Shpjegimi i Selefizmit

02.03.2017 Views

E si do të reagonin këta njerëz që bëjnë interpretime të tilla, kur të dëgjonin edhe transmetimin plotësues të këtij hadithi, i cili gjendet tek Imam Ahmedi në Musnedin e tij me zinxhir autentik, me këto fjalë: “Nuk do të bëhet kiameti përderisa në tokë të ketë nga ata që thonë: nuk ka zot tjetër veç Allahut“. Prandaj, ky është edhe qëllimi i fjalës së përsëritur Allah-Allah, në transmetimin e parë. Ajo që duam të vëmë në dukje është fakti se bota në kohët e sotme, për fat të keq, është zbrazur nga dijetarët që dikur mbushnin këtë tokë të gjerë me dijen e tyre, dhe që e përhapnin atë në radhët e umetit islam. Gjendja e kësaj kohe është ashtu siç thuhet në një shembull: “E kur numëroheshin ishin të pakët, e sot janë bërë edhe më të pakët se të paktit”. Shpresojmë prej Allahut të Madhëruar që të na bëjë neve prej kërkuesve të dijes, të cilët me të vërtetë pasojnë dijetarët dhe ecin ndershmërisht në rrugën e tyre. Kjo është ajo që ne shpresojmë prej Allahut të Madhëruar, që të na bëjë prej atyre që pasojnë rrugën, për të cilën Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kush ndjek një rrugë për të marrë dije, Allahu e ndjek me të një rrugë për ta futur në Xhennet“. Ky hadith më jep mundësinë të flas për këtë dije, e cila përmendet shumë shpesh në Kur’an, siç është fjala e të Lartësuar: Dhe fjala e Tij: اعنَْعَََدعف فهََ‏ ادعف اعسَبعَ‏ ا ف ‏َعرَ‏ ‏َْرَف “A janë të njëjtë ata që dinë me ata që nuk dinë?!” (39:9) اععع ‏َع مرَف فهَن ‏َْاعف ‏ََُبََف ‏َع فهََ‏ ادعف َ هَِاَف اَعهََف فهََ‏ ادعف َُ فَ‏ اععَ‏ ‏ْعر ف “Allahu i lartëson ata që besuan prej jush dhe (posaçërisht) ata që kanë dije, në grada të larta.” (58:11) Cila është pra kjo dije, pasuesit dhe zotëruesit e së cilës Allahu i lavdëron? Përgjigjen për këtë e kemi në fjalët e imam Ibën Kajim el Xheuzijeh (Allahu e mëshiroftë), nxënësi i shejkhul islam Ibën Tejmijes (Rahimullah): “Dija është: ‘ka thënë Allahu, ka thënë i Dërguari i Tij dhe ajo që kanë thënë Sahabet, dhe ajo nuk është e fshehur. Dituria nuk është kur ti ngritë dyshime në fjalët e të Dërguarit duke marrë për bazë fjalët e ndonjë fekihu.

Shejkhul-Islam: Në asnjë mënyrë! Dije nuk është refuzimi e mohimi i Cilësive të Allahut, duke dashur për t’i ikur përngjasimit dhe përfytyrimit të Cilësive të Tij’.” Dija, siç kuptohet prej këtyre fjalëve poetike, -e që pak i gjejmë tek poetët të shprehen në këtë mënyrë, sepse poezia e dijetarëve është ndryshe nga poezia e poetëve-. Pra, dijetari si ky ka prirje për poezi, e shohim tek thotë: “Dija është ajo që ka thënë Allahu” në rendin e parë, “ka thënë i Dërguari i Allahut” në rendin e dytë, “kanë thënë Sahabet në rendin e tretë”. Pikërisht për këtë pikë të fundit unë do të flas në këtë mbrëmje të bukur insha- Allah. Fjalët e Ibën Kajimit na kujtojnë një të vërtetë shumë shumë të rëndësishme, që për shumë kohë nuk është përfillur dhe është neglizhuar nga shumica e thirrësve që veprojnë sot në emër të thirrjes në fe. Cila është kjo e vërtetë? Dihet mjaft mirë tek të gjithë këta thirrës, se islami mbështetet në Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem). Kjo është diç e vërtetë që nuk ka pikë dyshimi. Porse kjo është e mangët (nuk mjafton)! Për këtë mangësi flet edhe Ibën Kajimi në poezinë e mëhershme të cilën e lexuam, kur përmendi se pas Kur’anit dhe Sunnetit, Sahabet. Ai tha: Dija është: ‘ka thënë Allahu, ka thënë i Dërguari i Tij dhe ajo që kanë thënë Sahabet … Sot shumë rrallë dëgjojmë që ndonjë të përmendë bashkë me Kur’anin dhe Sunnetin edhe Sahabet! Dhe ata (Sahabet), siç e dimë të gjithë, janë koka e të parëve tanë të mirë. Për të cilët na kanë ardhur hadithe të shumta të Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) që tregojnë për pozitën e tyre. Në një hadith thuhet: “Njerëzit më të mirë janë brezi im, … E mos thoni ashtu siç thonë shumica e thirrësve në fe: “Gjenerata më e mirë…” ngase të shprehurit e tillë nuk ka bazë në Sunnet. Në dy sahihet (Buhari dhe Muslim) dhe libra të tjera që janë bazë e Sunnetit, të shprehurit është ashtu siç e theksuam, ku thotë:

