11.12.2012 Views

Numri 11 - PAPA BENEDIKTI XVI NË NJË TAKIMË ME IPESHKVIT ...

Numri 11 - PAPA BENEDIKTI XVI NË NJË TAKIMË ME IPESHKVIT ...

Numri 11 - PAPA BENEDIKTI XVI NË NJË TAKIMË ME IPESHKVIT ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shën Antoni i Padovës

Famullia e Binçës, Viti IV, nr. 11, Dhjetor 2011

Për shumë mote Krishtlindjet!

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

Krishtlindja – nxitje për laikët

Fillimi dhe mbarimi është Zoti. Në mes fillimit e mbarimit është njeriu rreth të cilit me

vazhdimësi të përhershme sillet Zoti, duke e udhëhequr dhe përcjellur me të mirat e veta, pa

të cilat të mira nuk mund të jet njeriu. Të mirat e përgatitura për njeriun para së ky të krijohej,

u ndërprenë përkohësisht me fajin e vet njeriut. Djalli me dinakërinë e vet tentoi edhe

njëherë ta mposhtë Krijuesin, por jo, Krijuesi e paralajmëroi ardhjen e një gruaje që do t'ia

shkelte kryet gjarprit helmues pa e rrezikuar thembrën e sajë.

Pritje, pritje po, por jo e pa fund. Kaloi koha e pritjes dhe ja gruaja – jo si ajo e para që e dëgjoi

Djallin por kjo, e reja që e dëgjon Zotin. Vullnetarisht dhe plotësisht e lirë të vendosë, bëhet

shërbëtore e Zotit. Nëpërmjet sajë e para syve të njerëzve edhe të Shën Jozefit na erdhi në

botë Mesia – Shëlbuesi.

Në Betlehem – e, e shikojmë Jezusin e vogël me duar të shtrira, që na tërheq me thjeshtësinë

e vet thua ti se don të na përqafon, por duart e tija janë të drejtuara drejtë Nënës që e lindi

dhe Jozefit që për të kujdeset, dhe Jezusit i bëjnë shoqëri.

Dëgjohet kënga – vetëm njëherë – e engjujve:

“Lavdi Hyjit në më të lartin qiell, e paqë njerëzve vullnetmirë mbi tokë!”

Zhduken engjujt, por afrohen barinjtë. Pas shikimit blic të Jezusit të ëmbël e shikuan Jozefin

dhe Marinë nënën e tij. Në shpellë nuk kishin gjë më tërheqëse. Janë tepër pak që ta

shoqërojnë Jezusin vetëm Jozefi e Maria, Vrapojnë që kënga e engjujve të depërton rreth e

rrotull Betlehemit. Ecin njerëzit drejt Jezusit në Betlehem, shtohet në kthim të tyre thirrja që

të shkojnë të gjithë ta shikojnë atë që e pritën me shekuj e atë pritje profetët e mbajtën të

gjallë. Nuk e dëgjojnë atë nxitje vetëm mendjemëdhenjtë si Herodi e të ngjashëm e tij, që

“kanë veshë e nuk dëgjojnë”.

Zoti i Gjithëdijshëm përherë ka nxitë laikët që të bëhen bartësit e planit hyjnor për të mirën e

njerëzve. Nëpërmjet Kishës paskonçiliare laikati ka zënë vend të rëndësishëm, por edhe

shumë të ndershëm në Kishë. Laikët e parë, Maria e Jozefi i mësojnë laikët që tërë jetën të

vejnë në shërbim të Jezusit dhe Kishës së Tij. Barinjtë një herë, adhuruesit pas tyre e deri tek

tre Dijetarët nga Lindja i motivojnë laikët që të bëhen ndihmë konkrete barinjve të Kishës së

sotme që çdo angazhim i tyre të jet jo ndonjë arsye e përfitimeve personale, por vetëm

orientim i të gjithë njerëzve vullnetmirë drejt Mbretit të paqes, që prej qiellit na erdhi në

botë. Laikët që më së pari e shikojnë Jezusin e ëmbël të Betlehemit, Jezusin Mësues të mirë,

Jezusin mrekullibërës e deri Jezusin e munduar e të vdekur në kryq, nuk do të imponojnë

veten në kishë që të bëhen më shumë pengesë e misionit të sajë, por vetëm përkrahje e

angazhim plotësues barinjve, qofshin të moshuar, të lodhur apo të dezorientuar, që

ëmbëlsia e Jezusit të ëmbël prej Betlehemit e shoqëruar me dashurinë e pandërprerë të Atit,

të dëshmojnë ndikimin e Shpirtit Shenjt në ta për të mirën e të gjithë njerëzve vullnetmirë në

tokë.

Të gjithë anëtarëve të famullisë këtu e në diasporë:

Për shumë mote Krishtlindja!

Famullitari

JEZUSI është HYJ I VËRTETË dhe NJERI I VËRTETË!

Shkruan: Marjan Sebaj-Sopi

Nga leximi i Ungjillit (Lajmit

të Gëzueshëm), tek të

gjithë ungjilltarët (biografët

okular të jetës dhe veprës

së Jezusit) lexojmë dhe

shohim të vërtetën dhe

faktin se; Jezusi është i

rrënjosur thellë në racën

njerëzore, që ia përgatitën rrugën dhe e pritën i

gjithë njerëzimi, dhe se Ai erdhi për të gjithë

njerëzimin, po kështu ungjilltarët janë

shpirtmëdhenj dhe na paraqesin edhe

dëshmitë se Jezusi është i lindur nga Hyji, Bir i

Hyjit! E gjitha këto mund të shihen kur lexojmë

edhe vetë titullin më lartë, po këto i gjejmë edhe

gjatë leximit të Shkrimit Shenjt ku si titull

themelor, ungjilltarët e marrin dhe përdorin

emrin apo titullin, thirrjen Zotëria, për Jezusin.

Kurse neve e dimë se këtë emërtim, apo thirrje,

hebrenjtë ia jepnin vetëm e vetëm Hyjit, kështu

që edhe i iknin kësaj shprehje të mos

përmendet e merret nëpër gojë (kuptohet nga

frikënderimi) emri i Tij, kështu që për të folur

për Hyjin ata përdornin shprehjen ‚adonai' që

do të thotë, Zot!

Jezusi është njeri i vërtetë, mirëpo qenësia e tij e

përgjithshme nuk mund asesi të kuptohet me

vetëm natyrën njerëzore. Natyrën njerëzore

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

mori dhe barti vetja Hyjnore, vetja e dytë

Hyjnore, Biri i Hyjit! Për këtë Ai me të vërtetë

është Zot i vërtetë! Dhe këtë të vërtetë, këtë

fakt, mund ta pranojmë vetëm me fe të gjallë

edhe atë duke e mbështetur fenë, besimin tonë,

në besimin e apostujve e të cilët në Te e njohën

dhe pranuan Zotërinë. Jezusi duke banuar me

ta, duke jetuar me apostuj, gjithnjë e më tepër

iu është zbuluar atyre, gjithnjë e më shumë dhe

më thellë i shpiu në fshehtësinë e qenësisë së

tij, kështu që së fundi me ringjalljen e tij shndriti

para tyre si Biri i vërtet i Hyjit, kështu që me këtë

deri në fund pastroi dhe forcoi besimin e tyre.

Dhe pikërisht në dritën e ringjalljes së tij, ata në

besimin e tyre edhe e njohën Jezusin si Zot të

vërtetë. Po edhe klithma, apo më mirë dëshmia

e bashkësisë së parë në fe do të jetë; Jezusi

është Krisht dhe Zotëri! Kush beson se Jezusi

është Krisht dhe Zotëri (që do të thot Njeri e Zot,

vr.ime), ai mund të pagëzohet dhe t'iu

bashkëngjitet bashkësisë së nxënësve të tij,

Kishës!

Mirëpo, të shikojmë ne dëshmitë e apostujve!

Shën Mateu:

Për shën Mateun ungjilltar, Jezusi është

„Emanuel“ („Hyji me ne“), plotësimi i

profetizimit të Izaisë (7,14) që Hyji në këtë

mënyrë do të vizitoj njerëzimin e të bëhet njëri

ndër ne e të jetoj në mesin tonë (Krhs.Mt 1, 22-

23). Jezusi është „Hyji me ne“,u zu për virtyt të

Shpirtit Shenjt (1, 20). Kulmi i kësaj paraqitje,

apo deklarimi të besimit të Mateut gjithsesi

është rrëfimi apo dëshmia e Simon Pjetrit (lexo

Shën Pjetrit) në krahinën e Cezaresë së Filipit,

kur apostujt të pyetur nga Jezusi; “Ç'thonë

njerëzit, kush është Biri i njeriut? Dhe më tutje;

“Po ju - u tha atyre - ç'thoni: kush jam unë?”.

3

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

Atëherë Shën Pjetri i mbushur me Shpirt Shenjt

dhe në emër të apostujve, ku marrë guxim të

them që edhe në emër tonë e të gjithë

njerëzimit përgjigjet; “Ti je Mesia - Biri i Hyjit të

gjallë!”, (16, 16). Këtu duhet ta kemi të qartë se

ungjijtë janë shkruar fill pas vdekjes dhe

ringjalljes së Jezusit ku nuk lihet asnjë lloj

dyshimi se ata me të vërtetë e njohën dhe

besuan se Jezusi i tyre vërtetë është Jezus-Zot,

Biri i Hyjit!.

Shën Marku:

Shën Marku Ungjilltar, Ungjillin e tij e shkruan

dhe ia dedikon bashkësisë romake. Kjo vërtetë

është kateheza e Shën Pjetrit mbi Jezusin. Meqë

Romakët nuk e kishin në „kategorizim“

perceptim e të shuguruarit dhe shugurimin,

kuptohet që atëherë ata as që e pritnin Krishtin.

Dhe pikërisht Shën Marku iu prezanton Jezusin

në rend të parë si Bir të Hyjit. Jezusi Nazarenas

është birë i vërtetë i Hyjit. Kjo dëshmi rrjedh nga

i gjithë Shkrimi e dëshmitë tjera, që nga

pagëzimi i Jezusit në lumin Jordan ku vet Ati

dëshmon për te:“Ti je im Bir - Djali i dëshirit!

(Mk 1, 11), kështu që vazhdon Jezusi të

paraqitet gjatë tërë Ungjillit e veçmas gjatë

mrekullive mbinatyrore, dëbimi i djajve…,

paraqitet, shfaqet, si Bir i vërtetë i Hyjit, kështu

shkon me dëshmi deri tek vdekja e tij në kryq,

kur oficeri romak (Centurioni) vetë dëshmon;

“Ky njeri paska qenë me të vërtetë Biri i Hyjit!”

(Mk 15, 39).

Shën Luka:

Në Ungjillin e Shën Lukes engjëlli Gabriel i

lajmëron Marisë se fëmija të cilën do ta lindë

ajo;“… do të quhet Biri i Hyjit tejet të lartë! (Lk

1, 32), „…prandaj ky Fëmijë do të jetë i shenjtë -

Biri i Hyjit. (Lk 1,35). Dhe kulminacionin e kësaj

gjithsesi e paraqet momenti kur Jezusi para

Këshillit të lartë i cili e merr në pyetje se a është

me të vërtetë ai vetë Biri i Hyjit, përgjigjet qartë:

“Atëherë i thanë të gjithë: “Ti, pra, qenke Biri i

Hyjit?!” Ai u përgjigj: “Ju thoni të vërtetën! Unë

Betlehemi në Kabash

4

jam!” (Lk 22, 70-71).

Kjo “Unë jam!” nuk është vetëm përgjigje

pohuese, porse njëkohësisht edhe shfaqje dhe

paraqitje e vet Hyjit, siç ndodhi kjo edhe te rasti i

Moisiut (Krhs. Dal 3, 14).

Shën Gjoni:

Dëshminë më të madhe, më të veçantë, të fesë

dhe besimit në Jezusin Bir të Hyjit e jep Ungjilli i

Shën Gjonit. Qysh në fillim të Ungjillit të tij, Shën

Gjoni e shikon Birin e Hyjit, e cila është Fjalë,

Logos (terminologji filozofike platonike) në të

djathtën (krahun) e Atit. “Në fillim ishte Fjala, e

Fjala ishte në Hyjin e Fjala ishte Hyj.“,“… Prej Saj

u bë çdo gjë…” (Gj 1, 1-4). Fjala është Hyj i

vërtetë, plotësimi i jetës përmes së cilës ndodhë

krijimi i përgjithshëm! Dhe në kohë të caktuar e

moment të caktuar të historisë sonë të

njerëzimit kjo Fjalë Hyjnore nga e djathta

(krahu) e Atit; Fjala u bë njeri, e banoi ndër ne,

jetoi mes nesh në Jezusin i cili është Drita e kësaj

bote. Dhe si përfundim; Hyjin kurrë askush nuk e

pa: Biri i vetëm - që është Hyj, një natyre me

Atin, Ai bëri të njihet. (Krhs. Gj 1, 1-18).

