02.03.2017 Views

Shpjegimi i Selefizmit

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Për këtë arsye Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an, duke iu drejtuar Profetit të

Tij (sal Allahu alejhi ue selem):

َ هعاَْ‏ اَف هََلرع ف ‏َعم ه ‏ْهَمل ف ه بَتعالدعف فهَلَِععف َ هعاَلعف ‏َع ‏ُع هَعهَهعم

“Dhe Ne ta zbritëm ty Kur’anin që t’ua shpjegosh njerëzve atë që u është

zbritur atyre.”

A mundet një mysliman arab, i cili mund të jetë Sibeuejhi (njëri prej dijetarëve

më të shquar të gjuhës arabe) i kohës së tij për shkak të njohjes së gjuhës

arabe -të letërsisë dhe etikës së saj-, i aftë ta kuptojë Kur’anin pa pasur nevojë

për mësimet e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem)?

Përgjigja është: ‘Jo’.

Në të kundërt fjala e Allahut:

َ هعاَْ‏ اَف هََل رع ف ‏َعم ه ‏ْهَمل ف ه بَتعالدعف فهَلَِععف

“…që t’ua shpjegosh njerëzve atë që u është zbritur atyre.”

Do të kishte qenë vetëm një tallje! Larg saj qoftë.

Atëherë kushdo që mundohet të kuptojë Kur’anin pa u mbështetur në mësimet

e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem), veçse ka humbur në një humnerë të

thellë. Pastaj, a ka mundësi ky njeri që të kuptojë Kur’anin dhe Sunnetin pa

pasur nevojë për udhëzimin e Sahabeve?

Përgjigja është përsëri: Jo.

Kjo sepse ata janë që na i përcollën së pari fjalët e Kur’anit, të cilin e zbriti

Allahu në zemrën e Muhammedit (sal Allahu alejhi ue selem) dhe së dyti na

përcollën shpjegimin e tij (sal Allahu alejhi ue selem) i cili u përmend në ajetin

e mëparshëm dhe mënyrën se si ai i praktikoi mësimet e Kur’anit famëlartë.

Këtu më duhet patjetër që të ndalem pak.

Sqarimi i Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) është tre lloje:

01 - Nëpërmjet fjalëve të tij.

02 - Veprimeve të tij.

03 - Aprovimit të tij.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!