëson menaxhim për të gjithë operacionin në

mënyrë të besueshme dhe transparente.

Makinave Elektrike.

Pasi tregojmë rëndësinë e ndërveprimeve të rëndësishme

midis performancës teknologjike, infrastrukturës

së ndërtuar dhe sjelljes së konsumatorit në shkallë

të ndryshme hapësinore dhe kohore, aplikojmë

operimin e shëndetshëm të tyre në qytet. Shpresojmë

se një analizë më e integruar do të informojë më

mirë planifikimin për tranzicionin drejt një sistemi të

ardhshëm transporti elektrik duke theksuar njëkohësisht

dhe nevojën për të sjellë së bashku shkencat

teknike dhe sjellore që mbështesin këtë përpjekje.

Teknologjitë e Makinave Elektrike (EV) të shfaqura si

një premtim i madh i zbutjes së ndotjes klimaterike

dhe si shteg i sigurt drejt energjisë së rinovueshme,

paraqesin të ardhmen e transportit.

Studimet kryesore aktuale tregojnë se benefitet potenciale

të Makinave Elektrike varen gjerësisht nga

përparimet teknologjike dhe projektimet inxhinierike.

Gjithasht në mënyrë që sistemet me motiv elektrik të

ngjiten në nivelin e nevojshëm dhe të venë në funksion

këto benefite kërkojnë ndryshim thelbësor në

sjelljen e agjentëve, të ofertës dhe kërkesës.

Infrastruktura e Makinave Elektrike mundëson përfitime

dhe përmirësime në jetën e të gjithëve; Nga pikëpamja

e konsumatorit por edhe e biznesit. Ne besojmë se e ardhmja

është elektrike. Në përputhje me rrethanat, ne kemi

ndërtuar një platformë shumë-funksionale transporti ‘elektrik’.

Një platformë që mundëson një zotërim dhe operim

të përshtatshëm të Makinës Elektrike (EV/ Electric Vehicle)

dhe lehtëson ata që kanë dëshirë të evoluojnë me shpejtësi.

infocom magazine 11

Information Security

& Big Data Analytics

WWW.INFIGO.HR

Croatia

Infigo IS d.o.o

M. Korvina 6, HR-10430,

Samobor, Croatia

M: info@infigo.hr

W: www.infigo.hr

T: +385 1 4662 700

infocom magazine 12

F: +385 1 4662 701

Albania

Infigo Is sh.p.k.

Rr. B. Biba, P. Hodaj, Shk. A,Ap. 8,

Tiranë, Albania

M: info@infigo.al

W: www.infigo.al

T: +355 42 42 16 33

F: +355 42 42 16 33

Inovacion në Ofrimin e

Shërbimeve Publike

e-Services

ANISA GJIKA

General Director

Shërbimet publike në Shqipëri kanë qenë e mbeten burim pakënaqësie

për qytetarët, pasi për vite me rradhë këta janë

ndeshur me mungesë transparence, me praktika korruptive,

mungesë standardesh, si dhe me vështirësi e mungesë aksesi në

marrjen e informacionit për përfitimin e shërbimeve publike. Ofrimi

i shërbimeve publike nga institucionet shtetërore karakterizohej

nga një kulturë arrogance, performanca e institucioneve

që ofrojnë shërbime mbetej e pamonitoruar, ashtu dhe ankesat e

qytetarëve të paadresuara.

Misioni i ADISA-s është

të vendosë standarde të

ofrimit të shërbimit sipas

parimeve të kujdesit

ndaj klientit, të monitorojë

procesin e lëvrimit

të shërbimit duke rritur

kënaqshmërinë e qytetarëve,

çka përmirëson

perceptimin e këtyre

ndaj sistemit të ofrimit

të shërbimeve publike,

rrit besimin në shtet

dhe transformon përvojën

e qytetarit me të.

Rrjedhimisht rradhët e gjata të pritjes

në sportele, ecejaket e qytetarëve për

të marrë qoftë dhe vetëm informacion

për aplikim e kushtet e akomodimit

tejet të vështira kanë qenë e vazhdojnë të

jenë imazhi i sporteleve pritëse të shërbimeve.

Përpos këtyre, ofrimi i shërbimeve

karakterizohet nga burokraci e lartë, në refuzim

të paarsyetuar të ofrimit të shërbimit

apo dhe nga mitmarrja. Gjithë kjo rezulton

në perceptimin qytetar ndaj institucioneve

të administratës shtetërore si të korruptuara,

në humbje kohe për marrjen e shërbimeve

publike e në humbjen e besimit të

qytetarëve ndaj shtetit, si garantues i shërbimeve

e i cilësisë në ofrimin e tyre.

Ndryshimi i këtij perceptimi sigurisht nuk

është punë e lehtë, aq më pak dhe ndryshimi

rrënjësor i ofrimit të shërbimeve

publike nga institucionet e administratës

shtetërore. Mirëpo zgjidhja gjendet në qasje

me në qendër qytetarin, që mëton zgjidhje

inovative nëpërmjet Teknologjisë

së Informacionit e Komunikimit (TIK) për

ndryshimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve

publike.

ADISA u krijua pikërisht si përgjigje e nevojës

së qytetarëve për shërbime publike efikase,

cilësore dhe transparente duke ndryshuar

mënyrën e ndërveprimit të shtetit

me qytetarin në sportelet pritëse e në

vetë mënyrën e ndërveprimit të sportelit

pritës me institucionin përgjegjës për ofrimin

e shërbimit. Rritja e standardeve të

ofrimit të shërbimit dhe ngritja e kapaciteteve

njerëzore e materiale me këtë qëllim

janë kryefjala e punës së ADISA. Gjithë

kjo e përafron Shqipërinë me një komunitet

të gjerë vendesh, të cilët kanë reformuar

mënyrën e ofrimit të shërbimeve nën motto-n

“qytetari në qendër”.

Ndarja e sportelit pritës (Front-Office) nga

zyra përgjegjëse për ofrimin e shërbimit

(back office) është një nga qasjet innovative

që jetëson ADISA. Institucioni përgjegjës

për shërbimin vazhdon të mbajë

përgjegjësi për shqyrtimin e kërkesës së

qytetarit, ndërsa ADISA administron procesin

e aplikimit për shërbim në sportel

duke vendosur standarde për ofrimin e

tyre sipas parimeve të kujdesit ndaj klientit,

standardizuar e automatizuar mënyrën e

aplikimit, ngritur një sistem të vetin të menaxhimit

të ankesave e duke mbikëqyrur të

gjithë procesin e lëvrimit të shërbimit.

Kjo ndarje funksionale e sportelit pritës nga

zyra përgjegjëse për ofrimin e shërbimit

synon të përmirësojë standardin e ofrimin

të shërbimit në sportel, të reduktojë kohën

e shqyrtimit të aplikimeve nëpërmjet shtimit

të kapaciteteve njerëzore e të shmangë

korrupsionin me eliminimin e kontaktit të

drejtpërdrejtë të qytetarit me zyrtarin përgjegjës

të rastit.

infocom magazine 13

Ri-inxhinierimi- Modernizimi i Shërbimeve Publike

Një tjetër komponent thelbësor i punës së ADISA-s konsiston

në modernizimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve

me qëllim thjeshtimin e procedurave të ofrimit të

shërbimeve dhe unifikimin e përvojës së qytetarit.

Për thjeshtimin e proceseve të punës ADISA, nëpërmjet

një ekspertize të huaj, ka nisur në janar 2016 procesin

e ri-inxhinierimit të shërbimeve publike (BPR),

proces ky që konsiston në rishikimin e proceseve të

punës për ofrimin e shërbimeve, e kuadrit ligjor dhe në

automatizimin e proceseve nëpërmjet zgjidhjeve TIK.

Në fokus të tij janë shërbimet e dhjetë institucioneve

publike, të përzgjedhur për nga volumi i kërkesës

nga qytetarët e për nga impakti në përditshmërinë e

tyre e që prekin fusha si arsimi, transporti, pronën etj.

Ri-inxhinierimi nënkupton transformimin tërësor të

proceseve të punës, jo thjesht automatizimin e tyre.

Si pjesë e reformave të proceseve, ADISA fokusohet

edhe në konceptin “Dixhitalizimi në plan të parë”

(Digital First) si nxitës për adaptimin e teknologjisë

në mbështetje të ofrimit të shërbimeve me cilësi të

lartë, efiçente e transparente.

Në nëntor të vitit të kaluar ADISA çeli Qendrën e parë

me Një Ndalesë në Kavajë, e cila ofron mundësi aplikimi

për 205 shërbime publike në një vend të vetëm e me një

ndalesë për 70,000 qytetarë, shërbime të 5 institucioneve

siç ZRPP (Hipoteka), ISSH (Sigurimet Shoqërore), FS-

DKSH (Karta e Shëndetit), QKB (Regjistrim Biznesi) e DP-

GJC (Gjendja Civile).

Ndërsa në mars të këtij viti u çel dhe Qendra e dytë me

Një Ndalesë në Krujë, e cila ofron mbi 230 shërbime të 6

institucioneve siç më lart duke shtuar dhe DPT (Tatimet)

në shërbim të mbi 15,000 qytetarëve të Krujës e rrethinave.

Brenda 6 mujorit të parë të 2017 ADISA synon çeljen

e dy qendrave të tjera me një ndalesë në Fier e Gjirokastër,

të cilat do të mundësojnë ofrimin e shërbimeve

publike me standarde të përmirësuara shërbimi e me në

fokus qytetarin në më shumë se 4 qytete me rëndësi në

vend.

Impakti i çeljes së Sportelit Pritës ADISA pranë ZVRPP

Tiranë e ai i Qendrave me Një Ndalesë ADISA në kënaqshmërinë

e qytetarëve, vërehet në saj të anketimeve

të realizuara në vazhdimësi. Sipas tyre, 46% më shumë

e qytetarëve që marrin shërbime pranë Sportelit ADISA

Tiranë rezultojnë të kënaqur me shërbimet në vetëm 4

muajt e parë të administrimit të Sportelit Pritës nga ADI-

SA, ndërsa pakënaqësia është ulur me 3%. Ankesat nga

ana tjetër janë ulur me 5 herë.

Impakt më të lartë në perceptimin qytetar shënon Qendra

me Një Ndalesë Kavajë, ku nga 25% e qytetarëve të kënaqur

me kushtet e mëparshme, tanimë shënohen 74%

syresh vetëm në tre muaj. Nga ana tjetër koha e pritjes në

rradhë dhe ajo e procesimit të aplikimit është ulur në më

pak se 5 minuta.

118-00 – Jo më Rradhë për Informacion

Me qëllim informimin e plotë e të saktë të qytetarit për

mënyrën e përfitimit të shërbimeve publike, për vendosjen

e një kanali tjetër informimi mbi shërbimet publike e

për të `shmangur rradhët në sportel thjesht për të marrë

informacion, ADISA ka vendosur në dispozicion të qytetarit

numrin 118-00 të Qendrës së Kontaktit Telefonik ADI-

SA (Call Center).

Nga ana tjetër, për unifikimin e përvojës së qytetarit gjatë

marrjes së shërbimeve, ADISA ka standardizuar mbi 100

formularë aplikimi për shërbime publike, që lëvrohen nga

15 institucione e ka hartuar mbi 420 kartela informative

korresponduese me po aq shërbime, të cilat japin informacion

mbi mënyrën e përfitimit të shërbimeve publike

të ofruara nga 10 institucione, dokumentacionin e nevojshëm

e mbi mjetet e ankimimit.

Qendrat e Integruara ADISA- Mundësi Aplikimi për

mbi 200 Shërbime Publike në Një Vend e me Një

Ndalesë.

Modeli i ri i ofrimit të shërbimeve publike, i cili prej gati një

viti e gjysëm po implementohet në Sportelin Pritës ADI-

SA pranë ZVRPP Tiranë, ku dhe haset fluksi më i lartë në

rang vendi i aplikimeve për shërbim (40% e të gjithë aplikimeve

për shërbim), shumë shpejt do të gjejë shtrirje në

të gjithë territorin e vendit.

infocom magazine 14

Qytetarët mund të marrin informacion në numrin

118-00 për mbi 420 shërbimeve publike që ofrohen

nga 10 institucione, për afatet e aplikueshme, dokumentacionin

e nevojshëm e për të drejtën e ankesës.

Call Center-i operon 6 ditë të javës, nga e hëna në të

shtunë, nga ora 07:00 deri në 21:00.

Shërbimet më të kërkuara rezultojnë ato që ofrohen nga

ZRPP (Hipoteka) e DPGJC (Gjendja Civile) megjithatë

vetëm me një telefonatë qytetarët mund të informohen

gjithashtu për mënyrën e aplikimit për shërbime të ISSH

(Sigurime Shoqërore) FSDKSH (Karta e Shëndetit) AQTN

(Kompensimi i Pronës) AZHT (Leje Ndërtimi) DPSHTRR

(Lejet e Automjeteve) DPD (Lejet e Mjeteve Lundruese)

MAS (Matura Shtetërore) e QKB (Regjistrim Biznesi dhe

Liçensa).

Informimi paraprak mbi mënyrën e aplikimit për shërbimet

publike ndihmon jo vetëm në përgatitjen e dokumentacionit

të nevojshëm për aplikim, por lehtëson planifikimin

më efiçent të kohës së qytetarit e për shmangien

e rradhëve dhe ecejakeve në sportelet pritëse të ADISA-s

dhe të institucioneve përgjegjëse për lëvrimin e shërbimit.

Simplify here.

Simplify here.

For agility here.

For agility here.

Integrated data center infrastructure for retrofit and new builds

Confidently welcome big data and complex IT requests. With integrated

infrastructure Integrated systems, data software, center infrastructure and life-cycle for retrofit services, and we new simplify buildsevery

data center project — from planning and design to operations. The result?

Confidently welcome big data and complex IT requests. With integrated

A more infrastructure responsive, reliable, systems, efficient, software, and and life-cycle business-centric services, we data simplify center. every

data center project — from planning and design to operations. The result?

A more responsive, reliable, efficient, and business-centric data center.

schneider-electric.com/datacenters

schneider-electric.com/datacenters

©2015 Schneider Electric. Life Is On Schneider Electric is a trademark and the property of Schneider Electric SE, its subsidiaries, and affiliated companies. All other trademarks are the property of their respective owners. • 998-19136926_US-GMA

©2015 Schneider Electric. Life Is On Schneider Electric is a trademark and the property of Schneider Electric SE, its subsidiaries, and affiliated companies. All other trademarks are the property of their respective owners. • 998-19136926_US-GMA

infocom magazine 15

Rrisni biznesin tuaj

me CRM të bazuar

në Big Data

Megjithëse zgjidhje të

ndryshme CRM mbulojnë

mjaft funksionalitete

operacionale

të nevojshme për të

menaxhuar lidhjen me

klientin në biznesin e

përditshëm, në thelb

CRM është një disiplinë

jashtëzakonisht analitike

që kërkon njohuri të

thella mbi klientin, përdorimin

e produkteve,

preferencat dhe ndërveprimet

me kompaninë.

infocom magazine 16

Në ditët e sotme, klientët mund të

ndërveprojnë me kompanitë duke

përdorur kanale të ndryshme dixhitale

si p.sh. aplikime mobile, faqe web të

specializuara, platforma bashkëpunimi ose

rrjete sociale. Të gjitha këto ndërveprime

përfaqësojnë fragmete të rëndësishme të

marrëdhënies me klientin. Ato lënë gjurmë

dixhitale dhe janë më të fragmentuara dhe

specifike në përmbajtjen e tyre. Shpesh

procesimi i tyre është i vështirë për shkak

të volumit të madh dhe të mungesës së

strukturës. Megjithatë, ato përfaqësojnë

informacion të rëndësishëm të cilin kompanitë

mund dhe duhet ta përdorin në

mënyrë mjaft efikase.

