Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

ahmadiyya.islam.org
from ahmadiyya.islam.org More from this publisher
12.12.2012 Views

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu s.a.v.s. shenjtë Duhet të jeni të bindur ndaj prijësve e udhëheqësve tuaj dhe organizatës suaj; vetëm në këtë rast mund të thuhet se ju e keni plotësuar besnikërisht të drejtën e Bejtit. Lidhur me këtë, dëshiroj t’i paraqes disa hadithe. Hazret Ubadah bin Samiti rrëfen se ne e kemi bërë solemnisht zotimin e Bejtit në dorën e Profetit të shenjtë s.a.v.s. me kusht që t’i dëgjojmë me vëmendje të gjitha urdhrat e porositë e tij qoftë nëse i pëlqejmë ato ose jo. (Sahih Buhari, Kitabul Ahkam, Bab kaifa jubajiul imam en-nas) Abdur Rahman bin Amr Salma dhe Huxhr bin Huxhr rrëfejnë se ne shkuam te Urbad bin Sariah i cili tha:- Një ditë Profeti i Allahut na udhëhoqi namazin e mëngjesit, mandej na këshilloi në mënyrë shumë bindëse e me mbresa të thella sa që sytë e njerëzve filluan të lotonin dhe t’iu dridhen zemrat. Njëri prej të pranishmëve i tha:- O Profet i Allahut! Siç duket kjo është ligjërata e lamtumirës. Pra, çfarë këshillash na jepni? Ai s.a.v.s. tha:- Unë ju këshilloj që t’i frikësoheni Allahut xh.sh. Dëgjoni e binduni, edhe nëse Amiri (prijësi) juaj është një skllav zezak, sepse së shpejti do të vijë koha kur ata që do të mbeten të gjallë pas meje, do të shohin ndryshime e mospajtime të mëdha. Ju duhet, pra, të më ndiqni mua dhe kalifat e mi të përudhur. Kapini fuqimisht dhe qëndroni të palëkundur. Ju duhet të shmangeni e të largoheni nga krijimi i risive të reja në fe, sepse çdo risi që krijohet në emër të fesë është bid’at (zakon i ri), dhe çdo zakon i ri është paudhësi. (Sunan Tirmidhi, Kitabul Ilm, Bab ma xha’a fil akhdhi bissuna, hadithi 2676; Sunan Abu Daud, Kitabus Sunna, Bab fi luzumis sunna, hadithi 4607) Ne, anëtarët e Xhematit Ahmadia, që pohojmë se e respektojmë Profetin e shenjtë s.a.v.s. dhe atij i bindemi, dhe që deklarojmë besnikërinë tonë të plotë, duhet ta mbajmë gjithnjë në mend këtë këshillë e këtë hadith të lartpërmendur. 112

