16.01.2017 Views

U N I V E R S

18wEAl0JI

18wEAl0JI

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Sidomos pas vitit 1998, liberalizimi i tregut mediatik shqiptar,

bëri të mundur hapjen e shumë radiove e televizioneve private,

duke shembur mitin e radio-televizionit shqiptar, si e vetmja

media elektronike në vend.

Shumësia e kanaleve mediatike ka sjellë edhe shumësi

qasjesh, zërash e interpretimesh për çështjet e islamit. Gjithashtu,

edhe numri i periodikëve islamë është shtuar ndjeshëm vitet e

fundit. Sigurisht që kjo shumësi zërash mediatikë dhe

kohështrirje mbi njëshekullore kërkon studime të detajuara e të

thelluara, por në këtë material bëhet një përpjekje për të nxjerrë

në pah tiparet kryesore të këtij rrafshi tematik. Vlen të theksohet

se studimet mbi historinë e shtypit islam dhe rolit të medias në

këtë besim fetar thuajse janë tërësisht mungesore në Shqipëri,

andaj vështirësitë ishin të mëdha për koncentrimin e materialit

dhe pasqyrimin e të dhënave konkrete. Shpresojmë që në të

ardhmen të ndërmerren studime të detajuara mbi këtë lëmi dhe

të ketë më tepër angazhim për moskeqpërdorimin e medias, por

gjithçka të përcillet me objektivitet dhe paanësi.

Theksojmë gjithashtu se ky punim është fokusuar vetëm në

realitetin mediatik të Republikës së Shqipërisë dhe nuk janë

përfshirë Kosova, apo trojet shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni e

Çamëri dhe as diaspora, sepse në secilin mjedis ka specifika të

mëvetësishme dhe për pasojë, objekti studimor do të ishte më i

gjerë.

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

40

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!