Mënyrat e përdorimit të Big Data në fushën

e CRM

Ka mënyra të ndryshme për të përdorur

aplikimet Big Data në menaxhimin e Marrëdhënieve

me Klientin. Kompanitë mund

të vendosin të ndërtojnë një depo të

madhe të dhënash me veprimet e

klientëve nga loget, aplikacionet ose pajisjet

e klientëve, duke krijuar në këtë mënyrë

të ashtu quajturën Data Sandbox, një mjedis

ku të dhënat ekzistuese mund të përdoren

për të shqyrtuar, mësuar e gjetur informacion

të ri.

Një tjetër mënyrë është korrelimi i të

dhënave të pakorreluara më parë dhe

vizualizimi efektiv me qëllim mbledhjen e

BUSINESS SOLUTION

DAVOR MARIC

Business development

for CRM products and

services | Infigo IS

informacionit të ri. Data storytelling, një

teknikë për paraqitjen efikase të vlerave të

të dhënave, është thelbësore në këtë lloj

aplikimi.

Një mënyrë më e drejtpërdrejtë, shpesh e

përdorur edhe nga INFIGO, është ndërtimi i

një use case ose aplikacioni të veçantë nga

fusha të ndryshme CRM, i fokusuar në zgjidhjen

e një problemi specific biznesi. Kjo

aplikohet veçanërisht në fushat ku është i

nevojshëm reagimi i shpejtë ndaj klientit

ose tregut, ku të dhënat në kohë reale janë

thelbësore dhe ku mundësitë e Big Data

mund të vihen në praktikë në mënyrën më

të mirë.

Fusha të ndryshme të analitikave mbi marrëdhëniet

me klientin (CRM)

Kompanitë mund të analizojnë aspekte të

ndryshme të marrëdhënieve me klientin.

Një prej fushave më gjithëpërfshirëse

është Customer Experience. Ajo është një

pjesë integrale e strategjisë së pothuaj çdo

kompanie por edhe mjaft e vështirë për t’u menaxhuar.

Customer Experience përfaqëson shumën e

ndërveprimeve dhe të eksperiencës që klienti ka me

kompaninë. Për ta menaxhuar atë në mënyrë efikase,

është shumë e rëndësishme të kuptohen Customer

Journeys. Ekzistojnë metodologji të ndryshme

për të ndërtuar eksperiencën e klientit, por aplikacionet

Big Data po përdoren gjithmonë e më shumë në

këtë fushë. Llojet e të dhënave të përdorura në këtë

analizë janë ndërveprimet, tranksaksionet, ankesat e

klientëve, rastet e suportit, reagimet e klientëve dhe

korrespondencat.

Një tjetër fushë gjithashtu e përshtatshme për praktikat

Big Data është Customer Retention. Informacioni

se cili klient është në rrezik për t’u larguar,

anulluar shërbimin ose qoftë edhe për t’u bërë joaktiv

është shumë i rëndësishëm. Njohja e kësaj fushe

bëhet një avantazh konkurues për çdo kompani.

Si mund të arrihet kjo? Të kuptuarit e synimit të

mbajtjes së klientëve është hapi i parë. Bazuar në të

ekzistojnë disa use cases të mundshme: algoritmet

e churn prediction (algoritme dhe modele që parashikojnë

riskun e largimit të klientëve), next best offer

engines (aplikacione që sugjerojnë ofertat më

të mira për mbajten e klientëve) ose module fushatash

të bazuara në aktivitetin e klientëve të lidhur me

rrezikun për largimin e tyre. Statistika dhe algoritme

të ndryshme parashikuese përdoren shpesh në këtë

fushë por ato përfaqësojnë vetëm një pjesë të suksesit

të zgjidhjeve Big Data. Këtu aplikohet parimi ˝hipoteza

përpara analizës˝. Ndërtimi i hipotezës dhe

pastaj testimi i probabilitetit të ngjarjes është thelbësor

në këtë model.

Big Data mund të përdoret edhe për analitikat e menaxhimit

të fushatave. Në këtë fushë, fokusi bie mbi

mundësitë në kohë reale. Pavarësisht përpjekjeve të

shumta të kompanive për automatizimin e fushatave,

kjo ngelet një fushë kryesisht e paautomatizuar.

Disa prej përdorimeve janë: klasifikimi i klientëve në

kohë reale, automatizimi i target groups, ose ndjekja

e përgjigjeve ndaj fushatave.

Konkluzione

Gjatë zhvillimit të portofolit të INFIGOs për analitikat

mbi CRM, duke patur parasysh që shume

kompani përdorin praktikat CRM me qëllimin për

tu dalluar nga konkurrenca dhe zgjidhjet duhet

të jenë të përshtatura për secilin klient, ne jemi

fokusuar në 2 shtylla kryesore:

1Staf me njohuri të gjera në fushën e informatikës,

analitikës dhe në industri të ndryshme.

Për shkak të një numri të madh aplikacionesh të

mundshme, është veçanërisht e rëndësishme

ekspertiza në përpunimin e të dhënave të ndryshme,

zgjidhja e çështjes së cilësisë së të dhënave, analitika

e të dhënave dhe vlera e shtuar që vjen nga njohja e

industrive të ndryshme.

2Zgjedhja e një aplikacioni Big Data cilësor.

Mundësitë në këtë fushë janë të shumta por

mënyra më e mirë është gjetja e një aplikacioni

që ju vjen në ndihmë në secilën prej detyrave

të nevojshme. Përdorimi i Splunk Enterprise

na ka ndihmuar në use-cases të ndryshme duke bërë

që praktikat CRM të kthehen në factor të vërtetë suksesi

për kompanitë.

infocom magazine 17

Është një rrugëtim … e-Services

ENKELEJD ZOTAJ

Head of IT | Raiffeisen Bank

“Çfarë është transformimi

digjital? Disa e quajnë revolucion;

disa e kufizojnë objektivin

e tij deri te një ndërfaqe

moderne. Sipas dy studimeve

të pavarura nga McKinsey

dhe A.T. Kearney, thuajse të

gjitha bankat janë angazhuar

me projekte specifike në fushën

e transformimit digjital.

Megjithatë, vetëm një në tetë

prej tyre ka sukses dhe ia arrin

qëllimit fillestar.

infocom magazine 18

Raiffeisen ON është hapi ynë i parë në këtë

udhëtim, maja e ajsbergut të një transformimi

më të madh. Në këto 15 muaj arritëm

të jetësonim një platformë moderne që

ndihmon gjithkënd, që nga individët, bizneset

e vogla dhe korporatat e mëdha. Bazuar

në parimin që një eksperiencë të shkëlqyer

për klientin është në përfitim të klientit dhe

bankës, ne u angazhuam dhe bashkëpunuam

me klientët tanë që nga fillimi, hap pas hapi,

duke e kthyer thjeshtësinë e eksperiencës së

përdoruesit në princip bazë. Raiffeisen ON sjell

një platformë ku eksperienca e klientit është e

unifikuar dhe e njëtrajtshme nëpërmjet WEB,

Android dhe iOS, e arritshme nga te gjitha pajisjet

e lëvizshme, që nga telefonat, tabletat

dhe ekranet e mëdha të PC. Platforma ofron

gjithashtu sigurinë sipas standardeve më të

mira globale. Paralelisht me ndërtimin e platformës,

arkitektura teknike e bankës u transformua

duke e bërë Raiffeisen një bankë të

aksesueshme në cdo orar te ditës apo natës

24x7. Nëse mendon se kjo ishte e lehtë, besojeni

se nuk ishte dhe 15 muaj janë shumë pak

për të përmbushur një objektiv të tillë.

Të gjithë ne konsumojmë publikime dhe lajme

të bujshme në rrjet, të nxitura nga lider

karizmatik, konsulentë, shitës, novatorë, parashikues

të fundit të botës klasike, etj. Për këtë

arsye, ky artikull do të përqendrohet vetëm në

përvojën tonë konkrete dhe mësimet e

nxjerra prej saj.

Mësimi 1: Kultura është faktori me I

rëndësishëm. Ne sot besojmë që

transformimi dixhital nuk është vetëm teknologjik,

i proceseve apo strategjisë.

Është në radhë të parë një transformim kulturor

që nis brenda kompanisë dhe përfundon

me krijimin e më shumë vlere për

klientin. Kompania ndërton produkte ne

imazhin e saj, dhe për të ofruar produkte

inovative duhet të jesh më parë një organizatë

inovative. Dobësitë organizative

reflektohen në shërbim, në produkte, në

imazh. Si thonë Amazon dhe Zappos, kultura

është brendi i firmës. Raporti Accenture

i 2016 vlerëson njerëzit dhe talentin

si sfidën kryesore në transformimin dixhital.

Njerëzit dhe raportet që ata krijojnë

janë qeliza e kulturës së organizatës. Kompanive

u duhet të mësojnë të dëgjojnë

më shumë, dhe të ekzekutojnë më mirë

dhe më shpejtë. Pa kulturën e duhur që ta

mbështesë këtë transformim, është pothuajse

e pamundur të arrihen rezultate. Në

vendosem disa nga njerëzve më të mirë në

këtë ekip. Për të ulur barrierat implementim

mënyrave të reja të komunikimit dhe

bashkëpunimit. Implementuam si pilot në

nivel grupi përdorimin e cloud për bashkëpunim

me dokumenta, email, skype dhe

video, etj.

Mësimi 2: Burokracia vret inovacionin.

Pa shpejtësi në vendime dhe ekzekutime

është mision i pamundur. Pa

mbështetje nga menaxhimi i lartë, e cila lejon

vendime të shpejta nuk ke asnjë shans

për sukses, ky ishte një ushtrim në nivel

kompanie dhe kërkon bashkërendim në

çdo nivel .

Mësimi 3: Thjeshtësia është bekim.

Shqipëria është një treg i ri, dhe ka një

trashëgimi të shkurtër bankare, kështu që

na lejohet të kapërcejmë disa faza transformimi,

nëpër të cilat kanë kaluar organizatat

në tregjet e maturuara. Megjithatë,

nëse do të mund të fillonim prapë nga e

para, nje gjë që do kishim bërë ndryshe, do

të mbanim më të limituar fazën fillestare.

Dil Live shpejt dhe fillo të mësosh nga reagimet

e konsumatorëve më shpejt. Ky

projekt kishte në thelb mbi thjeshtësinë.

Thjeshtësi në përvojën e përdoruesve, në

teknologji, në procese, në funksionalitete

të zgjidhjes. E pra, ta themi që nuk është e

thjeshtë t’i mbash gjërat të thjeshta.

Mësimi 4: Mëso nga te dhënat, prano

gabimet shpejt. Te thënat janë çelësi i

kuptimit të klientit, pa i përdorur jemi duke

ecur në errësirë. Qëllon edhe arrin aty ky je

nisur, por në përgjithësi jo.

Mësimi 5: Ekzekutimi dhe sipërmarrja

janë me te rëndësishme se idetë.

Ne punojmë në mënyrën Atilë, me një

listë idesh që shtohet dhe përmirësimesh

nga cikli i vazhdueshëm të komenteve nga

klientët.

A kishte vështirësi? Padyshim që kishte, pothuaj çdo dite kishte

sfidat e veta. Por me orë të gjata, pica dhe pije ekipi ja doli mbanë.

Por njëkohësisht ky ngelet projekti më i bukur që kemi ndërmarrë.

Si vazhdon më tej. Ky është vetëm fillimi, vetëm sa kemi nisur. Në

këtë moment që flasim lista e backlog përmban një numër të madh

idesh dhe përmirësimesh. Gjithashtu numri i tyre vetëm shtohet me

eksperiencën e marrë nga çdo përdorues që përdor platformën. Pyetja

sot, nuk është më, nëse është e mundur të zhvillohet një ide

specifike, por nëse duhet të zhvillohet ajo. Dhe përgjigjen për ketë e

ka vetëm klienti.

Transformimi që të ketë efekt duhet të jetë rrënjësor, të prek çdo

pjesë të organizatës, proceset, funksionet dhe në rradhë të parë

mënyrën si punojmë dhe ndërveprojmë me njëri tjetrin.

Për ne inovacioni nuk është një destinacion, është një udhëtim.

Është më shumë si i bën gjerat se sa diçka specifike.

BIO

Enkelejd Zotaj, është një lider i teknologjisë me më shumë se 15 vjet eksperiencë

në sektorin TIK dhe atë bankar. Si drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Raiffeisen

Bank, ka udhëhequr një ekip prej 75 profesionistësh, duke drejtuar transformimin

digjital dhe kulturor të këtij institucioni. Industria bankare po ndërmerr

një shndërrim radikal, ku teknologjia po luan një rol themelor. Synimi i tij parësor

është të përforcojë kulturën dhe strukturën, që do të lejojë IT-të të përvetësojnë

këtë rol, për t’u bërë një forcë drejtuese e diferencimit dhe efikasitetit. Ai ka një

gamë të gjerë rolesh drejtuese në projekte dhe iniciative strategjike, siç mund të

përmendet projekti më i fundit i Raiffeisen ON, platforma digjitale e cila i shërben

të gjithë segmenteve të klientelës, qofshin individë apo korporata të mëdha.

Transformimi digjital dhe Raiffeisen ON, janë strategji prioritare për bankën, ku

gjendja aktuale e projektit është vetëm hapi i parë i këtij procesi. Enkelejdi është

një mbështetësi i ekosistemit shqiptar të Inovacionit dhe Startup-eve.

infocom magazine 19

Identifikimi Eletronik

nëpërmjet Kartes së

Identitetit

Qeveria Shqiptare po përballet me një

sfidë në rritje për të qenë në gjendje

t’i ofrojë qytetarëve të saj një qasje të

sigurt dhe të besueshme në shërbimet

e saj të administratës publike online.

Njëkohësisht, ofruesit e shërbimeve

private janë të fokusuar në ofrimin e

shërbimeve të sigurta në internet për

konsumatorët, duke iu përgjigjur nevojave

të lëvizshmërisë dhe komoditetit.

Ata kanë një shqetësim të përbashkët

për t’u dhënë qytetarëve dhe

konsumatorëve një përvojë online që

garanton privatësinë e të dhënave.

Për t’iu përgjigjur këtyre nevojave të

tregut, Aleat ka projektuar një zgjidhje

për të menaxhuar shërbimet dixhitale

të identitetit në një mënyrë të sigurt

dhe të besueshme.

infocom magazine 20

e-Services

LORENC LLUKMANI

e-service Manager | Aleat

eALEAT është një platformë e ndërtuar me

një gamë të plotë të elementeve të sigurta

për të ofruar shërbime identiteti të sigurta

online. Platforma është projektuar për

qeverinë ose subjektet private që dëshirojnë

t’u ofrojnë qytetarëve të tyre dhe konsumatorëve

të kenë qasje të shpejtë dhe të

sigurt në shërbime dixhitale si e-qeveria,

e-voting, e-banking, e-commerce dhe pagesa

të sigurta online.

