02.03.2017 Views

Shpjegimi i Selefizmit

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

detajuar. Prandaj, nuk mjafton që ne të themi vetëm, “Unë jam Musliman!”

ose “Medh’hebi im është Islami!” sepse çdo sekt e thotë atë! Rafiditë, Ibaditë,

Kadijanitë si dhe mjaft sekte të tjera!! Atëherë çfarë të dallon ty nga ato sekte?

Edhe sikur ti të thoje, “Unë jam Musliman i kapur pas Kur'anit dhe

Sunetit”, kjo poashtu nuk do të mjaftonte, për arsye se anëtarët e këtyre

sekteve - të Esh’arive, Maturidive dhe Hizbive - ata që të gjithë pretendojnë se

ndjekin këto burime poashtu. Kështu që, nuk ka dyshim se cilësimi i qartë, i

dallueshëm dhe vendimtar është që të thuash, “Unë jam Musliman i kapur

pas Kur'anit dhe Sunetit dhe pas Menhexhit të Selefus-Salih.” Dhe kjo

mund të thuhet më shkurtimisht duke thënë: “Unë jam Selefij.” Dhe në bazë

të kësaj, e vërteta e pamohueshme është që nuk mjafton që të mbështetesh tek

Kur'ani dhe Suneti pa Menhexhin e Selefëve, sepse ai (Menhexhi Selefij) i

shpjegon këto të dyja në kuptim dhe në ide, në dije dhe në vepra, në da’ue dhe

në xhihad.

Dhe ne e dimë se ata (Sahabët) Allahu qoftë i kënaqur me ta, nuk kapeshin me

fanatizëm pas një medh’hebi specifik apo pas një individi të caktuar. Nuk

kishte mes tyre ndonjë që të ishte Bekrij (ndjekës i Ebu Bekrit) apo ‘Umerij

(ndjekës i ‘Umerit) apo ‘Uthmanij (ndjekës i ‘Uthmanit) apo ‘Aleuij (ndjekës i

‘Aliut). Por, nëse ndonjëri prej tyre e kishte më të lehtë që të pyeste Ebu Bekrin

apo ‘Umerin apo Ebu Hurejrën, ai pyeste njërin prej tyre. Kjo për arsye se ata

besonin se përkushtimi i plotë e i pakushtëzuar ishte i ndaluar, me përjashtim

të një njeriu të vetëm. Dhe me të vërtetë ai ishte i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem), ai që nuk fliste nga epshet e tij, por vetëm shpallje që i

zbriste atij.

Dhe nëse do të uleshim përpara atyre që na kritikojnë - për hir të argumentit -

që ne të quhemi vetëm ‘Muslimanë’ pa i cilësuar vetet tona me Selefët,

ndonëse ky është një cilësim i nderuar dhe i saktë, atëherë a do hiqnin dorë ata

nga emërtimi i veteve të tyre me emrat e partive apo medh’hebeve apo rrugëve

të tyre, duke u mbështetur në faktin që ato emra as nuk kanë ardhur në Fe

dhe as nuk janë të sakta?

“Dhe ky kundërshtim që kemi mjafton për ne të dy,

dhe secili nxjerr ç’ka përbrenda e ta plas mu në sy.”

Allahu është Ai që të udhëzon në Rrugën e Drejtë. I pastër nga çdo e metë është

Ai, prej të Cilit në kërkojmë ndihmë.

Fundnota:

[1] - Transmetuar nga Muslimi (n. 2450).

[2] - Shiko Silsiletul-Ehadithus-Sahiha, (n. 179).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!