02.03.2017 Views

Shpjegimi i Selefizmit

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Siç edhe dëgjuam fjalët e vëllait Ibrahim (Allahu e begatoftë) edhe pse

shkurtimisht, se ky tubim yni është bërë për të kërkuar dije.

Allahu i Madhëruar është Gjykues i Drejtë, dhe nuk e largon dijen nga zemrat e

dijetarëve të vërtetë në këtë mënyrë. Ligji i Allahut për këtë çështje ka rrjedhur

mes krijesave të Tij në atë mënyrë që t’ua largojë dijen njerëzve me largimin e

dijetarëve, pra me vdekjen e tyre. Ashtu siç bëri me më të mirin e dijetarëve,

Profetëve dhe të Dërguarve, Muhammedin (sal Allahu alejhi ue selem), derisa të

mos mbeten më dijetarë e njerëzit të vënë në krye persona injorantë, të cilët do

të pyeten dhe do të japin fetva pa dije dhe do të humbin vetveten dhe të tjerët.

Nga ky fenomen nuk duhet të kuptojmë se Allahu i Madhëruar, do ta zbrazë

tokën nga dijetarët aq sa të mos ketë më asnjë dijetarë që të jetë bartës i

argumenteve të Allahut tek njerëzit.

Por kuptimi i drejtë i këtij hadithi është, se sa më shumë kalon koha, aq më

tepër pakësohet dija derisa të mos mbetet në faqe të tokës askush që

thotë: Allah, Allah. Këtë hadith e dëgjoni shpesh dhe është hadith

autentik: “Nuk do të bëhet kiameti përderisa në faqe të tokës ka që

thonë: Allah, Allah.“

Shumë prej atyre njerëzve që përmenden në fund të këtij hadithi që e

përmendëm, se ‘Allahu e largon dijen duke marrë dijetarët derisa të mos

mbetet dijetarë, dhe njerëzit të marrin koka injorante’, prej këtyre kokave

janë edhe ata që e komentojnë Kur’anin dhe Sunnetin me komente të kundërta

nga ato të dijetarëve. Nuk them vetëm të dijetarëve të hershëm, por gjithashtu

edhe atyre të më vonshëm.

Këta lloj njerëzish argumentohen me këtë hadith: ‘Allah, Allah,’ për të treguar

se lejohet, madje është e pëlqyer përmendja e Allahut vetëm me fjalën: ‘Allah,

Allah’.

Të mos e gënjejë apo mashtrojë dikë kushdo qoftë ai, kur e dëgjon hadithin me

interpretim të tillë. E pashë të arsyeshme që qoftë edhe kalimthi t’u përmend se

ky interpretim është i pasaktë.

- Së pari: sepse sqarimi i tij është bërë në një transmetim tjetër nga i

Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem).

- Dhe së dyti: sepse nëse ky interpretim do të ishte i saktë, atëherë një

gjë të tillë do ta kishin praktikuar të parët tanë të mirë Allahu qoftë i

kënaqur me ta!

Pra, përderisa ata nuk e kanë bërë, atëherë tregon edhe refuzimin e tyre ndaj

këtij interpretimi e rrjedhimisht pasaktësinë e tij.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!