Shërbimet e Identitetit që Aleat ofron janë

Identifikimi Eletronik dhe Nënshkrimi Elektronik

nëpërmjet Kartës së Identitetit. Karta

e Identitetit e Republikës së Shqipërisë

i ofron qytetarëve mundësinë e të pasurit

një Identitet Dixhital.

Cfarë është Identiteti Dixhital?

Identiteti Dixhital i një personi përbëhet

nga një sërë atributesh, duke përfshirë të

dhënat biografike (p.sh. emrin, mbiemrin,

datëlindjen, vendlindjen, gjininë, numrin

personal) dhe të dhënat biometrike (p.sh.

shenjat e gishtave). Kombinimi i Kartës së

Identitetit dhe shenjave të gishtave mund

të përdoret për të vërtetuar në mënyrë të

sigurt identitetin e një personi, në ndryshim

nga metodat tradicionale si pyetjet

sekrete që fatkeqësisht janë akoma në përdorim.

Sektori privat dhe vecanërisht ai bankar

është i pari që i ka përqafuar këto shërbime

identiteti. Dixhitalizimi i shpejtë i shërbimeve

bankare, si dhe nevoja në rritje për

të adoptuar metoda të sigurta për identifikimin

e punonjësve dhe klientëve, për

të parandaluar vjedhjen e identitetit dhe

mashtrimin, si dhe për të rritur sigurinë

e transaksioneve bankare, ka bërë që ky

sektor t’i kthejë sytë nga identifikimi biometrik.

Bankat si Raiffeisen Bank Albania,

Societe Generale Albania, Union Bank,

dhe Institucionet Financiare si NOA kanë

qënë të parat që kanë testuar me sukses

shërbimet e identitetit që Aleat ofron.

QKB, aplikim per Leje Ndertimi, etj.

Gjithësesi vlen të theksohet se Sektori Publik mbetet

ai më i rëndësishmi, i cili me ofrimin e sa më shumë

shërbimeve publike online në mënyrë sa më të sigurtë,

do t’i jepte një shtysë përdorimit të këtyre shërbimeve.

Kjo do të conte në edukimin e qytetarëve në përdorimin

e këtyre shërbimeve online, duke i ndihmuar ata të

kuptojnë sa më mire avantazhet që u ofrohen.

Institucionet Bankare dhe Financiare

po lëvizin gjithmonë e më shumë drejt

përdorimit të Identifikimit Biometrik për

shkak të popullaritetit të tij me konsumatorët

dhe aftësisë unike për të ofruar më

shumë siguri se PIN-et dhe fjalëkalimet

tradicionale. Një tjetër arsye pse bankat

janë duke adoptuar shpejt teknologjinë

e Identifikimit Biometrik është për shkak

të rritjes së kërkesës së klientëve. Shumë

njerëz tani preferojnë Identifikimin Biometrik

për sigurinë e tyre bankare sesa

format tradicionale të identifikimit. Këto

institucione po përpiqen të përmirësojnë

proceset e identifikimit të klientëve

Cilat janë avantazhet që ofron Identifikimi Elektronik?

(KYC), jo vetëm që të plotësojnë kërkesat

e vendosura nga rregullatori dhe të

shmangin mashtrimet, por gjithashtu

dhe të përmirësojnë marrëdhëniet e

përgjithëshme me klientët nëpërmjet

produkteve dhe kanaleve të tyre të sigurta.

Sektori Publik është duke lëvizur më

ngadalë në këtë drejtim. Qeveria Shqiptare

përpiqet të përmirësojë shërbimet

që i ofron qytetarëve të saj duke krijuar

Zyra të Shërbimeve me Një Ndalesë

(One Stop Shop), apo duke ofruar shërbime

publike online nëpërmjet Portalit

Qeveritar eAlbania. Disa nga shërbimet

që qytetarët mund të përfitojnë online

nëpërmjet Portalit eAlbania, duke përdorur

Kartën e Identitetit janë: Aplikimi

dhe printimi i Kartës së Shëndetit, aplikimi

për regjistrim biznesi ne QKB, aplikim

për tërheqjen e ekstraktit të biznesit nga

Identifikimit Elektronik ofron disa avantazhe si për

ofruesit e shërbimeve ashtu dhe për qytetarët. Ai

përmirëson procesin e identifikimit te klientëve, duke

bërë të mundur ofrimin e shërbimit tek personi i duhur

dhe jo tek dikush tjetër, kjo fal biometrisë që është e

pamundur të falsifikohet. Përmirëson shërbimet që

i ofrohen qytetarëve apo klientëve, duke reduktuar

kohën e ofrimit të këtyre shërbimeve nëpër sportele,

duke rritur kështu besimin e klientëve për shërbimet

e ofruara. Gjithashtu rrit produktivitetin e punonjësve,

nëpërmjet plotësimit në mënyrë automatike të formularëve

të regjistrimit, duke eleminuar kështu gabimet

njerëzore.

Pra, Identifikimi Elektronik që Aleat ofron është padyshim

një hap i rëndësishëm për të ndryshuar mënyrën

e identifikimit të klientëve në sektroin privat apo të

qytetarëve për shërbimet publike.

Gjithësesi epoka e shërbimeve dixhitale sapo ka filluar

dhe e ardhmja duket premtuese.

infocom magazine 21

“Internet of Things”

Tregu i mundësive të

pafundme

Teknologji

ACO VIDOVIC

CSP Technical Leader &

Innovation Center Manager CEE

IBM Central & Eastern Europe

Zgjidhjet të bazuara në telefonat e zgjuar, “cloud”, rrjetet

sociale dhe “big data”, sëbashku me rritjen e shpejtë të

Internet of Things këto 2 vitet e fundit, kanë ndryshuar

Botën ndjeshëm. Të dhënat e sotme janë marramendëse:

Internet of Things dhe inteligjenca artificiale

(cognitive computing), në platforma

si IBM Watson, hapin një gamë

të gjerë mundësish, duke krijuar një

ekosistem të ri biznesi, i cili jep burime

të reja dhe të diversifikuara përfitimi

financiar, duke krijuar aktivitete dhe

vende të reja pune. Këto mundësi janë

të qënësishme për kompaninë si dhe

shtetet, të cilat vendosën të investojnë

në zhvillimin e platformave “cognitive”.

Fusha e zbatimit në rajonin tonë është

mjaft e gjerë: nga tregti me pakicë/

shumicë, edukim, telekomunikacion,

sektori financiar, shtetëror. Sot, IBM

Watson aplikohet në shumë vende

për qëllime të ndryshme, duke rritur

ndjeshëm përdorimin e tij.

Mendohet se deri në vitin 2020, çdo njeri në planet, do

të krijojë mesatarisht 1.7 megabyte informacion për sekondë,

ndërsa numri i pajisjeve të lidhura me internetin

në Europën Juglindore, do të tejkalojë popullsinë në këtë

zonë me 5 herë.

2.5 Miliard Gigabytes të dhëna krijohen përditë, shifër kjo

që tejkalon sasinë e fjalëve të shqiptuara në gjithë Botën,

nga fillimi i njerëzimit.

90% e të gjithë të dhënave në botë, janë krijuar vetëm

gjatë 2 viteve të fundit, ndërsa 80% e këtyre të dhënave

janë të pastrukturuara/përpunuara. Në këto të dhëna,

“fshihen” potenciale të mëdha për të shpjeguar dhe analizur

shoqërinë dhe bizneset e sotme.

Kompani dhe individë po pësojnë revolucionin dixhital. Mediat sociale

dhe pajisje të ndryshme dixhitale po përdoren në administratën

publike sikurse në sektorin privat dhe po ndryshojnë me

themel marrëdhënien ndërmjet punonjësve. Diçka e tillë po ndikon në

sjelljet tona, ndaj dhe sot përdorim teknologjinë edhe kur vendosim

në cilin dyqan do hyjmë e çdo blejmë, apo kur kryejmë një transaksion

financiar. Kompanitë nga ana tjeter, po përjetojnë transformimin e tyre

dixhital duke u munduar të gjejnë në pak kohë atë çfarë klientët e tyre

duan dhe vlerësojnë, çka do mund t’i ndihmojë të ndërtojnë modele

efikase biznesi, për t’u dalluar në treg.

infocom magazine 22

Pyetja që mbetet është se sa të shpejtë

dhe të plotë mund të realizojnë këtë transformim

dixhital në bizneset përkatëse.

Duke parë se si industria po zhvillohet, disa tendenca

janë mjaft të dukshme në rajonin tonë:

- Manaxhimi i të dhënave është kthyer në synimin

parësor për të përftuar avantazh konkurrues

në të gjitha industritë, kryesisht n.q.s merret

në konsideratë fakti se 80% e të dhënave

të pastrukturuara, nuk po përdoren si informacion

i vlefshëm (parashikimet po bëhen gjithmonë

e më të rëndësishmë në vendimarrjen e

bizneseve, të cilat kërkojnë analiza jo vetëm të

të dhënave të brendshme të organizatave, por

edhe të dhëna nga burime të jashtme publike).

Cloud, XaaS (anything as a service), dhe analitikat

e avancuara, janë tashmë të pandashme

nga praktikat moderne të biznesit.

- Përjetimi i përdoruesit është themeli prej të

cilit kompanitë moderne ndërtojnë strategjitë

e tyre.

- Ndryshimet e kërkesave sëbashku me sjelljen

e tregut dhe klientelës, krijojnë reaksione

natyrale nga industritë, por edhe nga shteti.

Gjithashtu, nuk ka diferenca të mëdha në

pritshmërinë e përdoruesve, nga sektori publik

në atë privat.

Ka një informacion interesant, i sjellë nga kompania

analitike “IDC”, parashikimet e së cilës

thonë së kompanitë do të investiojnë shumë

e më shumë në teknologjitë artificiale (cognitive).

Shpenzimet për këto teknologji do të rriten

në më shumë se 31 Miliardë Dollarë Amerikanë,

gjatë dy viteve të ardhshme. Internet

of Things po ndryshon Botën në të cilën jetojmë

dhe fjalët kyç janë “innovacioni” dhe

“transformimi”. Kompania konsulente “Mc

Kinsey” vlerëson se Internet of Things do të

shtojë në ekonominë globale plot 1.7 Trillion

Dollarë Amerikanë deri në vitin 2019. Kërkimet

tona tregojnë se 82% e vendimmarrësve në

kompani të ndryshme, e shikojnë Internet of

Things si element strategjik, apo transformimi

në industrinë e tyre.

Fushat kryesore, të cilat mund të përtëriten

nga Internet of Things, mund të ndahen në

pesë kategori:

Rritje e performancës operacionale përgjatë

1 të gjithë zinxhirit të furnizimit

Përmirësimi i përjetimit të klientit nëpërmjet

produkteve të përshtatura dhe të per-

2

sonalizuara

Transformimi përbrenda industrisë përkatëse,

nëpërmjet ekosistemeve të ndërlid-

3

hura të produkteve dhe të dhënave që ato

prodhojnë

Rritje e qëndrueshmërisë në mjedis

4 nëpërmjet veprimtarive, të cilat përmirësojnë

lidhjen tonë me planetin.

Përdorimi i ekspertizës institucionale, duke përfshirë njohuri

nga domeine të ndryshme që njerëzit zotërojnë, në maki-

5

neri që ndjejnë, mësojnë, arsyetojnë dhe ndërveprojnë.

Fusha ku mund të shohim tashmë përmirësimet e përftuara

nga përdorimi i teknologjive IoT janë, psh., industritë

e prodhimit, mirëmbajtja, operacionet e dizajnit të produkteve

ku të dhëna kyç mblidhen për të përcaktuar si

përdoret produkti apo mjedisi në të cilin përdoret, duke

mundësuar një cikël sa më të shkurtër të zhvillimit, duke

rritur ndërkohë cilësinë dhe efikasitetin e tyre. Internet of

Things, është në fillesat e tij, por parashikimet tregojnë se

së shpejti do të jetë tregu më i madh në botë.

Le të marrim qytetet

si shembull. Qytetet

kanë kushtet optimale

për të përftuar

nga popullarizimi

i IoT. Qyteti i Madridit

dhe IBM bashkuan

forcat për të

krijuar një qendër

inovatore shërbimi,

e cila koordinon

burimet dhe veprimet

policore, zjarrëfikëse,

kompanive

të mirëmbajtjes së

rrugëse dhe shërbimet

e emergjencave

në tërësi. Një

ekran 27 metrosh

shfaq informacionin

e trafikut siguruar

nga kamerat CCTV,

kombinuar me harta

të etiketuara me informacion GPS mbi statusin dhe vendodhjen

e punonjësve të shërbimeve përkatëse të emergjencave.

Kjo qëndër është krijuar si përgjigje e sulmeve terroriste

më 11 Mars 2004, të cilat nxitën përgjigje të shpejta, por jo

të mirëkoordinuara, të shërbimeve të emergjencës. Komunikimet

me radio ishin në frekuenca të papërputhshme dhe komunikimi

në vendgjarje ishte i kufizuar me pajisjet personale.

Sot, Qendra në fjalë, koordinon shpejt dhe një ekip i integuar

është gati për tu përgjigjur një seri emergjencash në kohë rekord.

Një tjetër shembull është bashkëpunimi i sapodeklaruar

ndërmjet IBM dhe BMW, të cilët do të punojnë sëbashku për

të personalizuar dhe për të përmirësuar përjetimin e ngarësve

të makinave. Studimi me 16000 pjesmarrës, tregon se 55% e

ngarësve vlerësojnë informacione lidhur me trafikun apo motin

dhe gjithashtu tregon një rritje të interesit për makina, të

cilat mund të vetë-diagnostikohen apo të vetë-rregullohen.

Një nga mesazhet kyç është

se makina është transformuar

nga një mjet transporti në

një “data center” lëvizëse me

sensorë dhe kompjutera që

mbledhin të dhëna për vetë

makinën, ngarësin dhe mjedisin

përreth tyre. Inovacioni

na lejon të pajisim këtë makinë,

në mënyrë që përjetimi i

ngarësit të përmirësohet në

nivele të paimagjinueshme.

infocom magazine 23

ZGJIDH TEKNOLOGJINE,

Si?

E shpjegon Drejtori i Sektorit të Biznesit

në Vodafone Albania, Eneid Lika.

Ata që vonojnë të kuptojnë se duhet të rendin

pas hapave galopantë të zhvillimeve teknologjike,

rrezikojnë të ngecen në të njëjtën

vorbull që mund t’i zhysë edhe drejt dështimit.

Kanosja është për të gjithë, por sidomos për

ata që investojnë, për bizneset qëmbeten më

gjatë, nga ç’duhet, në mënyrën tradicionale

të të punuarit në treg. Kjo i lë ata në një nivel

të caktuar zhvillimi, pra në vend numëro, siç i

thonë në gjuhën popullore, për aq kohë sa nuk

marrin hapin tejet të nevojshëm, për të vënë

teknologjitë e reja tëkomunikimit, në funksion

të rritjes së biznesit në çdo aspekt të tij.

