02.03.2017 Views

Shpjegimi i Selefizmit

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Allahu thotë:

“Ju janë ndaluar juve kashfët e ngordhura.” (5:6)

Pra e gjetëm përgjigjen në Kuran apo jo? Por ne duhet të vazhdojmë të

shikojmë nëse ka ndonjë gjë në Sunnet që i përgjigjet këtij ajeti apo e kufizon

atë. Po, kjo është përgjigja jonë. Prandaj dijetarët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse

ti kombinojnë mes Kuranit dhe Sunnetit. Çështja është ashtu siç ka thënë i

Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem:

“Të mos qëndrojë ndonjë prej jush i shtrirë në shtratin e tij duke thënë:

Ky është Libri i Allahut dhe çdo gjë hallall që gjejmë aty themi se është e

lejuar dhe çdo gjë haram që gjejmë aty themi se është e ndaluar(duke e

përjashtur Sunnetin).”

“Në të vërtetë juve ju është dhënë Kurani dhe diçka e ngjashme (Sunneti)

me të.”

Dhe atë që e ka ndaluar i Dërguari i Allahu është njëlloj sikur Allahu e ka

ndaluar. Kështu që ska mundësi e rrugë që dikush të ndajë Kur’anin me

Sunnetin. Dhe kushdo që thotë : “Ne do ta interpretojmë Kuranin me

Kur’an dhe pastaj me Sunnet.” Ky person ka vepruar kështu sipas këtij

hadithi munker. Por ne e intepretojmë Kuranin me Kuran dhe Sunnet së

bashku. Pastaj nëse nuk gjejmë kuptimin e një ajeti as në Kur’an e as në

Sunnet, atëherë ne i kthehemi të parëve tanë të devotshëm (Selefus-Salih) në

veçanti Sahabëve (shokëve të profetit alejhi selam), të cilët i dëgjuan

drejtpërdrejt fjalët e Allahut nga Profeti (sal Allahu alejhi ue selem). Për

mendimin tim , më e pakta që mund të them (për këtë person) dhe nuk e di

nivelin e dijes së tij, me pakta që mund të thuhet është që ai është neglizhent (

i pakujdesshëm) ndaj këtij fakti. Dhe në realitet kjo është një neglizhencë e

madhe nga ana e tij sidomos pas gjykimit të ashpër që jep se kush nuk

pendohet duhet të vritet. Kështu që përgëzojeni atë me lajmin që unë akoma

këmbëngul se unë jam Selefi sipas Librit (Kur’anit) , Sunnetit dhe sipas

metodologjisë së të parëve tanë të devotshëm (Selefus-Salih). Dhe kush nuk

punon me këtë medhheb, atëherë nuk ka dallim mes atij dhe një rafidiu

(shitët), dhe kjo është e njëjta gjë çfarë bëri al-Hadadi.”

Pyetësi: “Dhe ne jemi me ty o shejkh!”

Përgjigje: “Allahu ju shpërbleftë!”

01. Imam Albani paralajmëron Selefitë. Përktheu: Bekim Gashi, Valdet

Gashi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!