Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

ahmadiyya.islam.org
from ahmadiyya.islam.org More from this publisher
12.12.2012 Views

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu Besimtarët gjithnjë thonë se ne dëgjuam e u bindëm. Për shkak të kësaj dëlirësie të tyre, atyre u dhurohet afria e Allahut xh.sh ., dhe ata gjithnjë dalin ngadhënjimtarë. Po ashtu, edhe në këtë ajet na është këshilluar që ta përvetësojmë rrugën dëgjo e bindu, siç e përvetësojnë besimtarët e vërtetë. Mos u përbetoni se do të bëjmë këtë e atë. Hazret Musleh Maudi r.a. (Biri i Premtuar, Kalifi i dytë) në komentim të këtij ajeti shkruan: “Edhe hipokritët bëjnë pohime e deklarata të tilla. Mirëpo, udha më e drejtë është që praktikisht të dalësh i bindur.” (“Tefsir-e-Kebir”, vol. 6, f. 365-366, Rabvah) Pra, Allahu xh.sh . na urdhëron që ta adoptojmë bindjen në formë praktike e sipas nivelit të duhur. Dilni të bindur sipas traditës së duhur. Mbani mend se Profeti nuk ju urdhëron kundër mësimeve të Sheriatit e as kundër logjikës së përgjithshme. Si p.sh. Hazret Mesihu i Premtuar a.s. thotë se kur ju më keni pranuar, ju duhet të faleni pesë namaze të përditshme, lëreni gënjeshtrën, shmanguni arrogancës, mos ua rrëmbeni të drejtat njerëzve, e silluni me butësi e me dashuri ndaj njëri-tjetrit. Të gjitha këto porosi hyjnë nën kategorinë e marufit (urdhra të drejta). Ka disa sosh që nuk veprojnë sipas kësaj, por që sillen aty-këtu e flasin duke u përbetuar se do të dëgjojnë çdo urdhër që do t’u jepet. Në të njëjtën mënyrë, aty kohë pas kohe ka disa iniciativa të ndryshme nga Kalifi për zhvillimin shpirtëror të anëtarëve të Xhematit, siç p.sh. këshillohet që të popullohen xhamitë, të edukohen mirë fëmijët, të kenë tolerancën, kurajën, dhe t’i ftojmë njerëzit në drejtim të Allahut xh.sh ., apo të marrim pjesë në sakrifica të ndryshme financiare. Këto janë ato çështje që duhet të përvetësohen, e ku njeriu duhet të tregojë bindjen e tij të plotë. Me fjalë të tjera, këto porosi hyjnë në kategorinë e bindjes së plotë, e që quhen çështje të drejta (maruf). Profeti apo Kalifi nuk ju urdhëron të veproni kundër mësimeve të Allahut xh.sh . e kundër logjikës. Ata nuk ju urdhërojnë që të 196