Është koha për t’i thënë “Jo” të punuarit në

mënyrë tradicionale. Bizneset mbeten përballë

riskut për aq kohë sa nuk do të shkojnë drejt

teknologjisë. Shpëtimi është një dhe vetëm

një: Të jesh një Ready Business. Një koncept

i prezantuar nga Vodafone Albania që siguron

shpejtësi, siguri dhe epërsi.

infocom magazine 24

Të zgjedhësh teknologjinë do të thotë të

bëhesh një biznes që punon në mënyrë

efiçente, me cilësi shërbimi, qësiguronforcë

punëtore fleksibël, gjithmonë në lëvizje,

të lidhur me sistemet e kompanisë, kudo qoftë

(pikërisht kjo kompani do të kishte kosto më

të ulët të qerasë së ambienteve të zyrës, pasi

punonjësit mund të punojnë nga çdo vend, me

konektivitetin që teknologjia ofron); që siguronpajisjen

e të gjithë flotës së makinave me një

sistem të certifikuar të Manaxhimit të Flotës, që

të siguron jo vetëm vendodhjen, ç’ka është shërbimi

minimal që ky sistem mund të ofrojë, por

edhe leximin e konsumit të karburantit, të peshës

së ngarkesave apo temperaturat e mjeteve

frigoriferike etj... (një kompani e tillë jo vetëm që

do të garantonte cilësi të produkteve të saj, por

do e bënte këtë duke ulur kostot e karburantit

me rreth 30%, pra duke arritur kështu efiçencëne

kostos); që siguron ndarje të informacionit të

brendshëm të kompanisë mes punonjësve,

elektronikisht por në mënyrën me të sigurtë të

mundshme falë protokolleve të sigurisë që ofron

një kompani celulare (kështu ky biznes arrin të

mbrojë në mënyrë efektive pronën e saj intelektuale,

e cila krijohet me shumë mund, investim

dhe ekspertizë).

Të zgjedhësh teknologjinë do të thotë tëjesh

Ready Business.Koncepti i Vodafone Albania

është ofrimi i shërbimeve tëtelekomunikacionit

tek bizneset, në një mënyrë tëtillë që t’i

ndihmojë ata të gjejnë mënyra të reja, më efektive

dhe më produktive të të punuarit.

I pyetur nëse biznesetjanë të gjithë të gatshëm

për ta kërkuar apo pranuar lehtësitë që ofron teknolologjia

në biznesin e tyre, Z. Lika sqaron se:

Gjatë këtyre 10 viteve përvojë në tregun e

Telekomunikacionit ndryshimi i nevojave për

komunikim është relativisht i vogël. Kryesisht

kërkohen lidhje për komunikim me zë

dhe data për pajisje celulare apo në zyrë. Në

Shqipëri ekzistojnë mbi 130,000 biznese, ku

pjesa dërmuese e tyre, mbi 90%, ende konsumojnë

shërbimet e Telekomunikacionit si

individë. Kjo ka bërë që nevojat e tyre për

komunikim si biznes të adresohen nga vetë

ata me zgjidhje të rastit që nuk garantojnë

vijueshmëri normale të aktivitetit të biznesit.

Sidoqoftë, ekziston edhe një ndryshim

që vjen kryesisht nga bizneset e mëdha të

cilat kanë arritur në një nivel zhvillimi të atillë

ku nevojat e tyre shkojnë përtej komunikimit

bazik në kërkim të përmirësimit të mënyrës

se si punojnë.

Fatkeqësisht, interesi ende mbetet në nivelet

minimale, duke bërë që një pjesë e madhe

e bizneseve të zhvillohen me një ritëm të

ngadaltë, apo të dalin nga tregu si pasojë

e mbingarkimit me kosto operacionale, inefiçencave

të brendshme dhe pamundësisë

së gjetjes në kohë të tregjeve të reja apo dhe

maksimizimit të mundësive aktuale të tyre.

Në këtë kuadër, Vodafone Albania ka sjellë

konceptin Ready Business

Vodafone Albania synon të ruajë pozicionin

lider në treg për të rritur nivelin e informimit

të bizneseve dhe për t’iu gjendur sa më

pranë nevojave të klienteve të saj të biznesit

me zgjidhje të provuara në tregun shqiptar

e më gjerë. Koncepti ynë, Ready Business

vjen pikërisht në këtë linjë, duke i bërë të

mundur bizneseve të evidentojnë nevojat e

tyre nëpërmjet zgjidhjeve tona efiçente për

komunikim” - sqaron më tej drejtori Lika.

Por çfarë do të thotë më konkretisht të jeshnjë

Ready Business?

Në një treg që zhvillohet shpejt, çdo biznes,

i madh apo i vogël, duhet të gjejë mënyrat

që e ndihmojnë të jetë gjithmonë fleksibël e

i gatshëm përballë konkurencës dhe të priturave

e të papriturave që mund të ndodhin.

Efiçenca dhe shpejtësia garanton sukses

në biznes, e në këtë kuadër Vodafone Albania,

prezanton për herë të parë në tregun

shqiptar një koncept dedikuar posaçërisht

klientëve të biznesit.

Një Ready Business është një biznes që

punon në mënyrë efiçente, garanton cilësi

shërbimi për klientët e tij dhe ofron një ambjent

sa më bashkëpunues për punonjësit

e tij. Këto tri shtylla janë thëlbësore për të

garantuar suksesin dhe jetëgjatësinë e një

biznesi .

Falë produktit Fleet Management, klientët

mund të arrijnë të kursejnë deri në 30% nga

kostot operacionale dhe njëkohësisht të rrisin

produktivitetin. Mund të monitorojnë

itinerarin, pozicionin dhe statusin e automjeteve

që kanë në shërbim, në kohë reale

nga celulari, tableti ose PC.

Office 365 nga Vodafone mund të quhet

ndryshe zyra juaj virtuale, që rrit aksesin

dhe sigurinë e e-mail-eve dhe aseteve të biznesit.

Me Office 365, mund të përpunosh

të dhënat nga çdo pajisje kudo dhe kurdo,

për të siguruar bashkëpunim në kohë reale

dhe hapësirë 1TB për dokumentet. Pavarësisht

nëse punohet nga zyra, apo jashtë

saj, sigurohet akses i shpejtë dhe i sigurtë

në shërbimin e email-it dhe kalendarit, në

aplikacionet e paketës Office, mesazhet

e çastit (IM), video konferencë, si edhe në

hapësirën cloud të OneDrive për ruajtjen e

dokumenteve.

APN Private, është një tjetër shërbim që

mundëson komunikimin në distancë dhe në

mënyrë të sigurtë të të dhënave sensitive

dhe aplikimeve qëndrore të biznesit, apo

pajisjeve fundore (POS, ATM, Terminale)

nëpërmjet rrjetit të të dhënave GPRS/3G/4G

të Vodafone Albania.

Linjat e Dedikuara (Leased Lines) mundësojnë

një lidhje transmetimi midis zyrave rajonale

me një kapacitet të dedikuar, duke

siguruar rritjen e cilësisë së shërbimeve që

bizneset i ofrojnë klientëve të tyre. Në sektorin

Bankar, Vodafone Albania është lider në

treg në lidhje me zgjidhjet për konektivitet.

Me këto shërbime të bazuara në teknologjinë

më të fundit, Vodafone Ready Business,

hap kanale të reja komunikimi e fitimi për

bizneset, duke ndikuar kështu ndjeshëm

në rritjen e zhvillimin e mëtejshëm të tyre

duke qënë gjithmonë GATI, të shpejtë dhe

eficentë

infocom magazine 25

Shqipëria ka shansin e artë të

mësojë nga gabimet e të tjerëve

K.M.

Intervistë | Ketan Makwana

nga Gerti Boshnjaku

G: Faleminderit që ndodheni këtu sot. E gjithë audienca

u mrekullua nga fjalimi juaj. Po për ata që nuk

ishin sot të pranishëm, mund të na thoni me një

fjali kush është Ketan Mekwana?

K: Wow, me një fjali!? Ketan Mekwana është një

sipërmarrës, investitor, trajner dhe së fundmi folës

i edicionit të 8 të Infocom World Albania.

G: A është kjo hera e parë që ndodheni në Shqipëri?

K: Po, ndodhem për herë të parë në Shqipëri. Kam

arritur para 24 orëve. Është një vend i mrekullueshëm,

siç e thashë dhe gjatë fjalimit tim shoh

shumë energji, entuziasëm madje dhe frymëzim

këtu.

G: Çfarë dini për Shqipërinë?

K: Informacioni im është shumë i kufizuar sepse

përfshin vetëm informacione për pjesën dixhitale të

Shqipërsë. Tirana është qyteti kryesor i Shqipërisë.

Dje provova dhe një nga pjatat tuaja tradicionale,

byrekun me spinaq, ishte fantastik. Por unë zgjodha

t’i mbaj dijet e mia për Shqipërinë “të bardha”, qëllimisht,

sepse nuk kam nevojë për një libër apo një

broshurë për të njohur Shqipërinë. Unë dua të vij

dhe të shoh vetë se çfarë është Shqipëria për mua.

G: Jeni i mirëpritur! Eventi i sotëm i Infocom quhet

“Leading Path to Inovation”, si e përkufizoni ju inovacionin?

K: Inovacioni mbart disa këndvështrime apo kuptime,

por kryesorja sipas mendimit tim është t’i

bësh gjërat ndryshe për të sjellë një rezultat të ndryshëm

dhe ndonjëherë është ndryshimi i mënyrave

se si ti i trajton gjërat për të sjellë ndryshim. Nuk ka

të bëjë vetëm më atë që ti je në gjendje të krijosh,

por është dhe mendësia që ti zhvillon. Pra inovacioni

është diçka pa të cilën ekosistemi dhe jeta

jonë në tërësi nuk mund të jetojnë.

infocom magazine 26

G: Kur flasim për inovacionin në ditët e sotme të

gjithë mendojnë mobile apps, smartphones, por

para 50 vitesh ka patur një tjetër inovacion.

K: Ke shumë të drejtë që e thua këtë, sepse njerëzit

sapo dëgjojnë fjalën inovacion mendojnë robotët

apo teknologjinë e gjëra të tilla. Në laboratorin tonë

të sipërmarrjes ne kemi 3 shtylla kryesore, të cilat

janë idea, inovacioni dhe lidershipi. Por inovacioni

gjithashtu ka të bëjë me njerëzit, si e sjell risinë tek

ata, te mendjet, te sjelljet e tyre, si e përmirëson

mënyrën se si ata jetojnë. Inovacioni nuk lidhet

vetëm me teknologjinë. Nëse ne përdorim mendimin

e projektuar dhe proçesin se si ne e bëjmë

teknologjinë në evoluimin e qenies sonë, ne mund

të krijojmë mundësi më të mira.

G: Në prezantimin tuaj flitej për “algebra neural

ecosystems” dhe si janë zhvilluar ata dhe përse

janë të rëndësishëm.

K: Unë mendoj që çdo ekonomi nuk mund të mbijetojë

pa një sistem sipërmarrës, sepse ai është gjaku

i ekonomisë dhe tregut në zhvillim, kështu që ne

po diskutojmë për kulturën e nisjes së bizneseve,

të cilët fillimisht do të jenë mikro pra ndryshojnë

nga të vegjël bëhen mesatar e më pas ato arrijnë të

bëhen ekonomi të mëdha. Në këtë mënyrë nxitet

dhe punësimi. Për t’ju dhënë një shembull është

njësoj si t’i thuash njerëzve: “Nëse nuk mund të

gjesh një punë, krijoje atë”, siç bëra unë kur humba

punën time, unë thjesht i krijova vetes një punë

të re. Sipas mendimit tim fjala sipërmarrje është

ekzagjeruar dhe është mbipopulluar këto 5-6 vitet

e fundit. Situata që ne sot kemi është që njerëzit

po mendojnë për inovacionin dhe problemet e

ndryshme dhe unë sinqerisht shpresoj që do të

vazhdojë të lëviz nëpër botë sa më shumë të jetë

e mundur për të shpjeguar çfarë janë këto dy gjëra

thelbësore. Është e rëndësishme që çdo ekosistem

të ketë sjellje dhe tipare të sipërmarrjes, sepse pa

këto të dyja nuk mund të kalohet në inovacionin e

radhës apo rritjen e rradhës.

G: Pra ka një rol tjetër të inovacionit për zhvillimin e

këtij ekosistemi? Si mund t’a përfshijmë inovacionin

në këtë zhvillim të ekosistemeve?

K: Është interesante, sepse në vend që t’a kanalizojmë

inovacionin vetëm në një drejtim për të thënë

që ky është roli që ai luan dhe kjo është përgjegjësia,

unë mendoj se inovacioni duhet të jetë një

koncept më fluid. Siç e përmendëm dhe më parë

në këtë bisedë, njerëzit e mendojnë inovacionin si

teknologji, por nuk është kjo. Ai mund të përdoret

në mënyra të ndryshme: inovacion për sistemin

arsimor, inovacion për shëndetësinë, sepse shëndetësia

nuk kërkon vetëm risi në medikamente, por

gjithashtu kërkon mënyra të reja dhe infrastukturë

në mënyrë që pacientët të dinë të kontrollojnë

shëndetin e tyre, apo mënyra se si ata shpërndahen

në këtë sistem. Të gjitha këto lejojnë që inovacioni

të pranohet, prandaj ai duhet të jetë një

koncept fluid.

G: Pra identifikimi i problemeve dhe kërkimi i

mënyrave të reja për të arritur te zgjidhjet?

K: Po, por në këtë rast është e rëndësishme të kuptohet

që njerëzit duhet së pari të kuptojnë problemin,

jo vetëm të prodhojnë një zgjidhje duke ia

bashkangjitur atë problemit. Diagnostifikimi i problemeve

është një nga pjesët më të rëndësishme të

projektimit të mendimit në një proçes inovativ.

G: Ju keni një përvojë mbarëbotërore në zhvillimin

e biznesit. Në Shqipëri biznesi është një koncept

që ka 20 deri në 25 vite që është futur dhe në këto

4 apo 5 vitet e fundit më së shumti, ne jemi futur

në konceptin e startup-eve, bizneseve të reja. Ekosistemet

e vogla janë duke u përpjekurtë përfshihen

më shumë, startup-e të reja po lançohen, po

njihen me mënyrën se si të punojnë me produktin,

me zgjidhjet për një problem. Çfarë mendoni për

këto startup-e? A janë ato e ardhmja? Cili është ndikimi

i tyre në të ardhmen?

K: Së pari dua të përgëzoj Shqipërinë. Ju po bëni

atë që shumë vende nuk po e bëjnë dhe kjo është

një formë veprimi. Ju mund të jeni akoma në fazat

e hershme të kulturës së startupe-ve, por jeni duke

kultivuar një ekonomi për të ardhmen, duke patur

iniciuesit. Disa nga këto startup-e që po kultivoni

tani, në 5 vitet e ardhshme, mund të bëhen NVM

në zhvillim apo organizata të mëdha, duke rekrutuar

mijëra njerëz. Është pjesë e procesit. Çdo veprim

do të sjellë një ndikim. Është trashëgimia e këtij

ndikimi ajo që është me të vërtetë e rëndësishme.

