02.03.2017 Views

Shpjegimi i Selefizmit

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E vërtetë është dhe të vërtetën po e them, se unë nuk jam ai i përshkruari që

dëgjuat më parë, por në të vërtetë unë jam vetëm një nxënës i dijes dhe asgjë

më tepër! Dhe, është obligim i çdo nxënësi të dijes që të ketë parasysh fjalën e

Profetit (sal Allahu alejhi ue selem):

“Kumtoni nga unë qoftë edhe vetëm një ajet! Predikoni nga benu Israilët

dhe s’ka asgjë të keqe në të. E kush gënjen për mua qëllimisht, le ta

përgatitë ulësen e tij prej zjarrit.”

Duke marrë parasysh këtë hadith Profetik dhe argumente tjera të cilat i gjejmë

në Librin e Allahut dhe në Hadithet e të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi

ue alejhi ue selem), mundohemi që njerëzve t’ua kumtojmë atë të cilën ndoshta

nuk e dinë.

Mirëpo, kjo -mendimi i mirë i vëllezërve tanë për ne- nuk do të thotë se ne jemi

bërë me të vërtetë të tillë (ashtu siç më cilësuan). Çështja nuk është kështu!

Në realitet, ajo çfarë unë ndjej kur e gjykoj veten time, atëherë kur dëgjojë fjalë

të tilla, e kujtoj shembullin që është shkruar në kohë të hershme dhe është i

njohur, ku thuhet: “Në vendin tonë edhe bugathi (lloj korbi i vogël) bëhet

shqiponjë.”

Ndoshta ndonjëri nuk e di qëllimin e këtij shembulli. Bugathi është një zog i

vogël dhe i pa rëndësishëm, por që shndërrohet në shqiponjë tek njerëzit për

shkak të injorancës së tyre ndaj forcës së shqiponjës dhe madhështisë së saj.

Ky shembull është më se i përshtatshëm për shumë nga ata të cilët thërrasin

në islam duke u mbështetur në të vërtetën ose për ata që thërrasin duke u

mbështetur në gabime e lajthitje.

Por, Allahu e di më së miri se kjo tokë -për fat të keq- është zbrazur nga

dijetarët. Të gjitha vendet islame i ka përfshirë kjo fatkeqësi përveç individëve

të pakët, për të cilët ia vlen të thuash se filani është dijetarë. Këtë gjë e thekson

edhe një hadith autentik, të cilin e transmeton imam Buhari në Sahihun e tij,

hadith që transmetohet nga Abdullah bin Amër bin el-Asi (radija Allahu teala

anhu) i cili thotë se: I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Vërtetë, Allahu nuk e largon dijen duke e larguar atë nga zemrat e

dijetarëve, por e merr dijen duke marrë dijetarët (me vdekjen e tyre)

derisa të mos mbetet më ndonjë dijetarë. Atëherë njerëzit do të marrin

koka injorante e do t’i pyesin, e ata do të japin fetva pa dije; -do të

humbasin vetveten dhe të tjerët.“

Kur Allahu dëshiron që ta largojë dijen nga faqja e dheut, nuk e largon atë nga

gjokset e njerëzve të ditur saqë këta njerëz të ditur të ktheheshin në injorant,

sikur të mos kishin ditur kurrë. Jo! Kjo nuk është prej ligjit të Allahut të

Madhëruar kundrejt njerëzve të mirë, që t’ua marrë njerëzve atë dije të cilën ata

e kanë arritur duke kërkuar kënaqësinë e Tij në këtë mënyrë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!