Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community Bejtit - Ahmadiyya Muslim Community

ahmadiyya.islam.org
from ahmadiyya.islam.org More from this publisher
12.12.2012 Views

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu e Hazret Mesihut të Premtuar a.s. Këto bekime me të cilat jeni të pajisur sot, janë rezultat i atyre sakrificave të bëra nga stërgjyshit tuaj dhe janë pasojë të atyre lutjeve që i kanë bërë ata. Por, fatkeqësisht, ka disa sosh që në vend të gjunjëzoheshin para Zotit, duke shpenzuar në rrugën e Tij, janë bërë pre e vetëngazëllimit e vetëreklamimit, duke shpenzuar për zakone të kota me rastin e festave dasmore. Një sasi e madhe ushqimi harxhohet me rastin e valimës (gostia që shtrohet nga familja e dhëndrit pas kryerjes së ceremonisë martesore) ku përgatiten gjellëra e ushqime të llojllojshme vetëm për vetëreklamim. Si rezultat i kësaj, ata që janë më pak të pasur fillojnë të marrin hua, që ta përgatisin prikën e nuses e ta paraqesin publikisht. Disa prindër hyjnë në borxh vetëm nga frika e kritikës se mos flasin krushqit se bija e tyre nuk solli me vete pajë të madhe. Pra, familja e dhëndrit duhet të ketë frikën e Zotit. Mos i lejoni krushqit tuaj të varfër që të lidhen në prangat e borxhit, vetëm për shkak të zakoneve e të traditave dhe për ta krenuar e për të mbiçmuar veten, sepse ju pohoni se jeni anëtarë të Xhematit Ahmadia dhe deklaroni se do t’i zbatoni praktikisht dhjetë kushtet e Bejtit. Unë kam folur shkurtimisht lidhur vetëm me një zakon që i përket martesës. Në qoftë se e hap këtë temë më thellë, atëherë lidhur me ato zakone që i përkasin martesës do të mund të paraqiten shumë shembuj të atillë që krijojnë rezultate të padëshirueshme. Dhe kur shtohen zakone e tradita të tilla, atëherë njeriu bëhet i verbër. Dhe si rezultat i kësaj, hapi i tij vijues e çon atë në grackën e epsheve e të pasioneve, kurse bejtbërësi përbetohet se do ta frenojë veten nga epshet e nga pasionet, dhe për vete do të pranojë në tërësi autoritetin e Zotit e të Profetit të Tij s.a.v.s. Ç’kërkon prej nesh Zoti e Profeti i Tij s.a.v.s. ? Vetëm që t’i pranojmë porositë e tyre, duke iu shmangur epsheve e pasioneve. Allahu xh.sh. në Kuran thotë: 100

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu Por, nëse ata s’të japin përgjigje, atëherë ta dish se ata ndjekin vetëm dëshirat e tyre të këqija. Dhe kush është më i humbur se ai që, duke e lënë mbrapa udhëzimin e Allahut, ndjek dëshirat e veta të këqija. Me të vërtetë, Allahu nuk i tregon rrugë të drejtë popullit mizor. (El-Kases, 28:51) Në këtë ajet, Allahu xh.sh. jep një vendim shumë të qartë që na bën të ndrojtur se ata që i ndjekin epshet e dëshirat e tyre të kota, nuk do të përudhen kurrë. Ne në një anë deklarojmë se e kemi njohur dhe e kemi pranuar Imamin e Kohës, ndërsa në anën tjetër, megjithëse kemi bërë zotim e premtim me Imamin se do t’i braktisim zakonet e këqija, nuk e realizojmë premtimin tonë. A, mos vallë, jemi duke ecur së prapthi? Secili prej nesh duhet të analizojë veten. Nëse ne kemi marrë zotim e kemi bërë premtim të vërtetë dhe i frikësohemi Zotit Tonë; dhe nëse qëndrojmë besnikë ndaj zotimit tonë; nëse u shmangemi epsheve e pasioneve tona; nëse ne i drejtohemi Zotit Tonë të Dashur, duke e lavdëruar e duke e madhëruar Atë; atëherë Ai na jep myzhde për xhenetin e Vet, siç thotë: 101

Kushtet e Bejtit dhe përgjegjësitë e një ahmadiu

e Hazret Mesihut të Premtuar a.s. Këto bekime me të cilat jeni të

pajisur sot, janë rezultat i atyre sakrificave të bëra nga

stërgjyshit tuaj dhe janë pasojë të atyre lutjeve që i kanë bërë

ata. Por, fatkeqësisht, ka disa sosh që në vend të

gjunjëzoheshin para Zotit, duke shpenzuar në rrugën e Tij, janë

bërë pre e vetëngazëllimit e vetëreklamimit, duke shpenzuar

për zakone të kota me rastin e festave dasmore. Një sasi e

madhe ushqimi harxhohet me rastin e valimës (gostia që

shtrohet nga familja e dhëndrit pas kryerjes së ceremonisë

martesore) ku përgatiten gjellëra e ushqime të llojllojshme

vetëm për vetëreklamim. Si rezultat i kësaj, ata që janë më pak

të pasur fillojnë të marrin hua, që ta përgatisin prikën e nuses e

ta paraqesin publikisht. Disa prindër hyjnë në borxh vetëm nga

frika e kritikës se mos flasin krushqit se bija e tyre nuk solli

me vete pajë të madhe. Pra, familja e dhëndrit duhet të ketë

frikën e Zotit. Mos i lejoni krushqit tuaj të varfër që të lidhen

në prangat e borxhit, vetëm për shkak të zakoneve e të traditave

dhe për ta krenuar e për të mbiçmuar veten, sepse ju pohoni se

jeni anëtarë të Xhematit Ahmadia dhe deklaroni se do t’i

zbatoni praktikisht dhjetë kushtet e Bejtit.

Unë kam folur shkurtimisht lidhur vetëm me një zakon që i

përket martesës. Në qoftë se e hap këtë temë më thellë, atëherë

lidhur me ato zakone që i përkasin martesës do të mund të

paraqiten shumë shembuj të atillë që krijojnë rezultate të

padëshirueshme. Dhe kur shtohen zakone e tradita të tilla,

atëherë njeriu bëhet i verbër. Dhe si rezultat i kësaj, hapi i tij

vijues e çon atë në grackën e epsheve e të pasioneve, kurse

bejtbërësi përbetohet se do ta frenojë veten nga epshet e nga

pasionet, dhe për vete do të pranojë në tërësi autoritetin e Zotit

e të Profetit të Tij s.a.v.s. Ç’kërkon prej nesh Zoti e Profeti i Tij

s.a.v.s. ? Vetëm që t’i pranojmë porositë e tyre, duke iu shmangur

epsheve e pasioneve. Allahu xh.sh. në Kuran thotë:

100

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!