02.03.2017 Views

Shpjegimi i Selefizmit

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Tani që u bë e qartë rëndësia e çështjes së të parëve tanë të mirë, duhet që të

marrim disa shembuj praktikë.

Që në kohët e hershme myslimanët janë përçarë në grupacione të ndryshme,

siç dini për mutezilitë, murxhitë, hauarixhët, zejditë pa përmendur shijat,

rafidat etj.

Nuk ka asnjë prej këtyre grupeve sado të humbur që të jenë, që të mos

bashkohen me pjesën tjetër të myslimanëve në parimin se: ne mbështetemi në

Kur’an dhe Sunnet.

Asnjë prej tyre nuk thotë se nuk mbështetet në Kur’an dhe Sunnet, sepse nëse

dikush do ta thoshte këtë, do të dilte tërësisht prej islamit.

Atëherë, përse gjithë kjo përçarje përderisa të gjithë pretendojnë se bazohen në

Kur’an dhe Sunnet?

Kjo mbështetje nuk mund ndodhë kur nuk mbështetesh edhe në shtyllën e

tretë: të parët tanë të mirë; duke vënë në dukje edhe diçka tjetër. Atë se

Sunneti ndryshon shumë nga Kur’ani fisnik, për vetë faktin se Kur’ani është i

ruajtur dhe i tubuar përbrenda dy kapakëve të Mus’hafit, siç e dinë të

gjithë.

Ndërsa Sunneti, së pari duhet thënë se është i shpërndarë nëpër qindra libra,

për të mos thënë në mijëra libra, një pjesë e madhe e të cilëve vazhdojnë të jenë

në një botë të panjohur, në botën e dorëshkrimeve.

Edhe librat e njohura sot përmbajnë hadithe autentike dhe të dobëta. Ata të

cilët bazohen në Sunnet, qofshin nga ata që i përkasin pasuesve të Sunnetit

dhe në metodologjinë e të parëve tanë të mirë, apo qofshin nga grupet e tjera,

shumë prej tyre nuk e dallojnë Sunnetin autentik nga ai i dobët dhe bien në

kundërshtim me Kur’anin dhe Sunnetin për shkak të mbështetjes tek hadithet

e dobëta apo të shpikura.

Ajo çka dua të them është se disa prej grupeve të cilat i përmendëm, mohojnë

disa të vërteta Kur’anore dhe të vërteta nga hadithet profetike. Kjo gjë ka

ndodhur në kohë të hershme dhe të sotme.

Kur’ani famëlartë u tregon dhe i përgëzon besimtarët me një mirësi mjaft të

madhe, të cilën do ta arrijnë ditën kur do e takojnë Allahun e Madhëruar, në

Xhennet, ku Ai do tu shfaqet atyre dhe ata (besimtarët) do ta shohin Atë, siç

thotë një nga dijetarët Selefij:

“Do ta shohin besimtarët Allahun pa pyetur ‘si’ dhe pa përngjasim dhe pa

shëmbëllim me askënd.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!