Shpjegimi i Selefizmit

02.03.2017 Views

Për më tepër, dijetarët e kanë përdorur fjalën Selef shumë herë, sa që zor se mund të numërohet. Neve na mjafton një shembull, që është fjala që kanë përdorur ata në luftën e tyre kundër bidateve: “Çdo e mirë gjendet në ndjekjen e Selefëve (të Parëve), kurse çdo e keqe gjendet në bidatet e Khalefëve (të Mëvonshmëve).” Megjithatë, janë disa që pretendojnë se kanë dije, të cilët e mohojnë këtë cilësim kinse nuk paska bazë për të! Dhe ata thonë: “Nuk i lejohet Muslimanit që të thotë, “Unë jam Selefij”. Pra, është njësoj sikur ai po thotë se nuk i lejohet Muslimanit që të thotë, “Unë ndjek të Parët e Mirë (es- Selefus-Salih) në Akijden, ibadetin dhe metodologjinë që kanë qenë ata! Nuk ka dyshim se një refuzim i tillë - nëse ata kanë për qëllim këtë - kjo do të thotë në mënyrë të pashmangshme se ai po e distancon veten e tij nga Islami i saktë në të cilin kanë qenë të Parët e Mirë, në krye të të cilëve qëndronte Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), sikurse tregohet në hadithin muteuatir që gjendet tek dy Sahihët dhe në librat e tjerë, se ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre.” Kështu që nuk i lejohet Muslimanit që ta distancojë veten e tij nga cilësimi me të Parët e Mirë, ndërsa nëse ai do të distancohej nga çdo cilësim tjetër, dijetarët nuk do të mund ta cilësonin atë me kufër apo me ndonjë gjynah. Kurse ai që e mohon këtë emër për veten e tij, a nuk keni për ta parë atë që cilësohet me një nga këto medh’hebet?! Qoftë ky medh’heb që ka të bëjë me Akijden ose me Fik’hun? Kështu, ai ose është Esh’ari ose është Maturidi. Ose ndoshta ai është prej Ehlul-Hadithit, ose Hanefi, ose Shafi’i, ose Maliki ose Hanbeli ose çfarëdoqoftë tjetër që hyn në titullin e “Ehlus-Sunneh uel- Xhema’ah” (Pasuesit e Sunetit dhe Xhematit). Por pavarsisht kësaj, ai që cilësohet me medh’hebin Esh’ari apo me një nga katër medh’hebet (e fik’hut), ai në fakt cilësohet me individë që nuk janë të pagabueshëm - padyshim - megjithëse mes tyre ka patur dijetarë që kanë qenë të saktë (në fetvatë e tyre). Do të doja të dija përse ai nuk i refuzon të tilla cilësime me individë që nuk janë të pagabueshëm? Ndërsa ai që e cilëson veten e tij me të Parët e Mirë (es-Selefus-Salih), atëherë me të vërtetë ai e cilëson veten e tij me pagabueshmërinë (‘ismeh) në kuptimin e përgjithshëm të fjalës. Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka përmendur se një nga shenjat e Grupit të Shpëtuar (el-Firkatun-Naxhi’e) është se ata kapen fort pas rrugës së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe rrugës së Shokëve të tij. Dhe kushdo që kapet fort pas rrugës së tyre, atëherë nuk ka dyshim se ai është në udhëzimin e Zotit të tij.

Dhe përveç kësaj,ai është një cilësim që i sjell nder atij që cilësohet me të dhe ia bën të lehtë atij rrugën e Grupit të Shpëtuar. Dhe kjo nuk zbatohet tek asnjë prej atyre që cilësohen me diçka tjetër, ngase ata nuk mund të shpëtojnë dot nga dy gjëra. Ose ai është cilësim me një individ të caktuar që nuk është i pagabueshëm, ose është cilësim me një grup njerëzish që ndjekin menhexhin (metodologjinë) e këtij individi që nuk është i pagabueshëm. Pra, nga të dyja anët nuk ka pagabueshmëri (në cilësimet e tyre). Por ndryshe nga këto është pagabueshmëria (në tërësi) e Shokëve të Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sellem). Dhe kjo është ajo që ne jemi urdhëruar që të kapemi fort, pra është Suneti i tij dhe Suneti i Sahabëve mbas tij. Dhe ne duhet të këmbëngulim dhe të theksojmë fuqishëm se kuptimi i Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duhet të jetë në përputhje me menhexhin (metodologjinë) e Sahabëve të tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), në mënyrë që ne të jemi tek e pagabueshmja, që të mos anojmë djathtas apo majtas, ose që të mos devijojmë me ndonjë kuptim që buron vetëm nga vetet tona, për të cilin nuk gjen argument as në Librin e Allahut dhe as në Sunetin e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Për më tepër, përse është e pamjaftueshme për ne që të cilësohemi (vetëm) me Kur'anin dhe Sunetin? Arsyeja kthehet tek dy çështje: çështja e parë ka të bëjë metekstet fetare, kurse çështja e dytë ka të bëjë me ekzistencën e grupeve të shumta Islamike. Për sa i përket arsyes së parë, ne gjejmë në tekstet fetare një urdhër për t’iu bindur diçkaje tjetër që lidhet me Kur'anin dhe Sunetin, siç gjendet në thënien e Allahut: وِنْكَنْا َ وْلِا اَاَا ‏ِو َ لنَُمرَا اَاَُِيَِمَ‏ ‏َن َ ا اَُِيَِمَ‏ اوَنَمَ‏ َ نيِاَّا اَاّيَي اَي “O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe atyre që janë në drejtimin dhe udhëheqjen tuaj.” [en-Nisa, 59] Pra, nëse do të ishte dikush që udhëheq, të cilit Muslimanët i kishin dhënë besën, atëherë do të ishte obligim për ta që t’i bindeshin atij ashtu siç do të ishte obligim që t’u bindeshin Kur'anit dhe Sunetit. Edhe nëse ai apo ata që janë me të bëjnë gjynahe, prapëseprapë do të jetë obligim që t’i bindesh atij me qëllim që të largosh dëmin e mospajtimit në mendime. Por kjo duke qenë në përputhje me kushtin e mirënjohur: “Nuk ka bindje ndaj krijesës duke mos iu bindur Krijuesit.” [2] Dhe Allahu i Lartësuar thotë: وَلِيلََ‏ اََُياَسْا ََ يَنننَا اََِلْ‏ صِهِا ‏ََمَ‏ نت وَي ‏َِمَ‏ ‏َهِا َ ‏ْيَنْ‏ وِنِيَّا ‏َُنِيبِا ‏ََيْلَا اَاَبننِيْا َ ‏ْيَعَا ‏َهَ‏ ا ‏ََنَينَّا وَي ‏َِِْعِا وِّْا َ لنَُمرَا اَقَياِشِا اَوَّْا (١١٥)