Pra, si Shën Gjoni asnjë nga Ungjilltarët tjerë

nuk paraqet e cek aq shumë lidhjen e Jezusit me

të Atin e tij. T'i sjellim këtu vetëm disa nga

shprehjet e tij; Biri është ai i vetmi që pa Atin, Ai

rrjedh dhe erdhi nga Ati, atë e lëvdon Ati i tij, për

atë të cilin hebrenjtë thonë se është Zot i tyre, ai

dhe Ati janë NJË, Ati është në Te dhe Ai në Atin

etj etj… Dhe në fund shohim qartë se Ungjijtë

janë të një dëshmie se ai është Biri i vërtetë i

Hyjit! Përmes tij na ka vizituar vet Hyji edhe atë

jo në ndonjë mënyrë të përfaqësimit, në ndonjë

mënyrë të paraqitjes apo mënyrës retorike, por

në mënyrën më të thjesht, përmes Birit të tij

personal i cili hyri në historinë tonë si njëri ndër

ne duke u bërë kështu vëllau i ynë. Pikërisht, për

këtë edhe besimi themelor i Ungjillit është:

Jezusi nga Nazareti është Zot! Me këtë

dëshirojmë të shprehim edhe besimin themelor

të bashkësisë së Jezusit. Kështu që Kisha që nga

themelimi i saj; me fenë, me besimin e saj, në

Jezusin njeh dhe pranon Krishtin Zot, Bir të

Hyjit!

Këtë dëshmi e jep edhe Shën Pali i cili nuk ishte

një nga dymbëdhjetë apostujt e Jezusit, por që

Jezusi këtë e thirri për apostolat qysh pas

ringjalljes së tij, dhe ky krejt qartë dëshmon

fenë, besimin e tij në Jezusin. Në letrën e tij

drejtuar bashkësisë Galatase shkruan:“Por, kur

erdhi koha e caktuar,

Hyji dërgoi Birin e vet, të lindur prej gruaje, të

nënshtruar Ligjit, që t'i shpërblente të

nënshtruarit e Ligjit, që ne ta fitonim bijësinë në

shpirt. E, ngaqë vërtet jeni bij: Hyji e dërgoi në

zemrat tona Shpirtin e Birit të vet ,i cili gërthet:

Abba - o Atë! Këndej, më nuk je skllav, por bir; e,

pasi je bir, atëherë, për vullnet të Hyjit, je edhe

trashëgimtar.”(Gal.4, 4-7).

Pra, nga të gjitha këto dëshmi, që janë dëshmi

feje dhe besimi shohim se Biri i Hyjit, vetë Hyj,

mori natyrën tonë njerëzore, u bë i ngjashëm

me ne përveç mëkatit. Ai erdhi nga e djathta e

Atit në historinë tonë njerëzore, u mishërua dhe

u bë njëri ndër ne, për të patur mundësi prapë

me i'u kthyer Atit, porse jo tani i vetëm, por me

vëllezërit njerëzorë! Kjo se Biri i Hyjit u bë njeri

nuk do të thotë, apo nuk tregon vetëm

respektin e Hyjit ndaj njeriut, porse

njëkohësisht edhe ekzaltimin (ngritjen) e

njeriut edhe atë në aso dimensioni saqë është e

paarritshme që arsyeja e njeriut ta kuptoj. Me

çka njeriu meritoi atë dashuri Hyjnore, si arriti

njeriu që për vete të tërheq një kujdes të këtillë

nga Hyji? Me asgjë! E gjitha kjo është

përjashtimisht vetëm e vetëm dhuratë e Hyjit

edhe atë dhuratë e pamerituar, kurse në

shprehjen teologjike kjo quhet hir. Pra këtë hir

Zoti nuk e shpërndau nga lartë, me që rast

kishte për ta nënçmuar njeriun, por këtë

dhuratë, këtë hir, Hyji e dhuron duke u lëshuar

thellë deri tek njeriu me përvujtërinë që quhet

Jezus!

Jezusi pra është Hyji i vërtetë dhe njeri i vërtetë!

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

Kjo është e vërteta e fesë, besimit, tonë në Te,

kurse e gjitha është e shprehur edhe në lutjen,

në „BESOJMË-n“ të cilën bashkësia e rrëfen, e

dëshmon në Tubimin e tyre, pra në Meshë: ai

është Hyji prej Hyjit, Dritë prej Dritës, Hyji i

vërtetë prej Hyjit të vërtetë…i cili për ne

njerëzit dhe për shpëtimin tonë u bë njeri….

Për ne njerëzit ky është mister, fshehtësi:e

vërtetë aq e madhe saqë tejkalon arsyen tonë.

Mirëpo edhe pranë kësaj fshehtësie se si është

e mundur të jenë në Jezusin dy natyra, neve

prapë diç dimë; e dimë se Jezusi është Hyj i

vërtetë dhe njeri i vërtetë dhe se asnjëra

natyrë (hyjnore dhe njerëzore) nuk e zvogëlon

njëra tjetrën. E dimë se që të dy natyrat në te

nuk janë të përziera, por prapë mes veti të

lidhura dhe askurrë të ndara. E dimë edhe këtë

se këto dy natyra i bashkon një subjekt, një

person, e ky person është Biri i Hyjit! Të gjitha

të bëmat e Jezusit si Zot apo njeri kanë patur

vetëm një UNË, edhe atë të personit të Logosit,

Fjalës, të Birit! Pikërisht për këtë që është

Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë edhe ka

mundur të jetë Shpëtimtari dhe Shëlbuesi

ynë, sepse si njeri është plotësisht solidar me

ne meqë është njeri i vërtetë, ku në saje të

fuqisë së personalitetit të tij ka mundur të

depërtoj deri tek vet Hyji-për ne!

Me siguri që keni vërejt që me Jezusin, Hyjin

mes nesh (Emanuel) është hapur ardhmëri e

re për njerëzimin dhe se nuk është e

paarsyeshme që njerëzimi që nga lindja e

Jezusit, që nga ai moment ka filluar që nga

fillimi, pra rishtas të numëroj vitet dhe të

shkruaj historinë e vet. Prandaj, ai është; Dritë

prej Dritës, Hyji i vërtetë prej Hyjit të vërtetë…i

lindur e jo i krijuar, i ngjashëm me Atin… Jezusi

është Rruga, e Vërteta dhe Jeta!

Shfrytëzoj rastin dhe gjithë besimtarëve të

famullisë së Binçës në vendlindje dhe

diasporë; URIME KRISHTLINDJA DHE HIRE E

BEKIME NË VITIN E RI 2012.

5

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

Lindja! Një fjalë e mrekullueshme e cila

Lindja! Një fjalë e mrekullueshme me të cilën

Dielli e fillon ditën, ndriçon errësirën, jep

ndjenjën e sigurisë për ne njerëzit dhe

ngrohë fizikun tonë…E ja që Dielli, lindë,

arrijnë mesditën dhe në fund perëndon!

Lindja! Një virtyt me të cilin Zoti e bekon çdo

nënë duke I dhënë dhuratën më të bukur në

jetën e saj-fëmijët…Por ja që edhe këta

fëmijë lindin, maturohen (piqen) dhe në fund

perëndojnë!

Ati ia dhuroi njerëzimit një Dhuratë, një

Lindje e cila pa marrë parasysh rrethanat e

mëvonshme, gjate gjithë shekujve, Ajo

Lindje, shkon duke u maturuar duke u

përsosur por kurrë nuk do të perëndojë!

Ajo Foshnje ishte e veçantë. Për dallim me

foshnjet tjera që ishin dhe janë dhuratë për

nënat tona, kjo Foshnje është një Dhuratë

për mbarë njerëzimin, por shpatë në zemër

për Nënën e Tij! Luajti rolin e qiriut, I cili

sakrifikon veten, që të ndriçojë botën!

Dashuria e tij për njerëzit ishte aq e madhe,

më e madhe se e nënës për fëmijën e saj, më

e madhe se dashuria e burrit për gruan e tij,

më e madhe se e fëmijës për prindërit e tij.

Dashurinë e Tij për njerëzimin, Ai do ta

shfaqë edhe më vonë gjatë jetës së Fëmijës

(tashmë I bërë burrë). Dashurinë e Tij për

njerëzimin, Ai e shfaqë edhe sot: tek unë,

tek ti, tek te gjithë ne!

Pyetja qe unë i bëj vetes sime ë këtë kohe

është: Çfarë bëj unë që Zoti më do kaç

shumë?

A e meritoj unë dashurinë e Zotit që ka për

mua? Nëse e meritoj atëherë pse ai më do?

Por edhe nëse nuk e meritoj, prapë, perse ai

6

NJE LINDJE PA PERËNDIM!

më do mua? - Përgjigjen e gjeta në Kishë!

Përgjigjen e gjeta kur e kuptova se vet Zoti

është Dashuri, se nuk ka dashuri më të madhe

se sa Ai!

Sot në kohën e zhvillimit të vrullshëm të

teknologjisë, Krishtlindja ka marrë një kahje

të devijueshme. Jo për shkak se kjo festë nuk

është e rëndësishme, por për shkak se njeriu

këtë festë e ka bërë më shumë si shfrytëzim

komercial, si një mjet për përfitime materiale,

e jo si diçka shpirtërore!!! Sot kjo festë për

shkak të karakterit `komercial` që ka, më

shumë paraqitet si një festë për të dhëne apo

marrë dhurata`, se sa si një festë familjare e

cila në qendër të vëmendjes e kishte

Dhuratën më të madhe që ia dha Hyji botës-

Lindjen e Zotit tonë Jezukrishtit! Është

brengosëse se si të rinjtë (unë), me shumë

preokupohen se çka të veshin, si të duken, ku

të argëtohen në këtë Nate feste, se sa si ti

ndihmojnë të tjerët që ndoshta në mungese

të kushteve nuk

kanë mundësi të festojnë në atë mënyrë si i

ka hije kësaj feste. Të jesh i krishterë do të

thotë të jesh i Krishtit, ti përngjash Atij! Sa i

përngjajmë ne Krishtit sot? Ai beri një jetë të

thjeshtë – po ne? Ai shoqërohej me të varfrit

po ne ? Ai nuk paragjykonte të tjerët – po ne ?

Ai nuk I dallonte njerëzit në `të bukur` e `jo të

bukur`, në `të mëdhenj` e `të vegjël`, në `të

mirë` e `të këqij`, për më shumë ai kishte të

gjitha të drejtat të bënte këto dallime, sepse

është Zot. Pra tani, kush jam unë që të bëj kësi

dallimesh? Nëse krijuesi im nuk I dallon

njerëzit atëherë përse unë e bëj atë? Me

lindjen e Krishtit a ngrohet zemra ime në këtë

kohë të ftohtë dimri? A lindë Jezu Krishti në

zemrën time nëse unë e urrej të afërmin tim?

A lindë me të vërtetë Foshnja Jezus në

shpirtin tim? Përgjigjen duhet ta gjejmë secili

në ndërgjegjen tonë. Duke shpresuar që ne

ndërgjegjen e secilit prej nesh që të ketë

Martir është fjalë greke që dmth

etimologjikisht dëshmor ose dëshmitar. Të

jesh dëshmitar sot në kuptimin e plotë të

fjalës së krishterë e cila i reziston shekujve

është Ai apo Ajo që me besnikëri dhe dashuri

ndaj Krishtit jep jetën duke përmbushur

misionin që e ka në botë që mbretëria e Tij të

jetë jo vetëm me fjalë por, edhe me vepra dhe

jetë. Sot me gëzim të madh ju paraqesim të

lumët tona në 70- vjetorin e martirizimit të

tyre.

Kush ishin ato? Ishin Bija të Dashurisë

Hyjnore të cilat me kurajo i thanë Po- thirrjes

së Zotit, në përshpirtërinë e nënës Franciska

Lechner të themeluara më, 21 nëntor 1868

në Vjenë të Austrisë.

Motrat me nacionalitete të ndryshme si:

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

përgjigje pozitive në këtë pyetje, dëshirojë që

për shumë mote të jet e pranishme kjo Lindje

dhe uroje që të mos perëndojë kurrë. Çdo

lindje ka perëndimin e saj, përveç lindjes së

Jezusit!

Valon KOLA

TË LUMET MARTIRET E DRINIT

M Jula Ivaniševič kroate lindur, më 25 nëntor

1893 në Godinjak me kombësi kroate.

Motër Maria Bernadeta Banja lindi, më 17

qershor 1912 në Veliki Grgjevcë me origjinë

hungareze dhe vendbanim Kroaci.

Motër Maria Krizina Bojanc lindi, 14 maj

1885 Zbure Slloveni.

Motër Maria Antonia Fabjan lindi, më 23

janar 1907 në Malo Lipje Slloveni.

Motër Maria Berchmana Leidenix lindi, më

28 nëntor 1865 në Fischi në Vienë Austri.

Në misionin e tyre ishte Krishti në çdo njeri,

prandaj në një situatë të vështirë ato nuk e

harruan që Zoti është i pari në çdo gjë, për

këtë ato secilin e pranuan dhe e ndihmuan që

paqja e brendshme mos t'i mungoj askujt.

Më 1941 në Pale të Sarajevës motrat me plot

sakrificë, lutje, bamirësi e shërbim pa dallim

do të mund të ishin të dobishme në misionin

e tyre.

Jeta e pasigurt në vend çdo ditë ndjehej, por

motrat nuk frikësoheshin sepse kishin

mbjellë në çdo zemër farën e mirë, por kjo

nuk varej krejt prej tyre sepse njeriu është i

lirë të zgjedh të mirën apo të keqen, në këtë

rast e mira u shpërblye me një monedhë

7

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

tjetër e kjo ishte ato duhet të ishin ose larg

kushteve që një ditë kishin premtuar se do të

jetojnë në: Pastërti, Varfëri, Dëgjesë ose do të

ishin të nënshtruarat ose skllave të çetnikëve.

