U N I V E R S

18wEAl0JI 18wEAl0JI

16.01.2017 Views

Murat GECAJ DR. IBRAHIM GASHI, VEPRIMTAR I PËRKUSHTUAR PËR SHQIPTARIZMIN PËRMBLEDHJE u n i v e r s 26 Në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta, autori ia kushton shkrimin e tij dr.Ibrahim Gashit. Në fillim, tregohen lidhjet e tyre miqësore, për një periudhë disavjeçare. Në vijim ndalemi në punën e përkushtuar të tij në fushën e arsimit dhe kulturës kombëtare shqiptare; spikasin veprimtaritë e palodhura të tij si aktivist shoqëror sidomos me disa botime të çmuara. Më tej, tregohet se dr.Ibrahim Gashi lindi më 23 gusht 1935, në rrethin e Krujës, ku më parë kishin ardhur prindërit e tij nga fshati Skënderaj i Kosovës, si të përndjekur nga regjimi serb. Studimet e larta Dr. Ibrahimi i përfundoi në Universitetin e Tiranës. Vite me radhë, ishte mësimdhënës në shkollat e mesme të vendlindjes dhe gjatë periudhës 1984-1990 dha leksione si pedagog i jashtëm, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës . Gjatë jetës, ai kreu me përkushtim edhe disa detyra shoqërore. Ndër të tjera, ishte bashkëpunëtor aktiv i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qyteterimit Islam (AIITC). Nga janari 1993 dhe deri në shtator 1996, Dr. I.Gashi kryeu detyrën e diplomatit (sekretar i dytë) në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Slloveni. Doli në pension në vitin 1996, por përsëri dr.Ibrahim Gashi e vijoi pandërprerje punën kërkimore, studimore dhe botuese. Përveç shumë artikujve shkencorë e metodikë, për lëndët metematikë e astronomi dhe me temë shoqërore, botoi 11 libra dhe la në dorëshkrim disa të tjerë, dy prej të cilëve kanë objekt kronologjinë shqiptare. U nda nga jeta i nderuar dhe i respektuar, më 9 maj 2012.

Sejdi GASHI METODAT BASHKËKOHORE PËR MËSIMDHËNIEN E GJUHËS DHE LETËRSISË SHQIPE NË SHKOLLAT E PRISHTINËS PËRMBLEDHJE u n i v e r s 27 Në këtë studim synojmë të paraqesim një pamje sa më tërësore sa i përket zbatimit të metodave bashkëkohore për mësimdhënien e lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollat fillore dhe të mesme të qytetit të Prishtinës. Për shkak të korpusit të studimit, që mund të jetë shumë i gjerë, kemi vendosur që trajtimin tonë ta kufizojmë vetëm në shkollat fillore dhe të mesme të qytetit të Prishtinës Korpusi është ndërtuar mbi bazën e materialeve teorike si dhe mbi bazën e vrojtimeve dhe hetimeve që kemi bërë nëpër shkollat e Prishtinës si dhe nga intervistat që kemi realizuar me nxënës dhe mësimdhënës. Trajtimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies nga një prizëm serioz, shkencor dhe gjithëpërfshirës mendojmë që paraqet rëndësi të dorës së parë për sistemin arsimor në Kosovë në përgjithësi. Për realizimin e këtij studimi përveç konsultimit dhe shfrytëzimit të literaturës teorike nga fusha e metodologjisë së mësimdhënies, kemi realizuar edhe punë praktike, duke intervistuar mësimdhënës, nxënës dhe prindër. Kemi intervistuar: 20 mësimdhënës ( 10 nga cikli fillor dhe 10 të tjerë nga cikli i mesëm i shkollimit); 80 nxënës (50 nxënës të shkollave fillore dhe 30 të shkollave të mesme ) si dhe 26 prindër ( pra nga 2 prindër për secilën shkollë).

Sejdi GASHI

METODAT BASHKËKOHORE PËR MËSIMDHËNIEN

E GJUHËS DHE LETËRSISË SHQIPE

NË SHKOLLAT E PRISHTINËS

PËRMBLEDHJE

u n i v e r s

27

Në këtë studim synojmë të paraqesim një pamje sa më

tërësore sa i përket zbatimit të metodave bashkëkohore për

mësimdhënien e lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në

shkollat fillore dhe të mesme të qytetit të Prishtinës. Për shkak

të korpusit të studimit, që mund të jetë shumë i gjerë, kemi

vendosur që trajtimin tonë ta kufizojmë vetëm në shkollat

fillore dhe të mesme të qytetit të Prishtinës

Korpusi është ndërtuar mbi bazën e materialeve teorike si

dhe mbi bazën e vrojtimeve dhe hetimeve që kemi bërë nëpër

shkollat e Prishtinës si dhe nga intervistat që kemi realizuar me

nxënës dhe mësimdhënës.

Trajtimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies nga një

prizëm serioz, shkencor dhe gjithëpërfshirës mendojmë që

paraqet rëndësi të dorës së parë për sistemin arsimor në Kosovë

në përgjithësi.

Për realizimin e këtij studimi përveç konsultimit dhe

shfrytëzimit të literaturës teorike nga fusha e metodologjisë së

mësimdhënies, kemi realizuar edhe punë praktike, duke

intervistuar mësimdhënës, nxënës dhe prindër.

Kemi intervistuar: 20 mësimdhënës ( 10 nga cikli fillor dhe

10 të tjerë nga cikli i mesëm i shkollimit); 80 nxënës (50 nxënës

të shkollave fillore dhe 30 të shkollave të mesme ) si dhe 26

prindër ( pra nga 2 prindër për secilën shkollë).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!