Unë mendoj se ajo që është e rëndësishme dhe

gjithashtu një prioritet për vendin është si ajo lëviz

në një përvojë më të madhe të stilit të kulturës,

kështu që pas 5 vitesh në kultivimin e startupeve,

duhet të përqendroheni në rritjen dhe shkallëzimin,

sepse ajo që do të ndodhë është se do të bëhet një

popullsi masive e startupeve në vend të një ekonomie

të vogël biznesesh të qëndrueshme. Pra, kjo ka

të bëjë me krijimin e ekuilibrit midis asaj që po nisni

dhe sa jeni duke u kultivuar dhe rritur.

G: Ajo që ne po shohim është se, ne po kultivojmë,

por nuk po shohim ende një histori suksesi apo një

rezultat të madh.

K: Por kjo gjë nuk është problem. Unë do t’ju jap

një shembull shumë të shpejtë për rritjen në

fazat e hershme ndërkohë që rezultatet janë të

padukshme. Unë ju jap një farë, pleh si dhe një

vazo dhe kërkoj nga ju që të krijoni një lule. Tani

çfarë do të bëni? Ju do ta ujitni, por nuk mund të

shihni se çfarë po ndodh me farën. Ju nuk mund ta

shihni farën dhe nuk mund ta dini nëse ajo është

kokëposhtë, nëse është në anën e majtë apo të

infocom magazine 27

Faqe për Teknologjinë

në jetën tonë!

infocom magazine 28

djathtë. Ajo që dini është se nëse vazhdoni të kujdeseni

për të çdo ditë, ajo do të rritet. Gjatë kohës

ju shikoni një filiz, një filiz i gjelbër mbin nga toka.

Kjo ndodh kur forca lëvizëse ndryshon për të rritur

një lule dhe ju duhet ta ujitni dhe ta çoni drejt

dritës. Mbas disa kohësh, kjo bimë do të rritet. Kjo

bimë do të rritet në vazo dhe në këtë moment, ju

keni një zgjedhje për të bërë. Ju ose do ta vendosni

në një vazo më të madhe, që është ajo që ne e

quajmë rritje, ose ju do e prisni atë dhe do e mbillni

në kopshtin tuaj dhe kjo është ajo që ne e quajmë

shkallëzim. Pra, ajo që dua të them është se vendi

ka nevojë që ju të jeni të durueshëm deri në një farë

mase, por duhet të vazhdoni të veproni dhe ta ushqeni

gjatë gjithë kohës atë derisa të kuptoni nëse

është koha e duhur për ta zhvilluar atë. Mundësia

paraqet ato filizë të gjelbër që do të fillojnë të

shfaqen dhe në këtë pikë, ne duhet të ndryshojmë

dinamikën e asaj që po bëjmë me këto kompani.

Siç ju thashë, kultivimi i startup-eve është shumë i

rëndësishëm dhe në një moment ju duhet të kultivoni

rritjen ose shkallëzimin dhe kur ndryshoni dinamikën,

do të filloni të shihni rezultate të shpejta.

G: Kjo është e mrekullueshme. Cila është lidhja

midis inovacionit dhe startupe-ve? A janë startup-et,

drejtuesit e rinj të inovacionit apo është përparimi

i teknologjisë dhe idetë inovative ato që po

stimulojnë rritjen e startup-eve?

K: Unë mendoj se është pak nga të dyja. Për të

qenë i sinqertë me ju, unë mendoj se startup-et

gjithmonë do të shikojnë gjërat nga një perspektivë

ndryshe. Është një dilemë midis:”nuk mund dhe

është e pamundur ose unë mundem dhe është e

mundur”, por risitë nuk vijnë pa disa mjete të caktuara

që do të ndihmojnë në nxitjen e inovacionit. Në

këtë rast teknologjia është një nga këto mjete dhe

nxitës për inovacion. Njerëzit mendojnë për aplikacione,

ata mendojnë për të gjitha llojet e ndryshme

të robotikës së teknologjisë, si për AI dhe gjëra

të tilla si kjo, por teknologjia është drejtuesi dhe

kjo është një lloj motivimi për futjen e kulturës së

startup-eve. Ajo që duhet të shikojnë startup-et,

është se cilat probleme ata po zgjidhin dhe cilat

probleme po krijojnë, sepse startup-et nuk zgjidhin

vetëm probleme, por ato gjithashtu krijojnë të tilla.

Unë mendoj se sa më shumë të fillojmë ta shikojmë

në këtë anë dhe të kultivojmë këtë sjellje, që

t’i shohim sëbashku risitë dhe startup-et, por midis

inovacionit dhe startupe-ve është një S tjetër dhe

kjo quhet strategji. Ju nuk mund të thoni se unë do

të bëj diçka në teknologji ose unë do të bëj diçka

inovative pa një plan, pa një strategji, pa prototip

pasi në këtë mënyrë gjërat nuk do të ecin përpara.

G: Duke u kthyer edhe 1 herë tek ekosistemet për

të ushqyer bimët dhe për t’i ujitur ato, në një ekosistem

biznesi cilët janë rolet kryesore? Kush është

ai që ka më shumë ndikim në këtë rritje? A janë

vetëm startup-et apo janë aktorë të tjerë që nxisin

rritjen?

K: Ka dhe duhet të ketë aktorë të shumtë në çdo

nivel. Komuniteti i startup-eve është përgjegjës

për pothuajse 1/3 e ndërtimit dhe gjenerimit të

ekonomisë lokale. NVM-të duhet të përqëndrohen

në strategjinë e tyre, në rritjen e tyre për të

ndihmuar në krijimin e vendeve të reja të punës.

Niveli i qeverisjes korporative është më shumë për

kuadrin kombëtar të ekonomisë dhe të kuptuarit

se të gjithë kanë një rol për të luajtur, institucionet,

industria, sektori, universiteti etj. Absolutisht çdo

gjë ka një rol për të luajtur me të. Ju e shihni dhe

vetë se kjo është arsyeja pse po shohim më shumë

korporata që investojnë në hub-e dhe akseleratorë.

Kjo është arsyeja pse ju shihni që universitetet janë

duke krijuar hub-et, akseleratorët dhe inkubatorët

e tyre. Kjo është arsyeja pse shikoni se grupe të

jashtme janë duke krijuar inkubatorët e tyre, sepse

kjo nuk ka të bëjë me faktin se unë i përkas kësaj dhe

ti i përket asaj. Është një ekosistem ku angazhimi

mund të funksionojë nëpër të gjitha nivelet, por

është në dorën e startup-eve dhe të komunitetit të

NVM-ve për ta çuar këtë përpara, para se korporatat

dhe qeveria të kuptojnë me të vërtetë se çfarë

roli duhet të luajnë. Dhe nëse unë mund ta shtoj,

roli i qeverisë është të mbështetë iniciativat e reja

për të ecur përpara dhe të lejojë që këto iniciativa

private ta drejtojnë çdo gjë.

G: Kjo është një qasje e mirë edhe për rezultatet

e ekosistemit që ne do të shohim në vitet e ardhshme.

Cilat janë shanset që ato të ndikojnë në

ekonominë e një vendi të Ballkanit, le të themi në

Shqipëri.A kemi ne një shembull?

K: Ka disa elemente. Pjesa më interesante është se

ju me pozicionin dhe ekonominë tuaj aktuale mund

të jeni mbrapa disa ekonomive të tjera në kushtet

aktuale të trendeve. Ne dëgjuam sot Ministren e

Inovacionit dhe Administratës Publike të fliste për

fibrat optike, për internetin dhe broadband-in dhe

nëse e krahasojmë me disa vende të tjeratë zhvil-

infocom magazine 29

luara ne jemi përpara pasi përdorim 5 fibra optike.

Kjo ju vendos në një pozitë shumë konkurruese,

sepse ju ofron mundësi që të kuptoni se çfarë po

ndodh realisht. Një nga gjërat që thamë sot është

se komplikimet kanë të bëjnë me kostot e hapjes

së rrugëve për të futur linjat e fibrave optike. Në Britaninë

e Madhe ne kemi bërë pikërisht këtë gabim,

sepse ne gërmonim të njëjtën tokë pa pushim për

të vënë gjëra të ndryshme. Ne mund të mësojmë

duke parë se çfarë po bëjnë ekonomitë e tjera, duke

kuptuar gabimet e tyre dhe duke thënë se kemi

një mënyrë më të mirë për ta bërë atë, ne u japim

përgjigje pikëpyetjeve që unë fola pak më parë. Pra,

Shqipëria nuk duhet të jetë një konkurrent apo një

lojtar në tregun europian.

Kjo mund të ndryshojë mënyrën sesi ju përparoni

dhe ndërtoni vendin dhe ekonominë për të tjerët.

Ju mund të merrni shumë eksperienca të jashtme

këtu duke qenë në gjendje të shihni gabimet e të

tjerëve dhe të zhvilloheni më tej. Pra është e qartë

që teknologjia do të jetë një drejtues. Unë mendoj

se shëndetësia do të jetë një tjetër drejtues i

mahnitshëm. Por një gjë që unë nuk mund ta lë pa

theksuar për shqiptarët është qëtë mos përqëndrohen

tek sektorët, por tek njerëzit. Zhvilloni dhe

ushqeni talente të reja dhe çdo gjë është e mundur.

G: Si mund ta ushqejmë talentin? Cilat janë shtytjet

kryesore që duhet të bëjmë? Duhet bërë në sistemin

arsimor apo diku tjetër?

K: Duhet të krijojmë ura më të mira lidhëse midisarsimit

dhe institucioneve, pasi industritë dhe institucionet

kanë një rol për të luajtur.

G: Sepse ne kemi një popullsi shumë të re dhe

shumë entuziaste.

K: Me entuziazmin vjen besimi në vetvete, vjen angazhimi,

vjen nënvlerësimi ose mbivlerësimi dhe

siç do të thoja, dështimi nuk është një fjalë që e

përdor në fjalorin tim, por ai është hendeku midis

pritshmërisë dhe përmbushjes kështu që ne duhet

t’i kemi përcaktuar rolet dhe të sigurohemi që çdo

palë e interesuar në këto proçese të kuptojë se ata

vërtet po kontribuojnë dhe po i shtojnë vlerë të

gjithë proçesit. Ky është një nga elementët më të

rëndësishëm këtu, sepse të gjithë kanë një rol për

të luajtur. Kjo nuk është vetëm përgjegjësi e këtij

grupi apo atij grupi. I gjithë ekosistemi ka nevojë që

çdokush të luajë një rol.

G: Kjo i adresohet më shumë sistemit arsimor.

K: Po, unë e kuptoj sistemin arsimor, por arsimi dhe

institucionet universitare nxiten vetëm nga treguesit

e industrisë. Ne të gjithë e shohim atë që po

ndodh në të gjithë botën me universitetet dhe institucionet.

Është pikërisht industria ajo që nuk na

tregon se çfarëajo dëshiron.

G: Pra, është problemi i industrive botërore?

K: Industria është duke thënë se arsimi ka të bëjë

me sigurimin e njerëzve të duhur kështu që gjithmonë

ka patur një boshllëk, sepse askush nuk

është gati të marrë pronësinë. Pra, kjo është arsyeja

përse vijnë persona si ne, për të qenë një ndërmjetësim

mes këtyre dy gjërave. Ne ndihmojmë industrinë

për të kuptuar sfidat e tyre në mënyrë që

ata të dinë se çfarë personi duhet të punësojnë dhe

çfarë aftësish ata duhet të kenë. Ne e injektojmë

atë sfidë në institucion, në mënyrëqë pala arsimore

të fillojë të kuptojë atë që duhet të zhvillojnë tek

një individ, kur ata të largohen nga karriera e tyre

akademike. Nuk është faji i askujt, është faji i të dyja

palëve dhe nuk ka asnjë vlerë për të drejtuar gishtin,

pasi është më mirë që të bëhet diçka për këtë.

Unë identifikoj indikatorët e industrisë në mënyrë

që të ketë qasje harmonike.

G: A keni ndonjë plan për Shqipërinë me Akademinë

tuaj ose të paktën për rajonin e Ballkanit?

K: E gjithë ajo që mund të them është se ky do të

jetë një vit shumë interesant.

BIO

Ketan Makwana është një folës i mirënjohur ndërkombëtar, sipërmarrës serial dhe

mentor, i cili ka themeluar, përshkallëzuar dhe shitur shumë biznese në 7 vitet e

fundit.

Si përgjigje e thellimit të boshllëkut të krijuar nga mungesa e aftësive praktike,

ndërmjet edukimit dhe punëdhënies, Ketani krijoi “Enterprise Lab”, i cili evoloi

në një agjenci “përçarëse”, në mbështetje të zhvillimit të Mentalitetit, Qëndrimit

dhe Sjelljes sipërmarrëse, duke u shërbyer mbi 100 mijë njerëzve në vit, në mbarë

botën.

Në 2012, Ketani themeloi Youth Enterprise Live, mbështetur nga Kryeministri i

Mbretërisë së Bashkuar, si eventi më i madh fokusuar në Edukim, Punësim dhe

Sipërmarrje, për mosha nga 15 në 30 vjeç. Në vijim të kësaj ngjarjeje, Ketani u

emërua në pozicionin e Këshilltarit të Veçantë të Kryeministrit për Politikat e

Rinisë.

infocom magazine 30

infocom magazine 31

Teknologjia që punëson,

lajmotivi i Javës së

Inovacionit 2017

Summary

Po si mund të orientohen të rinjtë drejt këtyre zhvillimeve

duke u siguruar atyre punësim të mirëpaguar?

Ekonomia po zhvillohet

me hapa të shpejtë drejt

një ekonomie dixhitale.

Jeta e gjithsecilit zhvillohet

tashmë në një treg

të madh dixhital pa kufij

e me lëvizje të lirë të

shërbimeve e të mirave.

Këto zhvillime kanë sjellë

mundësi pafund për inovacion,

rritje dhe punësim.

Java e Inovacionit, si aktiviteti kryesor, që kulmon

punën njëvjeçare të Ministres së Shtetit për Inovacionin

dhe Administratën Publike dhe agjencive

të inovacionit, ka synuar në këtë edicion të

katërt të saj të promovojë inovacionin në vend dhe

mundësitë reale që ofron ky sektor në punësimin e

të rinjve.

Edicioni i katërt i Javës së Inovacionit u zhvillua në datat

13 – 22 maj 2017 dhe gjatë kësaj jave u zhvilluan rreth 15

aktivitete, që përfshinin të gjitha agjencitë e inovacionit

në vend.

Vitet e fundit Qeveria Shqiptare është angazhuar për

infocom magazine 32

mbështetjen dhe stimulimin e inovacionit në

të gjithë sektorët, për shtimin dhe promovimin

e shërbimeve elektronike për qytetarët

dhe biznesin, si dhe për modernizimin e shërbimeve

publike.

Ndër aktivitetet më të rëndësishme të Javës së Inovacionit

2017 ishin:

“FuckUp Night - Rruga drejt suksesit”, i cili solli te publiku

historitë e fitores pas një dështimi, si një parakusht

i suksesit, të katër personazheve, Kryebashkiakut të Tiranës

Erion Veliaj, trajnerit të Kombëtares Xhani De Biazi,

artistes Rovena Dilo dhe ministres Milena Harito.

Panairi i produkteve të startup-eve, i cili për 3 ditë me

radhë ishte një hapësirë fizike që bëri bashkë startup-e të

ndryshme, lider të industrisë së mendimit, mentorë, edukatorë,

njerëz nga komuniteti dhe investitorë për biseda

interaktive mbi tema sipërmarrëse.