Marrja peng e motrave më 11 dhjetor 1941

nga disa çetnikë për të vazhduar rrugën e

Kalvarit për Gorazhde ishte një dëshmi që në

momentin e parë se ato kanë jetuar në

kushtet e tyre në lutje, apostullat, për më të

madhin ideal shenjtëria fillon me Jezusin dhe

jeta e tyre nuk guxon të jetë në dorën e askujt

që cenon këtë shenjtëri.

Kuvendi i tyre u djeg, motrat u dëbuan nga

kuvendi, rreziku për jetë ishte më se i qartë

për motrat por ato atë që kanë filluar do ta

qojnë deri në fund. Atyre ju kërkohej humbja

e dinjitetit, rrezikimi i nderit, thyerja e kushtit

të Pastërtisë për këtë ato luftuan me gjithë

shpirt që mos të ndodh asgjë, por pas

maltretimit të atyre ditëve të ftohta dimri,

shtegtimi në këmbë tre ditë për ta parë

vdekjen me sy, ato përfundimisht kanë dy

rrugë ose të lënë jetën e kushtuar Zotit si një

të kaluar pa një të tashme ose të jetë e

kaluara e lidhur me një të tashme e të

ardhme të bien nga dritarja e katit të dytë të

repartit ushtarak.

Motrat një zëri përveç motrës Bechmana e

cila u martirizua në Sjetline të gjitha një nga

një kanë rënë nga dritarja duke shkuar në

vdekje me klithmën ,, Jezu na shpëto''nga

duart e përlyera të çetnikëve me gjak sepse

jemi në dorën tënde.

Ato u bënë viktima për sy të tyre, martire për

kishën, bija te denja për Jezusin të cilat as në

këtë mënyrë nuk do ta mohojnë por shkojnë

në martirizim.

Jeta është mister i mbështjellur me besim, që

8

shpreson një ditë të zbulohet atëherë kur do

të triumfoj Dashuria dhe njeriut i epet

nderimi më i madhi në Gostinë e Zotërisë që

ka përgatitur për ata që i ka thirrur nga

amshimi.

Gjaku i martirëve është fara e të krishterëve,

prandaj merita e shumë hireve bekimeve në

kongregatën tonë ndërmjetësimi i

themelueses dhe martireve tona që të

zgjohet shpirti misionar në vende të

ndryshme sidomos ne vendin tonë në

Kosovë ku motrat tona 50 vite shërbejnë në

një vend ekumenik ku puna e martireve

krahasohet me te njejtin ritëm , shpirt e zell

në famullinë tonë tre nacionalitete, me

shume probleme brenda komuniteteve,

përçarje, urrejtje, diskriminim, motrat

arritën ta vazhdojnë misionin e tyre pa

ndërpre asnjë ditë.

Për këtë falënderojmë Zotin, besimtarët

tanë të cilët kanë qenë shembull i një jetë të

pasur shpirtërore, dhe të gjithë atyre qe e

kanë dashur misionin dhe dërgimin e

motrave, dhe sot mund të themi se famullitë

ku punojnë motrat tona kanë fryte si te

familjet të cilat me përkushtim dhe

përshpirtëri i japin lavdi Zotit në jetën e tyre

poashtu edhe thirrjet rregulltare dhe

meshtarake që janë. Për këtë rast për shumë

besimtarë të cilët shpirtërisht dhe fizikisht

kanë pasur dëshirë të marrin pjesë ishte e

pamundur, por falënderojmë ata të cilët janë

në Zvicër që gëzimin e tyre e kanë nda me ne

në meshën shenjte në Sarajeve.

Zoti në kishën Amë me anë të shenjtërisë së

Papës Benedikti XVI nënshkruan dekretin që

këto pesë motra plotësojnë kriteret për tu

shpallur të lume. Mesha ishte në Saraje e

kremtuar Kardinal Angelo Amato në prani të

shumë meshtarëve, besimtarëve duke na

shpallur të lume dhe duke na kujtuar që çdo

vit do të kremtohen në ditën që kanë lindur

për qiell.

Historia e martirëve është historia e fesë,

kurajos dhe dashurisë.

Gëzim për kishën, për Bijat e Dashurisë

Hyjnore të cilat pasurinë shpirtërore që e

kanë marrë nga themeluesi i saj Krishti në

kishë, dhe karizmës së Nenë Franciska

Lechner ta vulosin me një jetë e cila nuk humb

kurrë por ngadhënjen ne botë si dëshmi që

Krishti është fitues dhe ngadhënjyes në jetën

e tyre. Prandaj me 24 shtator te këtij viti u

deklarua se motrat shpallen të lume me

motivacion se ato dhanë jetën për Krishtin.

Jo vetëm për neve motrat, por për mbarë

kongregatën, sidomos për Bosnjën kjo ditë do

të mbetet në histori sepse janë të parat motra

Shfrytëzuam rastin dhe mirësinë

e tij që në këtë numër të

f l e t u s h kë s s o n ë t a ke m i

bashkëbisedues Don Lerenc Sopin,

meshtar modest, i përvuajtur, i

urtë, i thjesht, por bujar,

zemërgjerë, i dashur, i afërt e largëpamës… Ai

edhe pse i zanun me punë të shumta këto ditë,

para festave të fundvitit, si gjithmonë me

zemërgjerësi, dashamirësi dhe dashuri iu përgjigj

ftesës dhe dëshirës sonë.

Biografia e shkurtër

Don Lorenc Sopi, u lind me; 21. 05. 1959 ne Binçë,

nga prindërit Ndue dhe Tereze, lind Llukes, është

fëmija i pestë me radhë nga nentë sa ishin.

Shkollën fillore e kreu në Viti. Pas mbarimit të

shkollës fillore vijon gjimnazin klasik në seminarin

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

të cilat shpallen të lume aty. Gëzimet, hiret

dhe shumë emocione të asaj dite nuk mund t'i

përshkruajmë por vetëm Zoti i njeh dhe i di,

por të gjitha motrat sidomos ne që punojmë

në Shqipëri e Kosovë ju kemi kujtuar në lutje

dhe kemi kërkuar që martiret tona të

lume të luten për ata që gjenden në rrezik të

humbjes së shpirtit dhe trupit sidomos për

rininë tonë shqiptare.

D u ke j u k u j t u a r q ë kë t o m a r t i r e

ndërmjetësojnë për çdo njet që keni në

zemrat tuaja shpresojmë që shumë shpejt do

të arrijnë edhe figuret ku gjenden martiret

dhe lutja drejtuar atyre poashtu edhe libri ku

mund të lexoni ma shumë për jetën e tyre.

Shpresoj që shumë shpejt të përhapet

përshpirtëria e tyre edhe në popullin tonë.

Intervistë me

Don Lorenc Sopi, famullitar në Klinë

M Luljeta Pali

“Paulinum” në Suboticë, në përgaditje për

meshtar, ku pas mbarimit të suksesshëm të

maturës vazhdon fakultetin filozofiko-teologjik në

Zagreb, në Kaptol. Don Lorenc Sopi, shugurohet

xhakon me; 29. 06. 1985., në katedralen e

Zagrebit, kurse, me 12. 07. 1986., shugurohet

meshtar Valentin në Doda Binçë. dhe Vilson Marku

Marjan Sebaj-Sopi: Don Lorenc, do t'na lejoni që

gjatë kësaj bisede t'ju thrrasim don Lenc siç jemi

mësuar nga dashuria dhe afërsia ndaj Jush. Ju jeni

nga famullia e Binçës përkatësisht nga fshati

Binçë. Çka mund të na thoni për fshatin Binçë, nga

historiku i saj, mbi jetën e të parëve tanë në

përgjithësi, në pika të shkurtëra?

Don Lorenc Sopi: Për fshatin Binçë kanë shkruar

dhe folur shumë njerëz më të mëdhenj dhe ma të

dijshëm se unë. Ajo çfarë do të thoja shumë

9

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

shkurt është kjo: jeta e të parëve tanë më së miri

ilustrohet në thirrjet e shumta të meshtarëve dhe

motrave që ka dhënë kjo famulli, e që pa dyshim

janë fryt i flijimit dhe sakrificës së madhe të të

parëve tanë, për ideale të mëdha e të shenjta që

ata kishin për fe dhe atdhe. Gjaku i tyre ka ujitur

këtë famulli martire me hire dhe bekime të

shumfishta duke veçuar në rend të parë thirrjet e

shenjta.

Marjan Sebaj-Sopi: Çka kishit veçuar, ndonjë

përvoj apo përjetim Tuaj që keni në kujtesë, që iu

ka lënë më tepër mbresa që atëherë si psh. nga

jeta fëmijërore në familjen dhe fshatin tuaj, në

rrethin ku u lindët…, përvoj me shokët nga banka

shkollore etj? Ndonjë përvoj apo përjetim?

Don Lorenc Sopi: Edhe pse si fëmij në moshën 15

vjeçare jamë larguar nga vendlindja, megjithatë

në memorien (mendjen) time janë të regjistruara

shumë gjëra që kanë të bëjnë me jetën në familje

dhe në famulli. Do të potencoja gëzimin e madh

që mbretëronte në familje me rastin e përgaditjës

për festa, me theks të veçant Krishtlindje dhe

Pashkë. Edhe sot ndër vesh të mi jehon lutja plot

përshpirtëri dhe gëzim i gjyshit Mhill. Ky lutjet i

thoshte me aq shumë dashuri dhe përjetim saqë

nuk mund ti përfundonte pa qarë nga gëzimi i

madh për hiret e mëdha dhe të shumta që Zoti i

dhuronte familjes dhe famullisë. Si fëmij nuk e

kisha të lehtë ta kuptoja as unë e as të tjerët përse

qanë, kur ne të gjithë gëzoheshim; por ja se më

vonë e kam kuptuar. Pastaj, kujtoj rrethanat e

vështira të asaj kohe për jetë dhe shkollim,

edhepse ndonse familja kishte kushte ma të mira,

por jo edhe të gjithë të tjerët. Kjo ka bërë që të

mësoj shumë për bamirësinë ndaj të tjerëve, jo

me fjalë, por konkretisht, duke parë veprat e

pleqëve tanë bamirës, sipas shembullit të Krishtit:

“Mos ta dijë e majta, ç'farë bënë e djathta“.

Ndërsa sa i përket bankave shkollore, më duhet ta

kujtojë Dodën e Gapit (Dodë Dodaj)fqiun, i cili

punonte si nënpunës në Viti, dhe shpeshherë më

kapte (merrte) për dore nga shkolla e deri në

shtëpi. Isha në klasën e dytë, në ndërrimin e

pasditës, dita ishte e shkurtër e shok jo edhe aq

sepse bashkëmoshatarët e mi vijonin mësimin

10

para dite.

Marjan Sebaj-Sopi: Juve jeni pasardhës i një

familje të martirizuar për fe e atdhe, një familje

me ndjenja të larta fetare dhe kombëtare dhe

kuptohet nga një edukim i tillë fetar është më se e

kjartë se ajo ndikoi në zhvillimin, perceptimin dhe

përcaktimin tuaj shpirtërorë dhe nga kjo Ju qysh

në moshë të re, të njomë, keni ndier thirrje për të

ndjekur rrugën e meshtarisë, dhe kësaj ftese të

Zotit iu përgjigjët menjëherë. Çka ishte ajo

vendimtare për përcaktimin dhe pranimin e këtij

zëri, Zëri i cili ju ftoi të jeni nxënës i tij?

Don Lorenc Sopi: Thirrja nuk mbin (nuk del)

mbrenda natës, por ajo mbjellët, kultivohet dhe

përpunohet më mësim dhe shembull të mirë. Kjo

nuk ka munguar kurrë në familje. Nuk ka mësim të

veçant për thirrje, është ai i vetmi, i Krishtit, për

mirësi dhe dashuri, i përcjell me flijim për të

arritur këto synime. Krahas kësaj, ishte edhe

shembulli i mirë i meshtarëve dhe motrave që

shërbenin në famulli, por edhe ai i axhës Imzot

Markut dhe meshtarëve të tjerë që kishim në

gjirin familjar. Me një fjalë thirrja është diçka që

ndjehet e jo vetëm zë që ndëgjohet, sepse ka

shumë që ndëgjojnë për thirrjen, por nuk e

ndjejnë në vete. Pas një edukimi të mirëfillët

veshët janë ma të gatshëm të dëgjojnë e zemra të

pranojë.

Marjan Sebaj-Sopi: Don Lenc, pas mbarimit të

suksesshëm të shkollimi tuaj për meshtar, u

shuguruat dhe menjëherë morët përgjegjësi e

dëtyra si meshtar i ri. Cilat ishin sfidat me të cilat u

ballafaquat si kapelan, meshar i ri, dhe ndoshta

ende i papërvojë, e në një mentalitet krejt ndryshe

nga ai ku u shkolluat thuajse për një dekatë?

