02.03.2017 Views

Shpjegimi i Selefizmit

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) janë transmetuar shumë hadithe autentike

për këtë temë, saqë është e pamundur të vihet në dyshim.

Interpretimi i tyre i gabuar për Kur’anin i shtyu ata që të mohojnë hadithet e

sakta të Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) dhe kështu nuk konsiderohen prej

grupit të shpëtuar.

“Në atë, në të cilën jam unë dhe shokët e mi.” I Dërguari i Allahut ishte i

besimit se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre, siç thotë në hadithin e

transmetuar tek Buhariu dhe Muslimi nga një grup shokësh të Profetit (sal

Allahu alejhi ue selem) , siç janë Ebu Seid el Hudrij, Enes bin Malik, Ebu

Bekër, etj.

I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Me të vërtetë do ta shihni Zotin tuaj Ditën e Kiametit, ashtu siç e shihni

hënën natën kur ajo është e plotë. Nuk do të shtyheni për ta parë Atë.”

E pra, kuptimi është se nuk do të dyshoni në të parit e Tij, ashtu siç nuk

dyshoni në të parit e hënës së plotë, ndërsa qielli është i pastër d.m.th. nuk ka

re që të pengojnë për ta parë atë. Ata i mohuan këto hadithe me mendjet e tyre,

e kështu as nuk iu bindën atyre e as nuk i besuan ato, për shkak të besimit të

tyre të dobët.

Ky shembull është një fakt se si kanë gabuar në të kaluarën disa grupe, dhe po

të njëjtën gjë po e bëjnë edhe sot e kësaj dite Hauarixhët e prej tyre grupi

Ibadijeh, të cilët kohët e fundit janë bërë aktivë në thirrjen e tyre të humbur.

Ata sot kanë publikime e predikime, me të cilat po ringjallin shtrembërimet e

vjetra me të cilat njiheshin Hauarixhët që nga kohët e hershme, prej tyre është

edhe shikimi në Allahun e Madhëruar në Xhennet.

Tani po u jap një shembull tjetër aktual: Kadjanitë; -ndoshta keni dëgjuar për

ta. Këta njerëz thonë ashtu siç themi edhe ne: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër

përveç Allahut, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij”,

falin pesë kohët e namazit, po ashtu edhe namazin e xhumasë, kryejnë haxhin

në Meke e bëjnë Umre, -por ata na kundërshtojnë neve në shumë çështje të

besimit.

Prej këtyre çështjeve është edhe ajo se ata thonë se: ‘Profetësisë nuk i është

mbyllur dera. Thonë se pas Muhammedit do të vinë profetë të tjerë dhe

pretendojnë se njëri prej tyre ka ardhur në Kadjan, provincë e Indisë’. Kush

nuk beson në këtë profet, sipas tyre është jobesimtar. Si guxojnë ta thonë një

gjë të tillë kur ajeti Kur’anor është mjaft i qartë:

فههَت الادعف ‏َع معمبعاعف ‏َُف عَسََرع ف ‏َع هعِ‏ د

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!