16.01.2017 Views

U N I V E R S

18wEAl0JI

18wEAl0JI

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Prof. Dr. Nevila NIKA

KRISHTËRIMI DHE ISLAMI

NË DHEUN E SHQIPTARËVE

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

46

Në këtë artikull trajtohet një temë e debatuar jo pak ndër vite

nga studjues, politikanë, diplomatë, shkrimtarë e gazetarë

shqiptarë e të huaj, ajo e pranisë apo praktimit të disa besimeve

fetare dhe ekzistencës së mirëkuptimit për këtë fakt tek

shqiptarët. Bazuar në dokumente origjinale të ruajtura në

Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë në punim pasi bëhet një

historik i shkurtër i zhvillimeve politike e shoqërore në

gadishullin Ballkanik e në veçanti në trevat shqiptare, shfaqen

disa konsiderata e përfundime interesante rreth shkaqeve që

detyruan shqiptarët të praktikojnë disa besime fetare.

Konvertimi i një numri të konsiderueshëm të shqiptarëve në

besimin islam, sot besim mbizotërues në Shqipëri, Kosovë,

Maqedoni e Mal të Zi, pra në të katërt shtetet kufitare ku banojnë

shqiptarë, ka qenë dhe mbetet ende edhe sot objekt diskutimesh

e debatesh të shumtë. Përveç dy arsyeve tashmë të pranuara prej

të gjithëve se, dhuna e ushtruar nga pushtuesi i ri si edhe ruajtja

e dhënia e privilegjeve, autorja mendon se është edhe një tjetër

arsye që mund të ketë ndikuar jo pak në këtë proces konvertimi

masiv të shqiptarëve në fenë e re që vinte nga Lindja. Trysnia e

ushtruar nga fqinjët tanë të krishterë për të pushtuar trojet

shqiptare përzënë, vrarë apo edhe asimiluar shqiptarët, i shtyn

këta të fundit të zgjedhin një besim të ri fetar duke mos pranuar

në këtë mënyrë të identifikoheshin serb, malazez, grek apo edhe

maqedonas për shkak se praktikonin besimin e krishterë, të ritit

ortodoks e latin. Mbrojtja me çdo mjet e mënyrë identitetin tonë

kombëtar, pra pavarësisht besimit fetar të praktikuar, i ka

shëndruar shqiptarët në një shembull për tu ndjekur.

Mirëkuptimi ndërfetar ndër shqiptarët është një vlerë e

jashtëzakonshme pë mbarë botën.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!