Don Lorenc Sopi: Vërtetë mentaliteti ishte krejt

ndryshe jo vetëm nga vendi ku u shkollova, por

edhe nga vendi ynë Binça. Mirëpo, për fat të mirë

nuk ishte ky mentalitet i panjohur për mua, sepse

në atë famulli nga viti 1974., shërbente si

famullitar Don Mark Sopi, nga i cili kisha mësuar

edhe më parë për këtë famulli të cilën kohë pas

kohe edhe e kisha vizituar. Mirëpo, tjetër është të

dëgjosh e tjetër të ballafaqohesh me atë realit.

Unë sikur edhe gjithë meshtarët e rinj kisha

përparësi, sepse lehtë është të veprohet kur je pas

lisit të sigurtë që të mbron. Ky lis ishte don Marku i

cili kishte dashuri, durim dhe respekt për

bashkëpunëtorë të cilët porsi një babë i mirë i

mësonte dhe këshillonte për të gjithat. Edhepse

isha para shumë sifdave dhe realiteteve të reja,

mirëpo nën përkujdesjen atërore të famullitarit

ishte kënaqësi të veprohet dhe të tejkalohet

gjithçka.

Marjan Sebaj-Sopi: Përveq punës pastorale,

meshtarake, që beret në këtë famulli të lashtë, ju

kontribouat shumë e gjithnjë edhe në çështjen

kombëtare. Ishit gjithnjë e në çdo rrethanë pranë

popullit dhe me popullin pa dallim feje.

Kontriboutin tuaj e dhatë me vitet të tëra në

edukimin e gjeneratave të reja si në arsim, pastaj

çështje humanitare (kujdesi për skamnorë, për të

moshuar, për të smuar…). Ishit i palodhshëm, dhe

nga në ju e gjithë ajo forcë, i gjithë ai vullnet,

dëshirë dhe dashuri për gjitha këto aktivitete?

Don Lorenc Sopi: Po, ishte tejet e nevojshme të

mbahej jo vetem gjall ky popull dhe ndjenjat e tij;

por gjithnjë e më shumë të përforcohej në fe dhe

dashuri mes vete. I tërë mekanizmi i atëhershëm

shtetërorë ishte i mobilizuar dhe vepronte për

futjen e urrejtjës ndërfetarë ndër shqiptar, gjë që

edhe botës i servohej argumenti i pranisë së

fundamentalizmit islamik të cilën pushteti

serbojugosllav gjoja po e lufton. Në këto rrethana

të vështira dhe të rrezikshme lypsej që populli të

jetë i urtë dhe i bashkuar që të mos bie pre e

propagandës së plasuar, por të bashkohet edhe

ma fuqishëm. Për të arritur këtë qëllim bashkimi,

natyrisht se duhej të hapeshin dyer e kishës dhe

objekteve përcjellëse për ta përjëtuar atë si të

veten. Fëmijtë luanin tërë ditën në oborrë,

poashtu edhe të rinjët me lojë e takime të

ndryshme, intelektualet me takime dhe tribuna

shkencore, kurse të varfërit e të sëmuarit Kishën e

kishin si vend ngushëllim, shprese dhe shërimi. Pa

dyshim se Zoti kishte planin e vet për ne, andaj

nga këtu rrjedhte edhe forca dhe fuqia për të

kryer atë çfarë Zoti dëshironte.

Marjan Sebaj-Sopi: Peja e dalur nga lufta, siç

duket pësoi mjaftë. Juve përveq kujdesit

shpirtërorë në shërimin e plagëve të shumta në

popull, menjëherë pas lufte u morët edhe me një

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

sërë aktivitetesh tjera siç janë tribuna të

ndryshme, ligjerata, takime me politikaj vendor e

ndërkombtar, aktivitete karitative (humanitare),

sportive, ndërtime objektesh të shumta… Cilat

projekte mund të na veçoni?

Don Lorenc Sopi: Me përfundimin e luftës në

Kosovë, prapë hapen dyert e shtëpisë, por tani

për shumë organizata të ndryshme humanitare,

bëmirëse për të përfitua donacione të ndryshme

që na ofroheshin për të mirën e gjithë qytetarëve

në nevoj, gjersa nevoj thuajse kishin të gjithë.

Lypsej shumë për rikthimin e dinjitetit dhe jetës

normale të qytetarëve, të cilët sot e gjithnjë janë

mirënjohës për kontriboutin e madh dhe të

çmuar që erdhi më kërkësën time. Menjëherë pas

luftës filluan ndihmat në ushqim, veshmbathje,

në gjëra higjijenike, shtretër, shtroj, mbuloj,

shtufa e shporet…, të cilat u shpërndan me

tonelata. Ndihmat vazhduan edhe në ndërtim,

rindërtim dhe rënovimin e shumë shtëpive në

qytet dhe fshatra për rreth pa dallim feje.

Projektet ishin vërtetë të shumta, por do të veçoja

ndërtimin në kuader të kishës, ku Caritasi i

Venedikut ndërtoi zyret e Caritasit të famullisë

dhe depot, qendrën rinore me objektet

përcjellëse si dhe palestrën sportive të cilat

objekte sot janë një vend i edukimit të mirë dhe të

shëndosh por edhe vend argetimi për të gjthë të

rinjët e qytetit të Pejës. Ky vend hapi mundësinë

për mbajtjen e ligjeratave dhe tribunave të

ndryshme shkencore dhe edukative. Nuk mungoj

angazhimi as në ndërtimin dhe rregullimin e

shumë institucioneve arsimore; si kopshte,

çerdhe e shkolla, pastaj qendra të ndryshme

rekreative e të të rinjëve dhe edukimit të tyre,

sikur edhe në spitalin regjional të Pejës. Vlen të

përmendët edhe ndërtimi i kishës në bjeshkët e

Rugovës së lashtë dhe kreshnike, në Kuqishtë.

Ndërtimi i saj filloi në vitin 2004., për ta

përfunduar dhe bekuar në vitin 2005., pikërisht

në festën e Shndërrimt të Krishtit (të cilit edhe i

është kushtuar kjo kishë e bukur), nga ipeshkvi i

devotshem dhe udhëheqesi i matur, tashmë i

ndjer Imzot Mark Sopi. Ky investim ishte i

banorëve të vendit dhe i besimtarëve të shumtë.

Marjan Sebaj-Sopi: Dhe pas të gjithave ipeshkvi i

11

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

administraturës së Prizrenit ju dekretoi famullitar

në Klinë, famulli kjo e cila kishte në përfundim e

sipër kishën madhështore kushtuar Zojës së

Këshillit të Mirë, apo siç di ta quaj unë Kishë

“bukuroshe e Kosovës”. Përfunduat me punën e

saj dhe punët rreth këtij objekti madhështorë?

Keni në plane apo ju pret edhe ndonjë ndërtim

tjetër në këtë famulli?

Don Lorenc Sopi: Po në shtator të vitit 2007., sipas

urdhërit të ipeshkvit Imzot Dodë Gjergji më

besohet detyra e famullitarit në Klinë, por

njëkohësisht edhe e dekanit për dekanat të Pejës.

Klina për kah numëri i besimtarëve por edhe për

kah sipërfaqja gjeografike është famullia e dytë

me madhësi në Administraturën Apostolike të

Prizrenit. Pas punës së madhe dhe madhështore

në kishën e filluar pas luftës nga Don Franë Sopi,

mua më takoi rregullimi i mbrendshëm në tërësi,

si dhe rregullimi i ambijentit për rrethë Kishës, pra

oborrit, punë kjo të cilën për çudi, me një

organizim dhe mobilizim të famullisë

përfunduam për një kohë relativisht të shkurtër,

kuptohet pranë kësaj duke mos lënë anash

asnjëherë detyrat dhe obligimet tjera pastorale

(baritore) dhe jetën sakramentale në famulli. Kjo

punë madhështore u kurorëzua më Shugurimin e

Kishës me 22. maj 2011., nga Ipeshkvi Imzot.

Dodë Gjergji në prani të shumë miqëve,

bamirësve, e mijëra besimtarëve të ardhur nga të

gjitha viset e trojet shqiptare dhe diaspora, si dhe

në prani të instancave e individëve, krerëve

shtetërorë e dashamirësve të kësaj famullie. Edhe

pse është bërë shumë, sigurisht se ende ka çka për

tu bërë. Dëshira ime por edhe nevoja e madhe

është të ndërtoi një qëndër rinore për të rinjët e

famullisë, sikur edhe shtëpinë e banimit për

meshtarë. Ndërsa në filiala renovimin e Kishës në

Dobërdol, dhe në Deiq ndërtimin e një kapelës së

re. Shpresoj në ndihmën e Zotit dhe mbështetjen

e besimtarëve dhe njerëzëve vullnetmirë.

“…secilen herë kisha bërë përzgjedhjen e njetet,

TË JAM MESHTAR.”

Marjan Sebaj-Sopi: Kur jemi tek famullia e Klinës,

ju para disa muajve pikërisht me datën 22. tetor

po në këtë famulli siç jemi njohtuar edhe përmes

12

shumë masmediave dhe mjeteve të informimin,

kremtuat 25. vjetorin e shugurimit tuaj

meshtarak. Vite jo edhe të pakta të kushtuara

Zotit e popullit. Ishte vërtetë një festë e madhe

familjiare, me shumë miqë tuaj, me shumë

dashamirë dhe njerëz të fesë, të skenës politike

( v e n d o r e s i k y e m i n i s t r i i Ko s o v ë s e

ndërkombëtare), të kulturës… A vërejtët se e

gjitha kjo ishte një mirënjohje për jetën e punën

tuaj meshtarake? Duke parë shumë sakrifica,

shumë vuajtje e mundime në jetën tuaj, dhe po të

jeni në pozitë të para 25 viteve, prapë do të

zgjidhni thirrjen meshtarake?

Don Lorenc Sopi: Po, me 22. tetor 2011.,

kremtova 25 vjetorin e shugurimit tim meshtarak,

kushtuar Zotit dhe popullit. Për mua ishte kjo një

ditë e rëndësisë së veçant në jetën time. Ndihesha

tejet i vogël para gjithë atyre miqëve dhe

bashkëpuntorëve të mëdhenj, dhe të shtrenjtë

për mua. Ishte kënaqësi dhe dhuratë e veçant e

Zotit të jesh në ketë rast në mes prindërve,

familjarve, thuajse të gjithë vëllezërve meshtar,

rregulltar e regulltare në krye më ipeshkvin, si dhe

me numrin e madhe të ardhur nga famullia e

lindjes, Binça. Ky ishte një shpërblim i madh për

punën që jam munduar ta bëjë gjatë këtyre

viteve. Vitet kalojnë, nuk ke kohë për arsye të

angazhimeve të shumta të bëjsh rekapitulime të

punës dhe përkushtimt në të kaluaren; por këtë

më kanë dëshmuar besimtarët e Klinës dhe

vendeve të ndryshëm ku Kisha atë ditë ishte e

vogël për ti pranuar të gijthë, e dëshmuan

poashtu edhe të tjerët me fjalimet e tyre, duke

filluar nga predikatari don Albert Krista, Ipeshkvi

Dodë Gjergji, Mons. Damjan Kurti, Kreministri

Hashim Thaqi, z. Riza Lluka sikur edhe shumë të

tjerë. Natyrisht që mëritat i takojnë në radhë të

parë Zotit por edhe gjithë atyre që me lutje më

kanë qëndruar afër. Unë nuk do ti harrojë kurrë. Jo

edhe një herë, por edhe njëqind herë të më jepet

mundësia të jam në pozitën e para 25 viteve,

secilën herë kisha bërë përzgjedhjen e njetet, TË

JAM MESHTAR.

Marjan Sebaj-Sopi: Don Lenc, jeni edhe nip i të

ndjerit Imzot Mark Sopi, ipeshkëv i cili udhëhoqi

ipeshkvinë në rrethana të vështira dhe

ndërlikuara po edhe ato të luftës. Siç e dimë juve

keni qenë i lidhur ngusht me te, dhe thuajse

përcjellës i takimeve të shumta të Tij. Na veçoni

ndonjë përshtypje apo urti të tij, që iu ka mbetur si

udhërrfyese dhe orientuese në jetë?

Don Lorenc Sopi: E tërë qenia dhe personaliteti i

Tij, e sidomos virtytet e shumta që posedonte më

janë udhërrëfyes për jetë, sidomos për shërbim

Zotit dhe vëllaut njeri, duke veçuar kujdesin ndaj

të varfërve, të sëmuarve, të nëpërkëmburve dhe

të gjithë njerëzëve pa dallim. Vërtet ishte i madh,

e të madh e bënte dashuria për Zotin dhe Kishën,

thjeshtësia, urtia, devotshmëria, bujaria,

diplomacia dhe shumë e shumë virtyte tjera që

rrezatonin Imzot Nikollë në jeten Kaçorri e Tij. Për mua ishte privilegj të

mësoj shumçka duke qenë afër tij në jetë dhe në

momentet e fundit të kalimit të tij në amshim.

Marjan Sebaj-Sopi: Don Lenc, ju e doni famullinë

e lindjes, që është e natyrshme, na thuani si duket

rinia e kësaj famullie në sytë e juaj, përshtypjet

tuaja? Dhe ju lutem, një porosi për rininë që ende

gjindet në hamendje dhe e papërcaktuar në

përgjithësi e në veçanti çka i përket thirrjes

meshtarake, meqë famullia e Binçës siç cekët

edhe vetë në fillim, njihet për dhënien e shumë

thirrjeve shpirtërore?