Sipas ministres së Shtetit për Inovacionin dhe

Administratën Publike, më shumë se 100 milionë

euro janë investuar nga sektori publik në

fushën e Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërsa

janë 5-fishuar burimet njerëzore të agjencive

dhe sektorëve të inovacionit në vend.

Konferenca Rajonale për Shërbimet Publike, e cila

mblodhi në Tiranë 4 ministre të këtij sektori, nga vendet

e Ballkanit Perëndimor, për të ndarë praktikat më të mira

respektive, si dhe për të diskutuar të gjitha parakushtet

e nevojshme për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve

publike administrative që iu ofrohen qytetarëve dhe bizneseve.

Është një investim i cili synon t’i përgjigjet më

së miri shpejtësisë me të cilën po zhvillohen

sot në botë këta sektorë dhe nga ana tjetër

t’i krijojë mundësitë e duhura administratës

shtetërore, por edhe biznesit privat, që të rriten

dhe aftësohen paralelisht me tregun europian.

Promovimi i inovacionit si motori kryesor

i zhvillimit ekonomik dhe aftësimit dixhital

të popullsisë në prag të revolucionit dixhital

dhe nevojës për t’u përshtatur me zhvillimet

e reja ka qenë edhe objektivi kryesor i Javës

së Inovacionit 2017.

Në fokus të kësaj jave kanë qenë:

Të rinjtë, përmes promovimit të nismave

inkurajuese, duke i nxitur në ideimin e projekteve

inovative nëpërmjet konkurseve, aktiviteteve

të dedikuara dhe forumeve specifike.

“Digital Agenda Day 2017”. Në këtë konferencë u diskutuan

sfidat e aksesit Internet broadband në të gjithë

territorin dhe kalimi i transmetimeve audiovizive analoge

në numerike.

Shërbime hartografike online. Ky aktivitet kishte si

qëllim të trajtonte politikat e punësimit që kanë ndjekur

Institucionet e Arsimit të Lartë nëpërmjet shfrytëzimit

të informacionit të Gjeoportalit Kombëtar ose e njohur

ndryshe si Harta Unike Dixhitale.

Qytetarët, përmes shërbimeve publike me

standarte europiane dhe marrjes së opinionit

të tyre, me qëllim përmirësimin dhe modernizimin.

Media, duke vënë në fokus procesin e

dixhitalizimit dhe përfshirjen e mediave audiovizive,

dixhitale, online, sociale etj. Bota

akademike, nëpërmjet përcjelljes së këndvështrimit

të saj mbi një administratë publike

inovative, transparente dhe efikase, si dhe krijimi

i urave lidhëse me sektorin privat.

Java e Inovacionit është kthyer tashmë në një brand. Një numër

i madh aktorësh të fushës së Teknologjisë së Informacionit dhe

Komunikimit, por jo vetëm, dhe më së shumti të rinj i janë bashkuar

këtij aktiviteti nga viti në vit. Ky është një tregues i qartë i

rëndësisë që ka zhvillimi i këtij sektori, për më tepër, në kushtet

kur bota po ecën drejt atij që është quajtur Revolucioni Dixhital.

Nëse duam të ecim me ritmin e këtij ndryshimi të madh, duhet të

jemi të përgatitur për të.

infocom magazine 33

Monetarizimi i IoT-ve e-Services NIKOS TSANTASIS

Senior Product Marketing Manager

Maria Bakalouli

IoT Monetization Solutions

Intracom Telecom

Internet of Things (IoT),

prej disa kohësh nuk është

më thjeshtë një zhargon i

kohës në epokën dixhitale,

pasi gradualisht po kthehet

në një teknologji, e cila

po mirëpritet gjerësisht

nga përdoruesit. Pajisjet

e ndërlidhura dhe aplikacionet

përkatëse vazhdojnë

të rriten në numër,

duke rritur njëkohësisht

pritshmëritë e përfitimeve

multi-miliardere nga teknologjia

ne fjalë.

infocom magazine 34

Si rezultat, shumë e më shumë “aktorë”

nga industri të ndryshme po kuptojnë

se vala e IoT, po hap rrugë të reja

mundësish përfitimit. Si përgjigje e rënies

së të ardhura nga shërbimet tradicionale,

shumica e ofruesve të shërbimeve të telekomunikacionit,

ishin nga te parët të cilat filluan

të mundësonin lidhjet për pajisjet IoT.

Gjithësesi, ky biznes po bëhet tashmë një

komoditet dhe ofruesit e shërbimeve të

telekomunikacionit po sfidohen gjithmonë

e më shumë nga oferta alternative. Kjo po

i shtyn këto kompani të shndërrohen në Ofrues

të Shërbimeve Dixhitale, me zgjidhjet

IoT si një pjesë integrale e gamës së portfoliove

të tyre. Kompanitë e telekomunikacioni,

janë në një pozicion mjaft preferencial

për të ofruas sëbashku si shërbime

elementët e IoT, përderisa zotërojnë

tashmë mjaft asete të domosdoshme.

Gjithësesi, shërbimet IoT janë në thelb

mjaft komplekse, duke qenë se përbëhen

nga ndërveprimi i shumë njësive teknologjike,

sikurse ndërlidhja dhe aplikacionet e

domain-eve, bashkuar këtyre edhe proceset

përkatëse të suportit. Në këtë aspekt,

konsesusi që gjendet në mbarë industrinë,

se monetarizimi i IoT ndërvaret ngushtë nga

manaxhimi “end-to-end” i shërbimeve IoT,

tingëllon më shumë si një udhëzim për t’u

ndjekur, sesa sfidë për t’u adresuar. Ndjekja

e monetarizimit të IoT, esencialisht qëndron

në krijimin e produkteve inovatore dhe

adoptimin e modeleve të reja të biznesit.

Kjo përkthehet në identifikimin dhe kombinimin

e parametrave të bizneseve IoT, të

cilat përbëjnë vlerë, të cilat përftohen nga

asete të ndërlidhura, që rrjedhin data dhe

vejnë në punë aplikacione. Për të realizuar

një objektivë të tillë, duhet një infrastrukturë

si suport. Ka dy mundësi të dukshme:

ose të përshtatet sistemi ekzistues, ose

të implementohe të reja. Të dy zgjedhjet,

përmbajnë rreziqe, si “business disruption”

apo moskthimi i investimit. Për të

zbutur këto rreziqe, DSP-të (Ofrues të Shërbimeve

Dixhitale) mund të konsiderojnë një

përqasje të mesme: ripërdorimi i sistemeve

ekzistuese “business-oriented” të Telco-ve,

për të mbuluar funksionalitete “domain agnostic”

(si psh.: Manaxhimi i Klientit, Pagesat

dhe Mbledhje Parash, etj.) duke prezan-

tuar ndërkohe komponentë të rinj, të cilët

suportojnë funksionalitete specifike të IoT.

Këto komponentë të rinj duhet të aftë të:

përshtaten pa ndërprerë mjedisin operativ

ekzistues, të trajtojë në një mënyrë sa më

efektive dhe fleksibël kërkesat e biznesit IoT,

të përshkallëzojë në mënyrë arbitrare transaksionet

IoT gjithmonë e në rritje,

të jetë në sinkron me avancimet më të fundit

teknologjike.

IoT vlerëson manaxhimin zinxhir

Spektrumi i gjerë i komponentëve dhe kompetencave

të IoT, është ndër arsyet kryesore

të vështirësisë, në mos pamundësisë për një

lojtar të vetëm, të ofrojë zgjidhje IoT. Në shumicën

e rasteve, një ekosistem partnerësh, i

përbërë nga aq lojtarë sa nevojiten, ka nevojë

të krijohet. Të manaxhosh partneritete në

IoT është mjaft komplekse dhe DSP-të (Ofrues

të Shërbimeve Dixhitale), herët a vonë

do u duhet të:

mbajnë marëdhënie të ndryshme (psh. operacionale,

kontraktuale, etj.), të adoptojnë

modele të reja biznesi për të mbështetur një

sërë skemash komplekse për kompesimin

e partnerëve (psh. ndarja e fitimeve, komisione,

etj.), të monitorojë rolet e gjithësecilit

dhe të shtyjë përgjegjësitë përkatëse ndërmjet

partnerëve nëpërmjet dusa SLA-ve,

të lejojë lehtësisht zgjerimin/kontraktimin e

partnerëve të ekosistemit IoT (psh. shtimin

apo tërheqjen e partnerëve), pa kompromentuar

qëndrueshmërine e shërbimit të ofruar.

Katalogu i Produkteve IoT & Çmimet

Në kërkimet e tyre për të përcaktuar opsionet

e përfitimit nga IoT, DSP-të (Ofrues të Shërbimeve

Dixhitale) përballen me kerkesa të

shumta, si cikël I shkurtër jete për produktet

IoT, targetimi i një numri të madh, por thelbësisht

të ndryshëm të tregjeve vertikale të IoT,

dhe integrimi i çdo paradigme të mundshme

çmimesh. Adoptimi i një katalogu produktesh

me çmime fleksibël, mund të ndihmojë në

adresimin e shumë çështjeve, duke përfshirë:

Ndër-shitjen e shërbimeve nga domain-e të

ndryshme (psh. Smart Home & Elderly Care),

ose nga industri të ndryshme (psh. Telekomunikacioni

& Retail), Mundësimin e marketingut

të shpejtë dhe vendimmarrje mbi çmimet

për të përballuar botën e IoT-ve në kohë reale,

Përballimin e modeleve të shumëfishta dhe

diverse të kreditimit (psh. i bazuar në abonim,

sipas përdorimit, sipas sjelljes së klientit, etj.)

si dhe kombinimin e tyre.

Monetarizimi i IoT-ve

Le të konsiderojmë një skenar “Tomi shkon në

qytet” (referojuni diagramës).

Tomi fut të dhënat e destinacionit në aplikacionin

“Smart Parking” me anë të telefonit

të tij të zgjuar dhe fillon të udhëtojë për në

qendër për takimin e tij.

Një Operator Parkimi ve në punë analitikën për të parashikuar

% e ulët të zënies së vendparkimit P2 dhe përcakton

edhe një ofertë me 1 orë qëndrim falas për këtë vendparkimi.

Ndërsa Tomi i afrohet destinacionit të tij, një njoftim për

këtë ofertë të limituar, i shfaqet në telefonin e tij të zgjuar

dhe ai vendos ta përfitojë.

Sapo mbërrin, ai merr një ofertë nga një restorant i zonës

dhe klikon për të lexuar detajet. Ndërsa paguan tarifën e

parkimit, pas takimit, Tomi rimbush portofolin e tij elektronik

(e-Wallet), i cili manaxhohet nga DSP-të dhe instituti

financiar përkatëse.

Fitimet nga tarifimi i parkimeve, ndahet ndërmjet DSPve,

operatorëve të parkimit dhe ofruesit të infrastrukturës

dhe aplikacionit përkatës. Përfitimet nga rimbushja

elektronike ndahet nga DSP-të dhe instituti financiar përkatëse.

Përfitimet nga reklamimi i restorantit ndahet nga

DSP-të dhe ofruesit e infrastrukturës dhe aplikacionit përkatës.

Ekosistemi i partnerëve përbëhet nga DSP (Ofrues të

Shërbimeve Dixhitale), Operatorë Parkimi, Ofrues Infrastukture

dhe Aplikacionesh përkatëse, Instituti Financiar

përkatës dhe Restoranti. Skenari nxjerr në pah rolin

qëndror të DSP-ve (Ofrues të Shërbimeve Dixhitale), në

ekosistemin e IoT-ve dhe aftësinë e tyre në balancimin

e sistemeve dhe proceseve për monetarizimin e shërbimeve

jo-telekomunikative. Me specifikisht, DSP-të:

Orkestrojnë të gjithë pjesmarrësit ndërveprues dhe menaxhon

marëveshje të ndryshme me secilin partner në

ekosistem.

Ofron infrastrukturën Cloud e cila përmban aplikacionet e

orientuara në IoT, si psh. Smart Parking dhe Katalogun e

Produkteve & Çmimet.

Specifikon se si çdo përfitim nga secili transaksion ndahet

mes partnerëve dhe realizon pagesat përkatëse.

Intracom Telecom dhe zgjidhjet e tij IoT, adreson sfidat e

tanishme dhe të ardhshme për realizimin dhe monetarizimin

e Internet of Things, të cilat mund të implementohen

qoftë të izoluara (stand-alone) ose të adaptohen në

infrastrukturën e DSP-ve ekzistuese.

infocom magazine 35

Si do të paguajmë

ne 2020?

e-Services

LINDA SHOMO

Founder & CEO | Easy Pay

Cfarë është gjithsesi

tashmë e qartë është

që pagesat me celularë

kanë potencialin të

kthehen në normë dhe

pritet që në të ardhmen

të zëvendësojnë

kartat e kreditit dhe të

debitit. Sa e afërt do

jetë kjo ditë varet sa

shpejt operatoret do i

përshtaten kërkesave

të konsumatorëve, sa

shumë do mund të

aplikojnë zgjidhjet innovative

të përshtatura

me nevojat e tyre

dhe sa do arrijnë ti ofrojnë

konveniencen e

premtuar.

infocom magazine 36

Në historinë e pagesave njerëzit kanë

kërkuar gjithmonë që të jenë:

Të thjeshta,

Të sigurta dhe konveniente.

Në gjenerata të ndryshme llojet e Pagesave

kanë kaluar nga monedha në

kartëmonedha, çeqet, kartat, etj.

Ekosistemet e reja që janë krijuar në tregtinë

e sotme dhe kryesisht në tregtinë

elektronike po riformatojnë mënyrën

sesi bëhen dhe do të bëhen pagesat e

produkteve dhe shërbimeve në mbarë

Botën. Në vitet e fundit zhvillim të madh

kanë marrë pagesat me celulare (mobile

payments).

Çfarë janë ndërkohë “Fintechs”?

Fintechs ose ndryshe “Financial technology

companies” është një industri që

përbëhet nga kompani, të cilat përdorin

inovacionin dhe teknologjitë e reja për

të konkurruar në tregun ekzistues financiar

dhe për të ofruar shërbime të reja financiare.

Pjesë e këtij tregu në Shqipëri

është dhe Easypay, që nga viti 2010.

Fokusi i Fintechs është së pari “customer

experience” duke u munduar t’i ofrojnë

klientit me shërbimet & teknologjitë

e reja sa më shumë transparence dhe

efiçencë dhe së dyti, të tërheqin sa më

shumë klientë brenda dhe jashtë sektorit

bankar duke pasur si qëllim kryesor

tregun “unbanked”, pra popullsinë

jashtë bankave.

Vlen të theksohet se ky ka qenë dhe

fokusi i Easypay në këto 7 vite aktivitet

në tregun shqiptar.

Cilat janë tipet e Fintechs sot në botë?

Online payments

Kompanitë Fintechs, që operojnë

në fushën e pagesave dhe transfertave

mbulojnë: tregje të reja (si p.sh.

Amerika e Jugut, Azinë Juglindore, Afrika

etj.), mbulojnë teknologji të reja

(si p.sh. webcam, fingerprint authentication,etj.),

lehtësojnë procesimin e

pagesën në POS (Point of Sale), ofro-

jnë pagesat me celularë, ofrojnë zgjidhje të

reja në menaxhimin e riskut, etj.

