16.01.2017 Views

U N I V E R S

18wEAl0JI

18wEAl0JI

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ramadan SHKODRA

SHQIPËRIMI I KURANIT NË KOSOVË

PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

37

Megjithëqë prania e Kuranit te shqiptarët është e hershme

sa edhe prania e Islamit s'do mend se edhe interesimi,

përkushtimi e kontributi i shqiptarëve ndaj Kuranit dhe

për Kuranin është evidentë, prandaj dhe nga radhët e

shqiptarëve kanë dalë shumë njohës, komentues, hafëzë e

lexues të spikatur, kjo në njërën anë, kurse në anën tjetër

ata kanë jetuar e vepruar po sipas porosive kuranore.

Porse, - krahasuar me popujt e tjerë evropianë, - Kurani te

shqiptarët është përkthyer relativisht vonë. Ndër shqiptarët

përpjekjet dhe iniciativat e para për përkthimin e Kuranit

në gjuhën shqipe i gjejmë që në kohën e Rilindjes

Kombëtare. Mirëpo, punën e parë serioze në këtë drejtim e

ndërmori Ilo Mitko Qafëzezi, i cili në Ploeshti të

Rumanisë, më 1921, i kishte botuar të përkthyera në shqip

6 suret e para të Kuranit.

Qarku i ulemave të Kosovës, të përqendruar në Prishtinë,

- e cila në vitet 70 përveçse ishte qendër e rëndësishme

administrative, qe shndërruar edhe në një qendër të

rëndësishme kulturore, arsimore, e universitare, - i dhanë

këtij qyteti edhe karakterin e një qendre të rëndësishme

për kulturën islame. Kështu, më 1985, Kryesia e BI të

Kosovës pati fatin e mirë dhe privilegjin e madh që arriti

ta përmbushte një mision sa të rëndësishëm aq edhe

sfidues. Ajo botoi Kuranin e përkthyer nga Feti Mehdiu,

me çka e bëri shqipen gjuhë që e njeh Kuranin dhe ua

ofroi besimtarëve e opinionit shqipfolës Kuranin në gjuhën

e tyre.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!