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu Hazret Anesi r.a. rrëfen se Profeti i shenjtë s.a.v.s. ka thënë:- Kush i zotëron këto tri cilësi, shijon ëmbëlsinë e besimit: Së pari, Allahu xh.sh. dhe Profeti i Tij të jenë më të dashur ndaj tij se çdo gjë tjetër. Së dyti, ai ta dojë dikë vetëm për hir të Allahut xh.sh. Së treti, ai ta urrejë kthimin e vet në mosbesim, ashtu siç i frikësohet hedhjes në zjarr. (Sahih Buhari, Kitabul Iman, Bab halavatil iman) Hazreti Mesihu i Premtuar a.s. thotë: “Shihni se Allahu xh.sh. në Kuranin e Shenjtë thotë: 1 Ka vetëm një rrugë për t’u bërë i dashuri i Zotit, që të bindesh plotësisht ndaj Profetit të shenjtë s.a.v.s. ; dhe përveç kësaj rruge, nuk ka asnjë rrugë tjetër që mund të të lidhë ty me Zotin. Qëllimi i vetëm dhe më i lartë i njeriut duhet gjithnjë të jetë kërkimi i Zotit Një. Ai duhet të jetë larg shirkut e zakoneve të reja. Ai nuk duhet të bëhet pre e dëshirave, pasioneve, zakoneve dhe epsheve. Dëgjoni se unë edhe një herë ju them se njeriu nuk mund të arrijë sukses me anë të ndonjë rruge tjetër, përveç rrugës së vërtetë të Profetit të shenjtë s.a.v.s. Ne kemi vetëm një Profet s.a.v.s. ; dhe vetëm një Kuran të Shenjtë që i është zbritur atij. Dhe duke e ndjekur atë, ne mund ta gjejmë Zotin. “Zbulime” e zakone të reja të zbuluara prej hermetikëve e oshënarëve të sotëm, mënyra të ndryshme të mevludit e të hamajlive, të gjitha këto janë ato mjete që e çojnë njeriun larg rrugës së drejtë. Pra, ju duhet t’u shmangeni. Këta janë ata njerëz që tentuan ta thyenin Vulën e Profetëve, dhe 1 D.m.th. “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua. Kështu edhe Allahu do t’ju dojë...”(Ale Imran, 3:32) 113

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu

s.a.v.s.

shenjtë Duhet të jeni të bindur ndaj prijësve e

udhëheqësve tuaj dhe organizatës suaj; vetëm në këtë rast

mund të thuhet se ju e keni plotësuar besnikërisht të drejtën e

Bejtit. Lidhur me këtë, dëshiroj t’i paraqes disa hadithe.

Hazret Ubadah bin Samiti rrëfen se ne e kemi bërë solemnisht

zotimin e Bejtit në dorën e Profetit të shenjtë s.a.v.s. me kusht që

t’i dëgjojmë me vëmendje të gjitha urdhrat e porositë e tij qoftë

nëse i pëlqejmë ato ose jo.

(Sahih Buhari, Kitabul Ahkam, Bab kaifa jubajiul imam en-nas)

Abdur Rahman bin Amr Salma dhe Huxhr bin Huxhr rrëfejnë

se ne shkuam te Urbad bin Sariah i cili tha:- Një ditë Profeti i

Allahut na udhëhoqi namazin e mëngjesit, mandej na këshilloi

në mënyrë shumë bindëse e me mbresa të thella sa që sytë e

njerëzve filluan të lotonin dhe t’iu dridhen zemrat. Njëri prej të

pranishmëve i tha:- O Profet i Allahut! Siç duket kjo është

ligjërata e lamtumirës. Pra, çfarë këshillash na jepni? Ai s.a.v.s.

tha:- Unë ju këshilloj që t’i frikësoheni Allahut xh.sh. Dëgjoni e

binduni, edhe nëse Amiri (prijësi) juaj është një skllav zezak,

sepse së shpejti do të vijë koha kur ata që do të mbeten të gjallë

pas meje, do të shohin ndryshime e mospajtime të mëdha. Ju

duhet, pra, të më ndiqni mua dhe kalifat e mi të përudhur.

Kapini fuqimisht dhe qëndroni të palëkundur. Ju duhet të

shmangeni e të largoheni nga krijimi i risive të reja në fe, sepse

çdo risi që krijohet në emër të fesë është bid’at (zakon i ri), dhe

çdo zakon i ri është paudhësi.

(Sunan Tirmidhi, Kitabul Ilm, Bab ma xha’a fil akhdhi bissuna, hadithi

2676; Sunan Abu Daud, Kitabus Sunna, Bab fi luzumis sunna, hadithi 4607)

Ne, anëtarët e Xhematit Ahmadia, që pohojmë se e

respektojmë Profetin e shenjtë s.a.v.s. dhe atij i bindemi, dhe që

deklarojmë besnikërinë tonë të plotë, duhet ta mbajmë gjithnjë

në mend këtë këshillë e këtë hadith të lartpërmendur.

112

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!