02.03.2017 Views

Shpjegimi i Selefizmit

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) – fjalët praktikën dhe

aprovimin e tij.

Nëse i kthehemi Sunnetit autentik në lidhje me çështjen e parë me të cilën

sprovohen shumë prej myslimanëve, për të mos thënë shumica e tyre, duke

kundërshtuar fjalët e të Dërguarit të ndershëm (sal Allahu alejhi ue selem) e që

është ‘të pirët në këmbë’. Sahabet kanë pirë në këmbë, kanë mbajtur flori, kanë

veshur mëndafsh. Këto janë të vërteta dhe nuk mund të mohohen.

Por, a i aprovoi ato i Dërguari?

Përgjigja është: për disa gjëra tërhoqi vërejtjen e disa i aprovoi.

Ajo për të cilën tërhoqi vërejtjen u kategorizua tek të ndaluarat dhe ajo që

aprovoi u klasifikua tek të lejuarat.

Tërhoqi vërejtjen nga pirja në këmbë në hadithe të shumta, gjë të cilën nuk

dua të thellohem për të mos dalë nga tema e për të lënë kohë për pyetjet tuaja

dhe për arsye se kjo çështje kërkon një trajtim të veçantë.

Më mjafton t’ua përmend juve një hadith autentik, të cilin e transmeton imam

Muslimi në Sahihun e tij nga Enes bin Maliku (radija Allahu anhu) se ka thënë:

“E ka ndaluar i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) të pirët në

këmbë.”

Në një transmetim tjetër thuhet se:

“I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) e ka qortuar nga të pirët

në këmbë.”

Atëherë ajo që është vepruar, siç mësojmë nga hadithi i Ibën Umerit në kohën e

të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem), u ndalua më vonë dhe kështu u

shndërrua në çështje të anuluar përmes ndalimit të vetë të Dërguarit.

Për sa i përket pjesës së dytë të hadithit, që lidhet me të ngrënurit duke ecur,

nuk na ka ardhur ndonjë ndalim nga ana e të Dërguarit të Allahut (sal Allahu

alejhi ue selem).

Kështu pra, nga ky aprovim përfituam një gjykim të sheriatit. Po mjaftohem me

kaq në këtë sqarim që ka të bëj me domosdoshmërinë e mbështetjes në të

kuptuarit e Kur’anit dhe Sunnetit sipas të parëve tanë të mirë.

E jo që njeriu të pavarësohet në të kuptuarit e Kur’anit dhe Sunnetit vetëm në

njohuritë personale të çdonjërit prej nesh, për të mos thënë në injorancën

individuale.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!