Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

ahmadiyya.islam.org
from ahmadiyya.islam.org More from this publisher
12.12.2012 Views

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu “Aty ka edhe një gabim, me të cilin zakonisht hasen njerëzit, se ata mendojnë e thonë se nuk detyrohemi t’i dëgjojmë ato urdhra që, sipas mendimit të tyre, nuk hyjnë në emërtimin e marufit (urdhëresave të drejta). Kjo fjalë është përdorur edhe për Profetin e shenjtë s.a.v.s. 1 Tani, ç’mendojnë këta? A kanë bërë ndonjë listë ku janë shënuar të metat e Profetit të shenjtë s.a.v.s. ? Në të njëjtën mënyrë, edhe Hazreti Mesihu i Premtuar a.s. në kushtet e Bejtit e ka përdorur fjalën Maruf. Këtu është fshehur një urtësi. Unë nuk dyshoj për askënd prej jush. Unë i kam shpjeguar hollësisht këto çështje, që të mos mashtrohet njeri.” (“Khutbate Nur”, f. 420-421) Hazreti Mesihu i Premtuar a.s. duke i komentuar këto fjalë të Kuranit ata i urdhërojnë për të mirën, shkruan: “Profeti urdhëron vetëm për ato çështje që nuk i kundërvihen arsyes së njeriut. Dhe ai ju ndalon ato gjëra, të cilat i ndalon dhe logjika e njeriut. Ai ju lejon t’i përdorni gjëra të pastra e të lejueshme (hallall) e jua ndalon ato të papastrat (haram). Dhe ai e largon nga mendja e popujve atë barrë nën të cilën ata janë të varrosur. Ai i liron ata nga ato zgjedhat e qafave të cilat nuk i lënë qafat e tyre të drejtohen. Pra, ata që do ta pranojnë atë, do t’i japin përkrahje e ndihmë, e do ta ndjekin atë dritë që është zbritur bashkë me të do të shpëtojnë nga vështirësitë e kësaj bote e asaj të Ahiretit.” (“Barahine Ahmadia”, vol. 5, “Ruhani Khazain”, vol. 21, f. 420) Pra, siç nuk u shmanget Profeti urdhrave të Allahut xh. sh., 1 “... se nuk do të të kundërshtojnë ty në urdhrat e drejta” (El-Mumtahina, 60:13) 168

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu ashtu edhe Kalifi që nga urdhri i Allahut xh.sh. zgjidhet prej një grupi besimtarësh e përjetëson të njëjtin mësim, të njëjtat urdhrat që Allahu xh.sh. na dha nëpërmjet Profetit të shenjtë s.a.v.s. Në këtë epokë, ato mësime e urdhra janë shpjeguar për ne nga Mesihu i Premtuar a.s., sipas parashikimeve të Profetit të shenjtë s.a.v.s. Pra tani, ky sistem i Kalifatit ka arritur në Xhemat me ardhjen e Mesihut të Premtuar a.s., sipas profecive të Profetit të shenjtë s.a.v.s. , dhe ky do të vazhdojë, inshallah, deri në Ditën e Kiametit. Me anë të këtij sistemi të Kalifatit, janë marrë vendime sipas Sheriatit e sipas urtësisë dhe në këtë mënyrë do të veprohet, inshallah. Këto janë vendime e gjykime të drejta (maruf). Nëse ndodh që Kalifi për shkak të keqkuptimit a të gabimit merr ndonjë vendim a gjykim që mund të sjellë ndonjë dëm, atëherë Allahu xh.sh. krijon do rrethana të atilla që të mos shfaqen pasoja të këqija të atyre gjykimeve. Lidhur me këtë, Hazreti Khalifatul Masih II r.a. thotë: “Është e mundur që Kalifi të bëjë ndonjë gabim në çështje personale, por për sa u përket atyre çështjeve mbi të cilat bazohet zhvillimi fizik e shpirtëror i Xhematit, nëse bëhet ndonjë gabim, atëherë Allahu xh.sh. e ruan Xhematin e Vet nga pasojat e këqija të atij gabimi, dhe në njëfarë mënyre e vë në dijeni Kalifin për atë gabim. Në terminologjinë e sufijve, kjo quhet Ismate Sugra (Shenjtëri e vogël). Meqë Profetëve u jepet Ismete Kubra (Shenjtëri e madhe), Kalifëve u jepet Ismeti Sugra, dhe Allahu xh.sh. nuk lejon që ata të bëjnë ndonjë gabim aq të madh që mund t’i sjellë dëm e shkatërrim interesit të Xhematit. Vendimet e gjykimet e tyre mund të kenë gabime të lehta e të pjesshme, mirëpo duhet të keni të qartë se, fundi i fundit, Islami do të fitojë, ndërsa armiqtë e tij do të pësojnë humbje. Megjithëkëtë fakt që Kalifët gëzojnë Ismetin Sugra, prapëseprapë planet e tyre do të burojnë prej Allahut xh.sh. Pa dyshim, ata do të flasin, gjuha e tyre do të funksionojë, duart e tyre do të bëjnë lëvizje, truri i tyre do të punojë, mirëpo mbas 169

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu

“Aty ka edhe një gabim, me të cilin zakonisht hasen njerëzit, se

ata mendojnë e thonë se nuk detyrohemi t’i dëgjojmë ato

urdhra që, sipas mendimit të tyre, nuk hyjnë në emërtimin e

marufit (urdhëresave të drejta). Kjo fjalë është përdorur edhe

për Profetin e shenjtë s.a.v.s.

1

Tani, ç’mendojnë këta? A kanë bërë ndonjë listë ku janë

shënuar të metat e Profetit të shenjtë s.a.v.s. ? Në të njëjtën

mënyrë, edhe Hazreti Mesihu i Premtuar a.s. në kushtet e Bejtit

e ka përdorur fjalën Maruf. Këtu është fshehur një urtësi. Unë

nuk dyshoj për askënd prej jush. Unë i kam shpjeguar

hollësisht këto çështje, që të mos mashtrohet njeri.”

(“Khutbate Nur”, f. 420-421)

Hazreti Mesihu i Premtuar a.s. duke i komentuar këto fjalë të

Kuranit ata i urdhërojnë për të mirën, shkruan:

“Profeti urdhëron vetëm për ato çështje që nuk i kundërvihen

arsyes së njeriut. Dhe ai ju ndalon ato gjëra, të cilat i ndalon

dhe logjika e njeriut. Ai ju lejon t’i përdorni gjëra të pastra e të

lejueshme (hallall) e jua ndalon ato të papastrat (haram). Dhe

ai e largon nga mendja e popujve atë barrë nën të cilën ata janë

të varrosur. Ai i liron ata nga ato zgjedhat e qafave të cilat nuk

i lënë qafat e tyre të drejtohen. Pra, ata që do ta pranojnë atë, do

t’i japin përkrahje e ndihmë, e do ta ndjekin atë dritë që është

zbritur bashkë me të do të shpëtojnë nga vështirësitë e kësaj

bote e asaj të Ahiretit.”

(“Barahine Ahmadia”, vol. 5, “Ruhani Khazain”, vol. 21, f. 420)

Pra, siç nuk u shmanget Profeti urdhrave të Allahut xh. sh.,

1

“... se nuk do të të kundërshtojnë ty në urdhrat e drejta” (El-Mumtahina,

60:13)

168

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!