Don Lorenc Sopi: Është shumë e natyrshme të

duash vendlindjen, famullinë. Edhepse qysh i ri

apo kushtimisht të them si fëmijë kam dal nga

Binça, megjithatë kahdo që kam shkuar

vendlindjen dhe dashurinë ndaj saj e kam bartur

me vete, duke kujtuar shumë njerzë të mëdhenjë

që ka dhanë, sidomos të parët tanë martirë. Andaj

kemi për çka dhe me çka të mburremi dhe

krenohemi. Por, nuk duhet harruar se mburrja

tërhjek me vete edhe përgjegjësi të shumta.

Prandaj, të rinjëve duke ju rikujtuar vlerat me të

cilat mburremi, i ftojë që ato vlera të vazhdojnë ti

ruajnë, kultivojnë dhe ti aplikojnë në jetë. Për fat

të keq sikur edhe shumçka tjetër edhe rinia e

famullisë është shpërndarë gjithkah nëpër botë,

por më gëzon fakti se sikur ata në Binçë poashtu

edhe të tjerët kahdo që gjinden dinë ta ruajnë dhe

dëshmojnë fenë e të parëve, martirve tanë. Nuk

kanë nevojë të hamenden por ti përvjelin krahët

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

për të marrë përgjegjësitë për jetë, pamvarsisht

se ku i fton Zoti. Do ti porositja që të mbajnë hapur

veshët shpirtërorë dhe zemrën për të ndëgjuar

dhe pranuar zërin e Zotit dhe për t'ju përgjegjur

Atij (edhe në këto ditë tona) në përkushtim të

përjetshem në meshtari apo rregulltari. Krishti na

thotë:”Mos keni frikë…”

Marjan Sebaj-Sopi: Dhe për fund, një porosi për

lexuesit tanë, për besimtarët e për rininë tonë në

vendlindje e diasporë, për të gjithë ne, meqë tani

jemi edhe para festës së Krishtlindjes dhe Vitit të

Ri?

Don Lorenc Sopi: Ruane dhuratën e madhe të

fesë dhe dëshmoni para botës vlerat e shumta të

trashëguara nga të parët. Ju diaspora, jini

përfaqësues të denj të vendit tonë Kosovës dhe të

famullisë sonë të shtrenjtë, Binçës. Mos harroni

se Ju jeni ambasadorët tanë, fëtyra dhe nderi i të

gjithë neve. Ju rini kujdes! Mos u jepni pas lakmive

e ngashnjimeve të kësaj bote, dhe rrugëve që ju

qojnë në shkatërrim të shpirtit, trupit dhe

familjes. Pra, vazhdoni të jeni mburrje dhe

krenaria e famullisë. Rinien në famulli e porosisë

të jenë sikur gjithëherë të bashkuar, të

mbështesin, përkrahin dhe ndihmojnë Kishën,

meshtarët dhe motrat në gjithçka të mirë që

bëjnë për ta. Me këto fjalë uroj për shumë mot

Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Krishti i Vogël ju sjelltë

bekim, paqe, dhe dashuri në familje dhe ju

përcjelltë të gjithëve në jetën Tuaj.

Marjan Sebaj-Sopi: Biseda me ju ishte shumë e

këndëshme, shumë e dashur dhe afërt dhe për

ketë ju jemi mirënjohës. Ju faleminderit nga

zemra për kohën që ndarët për gjithë ne, për

lexuesit tanë. Në emër tim, në emër të gjithëve ju

falenderoj dhe uroj festat e fund vititi, ju uroj

shëndet, suksese e jetë të gjatë dhe të frytshme

baritore si deri tani. Dhashtë Zoti të kremtojmë të

gjithë së bashku edhe jubileon e 50 vjetorit të

shugurimit tuaj meshtarak.

Don Lorenc Sopi: Ishte kënaqësi e veçant edhe

për mua që përmes kësaj bisede të shpreh

falenderimin tim për kujdesin, respektin dhe

lutjet tuaja për mua.

Bisedën e zhvilloi : Marjan Sebaj-Sopi

13

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

Sa herë që flasim për jetën, deshëm ne apo

jo, mendja do të na qojë të mendojmë edhe

për fenomenin e vdekjes. Është normale që

jeta ka një numër të paimagjinueshëm të

ndodhive, por ai më i padëshirueshmi ndër të

gjithë, pa dyshim që është vdekja. Por, ne

duhet ditur që Hyji, aq shumë e deshi botën

saqë, u mishërua, morri natyrën tonë

njerëzore duke lindur në kushte shumë të

vështira-në një grazhd të ftohtë plot me

kashtë. Vazhdoi jetën si të gjithë të tjerët, deri

sa i erdhi momenti të dalë e t`i tregojë botës

se kush ishte Ai.

Jeta moderne e ditëve të sotme, padyshim që

krijon kushte shumë të favorshme për

krijimin e raporteve më profesionale

ndërmjet njerëzve, e poashtu edhe krijimin e

mundësive të shumta për zhvillimin e rendit

shoqërorë. Por kjo mënyrë e zhvillimit të

shoqërisë, a po e modernizon njerëzimin apo

po e qon drejt një humnere të vërtetë? Së

pari, për zbërthimin e kësaj pyetje duhet të

qasemi në një sistem shumë-disiplinorë të

shpjegimit të këtyre rrjedhave.

Nëse lidhemi me festën të cilën ky fundvit na

sjell, atëherë tema qendrore është Lindja e

Jezu Krishtit. Në këtë kontekst, nuk duhet të

lëmë anash pa e diskutuar lindjen si një

proces të shenjtë të shoqërisë. Duhet të dimë

që në botë shumë fëmijë vdesin për arsye të

shumta, e shumë të tjerë...ndoshta nuk

arrijnë në këtë botë, nuk arrijnë të

përfundojnë as jetën në barkun e nënës,

sepse shumë nëna i abortojnë fëmijët e tyre.

Kjo është më e tmerrshmja! E të vrasësh një

fëmijë duke abortuar, do të thotë të mos i

dhashë mundësinë atij fëmije qoftë edhe një

here të belbëzojë, të thithë ajrin dhe të shohë

14

“LINDJA”

dritën e kësaj bote, të thërrasë nënë dhe

baba, kjo nuk ka qenë dhe nuk do të duhej të

ishte kurrë etika e planifikimit familjarë në

një shoqëri me integritet të lartë dhe moral të

pastër. I gjithë ky realitet i hidhur, ashtu si

edhe në vendet e tjera të botës, edhe tek ne e

tregon më së miri se largimi i njeriut nga

konceptet e religjionit, ka për pasojë

veprimtaritë e ndryshme negative të cilat

dita e ditës po shtohen edhe tek ne, ndër to

edhe largimin e një jete nga jeta, largimin e

një fetusi që një nënë e bartë në barkun e saj,

me ose pa dashurinë e pastër dhe njerëzore.

Arritja deri tek një vendim i tillë nga nëna, për

të ndaluar jetën e fëmijës së vet, padyshim që

ka arsyet e veta nga më të ndryshmet. Ajo,

apo edhe të dy prindërit së bashku, gjejnë me

dhjetëra arsye duke u munduar ta bindin

vetveten se ashtu duhet të veprojnë dhe

kanë të drejtë, por duke lënë anash të drejtën

e fëmijës për të jetuar, duke ndaluar një lindje

të shenjtë. Por, mos të harrojmë që një nënë

e cila me plotë vetëdije e vë dorën mbi beben

të cilën e bart në barkun e saj, ajo vështirë ose

kurrë nuk do të mund të konsiderohej si një

nënë e devotshme për edukimin e brezave të

reja. Një nënë e cila pranon që fëmija i saj i cili

deri para pak kohe lëvizte në barkun e saj, me

plotë dashuri i`a shqelmonte barkun, të dale

prej andej i gjymtuar, i gjakosur, me duar të

shtanguara të cilat nuk do të kenë fatin që

kurrë të prekin dorën e nënës e as të babait! A

thua e meriton kjo të thirret nënë apo, a

meritojnë të dy prindërit të thirren prindër?!

A thua një nënë e tillë e cila e “përkund”

krimin mund të jetë shpresë për edukimin e

brezave të ardhshëm?!

Një

gjë të gjithë e dimë: që vrasësit shkojnë

në burg. Por, nënat e pamëshirshme të cilat

ndalojnë një lindje duke u bërë vrastare të

fëmijës së tyre, duke i dhënë zemrave një hije

të zezë, e trupin e tyre duke e njollosur me

gjak fëmije, vazhdojnë të jetojnë duke mos e

brejtur ndërgjegjen e tyre për krimin të cilin

në heshtje e kanë kryer, e me të cilin kanë

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

shuar një jetë fëmije. E më e keqja qëndron

në faktin se shoqëria ende po vazhdon të

mbajë gojën mbyllur kundrejt një krimi që

ndodh në heshtje.

Në lidhje me këtë sfidë të njerëzimit, ka

shumë opinione, e sidomos tani ku nëpër

disa vende të botës, aborti nuk dënohet me

ligj. Por, unë mendoj që kjo ndodhë për arsye

se jeta njerëzore edhe në ditët e sotme

konsiderohet si një mister ende i pazbuluar

ashtu siç duhet. E në fund do të dëshiroja të

citoj fjalët e një prifti holandez (P.B.) i cili

thotë: “Aborti është vrasje në kraharorin e

nënës, ku qeliza e jetës bëhet qelizë vdekjeje,

vendi i jetës bëhet vend i vdekjes, ku nëna për

fëmijën bëhet varr”.

Alfred ISMAJLI

Shoqata Rinore “Imzot Mark Sopi” të gjithë besimtarëve të

famullisë sonë, brenda dhe jashtë Kosovës iu uron Krishtlindjen

dhe Vitin e Ri 2012

15

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

Maria, shërbëtore e përvuajtur, e zgjedhur

nga Hyji, për ta bërë Nënë për Birin e Vet,

është ai zë i fshehur që ka depërtuar, dhe ka

mbetur thelle në shpirtin e atyre që e

thërrasin dhe i kushtohen Asaj.

Të ecësh me Marinë do të thot ta kesh

zgjedhur si udhërrëfyese, si pajtore, si

mësuese që jeta jonë të jet larg zhurmave

të botës, larg kotësive të jetës, e prirjeve të

mbrapshta, por në modelin e Marisë jeta

jonë të jet përmbushje e vullnetit të Zotit,

që e mbushur me Krishtin, të shfaq

dashurinë dhe mirësinë.

Me Marinë jeta vazhdon më e qartë, më e

ëmbël, dhe plot dëshira qiellore. Jeta jonë

duhet të lëshohet në duart e kësaj nëne, që

nuk do na tradhtoje kurrë, por do të na

mëson në virtytet e Birit të saj, Jezusit. Por

duhet ta konsiderojmë ketë nënë si një

mike, që arrijmë të ja besojmë jetën, me të

gjitha vështirësitë e saja, vuajtjet e

gëzimet, , dhimbjet dhe ankthet që jeta

jonë na sjell. Ndërsa ajo na komunikon

virtytet e saja, dhe na mëson , e na formon

ashtu sikur e ka mësuar Birin e saj, Krishtin.

Në momentet e errëta e të zbrazëta, të

dobësisë e të tundimit, të humbjes, e të

trishtimit.... kujt ti drejtohemi, përveç kësaj

nëne?

Ajo që ka ditur ta këshillojë Jezusin, do ti

këshilloj edhe zemrat tona, që mos ta

shmangim udhën e jetës, sepse ajo na

mëson rrugën që na lidhë me birin e vet.

Nuk janë miqësitë njerëzore, ato që na

bëjnë të lumtur, nuk jane fjalët e pa

16

MARIA NËNË, MËSUESE, DHE SHEMBULL

dobishme, ato që na ndriçojnë fytyrën,

dhe na bëjnë të buzëqeshim, por është

heshtja, AJO QË NA MËSON Zoja, që është

heshtja që na ruan prej gjithçkaje që e

pengon bashkimin tonë me Hyjin.

Mari, kur jemi në momente të errëta, të

lutem na ndriço, që Birin tënd ta dëgjojmë,

dhe ta ndjekim.

Mari, kur jemi në momentet e tundimit, të

lutem na ndihmo, që ta mundin çdo

tundim, dhe të jemi besnik deri në vdekje.

Mari, kur jemi në momente të frikës, të

lutem na forco, që mos të shmangin

rrugën, ku na bashkon me Ty.

Mari , kur jemi në momente të vuajtjes, na

ngushëllo, që vuajtja jonë të na bashkon

me Birin tënd.

Mari, kur jemi në momente të dëshpërimit

, të lutem na shoqëro, që ta ndiejmë

dashurinë tënde amnore, që na ngrit, dhe

na thua Eja se Biri im të do shumë.

Mari, kur jemi në momentet e të

paqartësisë, të lutem , na ndihmo të

zgjedhim të mirën, atë që Biri yt kërkon

nga ne.

Mari kur jemi në prag të zgjedhjes së jetës,

të lutem na ndihmo të zgjedhim, atë që

zgjodhe Ti.

Kur Engjëlli Gabriel të dha planin që Hyji

kishte me ty, për të të bërë nënë për Birin e

vet, ti ju përgjigje, “ unë jam shërbëtorja e

Zotit më ndodhtë siç the ti''. Na mëso, që

kështu edhe jeta jonë të jet plotësim dhe

realizimi i vullnetit të Zotit.

