02.03.2017 Views

Shpjegimi i Selefizmit

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin pasi që i erdhi udhëzimi dhe

ndjek rrugë tjetër veç rrugës së Besimtarëve, Ne do ta lëmë atë në rrugën

të cilën e ka zgjedhur dhe do ta hedhim në Xhehenem – e sa përfundim i

keq.” [en-Nisa, 115]

Vërtet, Allahu ‘Azze ue Xhel është i pastër dhe larg nga çdo e e metë apo

mangësi. Dhe nuk ka asnjë hije dyshimi se fakti që Ai përmend këtu “Rrugën e

Besimtarëve” është vetëm për një urtësi dhe dobi të jashtëzakonshme e

gjithëpërfshirëse. Pra, aty tregohet një obligim i rëndësishëm: se ndjekja që i

bëjmë Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue

sel-lem) duhet të jetë në përputhje me rrugën që ndoqën Muslimanët e parë.

Dhe ata janë Shokët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem),

pastaj ata që erdhën pas tyre, pastaj ata që erdhën pas tyre. Dhe këtu thërret

dhe fton Da’ueti Selefij. Dhe pikërisht ky është prioriteti kryesor në hedhjen e

themeleve të Da’uetit dhe Menhexhit të Selefij në proçesin e edukimit.

Me të vërtetë, Da’ueti Selefij në realitet e bashkon Umetin, ndërsa çdo thirrje

tjetër shkakton vetëm ndarjen e Umetit. Allahu ‘Azze ue Xhel thotë:

(١١٩) َ لنيقِاِيَّا وَيَا اََُمَِمَ‏ ‏َن َ ا ‏ََنقَمَ‏ اوَنَمَ‏ َ نيِاَّا اَاّيَي اَي

“O ju që besoni! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të

sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” [et-Teube, 119]

Kështu që, kushdo që bën dallim midis Kur'anit dhe Sunetit nga njëra anë dhe

Selefus-Salih nga ana tjetër, atëherë ai nuk mund të jetë kurrë i sinqertë.

Kurse për sa i përket arsyes së dytë: grupet dhe partitë e sotme nuk i kthehen

aspak ndjekjes së “Rrugës së Besimtarëve” që është përmendur në ajet. Janë

edhe disa hadithe që e konfirmojnë dhe e mbështesin më tej ajetin, siç është

hadithi i shtatëdhjetë e tri sekteve. Të gjitha ato do të jenë në zjarr përveç

njërit. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i përshkroi ata si: “Ai

(grup) që ndjek rrugën ku jam unë dhe shokët e mi sot.” [3]

Ky hadith i ngjan ajetit ku përmenet “Rruga e Besimtarëve”. Gjithashtu, është

edhe hadithi i el-‘Irbad Ibn Sarije (radij-Allahu ‘anhu), ku ai (sal-lAllahu ‘alejhi

ue sel-lem) ka thënë: “Mbahuni fort pas Sunetit tim dhe Sunetit të

Khalifëve të udhëzuar mbas meje.” [4] Kështu që, paskemi dy Sunete:

Suneti i të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe Suneti i Khalifëve të

drejtë.

Prandaj, nuk ka dyshim se ne - të cilët kemi ardhur më mbas - duhet të

kthehemi tek Kur'ani, Suneti dhe “Rruga e Besimtarëve”. Dhe neve nuk na

lejohet që të themi: Ne mund ta kuptojmë Kur'anin dhe Sunetin vetë, pa u

kthyer në rrugën në të cilën kanë qenë Selefus-Salih (të Parët e Mirë).”

Dhe duhet të ketë një cilësim në këtë kohë që të bëjë dallimin dhe të jetë i

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!