Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

ahmadiyya.islam.org
from ahmadiyya.islam.org More from this publisher
12.12.2012 Views

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu KUSHTI III “Sipas urdhrit të Allahut xh.sh. dhe të Profetit të Tij s.a.v.s., ai do të falë pesë namaze të përditshme, do të mundohet që ta falë edhe namazin e tahaxhudit 1 , do t’i dërgojë salavat Profetit të Allahut s.a.v.s., do të kërkojë falje e ndjesë prej Allahut për mëkatet e tij, dhe çdo ditë, duke i përkujtuar bekimet dhe dhuntitë e Allahut, do ta lavdërojë dhe do ta madhërojë Atë.” Falini rregullisht pesë namaze të përditshme Pika e parë që përmendet në këtë kusht, është që bejtbërësi, sipas urdhrit të Allahut dhe të Profetit të tij, do të falë rregullisht pesë namaze të përditshme. Urdhri i Allahut xh.sh. vlen njësoj për të dy – për meshkuj e për femra, po ashtu edhe për ata fëmijë që hyjnë në moshën 10 vjeçare, për të falur namaz në kohën e caktuar. Meshkujt urdhërohen që t’i falin rregullisht namazet e përditshme me Xhemat, të shkojnë në xhami për t’i banuar ato, dhe për të kërkuar bekimin e Allahut xh.sh. Aty nuk ka asnjë përjashtim në kryerjen e kësaj detyre – duhen falë pesë namaze të përditshme. Në rast udhëtimi apo sëmundjeje, aty ka disa lehtësime, si p.sh. mund t’i bashkosh dy namaze apo t’i shkurtosh rekatet e tyre. Fakti që me rastin e sëmundjes njeriu ka të drejtë që të mos shkojë në xhami e të falet në shtëpi, tregon rëndësinë e namazit me xhemat. Lidhur me rëndësinë e namazit me xhemat, unë, tani, do të lexoj disa fragmente, por dëshiroj t’i jap theks të veçantë këtij 1 Namaz vullnetar që falet në pjesën e fundit të natës, para namazit të sabahut (të mëngjesit) 48

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu fakti që çdo bejtbërës duhet të mendojë se ne jemi duke marrë zotim për të shitur qenien tonë, mirëpo a jemi duke e respektuar dhe duke e praktikuar këtë urdhër të qartë të Kuranit? Çdo anëtar i Xhematit Ahmadia ka për detyrë t’ia kujtojë vetes këtë detyrë. Ju duhet ta shikoni e ta studioni veten, dhe t’i vëzhgoni vetë veprimet tuaja. Nëse do të fillojmë ta provojmë veten, një ndryshim i madh mund të ndodhë. Allahu xh.sh. në Kuranin e Shenjtë thotë: Dhe ju të gjithë duhet të falni namazin, dhe të paguani zekatin dhe ta dëgjoni Profetin, që të mëshiroheni. (En-Nur, 24:57) Pastaj në Sure Taha thotë: Vërtet, unë jam Allah; s’ka Zot tjetër përveç Meje, pra adhuromë vetëm mua dhe fale namazin për përkujtimin Tim. (Taha, 20:15) Në Kuranin e Shenjtë ka shumë ajete të tjera ku përmendet urdhri i namazit. Unë tani do të paraqes një hadith. Hazret Xhabiri r.a. rrëfen se ai e dëgjoi Profetin e shenjtë s.a.v.s. duke thënë:- Pakujdesia ndaj namazit e çon njeriun afër shirkut 49

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu

KUSHTI III

“Sipas urdhrit të Allahut xh.sh. dhe të Profetit të Tij s.a.v.s., ai do

të falë pesë namaze të përditshme, do të mundohet që ta falë

edhe namazin e tahaxhudit 1

, do t’i dërgojë salavat Profetit të

Allahut s.a.v.s., do të kërkojë falje e ndjesë prej Allahut për

mëkatet e tij, dhe çdo ditë, duke i përkujtuar bekimet dhe

dhuntitë e Allahut, do ta lavdërojë dhe do ta madhërojë Atë.”

Falini rregullisht pesë namaze

të përditshme

Pika e parë që përmendet në këtë kusht, është që bejtbërësi,

sipas urdhrit të Allahut dhe të Profetit të tij, do të falë

rregullisht pesë namaze të përditshme. Urdhri i Allahut xh.sh.

vlen njësoj për të dy – për meshkuj e për femra, po ashtu edhe

për ata fëmijë që hyjnë në moshën 10 vjeçare, për të falur

namaz në kohën e caktuar. Meshkujt urdhërohen që t’i falin

rregullisht namazet e përditshme me Xhemat, të shkojnë në

xhami për t’i banuar ato, dhe për të kërkuar bekimin e Allahut

xh.sh. Aty nuk ka asnjë përjashtim në kryerjen e kësaj detyre –

duhen falë pesë namaze të përditshme. Në rast udhëtimi apo

sëmundjeje, aty ka disa lehtësime, si p.sh. mund t’i bashkosh

dy namaze apo t’i shkurtosh rekatet e tyre. Fakti që me rastin e

sëmundjes njeriu ka të drejtë që të mos shkojë në xhami e të

falet në shtëpi, tregon rëndësinë e namazit me xhemat.

Lidhur me rëndësinë e namazit me xhemat, unë, tani, do të

lexoj disa fragmente, por dëshiroj t’i jap theks të veçantë këtij

1

Namaz vullnetar që falet në pjesën e fundit të natës, para namazit të

sabahut (të mëngjesit)

48

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!