Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

ahmadiyya.islam.org
from ahmadiyya.islam.org More from this publisher
12.12.2012 Views

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu KUSHTI IV “Ai, në asnjë mënyrë, as me fjalë e as me dorë, nuk do t’i trazojë e t’i shqetësojë krijesat e Allahut në përgjithësi dhe myslimanët në veçanti.” Siç del qartë nga ky kusht, njeriu nuk duhet t’i sjellë dëm askujt, as me dorë e as me fjalë, duke u bërë pre e zemërimit, nën pretekstin e respektit ose të nderit. Është e qartë se ky është një kusht mjaft i rëndësishëm që bejtbërësi nuk do të trazojë e as nuk do të shqetësojë asnjë mysliman. Ky është një detyrim për ne. Dhe ne duhet patjetër ta realizojmë këtë kusht. Meqë myslimanët e lidhin veten me Profetin e shenjtë s.a.v.s. , prandaj ne nuk mund të mendojmë për një çast që t’i trazojmë e t’i shqetësojmë ata. Për sa u përket të ashtuquajturve ulema që janë bërë njollë mbi faqen e bardhë të Islamit dhe që duke e kundërshtuar dhe armiqësuar Imamin e Kohës, Imam Mahdiun e Mesihun e Premtuar, i kanë kaluar të gjithë kufijtë e moralit, ne duke iu gjunjëzuar e duke iu drejtuar Zotit tonë të Plotfuqishëm që është Pronar i të gjitha fuqive, kërkojmë ndihmë kundër sherrxhinjve të tillë, Atij i drejtohemi me lutje: O Zot, Vetë kapi ata dhe i freno. Lutje të tilla i bëjmë vetëm për shkak se Profeti i shenjtë s.a.v.s. vetë i pati deklaruar këta si krijesa më sherrxhinj në tokë. Përndryshe, ne nuk kemi zili e inat të panevojshëm kundër tyre, e as nuk kemi zemërim kundër askujt. Ne jemi duke i respektuar urdhrat e Allahut xh.sh. Dhe Allahu xh.sh. na mëson që ta mposhtim e ta kontrollojmë zemërimin tonë, ashtu sikurse thotë Allahu xh.sh . në Kuranin e Shenjtë: 74

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu Dhe që shpenzojnë (në rrugën e Allahut) në begati e në varfëri, dhe e mposhtin zemërimin e tyre dhe ua falin njerëzve (gabimet e tyre). Dhe Allahu i do ata që bëjnë mirë. (Ale Imran, 3:135) Në bazë të këtij ajeti, robi (shërbëtori) i Hazret Imam Husejnit r.a. fitoi lirinë. Thuhet se robi i tij derdhi diçka të ngrohtë – ujë të valuar ose diçka tjetër - mbi Hazret Imam Husejnin. Ky e shikoi atë me zemërim. Robi i tij që ishte mjaft i mençur dhe e dinte mirë dhe Kuranin menjëherë e tha këtë pjesë të ajetit të lartshënuar: ... dhe e mposhtin zemërimin e tyre ... Hazret Imam Husejni tha:- Ke të drejtë; unë e mposht dhe e kontrolloj zemërimin tim. Mirëpo, robit i bluante mendja se sado që ai e mposhti zemërimin e vet, kjo ndodhi e padëshirueshme do të ngelet në zemrën e tij, dhe mund të ndodhë që në të ardhmen, për ndonjë gabim tjetër, ai të më ndëshkojë. Prandaj, ai e tha pjesën e dytë të këtij ajeti: ... dhe ua falin njerëzve (gabimet e tyre) ... 75

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu

KUSHTI IV

“Ai, në asnjë mënyrë, as me fjalë e as me dorë, nuk do t’i

trazojë e t’i shqetësojë krijesat e Allahut në përgjithësi dhe

myslimanët në veçanti.”

Siç del qartë nga ky kusht, njeriu nuk duhet t’i sjellë dëm

askujt, as me dorë e as me fjalë, duke u bërë pre e zemërimit,

nën pretekstin e respektit ose të nderit. Është e qartë se ky është

një kusht mjaft i rëndësishëm që bejtbërësi nuk do të trazojë e

as nuk do të shqetësojë asnjë mysliman. Ky është një detyrim

për ne. Dhe ne duhet patjetër ta realizojmë këtë kusht. Meqë

myslimanët e lidhin veten me Profetin e shenjtë s.a.v.s. , prandaj

ne nuk mund të mendojmë për një çast që t’i trazojmë e t’i

shqetësojmë ata. Për sa u përket të ashtuquajturve ulema që

janë bërë njollë mbi faqen e bardhë të Islamit dhe që duke e

kundërshtuar dhe armiqësuar Imamin e Kohës, Imam Mahdiun

e Mesihun e Premtuar, i kanë kaluar të gjithë kufijtë e moralit,

ne duke iu gjunjëzuar e duke iu drejtuar Zotit tonë të

Plotfuqishëm që është Pronar i të gjitha fuqive, kërkojmë

ndihmë kundër sherrxhinjve të tillë, Atij i drejtohemi me lutje:

O Zot, Vetë kapi ata dhe i freno. Lutje të tilla i bëjmë vetëm

për shkak se Profeti i shenjtë s.a.v.s. vetë i pati deklaruar këta si

krijesa më sherrxhinj në tokë. Përndryshe, ne nuk kemi zili e

inat të panevojshëm kundër tyre, e as nuk kemi zemërim

kundër askujt. Ne jemi duke i respektuar urdhrat e Allahut xh.sh.

Dhe Allahu xh.sh. na mëson që ta mposhtim e ta kontrollojmë

zemërimin tonë, ashtu sikurse thotë Allahu xh.sh . në Kuranin e

Shenjtë:

74

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!