Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

ahmadiyya.islam.org
from ahmadiyya.islam.org More from this publisher
12.12.2012 Views

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu Hazret Mir Muhammed Is-haku tregonte një kujdes të veçantë ndaj jetimëve. Aty ka pasur shumë jetimë që banonin ne Shtëpinë e Jetimëve, të cilën e quanin Dar-ush-Shejukh. Në një vend rrëfehet për të se njëherë ai ishte duke pushuar pasi kishte temperaturë të lartë dhe ishte shumë i ligështuar. Një nëpunës erdhi dhe i tha se nuk kishte ushqime për jetimët pasi ata nuk kishin mundur t’i siguronin dhe se jetimët nuk kishin ngrënë as mëngjesin. Ai nëpunësit i tha:- Sillmë menjëherë karrocën! Pasi hipi në karrocë, shkoi tek disa persona të pasur dhe mblodhi ndihma ushqimore, e kështu ua siguroi ushqim jetimëve. (Revista “El-Furkan”, shtator-tetor 1961, f. 59, Rabvah, Pakistan) Ky është një shembull i ndjenjave të të parëve tanë. Këto ishin virtyte të tyre se me gjithë sëmundjen e temperaturën e lartë e sakrifikoi rehatinë e vet dhe doli nga shtëpia për hir të jetimëve. Përse të mos vepronte ai në këtë mënyrë? Ai kishte para vetes shembullin më të mirë të mësuesit të vet, Hazret Muhammedi s.a.v.s. , që thotë:- Unë dhe ai person që do të tregojë kujdes ndaj jetimëve do të jemi bashkë në Xhenet, duke treguar gishtin dëshmues (e tregues) e të madhin. (Sahih Buhari, Kitabut Telak, Bab El-lian, hadithi 5304) Mandej, rrëfehet për Hafiz Muin-ud-Dinin që ishte i verbër. Rrëfyesi tregon se në një natë të ftohtë dimri, aty, në rrugët e paasfaltuara të Kadianit, ka pasur mjaftë baltë, ndaj Hafizi shkonte diku me vështirësi të mëdha. Dikush e pyeti: Ku po shkon, o Hafiz? Ai iu përgjigj:- O vëllai im, një qen polli këtu disa këlyshë, e unë kam pasur një bukë e mendova t’ia hedh asaj, sepse është koha e shirave e ajo ndoshta nuk mund të gjejë ushqim për vete. Edhe ky gjest i tij është në bazë të synetit të Profetit të Shenjtë s.a.v.s. i cili thoshte:- Mëshirojini edhe shtazët! Mbajeni mend ngjarjen kur një femër e mbushi këpucën e vet me ujë e ia dha një qeni që ta pijë, e Profeti s.a.v.s. 248

