Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

ahmadiyya.islam.org
from ahmadiyya.islam.org More from this publisher
12.12.2012 Views

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu saqë s’pushojnë së qari. Unë në qeniet e mijëra e mijëra anëtarëve të Xhematit tim shoh ndryshime aq të mëdha sa që i konsideroj mijëra herë më të mirë se ata ithtarë të Hazret Musai a.s. që e kishin pranuar atë në jetën e tyre. Unë e shoh në fytyrat e tyre atë dritë të besimit e të bamirësisë që kishin ashabët e Profetit të shenjtë s.a.v.s. Po, aty ka disa persona që nuk mbartin përkushtim, devotshmëri e virtyte të tjera të shkëlqyera në atë nivel sa ç’i kanë shumica e Xhematit tim, dhe kjo për shkak të mangësive që trashëgojnë e që nuk janë ndarë dot prej tyre. Por të tillët janë shumë të rrallë.” Mandej, ai shkruan: “Aq shumë sa ka përparuar Xhemati im në devotshmëri e në bamirësi, unë atë e quaj si një mrekulli. Mijëra e mijëra anëtarë janë të devotshëm, saqë nëse unë ju bëj thirrje që ata t’i braktisin pasuritë e pronësitë e tyre, ata janë të gatshëm ta bëjnë këtë. Unë prapë i këshilloj të përparojnë dhe më shumë në këtë drejtim. Unë nuk i përmend virtytet e tyre, por ndiej një kënaqësi e gëzim në zemrën time.” (“Siratul-Mahdi”, vol. 1, f. 165, botuar për herë të dytë në 1935) Detyrimet e brezave të njerëzve të devotshëm Këto ishin disa shembuj që unë i paraqita para jush. Po në Xhematin e dashur të Mesihut të Premtuar a.s. ka qindra mijëra shembuj të tillë që mund të paraqiten. Ai foli për qindra mijëra raste në jetën e vet, por numri i atyre anëtarëve që kanë arritur nivele të larta e të shkëlqyera të devotshmërisë e të sakrificës, po shtohet dita ditës. Ka shumë të atillë, ngjarjet e besnikërisë, të sinqeritetit, të dashurisë e të bindjes të të cilëve akoma nuk janë paraqitur në botime. Njerëzit e tillë erdhën me heshtje e 262

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu vdiqën me heshtje, duke shënuar shembuj të dashurisë, të besnikërisë, të bindjes e të fisnikërisë. Brezat e të devotshmëve të tillë duhet t’i shkruajnë ngjarjet e jetës së tyre dhe t’ia dorëzojnë Xhematit për dokumentim. Po ashtu, ata duhet të ecin gjurmëve të tyre, duke i ruajtur traditat e tilla edhe në familjet e tyre, dhe t’u tregojnë fëmijëve shembujt e të parëve të tyre dhe t’i nxisin ata që t’i ruajnë praktikisht këto tradita. Pra kur ne kemi lakmi, kur i shohim të parët tanë që morën uratat e lutjet e Imamit të Kohës, duke bërë sakrifica të tilla, po ashtu, ne duhet të kemi parasysh se ka edhe sot shumë raste të atilla ku ne mund të fitojmë dobi për vete nga ato lutje. Pra, ejani që të krijojmë bashkërisht shembuj të besnikërisë, të devotshmërisë, të bindjes, të lidhjes e të dashurisë, dhe të bëhemi trashëgimtarë të bekimeve të Allahut xh. sh. Ju duhet të kini parasysh se kundërshtimet e armiqësitë tokësore nuk mund të na sjellin dëm, derisa do të vazhdojnë të shfaqen shembuj të tillë nga anëtarët e Xhematit Ahmadia. Po ashtu, gjithmonë ju duhet të keni ndër mend këtë thënie të Mesihut të Premtuar a.s.: “Toka nuk mund të sjellë dëm për ju, po qe se jeni të lidhur ngushtë me qiellin.” (“Kishtie Nuh”, “Ruhani Khazain”, vol. 19, f. 15) Pranimi nga ana e joahmadive Edhe të tjerë, joahmadive, i kanë vërejtur këto ndryshime dhe i kanë pranuar. Pa dyshim, ato ishin ndryshime aq të qarta e aq të dukshme saqë u detyruan edhe armiqtë t’i pranonin. Ata dëshmuan se ahmaditë kanë krijuar në radhët e tyre ndryshime të mëdha, duke e pranuar Imamin e Kohës. Mirëpo, fatkeqësisht, ata këmbëngulin ta mohojnë atë. Ka shumë 263

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu

vdiqën me heshtje, duke shënuar shembuj të dashurisë, të

besnikërisë, të bindjes e të fisnikërisë. Brezat e të devotshmëve

të tillë duhet t’i shkruajnë ngjarjet e jetës së tyre dhe t’ia

dorëzojnë Xhematit për dokumentim. Po ashtu, ata duhet të

ecin gjurmëve të tyre, duke i ruajtur traditat e tilla edhe në

familjet e tyre, dhe t’u tregojnë fëmijëve shembujt e të parëve

të tyre dhe t’i nxisin ata që t’i ruajnë praktikisht këto tradita.

Pra kur ne kemi lakmi, kur i shohim të parët tanë që morën

uratat e lutjet e Imamit të Kohës, duke bërë sakrifica të tilla, po

ashtu, ne duhet të kemi parasysh se ka edhe sot shumë raste të

atilla ku ne mund të fitojmë dobi për vete nga ato lutje. Pra,

ejani që të krijojmë bashkërisht shembuj të besnikërisë, të

devotshmërisë, të bindjes, të lidhjes e të dashurisë, dhe të

bëhemi trashëgimtarë të bekimeve të Allahut xh. sh. Ju duhet të

kini parasysh se kundërshtimet e armiqësitë tokësore nuk mund

të na sjellin dëm, derisa do të vazhdojnë të shfaqen shembuj të

tillë nga anëtarët e Xhematit Ahmadia. Po ashtu, gjithmonë ju

duhet të keni ndër mend këtë thënie të Mesihut të

Premtuar a.s.:

“Toka nuk mund të sjellë dëm për ju, po qe se jeni

të lidhur ngushtë me qiellin.”

(“Kishtie Nuh”, “Ruhani Khazain”, vol. 19, f. 15)

Pranimi nga ana e joahmadive

Edhe të tjerë, joahmadive, i kanë vërejtur këto ndryshime dhe i

kanë pranuar. Pa dyshim, ato ishin ndryshime aq të qarta e aq

të dukshme saqë u detyruan edhe armiqtë t’i pranonin. Ata

dëshmuan se ahmaditë kanë krijuar në radhët e tyre ndryshime

të mëdha, duke e pranuar Imamin e Kohës. Mirëpo,

fatkeqësisht, ata këmbëngulin ta mohojnë atë. Ka shumë

263

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!