Gabriell GEGA

Elsa Gega i dëshiron mirëseardhje Ipeshkvit

Ku është dhe çfarë roli luan KISHA në këtë

trevë? Pse jemi të etshëm për priftin? Pse

kemi nevojë aq shumë për KISHËN? Çka na

dallon neve nga famullitë tjera?

Janë këto pyetje që secili duhet t'ia

parashtrojë vetvetes dhe të mundohet ta

nxjerr një perceptim sa më të përafërt dhe

të saktë.

Famullia e Binçës me një numër konstant jo

në rritje por jo edhe në rënje, edhe pse

është e pushtuar me shumë gurbetqarë,

ajo e ka ruajtur numrin për shkak të ardhjes

të disa familjeve të reja nga viset tjera.

Mirëpo Binça, e Kabashi si pjesë periferike

të Vitisë apo tash të bëra pothuajse apo

shumë shpejt, pjesë urbane të qytetit të

Vitisë, atëherë edhe famullia jonë bëhet

pjesë e një dinamike të shpejt dhe të pa

kontrolluar mire, apo pa planifikim të

mirëfilltë.

Komuna Vitisë që numëron rreth 43 fshatra

(përfshirë këtu edhe Komunën e re të

Kllokotit) ku tash pothuajse vetëm 3-4

fshatra jetojnë me një numër solid të

besimtarëve katolik dhe nëse marrim një

përqindje, ajo është shumë e vogël në

krahasim me vitet e mëhershme si p.sh

Ipeshkvi dhe Famullitari me

këshillin e kishës dhe Motrat

para viteve 1990 ku kishim një numër të

madh të besimtarëve katolik siç ishte

Vërnakolla, Letnica, Shoshari, Vërnezi etj.

Ndërsa e rrezikshmja qëndron te lëvizja e

madhe e popullatës që është bërë brenda

përbrenda Komunës së Vitisë edhe pas

luftës së 1999-s, si rezultat i shpërnguljes së

serbëve dhe tendenca e viseve sidomos

rurale për t'u vendosur në qytetin e Vitisë.

Duhet cekur se Vitia si qytet ka qenë e

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

ROLI I KISHËS NË FAMULLINË E BINÇËS

banuar mbi 90 % me serb ndërsa të tjerët

kanë qenë Rom, dikund rreth viteve te 60ta,

sipas dëshmitarëve që flasin, ka qenë

familja e parë shqiptare në Viti dhe

gradualisht ajo ka shkuar duke u rritur dhe

tash mund të themi se 95 % është e

populluar me shqiptar ku një pjesë jo edhe

e vogël e tyre është edhe prej besimtarëve

të famullisë së Stubllës dhe të Binçës.

I përmenda këto ngjarje si një kronologji

historike mu për një qëllim të atyre

pyetjeve që i parashtrova më lart, sepse

rinia jonë është disi e rrezikuar nga kjo

klimë e bashkëjetesës, ku vet fakti i këtyre

lëvizjeve të mëdha që janë bërë kanë

shkaktuar një anomali dhe konfuzion të

jetës normale të vet qytetit të Vitisë por

edhe për fshatrat përreth.

Vitia si qytet mund të themi se është pa

tradita , e them këtë sa për të marrë një

shembull se në Viti nuk kemi person që ka

lindur në Viti, ka kaluar fëmijërinë në Viti,

dhe është plakur ne Viti, dhe nga kjo del se

askush askënd nuk e njeh, secili ndaj secilit

është i huaj dhe këtu kemi atë thënien e

dijetarit të famshëm (Thomas Hobbes)

“Njeriu për njeriun është Ujk”

E ne si famulli përreth këtij qytetit pa

tradita, e vetmja Kisha është ajo që na

mbron na orienton dhe na mban në një

rrugë më të sigurt..Neve na nevojitet në

mënyrë permanente aktivitete shtesë

përveç atyre pastorale që janë të

domosdoshme.

Kjo është ajo që duhet marrë parasysh

Kisha, sepse për momentin për shkak të

rrethanave që ceka më lart këto lëvizje aq të

17

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

mëdha të popullatës dhe kjo strukturë

socio-demografike e zhvillimeve të pas

luftës duke marrë parasysh edhe gjendjen

jo të favorshme ekonomike që ka për

momentin Komuna e Vitisë, rinia jonë është

në një gjendje të disfavorshme dhe pa një

udhërrëfyes institucional, sepse këtë e

vërejmë dhe gjithnjë e më shumë na dalin

kuadro të reja dhe prapë se prapë gjasat për

një punësim të shpejt, janë minimale.

RINIA jonë prapë se prapë ka bërë disa

përpjekje, vet-iniciativa duke u vetorganizuar,

kuptohet gjithmonë ka qenë

dhe besojë se edhe më tutje do të mbetet

ndihma e famullitarit . Kisha dhe roli i sajë

nëpër kohëra edhe më të vështira ka ditë, ka

mundur t'ju ndihmojë besimtarëve te vet,

Në një qytet të Gjermanisë jetonte një

plak i mirë dhe i dashur. Ai nuk ishte i

pasur, por ishte i kënaqur me jetën e vet.

Por një gjë e bënte të pikëlluar, vetmia.

18

PLAKU I VETMUAR

siç ishte koha e luftës 1999, ku famullitari ka

luajtur rolin kyç edhe pse shumë të

rrezikuar, prapë se prapë i mbajtën

besimtarët në shpresë dhe në fe për një të

ardhme më të mirë. Shpresojmë se edhe

tash do të veprojnë ashtu. Kisha është për të

krishterët si Zoja që ishte për Krishtin.

Kështu fillon lutjen Papa Benedikti XVI në

sheshin e Shën Pjetrit më 08.12.2011 ( Zoja

e Pa përlyer ).

Le të jetë roli i Kishës për të rinjtë tanë ai qiri

i shpresës që do ti ndezë edhe qirinjtë tjerë

të fikur PAQEN - BESIMIN - DASHURINË

Fran (S) TOMA

Pra ishte shumë i vetmuar. Edhe pse i

kishte tre djem të rritur si dhe shumë

nipër dhe mbesa, edhe pse shumë herë i

ftonte që ta vizitonin, mjerisht ata nuk e

qanin kokën për plakun.

Shumë Betlehemi afër, në plaku Binçë e kishte ditëlindjen e

70-të që e gëzonte pa masë, sepse

mendonte se,

do të vinin të gjithë në festë. Pasi e kishte

dekoruar vendin e pritjes me shumë

kujdes, kishte përgatitur për të ngrënë

dhe për te pirë, që familjarët e tij t'i

gëzohen ditës që do e kalonin me babain

e tyre, por kot! Nuk erdhi askush. I

zhgënjyer dhe me shpresë se do bëhet

mirë, plaku vazhdoi jetën në vetmi.

Të njëjtën gjë e bëri edhe në festimin e

ditëlindjes së tij të 75-të, prapë dërgoi

ftesa, por prapë me të njëjtin dështim

kaloi edhe kjo ditëlindje.

Pak kohë më pas, plaku ndërroi jetë.

Plaku i mirë dhe i mençur kishte

përgatitur ftesat edhe për këtë ditë të

fundit, të jetës së tij, dhe ja kishte lënë

fqiut të vet. Mjerisht sikurse ditëlindjet e

tija ashtu edhe varrimi, për djemtë e tij,

qëllonin në një dit jo të favorshme. djali i

vogël mu në atë dit kishte planifikuar

dasmën e vet. Djali i mesëm kishte

pranuar një ofertë shumë të favorshme

për blerjen e një shtëpie. Ndërsa djali i

madh nuk deshi ti humb disa qindra euro

dhe shkoi ta nënshkruaj një kontratë

pune, me klientin e tij.

Mendonin djemtë, babait do i qojmë

disa meshë dhe do kryhet puna e tij,

kështu që nuk e qanin kokën për këtë

punë por kujdeseshin vetëm për punët e

veta.

E në radhë ishte, Testamenti!

Përnjëherë, të gjithë gjeten kohë, duke

menduar se babai ka tubuar disa mijëra

euro, e shkuan të shohin se çka shkruante

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

në testament.

Me tu lexuar testamenti, djemtë

mbetën të zhgënjyer, sepse në të

shkruante:

Të dashur djem.

Siç e dini, gjithmonë ju kam dashur dhe ju

kam pas ne zemër. Edhe pse ju nuk gjetet

kohë për mua, megjithatë desha që

pasurinë e tubuar t'ju lë juve. Qysh për

ditëlindjet e mija e kam pas testamentin e

përgatitur, por ju nuk patët kohë të vinit.

Sigurisht, nuk e keni ditur se para ca

vitesh më kishte vdekur vëllau, dhe unë

kisha trashëguar tërë pasurinë e tij, e që

nuk ishte e vogël, kështu që, me këtë

pasuri ju do të siguronit ardhmërinë tuaj.

Shansi i fundit për ju do të jet varrimi im.

Me këtë Testament po e shpalosi

dëshirën time të fundit:

Tërë pasuria ime do ju takoj atyre që

morën pjesë në varrimin tim!!!

Këso ndodhish, mjerisht ka edhe ndër ne,

por të mundohemi që së paku ti

përgjigjemi ftesës se Zotit, që të mos

mbetemi edhe pa pasurinë e Jetës së

Amshuar.

Pergatiti: Luigj Nikolla - Gjigji

Falënderojmë sponzorin tonë:

FONDI I FAMULLISË SË BINÇËS

NË DIASPORË, Frankfurt - Koblenz

19

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

20

SEMINARI DIOQEZIAN “LAZËR MJEDA” NË PRIZREN

Seminari Dioqezian “ Lazër Mjeda ” është një

bashkësi e cila funksionon që nga vitit 1994.

Imzot “Lazër Mjeda”, është emri të cilin e mban

kjo bashkësi. Lazër Mjeda lindi me 6 mars të

vitit 1869, ndërsa vdiq më 8 korrik të vitit 1935.

Ai gjatë tërë jetës së tij i ishte kushtuar kishës

dhe atdheut si një klerik, patriot, themelues i

shoqërisë kulturore "Agimi", nëpërmjet të cilës

punoi për gjuhën shqipe dhe për hapjen e

shkollave të para shqipe, duke ndihmuar

ndërkohë edhe për botimin e teksteve

mësimore. Më 6 gusht të vitit 1891 u shugurua

meshtar në Kapelën e Seminarit Papnor të

Shkodrës, ndërsa më 20 janar të vitit 1901 u

shugurua ipeshkëv i Sapës, dhe qe ndër më të

rinjtë nga mosha. Si ipeshkëv ndërtoi shumë

struktura kishtare si dhe krijoi e ndërtoi shkolla

ku punoi për lulëzimin e fesë e të kulturës në atë

krahinë.

Seminari është një bashkësi e cila është e

përbërë nga djem të rinj të cilët në brendësinë e

tyre e ndjejnë zërin e Zotit, zë ky, i cili i thërret

që një ditë ti shërbejnë vëllait njeri e nëpërmjet

vëllait njeri ti shërbejnë edhe Zotit.

Ekzistojnë dy lloje të seminarit: Seminari i ulët

dhe Seminari i lartë. Seminarin e ulët e

përbëjnë ata djem të rinj të cilët e kanë

mbaruar shkollën fillore dhe i vijojnë mësimet

në gjimnaz, ku përgatiten për studimet e

mëtutjeshme në seminarin e lartë. Pra,

Seminarin e lartë e përbëjnë ata djem të cilët

janë më të mëdhenj si për nga ana intelektuale

ashtu edhe për nga mosha.

A duhet që secili që hyn në Seminar të bëhet

meshtar? Kjo ndoshta është arsyeja kryesore

pse shumë të rinj kanë frikë të fillojnë jetën në

Seminar. Jo, nuk është e vërtet se secili që hyn

në seminar patjetër duhet të bëhet meshtar.

Seminari është një vend ku të rinjve u jepet

mundësia që ta zbulojnë dhe ta kuptojnë më

mirë, thirrjen e tyre.

Rëndësi të veçantë në jetën e Seminarit ka edhe

lutja, sepse pikërisht në lutje mundohemi ta

takojmë Jezu Krishtin. Nuk ka ditë e cila fillon

apo mbaron pa u takuar së bashku në Kapelën e

Seminarit për tu lutur, falënderuar dhe kërkuar

Zotit që të na ruaj dhe të na forcoj në thirrje.

Për formimin tonë shpirtëror, arsimor si dhe

kulturorë, në mënyrë të veçantë, kujdesen

eprorët tanë. Në çdo bashkësi të seminarit

mund të takosh 2 apo 3 meshtar të cilët janë

krejtësisht në shërbim të seminaristëve. Edhe

Seminari ynë i ka eprorët e tij të cilët kujdesen

për ne, gjatë gjithë kohës. Është Rektori ynë

Don Marjan Ukaj, i cili është eprori apo

përgjegjësi kryesor i Seminarit, ku detyra e tij

kryesore është, të tako,j të njoh dhe të

ballafaqohet në mënyrën më miqësore me

secilin seminarist, që ta shohë ecjen e tij në

thirrje, që ta ndihmoj në vështirësi dhe që të

marr vendime kur paraqitet nevoja! Ne

gjithashtu e kemi edhe Atin Shpirtëror- Don

Marjan Demaj i cili e ka përgjegjësinë e

shpirtërorit në Seminar e në mënyrë krejt të

veçantë kujdeset për formimin shpirtëror të

seminaristëve.