Për më tepër, dijetarët e kanë përdorur fjalën Selef shumë herë, sa që zor se

mund të numërohet. Neve na mjafton një shembull, që është fjala që kanë

përdorur ata në luftën e tyre kundër bidateve:

“Çdo e mirë gjendet në ndjekjen e Selefëve (të Parëve),

kurse çdo e keqe gjendet në bidatet e Khalefëve (të Mëvonshmëve).”

Megjithatë, janë disa që pretendojnë se kanë dije, të cilët e mohojnë këtë

cilësim kinse nuk paska bazë për të! Dhe ata thonë: “Nuk i lejohet

Muslimanit që të thotë, “Unë jam Selefij”. Pra, është njësoj sikur ai po thotë

se nuk i lejohet Muslimanit që të thotë, “Unë ndjek të Parët e Mirë (es-

Selefus-Salih) në Akijden, ibadetin dhe metodologjinë që kanë qenë ata!

Nuk ka dyshim se një refuzim i tillë - nëse ata kanë për qëllim këtë - kjo

do të thotë në mënyrë të pashmangshme se ai po e distancon veten e tij

nga Islami i saktë në të cilin kanë qenë të Parët e Mirë, në krye të të

cilëve qëndronte Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), sikurse

tregohet në hadithin muteuatir që gjendet tek dy Sahihët dhe në librat e

tjerë, se ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim, pastaj ata që vijnë pas tyre,

pastaj ata që vijnë pas tyre.”

Kështu që nuk i lejohet Muslimanit që ta distancojë veten e tij nga cilësimi me

të Parët e Mirë, ndërsa nëse ai do të distancohej nga çdo cilësim tjetër, dijetarët

nuk do të mund ta cilësonin atë me kufër apo me ndonjë gjynah.

Kurse ai që e mohon këtë emër për veten e tij, a nuk keni për ta parë atë që

cilësohet me një nga këto medh’hebet?! Qoftë ky medh’heb që ka të bëjë me

Akijden ose me Fik’hun? Kështu, ai ose është Esh’ari ose është Maturidi. Ose

ndoshta ai është prej Ehlul-Hadithit, ose Hanefi, ose Shafi’i, ose Maliki ose

Hanbeli ose çfarëdoqoftë tjetër që hyn në titullin e “Ehlus-Sunneh uel-

Xhema’ah” (Pasuesit e Sunetit dhe Xhematit). Por pavarsisht kësaj, ai që

cilësohet me medh’hebin Esh’ari apo me një nga katër medh’hebet (e fik’hut),

ai në fakt cilësohet me individë që nuk janë të pagabueshëm - padyshim -

megjithëse mes tyre ka patur dijetarë që kanë qenë të saktë (në fetvatë e tyre).

Do të doja të dija përse ai nuk i refuzon të tilla cilësime me individë që nuk janë

të pagabueshëm?

Ndërsa ai që e cilëson veten e tij me të Parët e Mirë (es-Selefus-Salih), atëherë

me të vërtetë ai e cilëson veten e tij me pagabueshmërinë (‘ismeh) në kuptimin

e përgjithshëm të fjalës. Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka

përmendur se një nga shenjat e Grupit të Shpëtuar (el-Firkatun-Naxhi’e)

është se ata kapen fort pas rrugës së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi

ue sel-lem) dhe rrugës së Shokëve të tij. Dhe kushdo që kapet fort pas rrugës së

tyre, atëherë nuk ka dyshim se ai është në udhëzimin e Zotit të tij.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!