02.03.2017 Views

Shpjegimi i Selefizmit

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

“… porse (Muhammedi është) i dërguari i Allahut dhe vula e profetëve.”

(33:40)

Si kanë mundur ta thonë një gjë të tillë kur transmetohen kaq shumë hadithe

të sakta, ku thuhet: “Nuk ka profet tjetër pas meje?” E pra, ata e

interpretuan Kur’anin dhe Sunnetin duke mos e komentuar ashtu siç e

komentuan të parët tanë të mirë.

Pa pasur asnjë lloj mosmarrëveshjeje gjatë historisë së tyre, myslimanët kanë

qenë të një mendimi në lidhje me këtë pikë, derisa erdhi ky mashtrues i

humbur me emrin Mirza Gulam Ahmed el-Kadjani, i cili pretendonte se ishte

profet. Ky njeri ka një histori të gjatë por vendi nuk na i lejon të merremi me të.

Pas këtij njeriu u mashtruan shumë prej atyre që nuk kishin dije për këto të

vërteta (Kur’anin, Sunnetin dhe rrugën e të parëve), të cilat janë pengesë për

myslimanin për të mos devijuar djathtas e majtas, siç devijuan Kadjanitë me

gënjeshtarin e madh të tyre, i cili shtirej sikur ishte profet.

Por çfarë bënë me ajetin:

فههَت الادعف ‏َع معمبعاعف ‏َُف عَسََرع ف ‏َع هعِ‏ د

“… porse (Muhammedi është) i dërguari i Allahut dhe vula e profetëve.”

(33:40)

Thanë se “…vula e profetëve” nuk ka kuptimin se nuk ka profet tjetër pas tij,

por kuptimi i saj është “zbukurim i profetëve”, ashtu sikurse unaza është

zbukurim i gishtit, po ashtu edhe Muhammedi është zbukurim i profetëve.

Pra, ata nuk e mohuan ajetin dhe nuk thanë që këtë ajet nuk e ka zbritur

Allahu në zemrën e Muhammedit, por mohuan kuptimin e tij të vërtetë.

Atëherë, çfarë vlere ka besimi vetëm në shprehje pa e besuar kuptimin e tyre të

vërtetë?

Nëse në këtë të vërtetë nuk ka pikë dyshimi, atëherë cila është rruga për të

arritur deri tek njohja e kuptimeve të vërteta që i përkasin Kur’anit dhe

Sunnetit? E njohët rrugën!

Pra, nuk duhet të mbështetemi vetëm tek njohuritë gjuhësore dhe kategoritë

gramatikore të saj, e ta komentojmë Kur’anin dhe Sunnetin sipas tekeve tona,

traditave, zakoneve, apo medhëhebeve e tarikateve që kemi, por siç thuhet, -

dhe me këtë po e mbylli këtë fjalim: “të gjitha mirësitë vinë nga ndjekja e të

parëve, ndërsa të gjitha të këqijat shkaktohen nga bidatet e të mëvonshmëve”.

Shpresoj që të gjitha këto që thamë janë rikujtim për atë që i thërret arsyes,

dëgjon me vëmendje dhe është dëshmitarë (për këtë që thamë)!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!