16.01.2017 Views

U N I V E R S

18wEAl0JI

18wEAl0JI

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Beqir SHEHU

TRADITA DHE TRASHËGIMIA ISLAME

NË KALANË E DODËS

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

33

15 fshatrat e bashkësive blegtorale të krahinës së Kalasë

Dodës shtrihen ne zonën veri-lindore te Shqipërisë, ne

veriperendim te masivit malore te Korabit.

Kalaja e Dodës, me pozicionin e saj gjeostrategjik shumë të

rëndësishëm nga ku sigurohet lidhja më e shkurtuar dhe më e

lehtë midis Ultësirës bregdetare e Luginës së Drinit të Zi me

Kosovën e Pellgun e Pollogut, me kullotat alpine nga më të

mirat në të gjithë zonën e Ballkanit Perendimor. Me sukses

banorët e kësaj krahine që në lashtësi kanë mbarshtuar delen

rude.

Jeta fetare në fshatrat e krahinës Kala e Dodës, është e

lidhur ngushtë me besimin e tre shtresave fetare; parakristjane,

kristjane e islame, të cilat kanë përftuar një sinkronizim të

dalluar mirë e që çfaqet në të gjitha sferat e jetës.

Besimi islam, i bazuar në parimin e unitetit të shpirtit e

materjes,forma më e lartë e të cilit është jeta njerzore, gjeti aq

përshtatëshmëri dhe pika takim me proçeset e zhvillimit të

jetës,të zakoneve e traditave të banorëve të krahinës së Kalasë

Dodës,sa duket sikur vetë jeta e këtyre banorve e gjeti rrugën e

Islamit.

Zhvillime të dukshme të përhapjes së islamizimit në

krahinën e Nahijes së fshatrave të Dibrës(Kalasë Dodës) filluan

që në periudhën e Sulltan Sulejmanit (1527- 1565),i cili me

reformat e guximëshme ushtarake e administrative krjoi një

mjedis të sigurtë pune dhe veprmtarie shoqërore në të gjitha

skajet e perandorisë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!