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu hidheni në zjarr ose në det. Ata gjithnjë ju udhëzojnë e ju urdhërojnë sipas Sheriatit. Hazret Abu Said Khudriu r.a. rrëfen se Profeti i shenjtë s.a.v.s e dërgoi Alkamah bin Muxhezzin në krye të një ekspedite. Kur ata arritën në vend apo akoma ishin në rrugë, një kontingjent ushtarësh kërkoi lejen që të marshojnë veçmas. Ai u dha lejen dhe e caktoi Abdullah bin Huzafa bin Kejs As-Sahmiun prijës të tyre. Unë gjithashtu isha me ata që u nisën me të. Gjatë udhëtimit, ata ndezën zjarrin për t’u ngrohur apo për të përgatitur ushqim. Abdullah bin Huzafa (që kishte një natyrë me humor) tha:- A nuk jeni të detyruar të më dëgjoni mua? Ata thanë:- Përse jo? Abdullah bin Huzafa tha:- A do të më dëgjoni, nëse ju urdhëroj për diçka? Ata thanë:- Po, pa dyshim, do të të dëgjojmë. Abdullah bin Huzafa tha:- Hidhuni në këtë zjarr! Duke dëgjuar këtë, disa u bënë gati të hidheshin në zjarr. Kur Abdullahu vërejti se ata me të vërtetë ishin të gatshëm të hidheshin në zjarr, u tha:- Ndaleni e frenojeni veten, mos u hidhni në zjarr! Mandej, kur u kthyen nga ekspedita, es-habët ia rrëfyen Profetit të shenjtë s.a.v.s. këtë ndodhi. Profeti i shenjtë s.a.v.s. , pasi që e dëgjoi këtë ngjarje, tha:- Nëse dikush prej prijësve tuaj ju urdhëron të shkelni urdhrin e Allahut xh.sh ., mos e dëgjoni fare! (Sunan Ibni Maxha, Kitabul Xhihad, Bab la ta’atun fi ma’sijatillah) Duhet të keni të qartë se Profeti apo Kalifi kurrë nuk jep urdhra të tilla as për shaka. Prandaj, Allahu xh.sh . thotë se nëse vëreni se prijësi juaj vepron a urdhëron kundër porosisë së qartë të Allahut xh.sh ., atëherë ju duhet t’i drejtoheni Allahut e Profetit të Tij s.a.v.s. Tani në këtë epokë, sistemi i drejtë i Kalifatit është stabilizuar pas Mesihut të Premtuar a.s. Andaj, ju duhet t’i drejtoheni atij. Gjykimi dhe vendimi i tij gjithnjë do të jetë i drejtë e sipas porosive e të mësimeve të Allahut xh.sh . dhe të 197

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu

hidheni në zjarr ose në det. Ata gjithnjë ju udhëzojnë e ju

urdhërojnë sipas Sheriatit.

Hazret Abu Said Khudriu r.a. rrëfen se Profeti i shenjtë s.a.v.s e

dërgoi Alkamah bin Muxhezzin në krye të një ekspedite. Kur

ata arritën në vend apo akoma ishin në rrugë, një kontingjent

ushtarësh kërkoi lejen që të marshojnë veçmas. Ai u dha lejen

dhe e caktoi Abdullah bin Huzafa bin Kejs As-Sahmiun prijës

të tyre. Unë gjithashtu isha me ata që u nisën me të. Gjatë

udhëtimit, ata ndezën zjarrin për t’u ngrohur apo për të

përgatitur ushqim. Abdullah bin Huzafa (që kishte një natyrë

me humor) tha:- A nuk jeni të detyruar të më dëgjoni mua? Ata

thanë:- Përse jo? Abdullah bin Huzafa tha:- A do të më

dëgjoni, nëse ju urdhëroj për diçka? Ata thanë:- Po, pa dyshim,

do të të dëgjojmë. Abdullah bin Huzafa tha:- Hidhuni në këtë

zjarr! Duke dëgjuar këtë, disa u bënë gati të hidheshin në zjarr.

Kur Abdullahu vërejti se ata me të vërtetë ishin të gatshëm të

hidheshin në zjarr, u tha:- Ndaleni e frenojeni veten, mos u

hidhni në zjarr! Mandej, kur u kthyen nga ekspedita, es-habët

ia rrëfyen Profetit të shenjtë s.a.v.s. këtë ndodhi. Profeti i shenjtë

s.a.v.s. , pasi që e dëgjoi këtë ngjarje, tha:- Nëse dikush prej

prijësve tuaj ju urdhëron të shkelni urdhrin e Allahut xh.sh ., mos

e dëgjoni fare!

(Sunan Ibni Maxha, Kitabul Xhihad, Bab la ta’atun fi ma’sijatillah)

Duhet të keni të qartë se Profeti apo Kalifi kurrë nuk jep urdhra

të tilla as për shaka. Prandaj, Allahu xh.sh . thotë se nëse vëreni

se prijësi juaj vepron a urdhëron kundër porosisë së qartë të

Allahut xh.sh ., atëherë ju duhet t’i drejtoheni Allahut e Profetit të

Tij s.a.v.s. Tani në këtë epokë, sistemi i drejtë i Kalifatit është

stabilizuar pas Mesihut të Premtuar a.s. Andaj, ju duhet t’i

drejtoheni atij. Gjykimi dhe vendimi i tij gjithnjë do të jetë i

drejtë e sipas porosive e të mësimeve të Allahut xh.sh . dhe të

197

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!