Shumëkush mendon se, në Seminar vetëm

lutet dhe mësohet, por kjo nuk është aspak e

vërtet sepse në Seminar ka një rëndësi të

madhe edhe argëtimi, lojërat e ndryshme,

shikimi i ndonjë filmi apo programeve tjera

televizive, shëtitjet si dhe pushimet. Edhe

momentet e ushqimit janë tepër të bukura për

tu relaksuar dhe për të bashkëndar gëzimin me

të tjerët. Ne, një herë në muaj i vizitojmë

familjarët tanë si dhe pushimet dimërore dhe

ato verore i kalojmë nëpër shtëpitë tona.

Në Seminarin tonë të ulët jemi 6 seminaristë

prej famullive të ndryshme të Kosovës. Ndërsa

në seminarin e lartë janë 13 seminaristë, pra

gjithsej 19 seminaristë nga Dioqeza jonë.

Seminaristët tanë janë: Mikel Përgega nga

famullia e Doblibares- viti I tretë në Seminar,

Driton Simoni nga famullia e Binçës- viti I tretë

në Seminar, Samuell Ramaj nga famullia e

Stubllës- viti I tretë në Seminar, Nikollë Ferizi

nga famullia e Binçës- viti I tretë në Seminar,

Engjëll Azizi nga famullia e Binçës –viti I tretë në

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

Seminar, Dionis Azizi nga famullia e Binçës- vitit

I dytë në Seminar. Kjo ishte pak a shumë e tëra

rreth Seminarit tonë në Prizren. Duke ju

dëshiruar hiret dhe bekimet e Zotit ju

falënderojmë dhe ju dëshirojmë punë të mbar

dhe suksese në revistën tuaj të famullisë. Dhe

për fund kërkojmë nga ju që të na kujtoni

përherë në lutjet tuaja, gjë për të cilën kemi më

së shumti nevojë.

NGJARJET KRYESORE QË SHËNUAN VITIN 2011

Engjëll Azizi

Më 10.02.2011, Koalicioni PDK-AKR, pas bisedimeve të gjata rreth koalicionit në mes të partive

kosovare në fund erdhi edhe marrëveshja në mes të partisë PDK dhe AKR, që të formohet qeveria

me kryeministër Hashim Thaçin dhe President Behgjet Pacollin, mirëpo pas 35 ditëve erdhi edhe

shkarkimi i presidentit, si rezultat i shkeljes së Kushtetutës gjatë votimit për presidentin.

Më 17.02.2011, ishte përvjetori i tretë i Pavarësisë se Kosovës. Ky përvjetorë i pavarësisë, erdhi

me disa njohje më shumë, kur deri në këtë datë ishin 76 vende që kishin njohur pavarësinë e

Kosovës.

Më 08.03.2011, filluan bisedimet Kosovë – Serbi. Kosova është përfaqësuar nga

kryenegociatorja Edita Tahiri kurse Serbia është përfaqësuar nga kryenegociatori Borisllav

Stefanovic. Gjatë bisedimeve u benë marrëveshje të ndryshëm ne mes të Kosovës dhe Serbisë.

Më 07.04.2011, Parlamenti i Kosovës zgjodhi Atifete Jahjagën në postin e presidentes së

vendit, duke e bërë kështu presidenten e parë të një vendi Ballkanik.

Më 02.05.2011, ndodhi vrasja e trurit të terrorizmit dhe liderit të Al Kaidës, Osama bin Laden,

në një operacion të suksesshëm të forcave amerikane. Qe nga 11 shatori i 2001 ishte në kërkim nga

forcat amerikane.

Më 28.05.2011, Barcelona shpallet kampion në Ligën e Kampionëve në futboll, me fitore 3 me

1 ndaj Manchester United.

Në vitin 2011 filloi Pranvera Arabe. Pas një qëndrimi te gjatë në pushtet të diktatorëve si Hosni

Mubark, Muammar Gadaf, e të tjerë, dhe pas protestave të mëdha në Egjipt, Libi dhe gati në tërë

shtetet Arabe, diktatorëve famëkeq u erdhi fundi. Ky fund shënoi edhe fillimin e një historie të re

për këto shtete, atë të demokracisë dhe lirisë.

Më 05.10.2011, vdiq Steven Paul "Steve" Jobs, ky ishte një ndërmarrës dhe shpikës amerikan.

Ai ishte bashkë-themelues, kryetar i bordit, dhe ish shef ekzekutiv i Apple. Jobs e nisi punë e tij tek

Apple në vitin 1970 dhe kompjuteri i tij Macintosh u bë shumë popullor në vitet 1980-të. Në vitin

1985 u përjashtua nga kompania për t'u rikthyer në vitin 1997 dhe prej atëherë nisi të

transformojë kompaninë duke e nxjerr atë nga kolapsi. Vdiq në moshën 56-vjeçare në Kaliforni pas

një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit. U cilësua si gjeniu i kohës, dhe u krahasua me Moxart,

Da Vinçi, e të tjerë.

Përgatiti: Visar MARKU .

21

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

31.07.2011- E diele

Takimi trad. ''DITA E MËRGIMTARËVE''.

Si edhe çdo herë tjetër oborri i Kishës në

Binçë ishte përplot besimtarë. Festa filloi me

programin e udhëhequr nga Emanuel Syla

dhe Marieta Dodaj, që ishte i pasuruar me

këngë, valle e dramë të përgatitur shumë

mirë nga m. Monika me të rinjtë e famullisë.

Atmosfera ishte e mirë dhe festa dukej edhe

më e hareshme nga fytyrat e gëzuara të

besimtarëve që përshëndeteshin me njëritjetrin

dhe çmalleshin sa do pak. E veçanta e

kësaj ishte se tashmë ishte bërë ndërrimi i

famullitarit, dhe kështu shfrytëzuam rastin t'i

urojmë famullitarit të ri Don Aleksander Kola:

Mirë se ardhjen, shëndet e punë të mbarë,

ndërsa gyrbetqarin më të ri dhe tanimë ish

famullitarin tonë Don Albertin ta

falënderojmë për gjithçka bëri për ne, për

famullinë tonë. Si shenjë falënderimi i

dhuruam një pikturë me tri Kishat e famullisë

të pikturuar nga Marigona Toma. Çdo gjë

shkoi mirë e për këtë i falënderojmë të gjithë

ata që kontribuan, e sidomos sponsorin tonë

të rregullt 'Mediteran Shoping Center'.

22

AKTIVITETET NË FAMULLINE TONË

10.09.2011- E shtune:

Në Binçë, u përkujtua 50 vjetori i ardhjes së

motrave të: Bijat e Dashurisë Hyjnore në

Binçë.

Motrat e para ishin m.Otilia, e cila kaloi në

amshim gjatë luftës së fundit dhe pushon në

varrezat e Binçës, dhe m. Asumpta e cila nga

Shkodra erdhi për këtë Jubile. Në ora 9:30

filloi akademia me përshëndetjen e

famullitarit tonë Don Aleksander Kola, pastaj

motrat e kënduan himnin e kongregatës:

"Omnia pro Deo..." (Gjithçka për Hyjin...") i

përcjellur prej vajzave që me gjeste e

zbukuronin fillimin e akademisë. Don Marjan

Demaj tash famullitar në Bishtazhin, ligjeroi

mbi historinë dhe qëllimin e ardhjes së

motrave në Kosovë-pikërisht në Binçë, dhe

dr.Don Lush Gjergji, ligjëroi mbi veprimtarinë

e motrave në kohen e helmimeve, dhe luftës

në Kosovë. Në fund m.Elvira Tadiq, prov. e

motrave BDH iu drejtua pjesëmarrësve me

disa fjalë. Meshën shenjte në ora 11:00 ne

bashkemeshim me shumë meshtarë e

kryesoi Imzot Dodë Gjergji i cili në homilinë e

vet iu falënderua motrave për veprimtarinë

50 vjeçare në Kosovë.

Leximet, paraqitja e dhuratave me lutjen e

besimtarëve si e meritonte edhe vet

momenti, iu lanë vetëm motrave. Këtë festë

e zbukuroi edhe këndimi i bukur i korit të

famullisë tonë. Jubileun e bëri më

madhështor ardhja e motrës Gjenerale të

Bijave të Dashurisë Hyjnore motra Lucyna

Mroczek, nga Roma, dhe motra Provinciale

nga Zagrebi motra Elvira Tadic, me

këshilltaret e veta. Në përfundim të meshës

motra Gjenerale Lucyna Mroczek mbajti një

fjalim në gjuhen kroate, ndërsa përkthimin

në shqip e bëri don Lush Gjergji. Në emër të

famullisë, motrës Gjenerale dhe motrës Jella

iu dorëzua nga një dhuratë e punuar në dru.

(nga firma e zdrukthtarisë së Vilson Zef

Markut:”DEKORIMI”) Pas meshe kokteji i

përcjellur me një program të përgatitur nga

fëmijët e të rinjtë e famullisë. Një dramë e

shkurtër mbi veprimtarinë e motrave,

këndim dhe vallëzimi i fëmijëve e bëri

atmosferën vërtet festive. Për të ftuarit

motrat shtruan drekë ku Ipeshkvi i caktonte

folësit. Gjatë tërë kohës shiheshin motrat që

shkoni dhe vinin drejt varrezave, ku luteshin

tek varrezat e motrës Otilia e motrës Mirjana,

si edhe të Don Pjetër Berisha i cili pikërisht në

këtë ditë para 25 viteve kaloi në amshim.

Motrave ju urojmë jubileun e 50 vjetorit të

ardhjes në Binçë, dhe lutemi qe me ndihmën

e Zotit te vazhdojnë punën me përvujtërinë e

tyre edhe në të ardhmen.

14.09.2011-E mërkure, në Restaurant

"Planet" Gjilan, Komitetet lokale për Siguri

Publike, Organizator: Komuna e Vitis e

Kllokotit,

organizuan: Takimin e Komiteteve Lokale për

Siguri Publike. Aty ishin: Përfaqësuesit e

OSBE-së, zyrtarë të ambasadave, Ministria e

Punëve të Brendshme të Kosovës, Drejtoritë

e ndryshme të Policisë së Kosovës,

Përfaqësues të disa Komunave të Kosovës,

kuptohet të nacionalitetit Shqiptar, Serb e

Rom. Në atë takim ishte i ftuar si

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

përfaqësues i Kishës Katolike në Komunën e

Vitisë edhe famullitari ynë don Aleksandër

Kola. Pjesëmarrësit u informuan si të

bashkëpunojnë me Organet policore, për

p a r a n d a l i m i n e k r i m e v e s i e d h e

p a ra n d a l i m e v e t ë kë q i j ave t j e ra .

Pjesëmarrësve të takimit iu dha mundësia të

prezantojnë aktivitetet dhe projektet të cilat

janë të lidhura me parandalimin e rreziqeve

të ndryshme.

30.10.2011- E diele:

Pas meshës u mbajt takimi me të rinjtë e

famullisë siç edhe ishte paralajmëruar. Takimi

u mbajt në sallën e Famullisë, por numri i

pjesëmarrësve nuk ishte i kënaqshëm. Por

dihet, vlen më shumë cilësia se numri...

Takimin e filloi famullitari ynë don Aleksandri

me një ligjëratë të shkurtër nga fjalët e Papës

Gjon Palit II*të drejtuar të rinjve të botës në

disa takime me ta.

Pas tij, Kryetari i Shoqatës z.Bekim Bekaj mori

fjalën dhe na njoftoi mbi të rejat e ardhshme

(aktivitetet) të përgatitura nga shoqata. Pas

kësaj, takimi vazhdoi me diskutimin rreth

kritikave por edhe sugjerimeve që janë bërë

në portal (web faqe) e poashtu që u benë

edhe aty për aty... Në emër të shoqatës u

përgjigj në mënyrë të drejtë dhe shumë të

qartë Alfred Pjetri ku iu shpjegoi të gjithëve

punën që kemi bërë (sepse sipas disave nuk

kemi bërë asgjë). Arsyeja e stagnimit të

shoqatës kohëve të fundit ishte: kthimi nëpër

vende të punës, në mësime e studime të të

rinjve, si edhe ndërrimi i famullitarit) Dihet,

se ka hapësirë dhe mënyra të ndryshme për

të gjithë nëse donë të kontribojnë për

shoqatën.

U fol edhe për nevojën e ndërrimit të

kryesisë, por u vendos të bëhet ndërrimi në

23

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

janar të vitit të ardhshëm. Po ashtu patëm

disa ide të reja nga anëtarët tjerë për

përmirësimin dhe ndryshimin në të mirë të

shoqatës të cilat do t'i kemi parasysh. Pasi

ishte edhe takimi i parë me famullitarin e ri, e

njoftuam edhe atë për rrjedhat dhe punët e

shoqatës.

22.11.2011- E marte, Shën Cecilja, pajtore e

korit. Si edhe është bërë tradita nëpër botë,

don Aleksandri, m. Luljeta dhe motrat tjera të

famullisë tonë i ftuan anëtarët e korit të

famullisë në një darkë si shenje falënderimi

anëtarëve të korit për angazhimin e tyre të pa

pritueshëm. Darka ishte caktuar në

restaurant ''Lindi'' në Viti. Pjesëmarrja e nuk

ishte e kënaqshme, me siguri pse ishte ditë

pune, por ata qe ishin, u ndanë shumë të

kënaqur. Atmosfera ishte shumë familjare,

menyja e zgjedhur me kujdes, bisedat shumë

të përzemërta me keqardhje, pra për

mungesën e të tjerëve. Kjo përvojë do të na

shërben për bartjen e festës në ndonjë

vikend të afërt. Të pranishmit iu falënderuan

famullitarit dhe motrave.