Vlen të theksohet se në këtë kategori hyn dhe

Easypay e cila që në vitin 2010 ofron pagesa

me celularë dhe ka qene kompania e parë qe

ka ofruar pagesat online në Shqipëri

“Consumer Credit or Lending” (kredi-dhënia)

Në këtë kategori që është dhe më e përhapura,

hyjnë shumë kompani që po përdorin

modele biznesi të ndryshme në mbarë botën.

“Peer to peer Lending” është njëra nga ato

dhe ofron kredi-dhënie nga një konsumator

në tjetrin, duke ofruar kështu interesa kredie

fleksibël për personin që po kërkon para dhe

ndërkohë duke sjellë të ardhura me të mëdha

për personin që po ofron para.

“Money transfer” (Transfertat e parave)

Kjo është një kategori tjetër që po bëhet gjithnjë

e më shumë popullore që ka lulëzuar më

së shumti në Mbretërinë e Bashkuar. Kompanitë

e kësaj kategorie ofrojnë transferta

parash nga një perspektivë komplet tjetër,

më së shumti “social money transfer”, P2P

(person to person MT), etj. Easypay, që sapo

ka hyrë tashmë në tregun e transfertave të

parave duke arritur marrëveshjen me një nga

operatorët më të mëdhenj në tregun botëror,

RIA Money Transfer, ndërkohë është e fokusuar

të sjellë dhe në këtë fushë risitë më të

fundit teknologjike të përmendura më sipër.

Kompanitë që operojnë në këtë industri,

fokusi i tyre është tashmë tek eksperienca e

blerësit, po aq sa dhe thjeshtësia e pagesës.

Zgjidhjet analitike parashikuese si dhe “machine

learning” janë mënyrat sesi bankat dhe

bizneset me pakicë po ndërtojnë eksperiencën

e blerësve. Aplikacionet mobile analizojnë

tashmë në mënyrë inteligjente, sjelljen

paraardhëse të blerësit dhe në momentin

e blerjes i sugjerojnë përdoruesve rekomandime

të “zgjuara”.

Në 2020 do jenë disa faktorë që do ndikojnë

në arritjen

“Tipping point” për pagesat me celularë:

Mënyrat e pagesës të ofruara nga gjigandët

teknologjike si Apple apo Google (si p.sh. ApplePay,

SamsungPay,etj) do jenë prezente si

mënyra pagesash jo vetëm nga celulari, por

dhe nga web.

Gjithnjë e më shumë klientët do kenë qasje

në celularë që kanë të përfshirë teknologjinë

Regtech

– kompanitë që sjellin risi në sektorin e rregullatorëve

Insuretech

- kompanitë që sjellin risi në sektorin e sigurimeve

Gjithsesi sfidat e Botës drejt inovacionit në

sektorin e pagesave vazhdojnë ngelen:

Konfidencialiteti

Mbrojtja e të dhënave

Siguria

Ndryshimi mentalitetit/Edukimi Financiar

NFC/contactless që është një ndër teknologjitë

më të suksesshme të pagesave me celularë

sot në botë

Dyqanet do zëvendësojnë në shumicën e rasteve

terminalet e pagesës me terminale të teknologjisë

së fundit duke e bërë kështu më të

lehtë pranimin e metodave të reja të pagesës

si ato me celulare.

Ndërkohë që pagesat me celularë po bëhen

gjithnjë e më shumë popullore sot në botë,

shumica e përpjekjeve të industrisë vazhdojnë

mbeten në arritjen e konveniences dhe

thjeshtësisë së procesit të pagesës por ndërkohë

vetëm thjeshtësia tashmë nuk mjafton

për tu bërë sa më të adaptueshme në tregun

global.

Portofoli elektronik (Wallet) do sjellë gjithnjë

e me shumë shërbime me vlerë të shtuar

tek blerësi duke filluar nga informacioni shtesë

mbi transaksionin, sugjerime mbi buxhetin

aktual të blerësit, skema promovuese

(Loyalty cards), etj, duke u bërë kështu gjithnjë

e më tërheqës si metodë pagese tek konsumatorët.

infocom magazine 37

Çfarë është portofoli elektronik apo

“E-wallet”?

Portofoli elektronik është një llogari elektronike

që shërben për të bërë pagesa apo

transferta online nëpërmjet kompjuterit apo

smartphone (koncept i ngjashëm me portofolin

fizik). Kjo llogari elektronike duhet patjetër

të lidhet me një llogari bankare apo me

një kartë krediti/debiti ose te mbushet direkt

me cash në pika të autorizuara.

Shell po teston pagesat në pikat e karburantit

ku shoferi nuk ka nevojë të dalë nga makina

të mbushë serbatorin me karburant dhe

të bëjë pagesën. Gjithë procesi i furnizimit

të makinës dhe pagesës bëhet në mënyrë të

“padukshme” duke mos dalë nga makina fare)

Pagesat në veshje (Wearable payments)

Shembuj të kompanive botërore që ofrojnë

zgjidhje me Wallet janë gjigandet e teknologjisë

si p.sh. ApplePay, Paypal, Alipay, SamsungPay

etj. Një zgjidhje të ngjashme ka ofruar

Easypay në tregun shqiptar, në monedhen

lokale Lekë, me qëllim lehtësimin e pagesave

dhe shërbimeve dixhitale për qytetarët.

Sipas raportit te fundit: “Worldpay Global

Payment Report 2016”, ndarja e tregut sipas

metodave të Pagesave në 2020, në krahasim

me 2016 pritet të jetë sipas Figurës 1, si më

poshtë:

Këto lloj pagesash po testohen nga markat më

prestigjioze të botës së modës sot dhe pritet që

në 2020, volumi i këtyre pagesave të arrijë në $34

Miliardë.

Pengesa më e madhe aktuale për adoptimin e

Pagesave me celulavrë është fragmentimi i ekosistemit

të pagesave. Mbetet akoma shumë për

të bërë në fushën e transferimit të të dhënave

mes aplikacioneve të ndryshme mobile dhe do

duhet një bashkëpunim shumë më i madh mes

operatorëve për t’i bërë pagesat me celularë

sa më tërheqëse për konsumatorin modern të

Trendet më të fundit të sektorit të pagesave

që pritet të marrin super zhvillim në 2020 janë

si më poshtë:

NFC (Near Field Communication)

HCE (host card emulation )

Pagesat e padukshme

(In-store Invisible Payments)

(Shembuj pagesash të padukshme)

Uber: ku në fund të udhëtimit, del nga

makina dhe pagesa behet ne mënyrë te

padukshme ‘on backend’)

Google Hand Free application

( “I’ll pay with Google”)

infocom magazine 38

viteve të ardhshme.

Problem tjetër i sektorit ngelet Perëndimi i fragmetuar/ndarë

dhe Lindja e unifikuar. Në vendet e

Lindjes shërbyesi Alipay mbizotëron tashmë tregun

a pagesave me celularë duke zënë tashmë

44% të tregut botëror dhe duke e bërë këtë treg

shumë të konsoliduar ndërkohë që peisazhi në

vendet perëndimore është shumë i ndryshëm

dhe akoma shumë i fragmentuar ku mbizotërojnë

tregun lojtarë si Paypal, Apple apo Google,

por ndërkohë ndërveprojnë me qindra operatorë

të tjerë pagesash në vende të ndryshme.

infocom magazine 39

Teknologjia e re që

shkund tregun

Broadband

Koncepti i fibrës është i ri

për tregun e pakicës dhe

nuk trajtohet si produkt

konsumi. Ndaj është e

nevojshme që operatorët

duhet të punojnë që ta

bëjnë teknologjinë fibër

të përballueshme edhe

për pajtimtarin familjar.

infocom magazine 40

Krijimi i nje entiteti në tregun e pakicës

ishte një risi. Por përvoja e fituar

nga themeluesit e Digicom në aktivitete

e tregje ndërkombëtare të interkoneksionit

në nivel shumice, nënkontraktimi

nga klientë ndërkombëtarë të

proceseve të biznesit nëpërmjet aktivitetit

të call centerit, dhe ofrimi i shërbimeve

kryesisht ndaj klientëve të kategorive

biznes në aktivitetet e tjera (B2B),

i shërbeu për të ofruar nivele cilësie që

mungojnë në tregun e pakicës.

Kjo kompani u angazhua në aktivitetet e

organizuara në 8th Infocom World Albania,

ku evidentoi eficiencën, inovacionin

në shërbimet kyçe si dhe rritjen e vlerës

për konsumatorin final.

Tregu broadband

Depërtimi i shërbimeve fikse në Tiranë

është i lartë në krahasim me qytete të

tjera, por ka ende hapësirë për shërbime

cilësore. Përpos operatorëve kombëtarë,

ekzistojnë edhe operatorë lokalë

që shërbejnë zonat e caktuara dhe kanë

strategji depërtimi në treg.

Duke u fokusuar tek cilësia, është e nevojshme

të bëhet një ofertë premium, me

zgjerim gradual në territor, pasi asnjë nuk

duhet lënë pa shërbime cilësore.

Teknologji

Ofrimi shërbimeve fikse në Shqipëri dominohet

nga xDSL, dhe nënndarjet e kabllorëve.

Këto dy lloj teknologjish nuk janë krijuar për

t’u përballur me kërkesën për përdorim shërbimesh

data nga rrjetet fikse.

Është e nevojshme që të kapërcehet në infrastrukturën

e fibrës optike, për të bërë iniciativa

të gatshme për sot dhe të ardhmen.

Fibra një koncept delikat

Por teknologjia e fibrës ka kosto kapitale të

konsiderueshme, dhe ndikohet nga përqëndrimi,

apo fuqia e tregut. Ka patur zhvillime

që të minimizohet infrastruktura jo e siguruar

nën-tokë (që kapërcen nga godina në godinë

ku mund të dëmtohen lehtë). Por metoda

më e mirë është të investohet nën-tokë

dhe të ndahen kosto me palë të interesuara,

pasi ky lloj investimi është jo vetëm për të ardhmen,

po për vetë shtetin.

Shërbimet:

Shumë operatorë ofrojnë shërbimin e telefonisë

fikse me një tarifë të lartë dhe të pandashëm

nga shërbimi internetit. Duhet theksuar

që ofrimi i detyruar i 3 shërbimeve në

një, penalizon ata pajtimtarë që kanë nevojë

të zgjedhin shërbimet që u nevojiten. Pajtimtari

duhet të mos mbingarkohet me paketa

të papërdorshme.

Po kështu, nuk duhet harruar edhe ndikimi

që kanë gjigandet e ICT dhe depërtimi i telefonëve

të zgjuar. Për të pritur krahëhapur të

ardhmen, është koha që sistemet të jenë ‘open

source’ veçanërisht ndaj kontributeve komunitare.

Sisteme që derivojnë nga Android / Windows,

etj., janë kyçe për të mbuluar sa më

shumë nga klientët e tregut.

Portofoli nuk mbyllet vetëm për konsumatorin

individual, por zgjidhje të plota duhen dhënë

edhe për biznesin, që nga hostimi, infrastruktura,

siguria, etj. Një operator duhet të ketë kompetencën,

profesionalizmin, transparencën,

këmbënguljen dhe aftësinë për t’u përshtatur

çdo ditë.

të internetit dhe data.

Faturime

Tregu shqiptar ka faktorë të vështirë sa lidhen me

adresat, shpërndarjena e faturimeve, etj. Përpos

këtyre, në treg ekzistojnë metodologji të ndryshme

të faturimit. Faturimi pas përdorimit të shërbimit

bart edhe rriskun e “collection” të ulët. Një nga zgjidhjet

e aplikuara është metodologjia e skemave të

ndryshme parapagimi, si edhe pagim gjatë muajit të

përdorimit të shërbimit. Kjo lehtëson në grupimin

dhe planifikimin e pagesave dhe rrjedhimisht ndihmon

në planin e zhvillimit të biznesit.

Promovimi:

Është e nevojshme të investohet në cilësi shërbimi

dhe të alokohen fondet në fushata të targetuara.

Rëndom ndodh në treg që të humbasë

fokusi dhe të ecet në drejtime të ndryshme.

Mënyra e marketingut në terren dhe promocioneve

të targetuara, rrit eficiencën, si edhe

bën kompaninë më të njohur në treg. Qasja që

ndiqet lidhet me njohjen e kompanisë, konceptit

të fibrës si dhe përfitimet prej saj. Kjo qasje

ka nevojë për prezantim, përsëritje dhe rikujtesë

të përfitimeve të saj.

Përmbajtja

Tregu shqiptar ka vakume në dixhitalizim dhe

të pasurin e të dhënave të hapura. Shikohet

një mungesë përmbajtje lokale, por kjo ndodh

prej faktit që Shqipëria është treg dinamik dhe

kapërcen zhvillimet e ndryshme, si edhe që

tregu shqiptar është në faze rritje të përdorimit

Trajtimi i klientit:

Ofruesit në treg synojnë të kapin një klient dhe më

pas të kujtohen vetëm kur ai paraqet ankesa. Pse të

mos jepet një shans për ta provuar shërbimin? Duhet

dhe një afat për ta provuar dhe nëse nuk është i kënaqur

të kthehen gjithë paratë. Duhet ofruar ajo që

premtohet; të jesh aty për klientin; të garantohet

shërbim më i mirë; të mbështeten nga sistemet e

fuqishme të biznesit, si edhe teknologjitë e kontrollit

të shërbimit.

Kujdes i klientit dhe eksperienca që ai/ajo ka, janë

përgjithësisht në trajtën e kërkesës nga ana klientëve.

Nevojiten të merren metodat e ofruesve më të suksesshëm

brenda industrisë po jo vetëm. Disa nga retailers

më të fuqishëm online shquhen për lëvrime

PROFIL

Digicom është pjesë e Ada Group, grup i pozicionuar në tregun shqiptar prej vitit

1992. Ky grup përfshin investime të suksesshme në fushën e telekomunikacionit

ndërkombëtar, mediave, internetit, radio, call center, shtypshkronjë. Akoma më

dinamike prezencën e Digicom në treg e bën bashkëpunimi me kompanitë simotra

si: InfoTelecom, ProMarketing, Gazeta “Albanian Daily News”, dhe Shtypshkronja

“Orange”.

Digicom i ofron direkt konsumatorit teknologjinë fibër optike deri në shtëpi,

mundësi për shërbime cloud, dhe me IPTV-në e lancuar së fundmi me mundësi

për të paraqitur përmbajtje 4k, shërbime si catchup, etj.

infocom magazine 41

10 LIGJET

E MARKETINGUT

në median sociale

Rritja e fuqisë së përmbajtjes

dhe marketingut në median sociale

mund të rrisë audiencën

tuaj dhe bazën e konsumatorëve

në mënyrë të menjëhershme.

Por duke mos patur ndonjë

përvojë të mëparshme apo njohuri,

kjo mund të jetë sfiduese.

Është e domosdoshme që ju të

kuptoni bazat e marketingut

të mediave sociale. Nga maksimizimi

i cilësisë për të rritur

pikët tuaja në aksesimin online,

binduni nga këto 10 ligje, të cilat

do iu ndihmojnë të ndërtoni një

bazë që do iu shërbejë klientëve,

markës dhe linjës tuaj.

