02.03.2017 Views

Shpjegimi i Selefizmit

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Dhe përveç kësaj,ai është një cilësim që i sjell nder atij që cilësohet me të dhe

ia bën të lehtë atij rrugën e Grupit të Shpëtuar. Dhe kjo nuk zbatohet tek asnjë

prej atyre që cilësohen me diçka tjetër, ngase ata nuk mund të shpëtojnë dot

nga dy gjëra. Ose ai është cilësim me një individ të caktuar që nuk është i

pagabueshëm, ose është cilësim me një grup njerëzish që ndjekin menhexhin

(metodologjinë) e këtij individi që nuk është i pagabueshëm. Pra, nga të dyja

anët nuk ka pagabueshmëri (në cilësimet e tyre). Por ndryshe nga këto është

pagabueshmëria (në tërësi) e Shokëve të Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sellem).

Dhe kjo është ajo që ne jemi urdhëruar që të kapemi fort, pra është

Suneti i tij dhe Suneti i Sahabëve mbas tij.

Dhe ne duhet të këmbëngulim dhe të theksojmë fuqishëm se kuptimi i Librit të

Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duhet të

jetë në përputhje me menhexhin (metodologjinë) e Sahabëve të tij (sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem), në mënyrë që ne të jemi tek e pagabueshmja, që të mos

anojmë djathtas apo majtas, ose që të mos devijojmë me ndonjë kuptim që

buron vetëm nga vetet tona, për të cilin nuk gjen argument as në Librin e

Allahut dhe as në Sunetin e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Për më tepër, përse është e pamjaftueshme për ne që të cilësohemi (vetëm) me

Kur'anin dhe Sunetin? Arsyeja kthehet tek dy çështje: çështja e parë ka të bëjë

metekstet fetare, kurse çështja e dytë ka të bëjë me ekzistencën e grupeve

të shumta Islamike.

Për sa i përket arsyes së parë, ne gjejmë në tekstet fetare një urdhër për t’iu

bindur diçkaje tjetër që lidhet me Kur'anin dhe Sunetin, siç gjendet në thënien

e Allahut:

وِنْكَنْا َ وْلِا اَاَا ‏ِو َ لنَُمرَا اَاَُِيَِمَ‏ ‏َن َ ا اَُِيَِمَ‏ اوَنَمَ‏ َ نيِاَّا اَاّيَي اَي

“O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe

atyre që janë në drejtimin dhe udhëheqjen tuaj.” [en-Nisa, 59]

Pra, nëse do të ishte dikush që udhëheq, të cilit Muslimanët i kishin dhënë

besën, atëherë do të ishte obligim për ta që t’i bindeshin atij ashtu siç do të

ishte obligim që t’u bindeshin Kur'anit dhe Sunetit. Edhe nëse ai apo ata që

janë me të bëjnë gjynahe, prapëseprapë do të jetë obligim që t’i bindesh atij me

qëllim që të largosh dëmin e mospajtimit në mendime. Por kjo duke qenë në

përputhje me kushtin e mirënjohur: “Nuk ka bindje ndaj krijesës duke mos iu

bindur Krijuesit.” [2]

Dhe Allahu i Lartësuar thotë:

وَلِيلََ‏ اََُياَسْا ََ يَنننَا اََِلْ‏ صِهِا ‏ََمَ‏ نت وَي ‏َِمَ‏ ‏َهِا َ ‏ْيَنْ‏ وِنِيَّا ‏َُنِيبِا ‏ََيْلَا اَاَبننِيْا َ ‏ْيَعَا ‏َهَ‏ ا ‏ََنَينَّا وَي ‏َِِْعِا وِّْا َ لنَُمرَا اَقَياِشِا اَوَّْا

(١١٥)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!