Tetor 2011 – e diele

Turniri i futbollit në Ramnishtë.

Fëmijët e famullisë sonë me gëzim u

bashkuan në një turnir futbolli në sallën e

sportit në Ramnishtë, të cilëve iu

bashkëngjitën edhe fëmijët e famullisë së

Stubllës. Përkundër frikës, u pa pjekuria e

fëmijëve, të cilët turnirin e përfunduan në një

atmosferë vërtet sportive, gjë që do të

shërben si shembull i sjelljes sportive edhe

në takimet tjera.

?. 11.2011-E diele,

Përvjetori i IV-të i Shoqatës ''Imzot Mark

Sopi''. Me këtë rast, organizuam një mini

24

party për të rinjtë e famullisë. Atmosferën e

bëri më të mirë këndimi i Emanuellit, i

përcjellur prej orkestrës, nëse mund ta quaj,

të përbërë nga Valentin e Marieta Dodaj dhe

Daniel Dodaj. Salla ishte e mbushur me të

rinj. Urime Shoqatës: festofshim edhe shumë

përvjetor të tjerë!

06.12.2011- E Marte:

Famullia jonë e kremtoi festën e pajtorit të

Kishës së Kabashit: Shën Nikollën. Përgatitjet

për këtë festë filluan qysh të dielën e parë të

ardhjes, ku filloi nëntë ditëshi në nder e lavd

te këtij Shenjti. Meshët: Të I dhe të III ditë don

Gjergj Gjergji, të VIII don Kristë Gjergji ndërsa

ditëve tjera vet famullitari ynë. Në mesin e

nëntditëshit kaloi në amshim z. Don Tomë

Gjugja, por prapë nuk mungoi ndihma e

meshtarëve te famullive për rreth, të cilët e

ndihmuan famullitarin dhe besimtarët që të

përgatitën sa më mirë shpirtërisht me anë të

sakramentit të rrëfimit. Për besimtarët tanë

por edhe të famullive për rreth, këto ditë me

një kohë shumë të bukur, ishin një ripërtrirje

shpirtërore, sepse ata në përvujtni, lutje e

pendesë u përgaditën për festë. Nata e festës

ishte ajo që fëmijët e pritën me padurim,

sepse Shën N'kolli iu ndau dhurata 25

fëmijëve. Ditën e festës, mesha e pare ishte

në ora 9-të ndërsa mesha kryesore ne ora 11të

të cilën e udhëhoqi famullitari i

Zllakuqanit, z. don Izak Dodës, në

bashkëmeshim me don Marjan Marku-n,

Don Kristë Gjergji-n don Albert Jakaj dhe don

Gjergj Gjergji-n dhe famullitarin tonë. Kisha

ishte përplot me besimtarë, Si në çdo rast të

tillë, edhe në këtë ditë kori këndoi bukur.

Shën N'kolli - lutu për ne!

Rubrikën e përgatiti:

Klodina GASHI

Krishtlindje është çdo herë kur :

Dy njerëz e falin njëri tjetrin.

Kur i kuptoni fëmijët tuaj.

Kur i ndihmoni atij që ka nevojë.

Kur dikush i bie mohit mëkatit, e fillon të jetoj ndershëm.

Kur i jep fund urrejtjes, dhe fillon ta duash urryesin.

Kur vuan për njeriun në vuajtje.

Kur ti e mbjell paqen, aty ku nuk ka paqe.

Kur njëri tjetrin e shikojmë me Zemër, e buzëqeshje.

Kur i gëzohesh të mirës së të afërmit.

Kur njeriu din të dhuroj dashuri.

Kur në momentet e vështira ti e dhuron vetveten.

Kur ti bëhesh gëzim për të afërmin tënd.

Sepse Krishti thotë:

Kam lindur i zhveshur , që ti të dish të zhvishesh nga vetvetja.

Kam lindur i varfër , që ti të mund të më konsiderosh si të vetmen pasuri.

Kam lindur në një stallë, që ti të dish ta shenjtërosh çdo mjedis.

Kam lindur i dobët thotë Zoti, që ti të mos kesh kurrë frike nga unë.

Kam lindur për Dashuri, që ti të mos dyshosh kurrë në dashurinë time.

Kam lindur natën, që ti të besosh se mundem ta ndriçoj çdo errësirë.

Kam lindur person thotë Zoti, që ti të mos turpërohesh nga vetvetja.

Kam lindur si biri i Marisë, që edhe ti ta kesh një nënë.

Kam lindur si fëmijë i adoptuar i Jozefit, që ti të kuptosh se babai i vërtet është ai që të jep

dashuri , e mbrojtje.

Kam lindur nga një nënë, për të treguar se,

Kam lindur për të ta dhëne jetën thotë Zoti, për ti sjell të gjithë njerëzit në shtëpinë e Atit.

M Monika Kolëmuqaj

Boton: Sh.R. “Imzot Mark Sopi”

Binçë, Viti, Kosovë.

Tel. 044 211 081; 0280 380 645

E-mail: shr.imzotmarksopi@hotmail.com

Ad usum internum

Vizitoni web faqen e famullisë

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

Kur është Krishtlindja e vërtetë .....?

Përgjegjës: Don Aleksandër Kola, famullitar

Lektor: Gjon Toma

Redaksia: Nue Beka, Alfred Pjetri, Vilson

Marku, Nue Marku, Valentin Dodaj, Klodina

Gashi.

www.famulliabinqes.com

25

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

26

Fëmijët e pagëzuar në famullinë e Binçës në vitin 2011 (deri më 10 dhjetor)

Fëmiu vendi i lindjes data data e pagëzimit Pagëzuesi Nunat

1) Anila Lulzim e Leonora ZEFI, Kempten 15.06.2010 23.03.2011 don Albert Demaj Gjergj e Maria Marku

2) Jozef Simon e Elizabeta NUJA, Gjilan, sp. 20.03.2011 20.04.2011 “ Franë e Difë Ramaj

3) Leon Nikollë e Marie ZEFI Graz 07.09.2010 20.04.2011 “ Sarë e Roza Toma

4) Suela Augustin e Emanuela GEGA Gjilan, sp. 08.03.2011 25.04.2011 “ Tomë e Katarine Gashi

5) Nikolin Franklin e Ardita RAMAJ Gjilan, sp. 02.04.2011 27.04.2011 “ Marjan Ramaj

6) Henri Nitida e Marie Files LARTHROV Texas 24.02.2010 18.05.2011 “ Josip Files

7) Ferdinand Ilir e Drita ZEFI Gjilan, sp. 16.05.2011 16.06.2011 “ Elbert e Suzana Uka

8) Laura Viktor e Tadore ZEFI Lecco 13.02.2011 02.07.2011 “ Gjergj e Filloreta Demaj

9) Gabriel Mihill e Mire KOLA Gjilan, sp. 07.06.2011 09.07.2011 don Aleksander Kola Dodë e Zahide (L:ina) Marku

10) Ernest Nue e Leonora GJONI Gjilan, sp. 19.12.2010 15.07.2011 “ Gracian e Jozefina Sopi

11) Robertina Robert e Valentina IDRIZI Gjilan, sp. 10.03.2011 28.07.2011 “ Fatime Shahini

12) Simon Leonard e Antigona SIMONI St Gallen 20.04.2011 30.07.2011 “ Kristë e Lëndita Toma

13) Antonio Nikolla e Silvija ZEFIQ Goetebourg 31.05.2010 29.07.2011 don Frok Zefi Marjan e Zhaklina Tomiq

14) Enriko Oliver e Vjollca KOLA Wil, SG 02.06.2011 31.07.2011 don Aleksander Kola Robert e Prena Llukiqi

15) Daniella Avgustin e Fatime IDRIZI Graz 30.12.2010 05.08.2011 “ Sarë e Roza Toma

16) Noel Gabriel e Kristina PALA Wil, SG 13.06.2011 09.08.2011 “ David Stepani

17) Martina +Nikollëe Valentinë MARKU Lecco 09.04.2010 10.08.2011 “ Nikson e Veronika Bekaj

18) Aron Laz e Lidija SULA Lecco 14.09.2010 18.08.2011 “ Zef Syla

19) Nikollë Albert e Suzana FERIZI Bern 19.04.2011 25.09.2011 “ Robert Martini

20) Erijon Valentin e Luljeta ZEJNULLA Gjilan, sp. 08.08.2011 23.10.2011 don Marjan D. Ukaj Sofija Dodaj

21) Nuel Albin e Prena ZEJNULLAHU Prishtinë, sp. 12.09.2011 23.10.2011 “ Sofija Dodaj

22)Gloria Sina Robert e Bernardeta PERIQBraunschweig 18.07.2011 30.10.2011 don Aleksander Kola Gracian e Jozefina Sopi

Të gjithë këtyre fëmijëve, si edhe prindërve të tyre URIME PAGËZIMI dhe rritje e mirë me prindërit e tyre!

Të Kurorëzuarit në famullinë e Binçës në vitin 2011 (deri më 10 dhjetor)

Qifti kurorëzimi kurorëzuesi dëshmitarët

1) Viktor Sarë e Lurde LLUKIQI me Ermenita Gjon e Nushe RAMAJ 07.01.2011 Don Albert Demaj Nikollë e Suzana Demaj

2) Leonard Prenke Marie GASHI me Majlinda Zef e Drane BOBAJ 28.04.2011 Don Huan Garzia Gjon e Veronika Gashi

3) Nikollë Albert e Prena MALIQI me Lizabeta Pjetër e Jacinta RAMAJ 28.04.2011 Don Shan Zefi Kolë e Palina Ramaj

4) Viktor Gjon e Dile ZEFI me Tadore Qeshk e Monika MUNISHI 02.07.2011 don Albert Demaj Gjergj e Filloreta Demaj

5) Blerim Jonuz e Dile SINANI me Florina Gjergj e Marte DEMAJ 27.07.2011 don Aleksander Kola Franklin e Fatime Llukes

6) Florian Franja e Florija DODIQ me Valentina Zef e Sofije TOMA 28.07.2011 don Frok Zefi Leonard e Teuta Dodiq

7) Rafel Ndue e Dile KRISTIQ me Marijeta Anton e Olga VESELI 03.08.2011 don Albert Krista Nikollë e Zefe Tomaj

8) Nue Isak e Nina ZEFI me Jozefina Simon e Jana NIKOLLBIBAJ 04.08.2011 don Izidor Llukiq Robert e Frederika Gjergji

9) Marjan Simon e Gjyle MARKU me Lindita Qeshk e Prena GASHI 04.08.2011 don Aleksander Kola Luz e Lize Gashi

10) Jozë Ali e Jana SIMONI me Violeta Duf e Tereze KOCA 06.08.2011 don Aleksander Kola Josip e Merita Andreiq

11) Nikollë Anton e Olga GASHI me Kristina Laz e Lina TOMA 08.08.2011 Imz. Zef Gashi, arq. Tiv. Joakim e Marija Llukiqi

Familjeve të reja, ju dëshirojmë bekimin e Zotit e qëndrueshmëri në jetën bashkëshortore!

Të vdekurit në famullinë e Binçës në vitin 2011 (deri më 10 dhjetor)

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

Personi data e lindjes dita e vdekjes

1) Robert Nue e Nina LLUKIQ 29.09.1975 27.01.2011

2) Palina Noc e Mara Tuniq, NUJA 22.02.1951 27.02.2011

3) Kolë (Nikollë) Zef e Drane MARKU 27.10.1974 18.03.2011

4) Sofije Gjergj e Dilla Gjergji, ZEJNULLAHU 21.02.1952 28.04.2011

5) Afërdita Isak e Tadore Ukaj, AZIZI 17.11.1979 01.06.2011

6) Tereze Rasim e Drane KAMBERI 17.01.1968 13.06.2011

7) Marie Mikë e Gjyska Kola. DODIQI 13.05.1923 17.06.2011

8) Marie Nun e Fata Pjetri, GEGA 16.01.1932 22.06.2011

9) Frane Prenk e Viktorija GASHI 24.02.1933 05.07.2011

10) Drane Tomë e Lena Zefi, KAMBERI 04.03.1928 10.07.2011

11) Dile Tunë e Marie Ferizi, BERISHA 23.03.1950 11.07.2011

12) Xhela Gegë e Marte Pjetri, IDRIZI 27.07.1922 12.07.2011

13) Drane Sylë e Marije Ahmeti, TOMA 15.03.1932 21.09.2011

14) David Hasim e Mane GJONI 17.03.1953 01.12.2011

15) Palina Fil e Dile Dokiq, SIMONI 07.07.1930 23.11.2011

Epju, o Zot, Pushimin e pa sosur, e i ndritët Drita e pa mbaruar; Pushofshin në Paqe, Amen!

27

Festa e Shën Nikollës, Nëntor 2011

Festa e gurbetçarëve, Korrik 2011

Anëtarët e Shoqatës rinore Imzot Mark Sopi dhe kori i Famullisë-Binçë 2010

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!