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu tha se:- Allahu xh.sh . e fali dhe e mëshiroi atë për shkak të kësaj bamirësie të saj. Shokët e tij u habitën shumë dhe e pyetën Profetin s.a.v.s. :- A do të shpërblehemi për kujdesin ndaj shtazëve? Ai iu përgjigj:- Po, shpërblehet çdo bamirësi e sjellje e mirë që tregohet ndaj çdo gjallese. (Përmbledhur nga “Es-habe Ahmad”, vol. 13, f. 296, botuar në 1967) Ka edhe një ngjarje lidhur me një ahmadi i quajtur Hazret Nur Muhammedi: “Ishte dimri i ashpër. Ai nuk kishte as pallto e as batanije. Kishte veshur dy këmisha njëra mbi tjetrën dhe udhëtonte me tren. Kur pa një plak invalid që ishte lakuriq e dridhej nga të ftohtit, ai e zhveshi njërën këmishë dhe ia veshi atij plaku. Një Sikh që udhëtonte bashkë me ta, duke e parë këtë tha:- O të dashur vëllezër! Ju e keni siguruar shpëtimin, unë nuk e di se ç’do të ndodhë me mua? Pra, këta ishin shembuj të shkëlqyer të bamirësisë që janë kryer prej të parëve tanë. Pas disa ditësh, ngjau që ky Nur Muhammedi erdhi në xhaminë e lagjes, Mugal Pura, për namazin e sabahut, i mbështjell me një batanije të re. Aty, në xhami, ai pa një njeri, i quajtur Fateh Din, që dridhej nga të ftohtit. Ai person dikur ishte një pasanik i madh, mirëpo ishte bërë pre e varfërisë dhe e sëmundjes. Nur Muhammedi u ngut e hoqi nga trupi i tij batanijen e re dhe ia dhuroi atij.” (Përmbledhur nga “Ruh përver jaden”, f. 687, botimi i parë) Në kohën e stabilizimit të Pakistanit në vitin 1947, karvanë prej qindra mijëra refugjatësh, të plaçkitur e të rrahur, vinin në drejtim të Kadianit. Rrethanat në atë kohë ishin shumë të vështira. Aty nuk kishte asnjë garanci e siguri për nderin e femrave myslimane. Të gjithë myslimanët mendonin se ata do të sigurohen e do të mbrohen kur do të arrijnë në Kadian. Në atë kohë, Hazret Muslih Maudi (Biri i Premtuar dhe Kalifi II në Xhematin Ahmadia) e caktoi Mirza Nasir Ahmedin (më vonë u 249

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu

Hazret Mir Muhammed Is-haku tregonte një kujdes të veçantë

ndaj jetimëve. Aty ka pasur shumë jetimë që banonin ne

Shtëpinë e Jetimëve, të cilën e quanin Dar-ush-Shejukh. Në një

vend rrëfehet për të se njëherë ai ishte duke pushuar pasi kishte

temperaturë të lartë dhe ishte shumë i ligështuar. Një nëpunës

erdhi dhe i tha se nuk kishte ushqime për jetimët pasi ata nuk

kishin mundur t’i siguronin dhe se jetimët nuk kishin ngrënë as

mëngjesin. Ai nëpunësit i tha:- Sillmë menjëherë karrocën!

Pasi hipi në karrocë, shkoi tek disa persona të pasur dhe

mblodhi ndihma ushqimore, e kështu ua siguroi ushqim

jetimëve.

(Revista “El-Furkan”, shtator-tetor 1961, f. 59, Rabvah, Pakistan)

Ky është një shembull i ndjenjave të të parëve tanë. Këto ishin

virtyte të tyre se me gjithë sëmundjen e temperaturën e lartë e

sakrifikoi rehatinë e vet dhe doli nga shtëpia për hir të

jetimëve. Përse të mos vepronte ai në këtë mënyrë? Ai kishte

para vetes shembullin më të mirë të mësuesit të vet, Hazret

Muhammedi s.a.v.s. , që thotë:- Unë dhe ai person që do të tregojë

kujdes ndaj jetimëve do të jemi bashkë në Xhenet, duke treguar

gishtin dëshmues (e tregues) e të madhin.

(Sahih Buhari, Kitabut Telak, Bab El-lian, hadithi 5304)

Mandej, rrëfehet për Hafiz Muin-ud-Dinin që ishte i verbër.

Rrëfyesi tregon se në një natë të ftohtë dimri, aty, në rrugët e

paasfaltuara të Kadianit, ka pasur mjaftë baltë, ndaj Hafizi

shkonte diku me vështirësi të mëdha. Dikush e pyeti: Ku po

shkon, o Hafiz? Ai iu përgjigj:- O vëllai im, një qen polli këtu

disa këlyshë, e unë kam pasur një bukë e mendova t’ia hedh

asaj, sepse është koha e shirave e ajo ndoshta nuk mund të

gjejë ushqim për vete. Edhe ky gjest i tij është në bazë të

synetit të Profetit të Shenjtë s.a.v.s. i cili thoshte:- Mëshirojini

edhe shtazët! Mbajeni mend ngjarjen kur një femër e mbushi

këpucën e vet me ujë e ia dha një qeni që ta pijë, e Profeti s.a.v.s.

248

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!