1. Ligji i dëgjimit

Suksesi me mediat sociale dhe marketingut të

përmbajtjes kërkon që të dëgjoni më shumë dhe të

flisni më pak. Lexoni përmbajtjet e audiencës

tuaj të synuar dhe bashkojuni diskutimeve për

të mësuar se çfarë është e rëndësishme për ta.

Vetëm atëherë mund të krijoni përmbajtjen e duhur

dhe të ndizni bisedat që do shtojnë vlerë dhe jo

rrëmujë në jetën e tyre.

2. Ligji i Fokusimit

Është më mirë të specializoheni për diçka sesa të

jeni një person që i tregton të gjitha. Një strategji

shumë e fokusuar në mediat sociale dhe marketingun

e përmbajtjes ka për qëllim ndërtimin e një

marke të fortë, pasi ka shanse më të mira për

sukses sesa një strategji e gjerë që përpiqet të

jetë gjithçka për të gjithë njerëzit.

3. Ligji i Cilësisë

Cilësia mund sasinë. Është më mirë që të keni

1000 lidhje në internet që lexojnë dhe flasin në

lidhje me përmbajtjen tuaj me audiencën e tyre

sesa 10.000 lidhje që zhduken pasi kontaktojnë

me ju për herë të parë.

infocom magazine 42

4. Ligji i Durimit

Mediat sociale dhe suksesi i marketingut të

përmbajtjes nuk ndodh brenda natës.

Megjithëse është e mundur të kapni “rrufenë në

një shishe” është shumë më e mundshme që

do iu duhet të angazhoheni në ngarkesë të

madhe për të arritur rezultate.

7. Ligji i vlerës

Nëse keni shpenzuar të gjithë kohën tuaj në

web-in social duke promovuar direkt produktet dhe

shërbimet tuaja, njerëzit do të ndalojnë së ju dëgjuari.

Ju duhet të shtoni vlerë në bisedë. Përqendrohuni

më pak në konvertim dhe më shumë në krijimin

e përmbajtjes së mahnitshme dhe zhvillimin e marrëdhënieve

me influencues online.

Me kalimin e kohës, ata njerëz do të bëhen një

katalizator i fuqishëm për marketingun “gojë

më gojë” të biznesit tuaj.

8. Ligji i Mirënjohjes

Ju nuk duhet të injoroni personat që po përpiqen

t’iu kontaktojnë personalisht. Ndërtimi i marrëdhënieve

është një nga pjesët më të rëndësishme

të suksesit të marketingut në median sociale,

kështu që gjithmonë pranoni çdo person, i cili

arrin tek ju.

9. Ligji i aksesibilitetit

5. Ligji i kombinimit

Mos publikoni përmbajtjen tuaj dhe pastaj të

zhdukeni. Duhet të jeni në dispozicion për audiencën

tuaj. Kjo do të thotë që ju vazhdimisht duhet

të publikoni përmbajtje dhe të merrni pjesë në

biseda. Ndjekësit online mund të jenë të paqëndrueshëm

dhe nuk do të hezitojnë t’iu zëvendësojnë

nëse ju zhdukeni për disa javë apo muaj.

Në qoftë se ju botoni përmbajtje me cilësi, të

mahnitshme dhe punoni për të ndërtuar audiencën

tuaj online të ndjekësve potencialë, ata

do të ndajnë gjithçka me audiencën e tyre në

Twitter, Facebook, LinkedIn, blogjet e tyre dhe

më shumë. Kjo ndarje dhe diskutim i përmbajtjes

tuaj hap pika të reja hyrëse për motorrët e kërkimit

si Google për ta gjetur atë në alët kyçe kërkimore.

Këto pika hyrjeje mund të rrisin në qindra apo mijëra

mënyra të mundshme numrin e njerëzve që

mund t’iu gjejnë në internet.

6. Ligji i Ndikimit

Shpenzoni kohë në gjetjen e influencuesve të

internetit në tregun tuaj, të cilët kanë audiencë

cilësore dhe me shumë gjasa do të jenë të

interesuar në produktet, shërbimet dhe biznesin

tuaj. Lidhu me këta njerëz dhe punoni për të

ndërtuar marrëdhënie me ta. Nëse ju shfaqeni në

radarin e tyre si një burim autoritar, interesant me

informacione të dobishme, ata mund të ndajnë

përmbajtjen tuaj me ndjekësit e tyre, të cilët mund

t’iu vendosin ju dhe biznesin tuaj para një audience

më të madhe, krejtësisht të re.

10. Ligji i reciprocitetit

Ju nuk mund të prisni që të tjerët të shpërndajnë

përmbajtjet tuaja dhe të flasin për ju, nëse ju nuk

bëni të njëjtën gjë për ta. Pra, një pjesë e kohës që

ju kaloni në mediat sociale duhet të jetë e përqendruar

në shpërndarjen dhe në të folurin për përmbajtjet

e publikuara nga të tjerët.

infocom magazine 43

infocom magazine 44

Ekosistemi i

StartUp-eve

START UPs

ERGEST NAKO

CEH, MSc in Informatics

Security Expert

Inovacion - procesi i përkthimit

të një ideje në një shërbim ose

në një të mirë, e cila në vetvete

është me shumë vlerë, dhe për të

cilën klientët janë të gatshëm të

paguajnë. Gjithashtu, inovacion

do të thotë, implementimi i zgjedhjes

më të mirë, e cila përmbush

kërkesat ose nevojat e një tregu

ekzistues. E gjitha kjo arrihet

nëpërmjet implementimit të proceseve,

produkteve, shërbimeve,

teknologjive ose modeleve të biznesit

të përmirësuara të cilat janë

lehtësisht të disponueshme për

tregjet, qeveritë dhe shoqërinë.

Prej disa vitesh në Shqipëri ka filluar

të dëgjohet dhe trumbetohet me

forcë fjala startup, sipërmarrës, inovacion,

teknologji, aplikacione, silicon

valley, Steve Job, etj…

Aksesi në internet na mundëson të shikojmë

sesi bota perëndimore po ecën

në këtë sektor, ku dëgjojmë çdo orë

për daljen e një startup të ri i cili ofron

mundësi të mëdha, zgjidh probleme

të përditshme, shëron një sëmundje

të rrallë ose që ndihmon një shtresë të

veçantë të shoqërisë e cila mund të ketë

nevoja specifike.

Në këtë kuadër, edhe në Shqipëri kemi

shumë iniciativa, të cilat kanë në thelb

sipërmarrjen e të rinjve. Këto iniciativa

i kanë bërë këta të fundit të ndërgjegjshëm

që në shekullin në të cilin po jetojmë

është shumë e vështirë gjetja e një

vendi pune në momentin kur dalin nga

universiteti, dhe është pikërisht kjo arsyeja

se pse nuk mund të vazhdojnë më

të presin gjetjen e një vendi pune por,

duhet të jenë vetë ata në gjendje që të

krijojnë punë për veten dhe pse jo edhe

për shumë persona të tjerë.

Por a e kuptojmë të gjithë se çfarë është

Startup-i, shpirti i sipërmarrësit dhe më

e rëndësishme rrugëtimi i tij. Po le të

mundohemi të mësojmë pak më shumë

rreth kësaj fushe.

Po e nis aty ku është fillesa e gjithçkaje,

me përkufizimin e termit startup dhe

inovacion. Këto dy terma jo detyrimisht

janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Mes shumë përkufizimeve të ndryshme

që ekzistojnë për termin startup, do të

citoj vetëm njërin prej tyre, që personalisht,

mendoj se është më i përshtatshmi:

Startup - është një kompani e konceptuar

të rritet në mënyrë të shpejtë! (Paul

Graham / Bashkëthemelues i Y Combinator).

Dhe kjo është ajo çka duhet të

diferencojë një startup nga një biznes

tradicional. Në shumë raste ne e bashkëngjitim

këtë term me çdo biznes të

themeluar, qoftë ai një dyqan i thjeshtë

në një lagje në periferi ose një faqe interneti

e cila fiton disa lekë nëpërmjet

reklamave. Prandaj, në shumë raste,

shikojmë biznese të ndryshme, të cilat e

quajnë veten startup. Por me maturimin

e ekosistemit dhe me më shumë persona

të cilët i bashkohen këtij sektori,

shpresoj që edhe gjërat të bëhen më të

qarta.

Rrugëtimi i një sipërmarrësi i cili ka një

startup ose një biznes tradicional nuk

është i lehtë. Në shumë raste shohim

të rinj të cilët mendojnë se pas një fundjave

argëtimi me miq dhe duke prezantuar

një të diel një ide përpara një jurie,

ditën e hënë do të zgjohen të pasur dhe

me një produkt që do pushtojë të gjithë

botën.

Më vjen keq t’i zhgënjej, por kjo s’ka për

të ndodhur, as në Tiranë dhe as në Amerikë.

Janë puna e vazhdueshme, netë të

tëra pa gjumë, sakrifica dhe dështime të

vazhdueshme ato të cilat do bëjnë këdo

një sipërmarrës të suksesshëm.

infocom magazine 45

Çfarë ofron sot Tirana për të rinjtë? A është ajo një promotore

e këtyre iniciativave?

Nëse do më duhej t’i jepja një përgjigje të shkurtër këtyre

pyetjeve, pa frikë do të thosha PO, është një ambient i cili

e nxit këtë kulturë dhe ku mundësitë ekzistojnë. Por lë të

bëjmë fillimisht një hartë të ekosistemit të Tiranës. Ekzistojnë

shumë aktorë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme

ndihmojnë dhe promovojnë inovacionin, startupet dhe

bizneset e reja.

Po përmend disa:

Protik Innovation Center – është një nga aktorët e parë

të ekosistemit (nuk përdoret si term), i cili ndihmon të

rinjtë dhe jo vetëm duke i trajnuar dhe mbështetur në

rrugëtimin e tyre. Protik Innovation Center ofron një

larmishmëri shërbimesh për starup-et dhe për këtë arsye

zë një pozicion shumë të rëndësishëm në treg. Së

fundmi Protik ka filluar të mbështesë edhe komunitetin

nëpërmjet krijimit të urave të bashkëpunimit dhe ofrimit

të mundësive të ndryshme. Çdo vit më shumë se 4000

veta janë pjesë e aktiviteteve dhe trajnimeve të organizuara

nga Protik, dhe më shumë se 100 veta certifikohen

në fusha të ndryshme.

Yunus Social Business Balkan – është inkubatori i parë

në Shqipëri. Është nisur si një iniciativë e Z. Muhammad

Yunus, i cili është fitues i çmimit Nobel. Yunus Social

Business Balkan është shumë aktive dhe ofron shërbime

të ndryshme ku përfshihen trajnimet, mentorimet e vazhdueshme,

partneritetet dhe investimet për bizneset sociale.

Oficina - është akseleratori i parë i hapur në Tiranë.

Tani në klasën e dytë të startupeve ata ofrojnë hapësira,

mentorim dhe shërbime të ndryshme për startup-et. Në

shkurt të 2017, ata bënë dhe demo day-in e parë, ku 6

startup-et e para u diplomuan dhe prezantuan produktet

e tyre.

Innovation HUB - një iniciativë e qeverisë shqiptare, ofron

hapësira dhe mentorim për grupe të ndryshme të

cilët dëshirojnë që t’i bashkohen. Gjithashtu, në bashkëpunim

me partnerë të ndryshëm ata ofrojnë edhe

mundësi për financim. Lista e aktiviteteve të organizuara

prej tyre është vërtet e larmishme dhe çdokush mund të

gjejë veten aty.

Gjithashtu shumë iniciativa, aktivitete dhe komunitete të

ndryshme, mundohen të ndihmojnë të rinjtë në Tiranë.

Midis tyre po përmend disa si:

modeli biznesi për idenë e tyre, duke qenë nën kujdesin e

mentorëve. Të rinjtë prezantojnë idetë e tyre përpara një

jurie profesioniste, ku idetë më të mira të biznesit vlerësohen

me çmime dhe u jepet mundësia të marrin pjesë në

aktivitete ndërkombëtare.

Startup Live Tirana - është degë lokale e Startup Live, një

aktivitet për sipërmarrësit e rinj të cilët kanë mundësi të zhvillojnë

dhe konkretizojnë idetë e tyre të biznesit, përgjatë

një aktiviteti maratonë, prej 48 orësh. Nën kujdesin e mentorëve

(profesionistë nga fusha e biznesit dhe teknologjisë,

por jo vetëm), të rinjtë krijojnë modele biznesi për idenë

e tyre të cilat i paraqesin përpara një jurie profesionistësh

(kryesisht drejtues kompanish apo drejtues organizatash

që ofrojnë fonde për sipërmarrjet e reja).

Startup Grind Tirana - është një komunitet që edukon, frymëzon

dhe rrjetëzën sipërmarrës të rinj. Është aktivitet mujor,

ku në qendër ka rrjetëzimin si një mënyrë efikase dhe të

drejtpërdrejtë për të lidhur dhe mbledhur së bashku aktorë

të biznesit, të rinj me ide biznesi, përfaqësues të nismave

në fushën e teknologjisë, etj.

Global Entreprenuer Week - është një seri aktivitetesh të

cilat organizohen gjatë muajit nëntor, në nivel global. Me

qëllim nxitjen dhe promovimin e sipërmarrësve, GEW vjen

për herë të parë në 2017 nga Protik Innovation Center

Java e Innovacionit - Java e Inovacionit është një maratonë

aktivitetesh të mbajtura përgjatë një jave (10-17 Maj) nga

Ministria për Inovacion dhe Administratën Shtetërore dhe

nga komunitete të teknologjisë në vend. Gjatë kësaj jave,

Ministria prezanton projektet më të fundit qeveritare në

këtë fushë dhe mbështet organizime si Startup Live Tirana,

OSCAL, ICT Awards, etj. OSCAL - konferenca e vetme

e dedikuar teknologjive me burim të hapur është kthyer

tashmë në një nga eventet e rëndësishme në nivel rajonal.

E organizuar nga Open Labs, ajo tashme është në edicionin

e saj të katërt dhe çdo vit numëron një audiencë në rritje të

vazhdueshme.

Gjithashtu komunitete aktive si Protik Community, Garazh,

OpenLabs, ThingsLab, EESTEC, PHP User Group, Arduiono

Albania, etj…

Besoj fuqimisht që me gjithë ketë ekosistem, vibrant dhe

plot të reja, çdokush mund të gjej veten lehtësisht dhe të

gjej mbështetjen e nevojshme për të çuar përpara idenë e

tij, biznesin ose startup-in ose të mund të thelloj më shumë

njohuritë e tij teknike.

Por çfarë do i këshilloja të rinjve, në këto ditë disi të ngrohta

pranvere:

Guxoni të merrni pjesë, harxhoni kohën në mënyrë të

frytshme, jepini vetes dije dhe përvoja, pranoni çdo ditë

që po nuk dështuat nuk do të mësoni dhe mos harroni

asnjëherë mos ndaloni së dëshiruari diçka më të mirë për

veten tuaj.

Infocom World & Infocom Security

Startup Weekend Tirana - Startup Weekend Tirana është

një aktivitet, maratonë, i cili zgjat tre ditë, ku të rinj me

ide biznesi mblidhen në një hapësirë të përbashkët dhe

punojnë për krijimin e “kompanisë”, për konsolidimin e një

infocom magazine 46

infocom magazine 47

infocom magazine 48

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!