Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

ahmadiyya.islam.org
from ahmadiyya.islam.org More from this publisher
12.12.2012 Views

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu Shembuj të pashoq të bindjes Pasoja të këqija të duhanit Lidhur me këtë, dëshiroj të paraqes një ndodhi. Kur Hazret Mesihu i Premtuar a.s. shkoi në Xhalender, më 1892, ai qëndroi në katin e sipërm të një shtëpie. Një shërbëtore e përgatiti hukken (nargjilenë) dhe e vuri atë në shtëpi. Fatkeqësisht, disa copa prushi ranë poshtë nga nargjileja, dhe dogjën disa pjesë të dyshemesë. Hazret Mesihu i Premtuar a.s. nuk e pëlqeu përdorimin e nargjilesë. Aty ishin dhe shumë anëtarë të Xhematit që gjithashtu përdornin nargjilenë, dhe nargjiletë e tyre ishin po në atë shtëpi. Mirëpo, kur ata mësuan se Hazret Mesihu i Premtuar a.s. e shfaqi mospëlqimin e vet ndaj përdorimit të nargjilesë, i thyen menjëherë ato, duke mos i përdorur më nargjiletë. Po ashtu, brenda disa ditësh kur ky lajm u përhap tek anëtarët e Xhematit se Mesihu i Premtuar a.s. nuk e pëlqeu nargjilenë, shumë anëtarë guximtarë i dhanë fund përdorimit të nargjilesë. (“Es-habe Ahmad”, vol. 10, f. 157-158, botuar në 1985) Mirza Ahmed Begu, nga Sahivali, rrëfen se si Hazret Muslih Maudi (Biri i Premtuar) një herë dajës tim, Mirza Ghulamullah, i tha:- Ju lutem që t’i këshilloni anëtarët e Xhematit që mos ta përdorimin më nargjilenë. Ai iu përgjigj:- Shumë mirë. Dhe me t’u kthyer në shtëpi e theu nargjilenë e tij që ishte pranë murit. Halla ime mendoi se ai u zemërua ngase nargjileja e tij ishte lënë në diell, prandaj dhe e theu atë nga zemërimi. Por kur daja im nuk i tha askujt asnjë fjalë, atëherë halla ime e pyeti se përse zemërimin tënd ia shkarkove nargjilesë? Ai iu përgjigj:- Hazret Sahibi më porositi e më urdhëroi që t’ua ndaloj të tjerëve përdorin e nargjilesë; mirëpo kur unë vetë e përdorja atë si mund t’i këshilloja të tjerët që të mos e përdorin atë më, 220

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu prandaj së pari e theva nargjilenë time, që të jem në gjendje t’i këshilloj të tjerët. Sa ishte gjallë ai, nuk e përdori më nargjilenë, dhe vazhdoi t’u thoshte të tjerëve që të mos e përdorin atë. (Marrë nga “Sawaneh-Fadl-e-Umar”, vol. 2, f. 34) Këto ditë, përdorimi i nargjilesë ka marrë një formë tjetër. Atë të përdorimit të duhanit. Pra, ata që pinë duhan, duhet të largohen prej kësaj dukurie mjaft të dëmshme. Pirja e duhanit në moshën rinore e çon njeriun drejt përdorimit të formave të ndryshme të duhanit ku përdoren edhe narkotikë. Ky është një hap në drejtim të shkatërrimit të jetës. Ky është kurthi i kurdisur nga Dexhali. Mjerisht e fatkeqësisht, edhe shtete islamike janë të përziera në këtë. Pra, i këshilloj të rinjtë tanë që të përpiqen t’i japin fund pirjes së duhanit. Lotaria nuk është e lejuar Hazret Munshi Berket Ali Khani, një sahabi (shok) i Mesihut të Premtuar a.s., ishte punësuar në Shimla. Para se të bëhej anëtar i Xhematit Ahmadia, ai kishte blerë një lotari që më vonë me të fitoi 7500 rupi. Kur e pyeti Hazret Mesihun e Premtuar a.s. për këtë fitim, Ai iu përgjigj:- Ky është bixhoz dhe këto para nuk duhen përdorur për nevojat e tua. Munshi Sahebi ato para ua dha të varfërve e nevojtarëve. (I përmbledhur nga “Es-habe Ahmad”, vol. 3, f. 33, botuar në 1957) Këto ditë në Evropë e në Perëndim është bërë modë të luash lotari. Ata që blejnë lotari e mandej fitojnë duhet ta dinë se fitimi nuk është i lejuar për ta, ndaj është haram. Po ashtu, fitimi në bixhoz është haram. Së pari, nuk duhet që të blihet lotaria, por nëse fiton, ky fitim nuk është i lejueshëm për vete. 221

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu

prandaj së pari e theva nargjilenë time, që të jem në gjendje t’i

këshilloj të tjerët. Sa ishte gjallë ai, nuk e përdori më

nargjilenë, dhe vazhdoi t’u thoshte të tjerëve që të mos e

përdorin atë.

(Marrë nga “Sawaneh-Fadl-e-Umar”, vol. 2, f. 34)

Këto ditë, përdorimi i nargjilesë ka marrë një formë tjetër. Atë

të përdorimit të duhanit. Pra, ata që pinë duhan, duhet të

largohen prej kësaj dukurie mjaft të dëmshme. Pirja e duhanit

në moshën rinore e çon njeriun drejt përdorimit të formave të

ndryshme të duhanit ku përdoren edhe narkotikë. Ky është një

hap në drejtim të shkatërrimit të jetës. Ky është kurthi i

kurdisur nga Dexhali. Mjerisht e fatkeqësisht, edhe shtete

islamike janë të përziera në këtë. Pra, i këshilloj të rinjtë tanë

që të përpiqen t’i japin fund pirjes së duhanit.

Lotaria nuk është e lejuar

Hazret Munshi Berket Ali Khani, një sahabi (shok) i Mesihut

të Premtuar a.s., ishte punësuar në Shimla. Para se të bëhej

anëtar i Xhematit Ahmadia, ai kishte blerë një lotari që më

vonë me të fitoi 7500 rupi. Kur e pyeti Hazret Mesihun e

Premtuar a.s. për këtë fitim, Ai iu përgjigj:- Ky është bixhoz

dhe këto para nuk duhen përdorur për nevojat e tua. Munshi

Sahebi ato para ua dha të varfërve e nevojtarëve.

(I përmbledhur nga “Es-habe Ahmad”, vol. 3, f. 33, botuar në 1957)

Këto ditë në Evropë e në Perëndim është bërë modë të luash

lotari. Ata që blejnë lotari e mandej fitojnë duhet ta dinë se

fitimi nuk është i lejuar për ta, ndaj është haram. Po ashtu,

fitimi në bixhoz është haram. Së pari, nuk duhet që të blihet

lotaria, por nëse fiton, ky fitim nuk është i lejueshëm për vete.

221

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!