02.03.2017 Views

Shpjegimi i Selefizmit

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Për këtë ekzistojnë fakte në Kur’an dhe me dhjetëra fakte në hadithet e të

Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem). Si mundën që ta mohonin këtë mirësi

disa prej sekteve të mëhershme dhe të sotme?

Kur jemi tek sektet që kanë lindur në kohët e hershme, – fjala është për

Mutezilitë- ; mesa di unë, sot nuk ekziston asnjë grup në faqe të dheut që të

thotë: ‘ne jemi mutezilij’, ‘ne jemi në rrugën e mutezilive’. Unë kam parë një

njeri ahmak i cili deklaronte se ishte mutezili dhe mohonte disa të vërteta të

fesë, sepse i ishte mbështetur në mendjen e vet.

Mutezilitë e mohuan këtë mirësi dhe thanë me mendjet e tyre të dobëta se

është e pamundur të shihet Allahu i Lartësuar. Çfarë bënë? A e mohuan

Kur’anin? Allahu thotë në Kur’anin famëlartë:

هعمر عع اف ععتلْعم َ هعع هَمَ‏ عع اف َ اعََعم ‏َف ََ ‏َََيف

“Atë ditë do të ketë fytyra të ndriçuara, që shikojnë në Zotin e tyre..”

(75:22-23)

A e mohuan këtë ajet? Jo, nëse do ta mohonin do të bënin kufër e do të dilnin

nga feja. Mirëpo deri më sot pasuesit e vërtetë të Sunnetit i kanë gjykuar

Mutezilitë si të devijuar. Por nuk i shohin ata jashtë islamit, sepse ata nuk e

mohuan këtë ajet, por mohuan kuptimin e tij të vërtetë, kuptim të cilit i ka

ardhur shpjegimi në Sunnet, siç edhe do ta sqarojmë.

Allahu i Madhëruar na bën të ditur për besimtarët që do të jenë në Xhennet

duke thënë:

هعمر عع اف تلْعمععف َ هعع هَمَ‏ عع اف َ اعََعم ‏َف ََ ‏َََيف

“Atë ditë do të ketë fytyra të ndriçuara, që shikojnë në Zotin e tyre..”

(75:22-23)

Ata e interpretuan dhe e shtrembëruan atë, besuan në këtë ajet në të

shprehur, ndërsa e mohuan kuptimin e tij.

Dijetarët thonë se fjalët janë ndërtime kuptimore, dhe nëse besojmë vetëm

aspektin e të shprehurit e mohojmë kuptimin e tyre, atëherë ky besim nuk ka

vlerë dhe nuk mjafton aspak. Përse këta njerëz e mohuan këtë lloj shikimi?

Sepse mendja është shumë e ngushtë që të përfytyrojë e imagjinoj –ngase

njeriu është krijesë e pafuqishme- se njeriu do të jetë i aftë ta shoh Allahun pa

pengesë, ashtu siç e patën kërkuar çifutët nga Musai.

Allahu tregoi paaftësinë e tyre, siç e gjejmë në tregimin më se të njohur, kur

thotë:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!