16.01.2017 Views

U N I V E R S

18wEAl0JI

18wEAl0JI

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Viron KONA

ULLMAR KVIK DHE LIBRI I TIJ

“MË SHUMË HEROIZMA, SE SA GRURË”

Në këtë studim, dëshmohet me dashamirësi për mikun e

shquar të shqiptarëve, suedezin Ullmar Kvik. Në pjesën e parë

tregohet se Ai ka lindur më 13 qershor 1934, pra më shumë se 82

vjet më parë, në një familje punëtorësh. Gjatë viteve të studimeve

shfaqi interes për gjuhët e huaja, ndër të cilat ishte edhe shqipja.

Duke dëgjuar Radio-Tiranën, Radio-Shkodrën e Radio-Kukësin ai

mori njohuritë e para për gjuhën shqipe. Më tej, në vitin 1969, nisi

ta mësonte atë me ndihmën e botimeve, që i siguronte në Suedi

nga Shqipëria. Njohuritë për shqipen i shtoi gjatë vizitave në

vendin tonë, në vitet 1970, 1978, 1979, 1994 dhe më 2004 kur mori

pjesë në tubimin e albanologëve në Prishtinë. Ka mbajtur lidhje të

pashkëputura edhe me arbëreshët e Italisë. Ndërsa më 1994 e

vizitoi Shkupin.

Në ato vite, intelektuali i njohur suedez Ullmar Kvik nuk i

shkëputi lidhjet me shqiptarët. Në Suedi ai ka qenë zëdhënës

jozyrtar i Shqipërisë dhe i mbarë Kombit Shqiptar. Ishte

bashkëpunëtor e më vonë edhe kryetar i Shoqatës Suedeze-

Shqiptare, që u themelua në vitin 1970. Për 10 vjet u botua

“Buletini“, një tribunë për shqiptarët dhe letërsinë shqipe.

Nga viti 1981 ai bashkëpunoi me gazetën e re ”Albanien och

vi” (“Shqipëria dhe ne”). Më 2002, Shoqata Suedeze-Shqiptare u

shndërrua në Komiteti Shqiptaro-Suedez, ku Ullmar Kvik dha

parreshtur ndihmesën e tij. Pothuajse të gjitha përkthimet letrare

nga shqipja në suedisht, kanë kaluar nëpër duart e tij. Ai ka botuar

në suedisht një seri veprash të autorëve shqiptarë, të cilat i ka

përkthyer me përkushtim e saktësi. Ka bashkëpunuar në

përpilimin e disa veprave gjuhësore, si: tre fjalorë suedisht-shqip

dhe një gramatikë të suedishtes, në shqip.

u n i v e r s

31

PËRMBLEDHJE

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!