Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

ahmadiyya.islam.org
from ahmadiyya.islam.org More from this publisher
12.12.2012 Views

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu atë. Dhe kur e bëj atë një herë mik Timin, Unë bëhem veshë të tij me të cilët ai dëgjon, sy të tij me të cilët ai shikon, duar të tij me të cilat ai punon, dhe këmbë të tij me të cilat ai ecën. Kjo do të thotë, Unë i plotësoj të gjitha dëshirat e tij. Nëse ai lyp diçka prej Meje, Unë ia jap; nëse ai kërkon strehim prej Meje, Unë ia jap. (Sahih Buhari, Kitabur Rikak, Babut Tevadu, hadithi 6502) Hazret Abu Hurerah r.a. rrëfen se Profeti i shenjtë s.a.v.s. ka thënë:- Mëshira e Zotit qoftë mbi atë që zgjohet e falet namaz dhe e zgjon gruan e vet për të njëjtin qëllim. Nëse ajo ngurron të zgjohet, ky stërpik ujë mbi fytyrën e saj që të zgjohet. Po ashtu, mëshira e Allahut qoftë mbi atë grua që zgjohet për namaz dhe e zgjon burrin e vet. Nëse ai ngurron të zgjohet, kjo stërpik ujë mbi fytyrën e tij që të zgjohet. (Sunan Abi Daud, Kitabus Salat, Ebuab Kiamul lejl, Bab Kiamul lejl, hadithi 1308) Hazret Mesihu i Premtuar a.s. thotë: “Anëtarët e Xhematit tim duhet të marrin për detyrë të falin namazin e tahaxhudit. Nëse dikush nuk mund të falet shumë, le të falet vetëm dy rekate, sepse në këtë mënyrë ai do të ketë rast të bëjë lutje. Lutjet e bëra në këtë kohë, kanë një ndikim të veçantë, sepse burojnë nga dhimbja e nga etja e vërtetë. Derisa nuk ka një dhimbje të veçantë dhe një gjendje të rëndë shpirtërore në zemër, si mund të zgjohet njeriu nga gjumi i ëmbël? Pra, të zgjuarit në këtë kohë krijon një dhimbje në zemër, e cila krijon një gjendje devotshmërie e ankthi në lutje. Dhe kjo gjendje ankthi e devotshmërie bëhet shkak i pranimit të lutjes. Mirëpo, nëse dikush përton të zgjohet, atëherë vërtetohet se atij i mungon ankthi e ai nuk mban ndonjë dhimbje të veçantë në zemër sepse gjumi e largon atë lloj dhimbje. Por ai që zgjohet, nënkuptohet se ka një dhimbje dhe 56

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu mjerim më të madh se gjumi që e zgjon atë.” (“Malfuzat”, vol. 2, f. 182, Indi, 2003) Ai më tutje thotë: “Zgjohuni natën dhe bëni lutje që Allahu xh.sh. t’ju tregojë rrugën e Vet. Es-habët e Profetit të shenjtë s.a.v.s. u edukuan hap pas hapi. Si ishin ata më parë? Ata ishin si një farë e mbjellë nga bujku. Profeti i shenjtë e vaditi dhe bëri lutje për të. Meqë fara ishte e cilësisë së lartë dhe toka ishte pjellore, ndaj me anë të vaditjes dha fryte të shkëlqyera. Ata ecnin pas gjurmëve të Profetit të shenjtë s.a.v.s. Ata nuk prisnin natën e as ditën. Pra, ju duhet të bëni pendim të vërtetë me zemër të sinqertë. Zgjohuni për namazin e tahaxhudit. Përmirësojini zemrat tuaja. Lërini dobësitë tuaja, dhe fjalët e veprat tuaja t’i rregulloni që të përputhen me pëlqimin e Allahut xh.sh.” (“Malfuzat”, vol. 1, f. 28, Indi, 2003) I dërgoni rregullisht durud (salavat) Profetit të shenjtë s.a.v.s. Po ashtu, nën këtë kusht të tretë, është përmendur se bejtbërësi do të mundohet t’i dërgojë durud Profetit të shenjtë s.a.v.s. dhe do të dalë i përpiktë në këtë hobi. Allahu xh.sh. në Kuranin e Shenjtë thotë: Allahu dhe engjëjt e Tij e bekojnë Profetin. Pra, o ju besimtarë, bekojeni edhe ju dhe kërkoni paqe për të. (El-Ahzab, 33:57) 57

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu

mjerim më të madh se gjumi që e zgjon atë.”

(“Malfuzat”, vol. 2, f. 182, Indi, 2003)

Ai më tutje thotë:

“Zgjohuni natën dhe bëni lutje që Allahu xh.sh. t’ju tregojë

rrugën e Vet. Es-habët e Profetit të shenjtë s.a.v.s. u edukuan hap

pas hapi. Si ishin ata më parë? Ata ishin si një farë e mbjellë

nga bujku. Profeti i shenjtë e vaditi dhe bëri lutje për të. Meqë

fara ishte e cilësisë së lartë dhe toka ishte pjellore, ndaj me anë

të vaditjes dha fryte të shkëlqyera. Ata ecnin pas gjurmëve të

Profetit të shenjtë s.a.v.s. Ata nuk prisnin natën e as ditën. Pra, ju

duhet të bëni pendim të vërtetë me zemër të sinqertë. Zgjohuni

për namazin e tahaxhudit. Përmirësojini zemrat tuaja. Lërini

dobësitë tuaja, dhe fjalët e veprat tuaja t’i rregulloni që të

përputhen me pëlqimin e Allahut xh.sh.”

(“Malfuzat”, vol. 1, f. 28, Indi, 2003)

I dërgoni rregullisht durud (salavat)

Profetit të shenjtë s.a.v.s.

Po ashtu, nën këtë kusht të tretë, është përmendur se bejtbërësi

do të mundohet t’i dërgojë durud Profetit të shenjtë s.a.v.s. dhe

do të dalë i përpiktë në këtë hobi. Allahu xh.sh. në Kuranin e

Shenjtë thotë:

Allahu dhe engjëjt e Tij e bekojnë Profetin. Pra, o ju besimtarë,

bekojeni edhe ju dhe kërkoni paqe për të.

(El-Ahzab, 33:57)

57

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!