16.01.2017 Views

U N I V E R S

18wEAl0JI

18wEAl0JI

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Dr. Jolanda LILA

TRAJTIMI I ISLAMIT NË MEDIAN SHQIPTARE

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

39

Ky material nxjerr në pah prirjet dhe karakteristikat

kryesore të medias shqiptare për nga mënyra e qasjes ndaj

islamit, pra sesi janë parë e trajtuar çështjet që lidhen me

besimin musliman përgjatë një shekulli të lindjes dhe

konsolidimit të shtypit e medias në Shqipëri.

Përmes një vështrimi panoramik bëhet periodizimi i medias

shqiptare duke u bazuar në specifikat e trajtimit të temave

islame, por edhe në sfondin historiko-shoqëror, i cili ka qenë

përcaktues për orientimin e shtypit dhe medias shqiptare në

përgjithësi.

Ky periodizim është i domosdoshëm për të kuptuar

rrethanat në të cilat është gjendur besimi islam në Shqipëri për

shkak të politikave të mbrapshta qeverisëse. Ekzistojnë tri

periudha kryesore që e kanë përcjellë nga qasje e mendësi të

ndryshme çështjen e islamit: periudha e parë (1910-1945) është

koha kur u konsolidua fuqishëm shtypi islam dhe në këto

periodikë shkruanin penat më të ndritura të shoqërisë

shqiptare, të cilat përcillnin mendime dhe materiale të vyera, që

nuk kufizoheshin vetëm në çështje të besimit islam, por

shtriheshin edhe në disiplina të tjera të veprimtarisë njerëzore,

si: filozofi, mjekësi, psikologji, letërsi etj.; periudha e dytë

(1945-1991) është epoka e errët e islamit, në të cilën u ndalua

çdo veprimtari fetare dhe faltoret e objektet e kultit, qofshin

këto edhe me vlera muzeale, u rrafshuan përtokë, ose u kthyen

në magazina mallrash konsumi.

Në këtë lloj situate as që mund të pretendohej për

pasqyrime mediatike të çështjes islame. Besimi fetar

konsiderohej si shpikje për manipulimin e mendjeve njerëzore

dhe aksioma dominuese e propagandës antifetare ishte “Feja

është opium për popullin”; ndërsa periudha e tretë (1991-2013)

është faza ku shtypi islam dhe propaganda mediatike është

përhapur fuqishëm.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!