02.03.2017 Views

Shpjegimi i Selefizmit

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ugën e besimtarëve të kësaj kohe?

Përgjigja është: Jo. Fjala është për kohët e hershme, posaçërisht periudhën e

parë – periudhën e Sahabeve, të parët tanë të mirë.

Vetëm ata, duhet të jenë shembull ynë për t’i pasuar. Prandaj, thirrja jonë

ngrihet mbi tre shtylla: mbi Kur’anin, Sunnetin dhe pasimin e të parëve tanë të

mirë. Kushdo që pretendon se pason Kur’anin dhe Sunnetin, por nuk i pason

të parët e mirë dhe këtë e tregon nëpërmjet veprave e ndoshta e shpreh dhe me

gojën e tij, duke thënë:

‘ata janë njerëz sikurse edhe ne që jemi njerëz’; s’ka dyshim se ky njeri është në

rrugë të shtrembër dhe në humbje. Pse? Sepse ai nuk i merr parasysh këto

argumente që i përmendëm më herët. A pason ai rrugën e besimtarëve?

Natyrisht që jo. A ka pasuar Sahabet e të Dërguarit? Natyrisht që jo. Kë ka

pasuar atëherë? Për të mos thënë dëshirat dhe tekat e veta, ai ka pasuar

mendjen e vet.

Mos vallë mendja e tij është e pagabueshme? Pa dyshim që jo. Atëherë ai

padyshim që gjendet në një humbje të qartë.

Unë kam bindjen se shkaku i mospajtimeve të shumta të trashëguara mes

fraksioneve të dikurshme dhe mospajtimeve të lindura në ditët e sotme,

qëndron tek çështja e pasimit të të parëve tanë të mirë. Shumë pretendojnë se

pasojnë Kur’anin dhe Sunnetin, edhe shpesh po dëgjojmë të rinj të pavendosur

që thonë:

‘O vëlla, këta thonë Kur’ani e Sunneti, edhe ata të tjerët thonë Kur’ani

dhe Sunneti. Cili qenka gjykimi ndarës?’

Ne u themi: ‘Ai është Kur’ani dhe Sunneti dhe metodologjia e të parëve

tanë të mirë.’

Kushdo që mbështetet në Kur’an dhe Sunnet, por pa u mbështetur në rrugën e

të parëve tanë të mirë, ai në realitet nuk është mbështetur në Kur’an dhe

Sunnet, por është mbështetur tek mendja, për të mos thënë në teket dhe

dëshirat e tij. Unë e kam zakon që të jap disa shembuj për ta bërë sa më të

qartë këtë çështje, madje kjo është bazë shumë e rëndësishme; Fjala është për:

në rrugën e të parëve tanë të mirë.

Na transmetohet nga el-Faruk Omer bin Hatabi, i cili thotë: “Nëse ju

polemizojnë ndjekësit e tekave dhe bidatit me Kur’an, atëherë përgjigjuni

atyre me Sunnet, sepse Kur’ani përmban mundësinë e këndvështrimeve të

ndryshme.”

Pse e tha Omeri këtë fjalë?

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!