E si do të reagonin këta njerëz që bëjnë interpretime të tilla, kur të dëgjonin

edhe transmetimin plotësues të këtij hadithi, i cili gjendet tek Imam Ahmedi në

Musnedin e tij me zinxhir autentik, me këto fjalë: “Nuk do të bëhet kiameti

përderisa në tokë të ketë nga ata që thonë: nuk ka zot tjetër veç Allahut“.

Prandaj, ky është edhe qëllimi i fjalës së përsëritur Allah-Allah, në

transmetimin e parë.

Ajo që duam të vëmë në dukje është fakti se bota në kohët e sotme, për fat të

keq, është zbrazur nga dijetarët që dikur mbushnin këtë tokë të gjerë me dijen

e tyre, dhe që e përhapnin atë në radhët e umetit islam.

Gjendja e kësaj kohe është ashtu siç thuhet në një shembull: “E kur

numëroheshin ishin të pakët, e sot janë bërë edhe më të pakët se të

paktit”.

Shpresojmë prej Allahut të Madhëruar që të na bëjë neve prej kërkuesve të

dijes, të cilët me të vërtetë pasojnë dijetarët dhe ecin ndershmërisht në rrugën

e tyre. Kjo është ajo që ne shpresojmë prej Allahut të Madhëruar, që të na

bëjë prej atyre që pasojnë rrugën, për të cilën Profeti (sal Allahu alejhi ue

selem) ka thënë: “Kush ndjek një rrugë për të marrë dije, Allahu e ndjek me

të një rrugë për ta futur në Xhennet“.

Ky hadith më jep mundësinë të flas për këtë dije, e cila përmendet shumë

shpesh në Kur’an, siç është fjala e të Lartësuar:

Dhe fjala e Tij:

اعنَْعَََدعف فهََ‏ ادعف اعسَبعَ‏ ا ف ‏َعرَ‏ ‏َْرَف

“A janë të njëjtë ata që dinë me ata që nuk dinë?!” (39:9)

اععع ‏َع مرَف فهَن ‏َْاعف ‏ََُبََف ‏َع فهََ‏ ادعف َ هَِاَف اَعهََف فهََ‏ ادعف َُ فَ‏ اععَ‏ ‏ْعر ف

“Allahu i lartëson ata që besuan prej jush dhe (posaçërisht) ata që kanë

dije, në grada të larta.” (58:11)

Cila është pra kjo dije, pasuesit dhe zotëruesit e së cilës Allahu i lavdëron?

Përgjigjen për këtë e kemi në fjalët e imam Ibën Kajim el Xheuzijeh (Allahu e

mëshiroftë), nxënësi i shejkhul islam Ibën Tejmijes (Rahimullah): “Dija është:

‘ka thënë Allahu, ka thënë i Dërguari i Tij dhe ajo që kanë thënë Sahabet,

dhe ajo nuk është e fshehur. Dituria nuk është kur ti ngritë dyshime në

fjalët e të Dërguarit duke marrë për bazë fjalët e ndonjë fekihu.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!