16.01.2017 Views

U N I V E R S

18wEAl0JI

18wEAl0JI

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Dr. Hysen KOBELLARI

H. ABDULLAH ZËMBLAKU, FETAR

DHE ATDHETAR I SHQUAR

Figura e atdhetarit, mesuesit, propagaduesit të dalluar të

fesë islame, vjershëtorit e veprimtarit të shquar social Sheh Hafiz

Abdullah Zëmblaku merr një rëndësi të veçantë në kohën tonë.

Kjo figurë shumë e dashur për njerëzit, kudo ku flitet e

lexohet shqip e veçanërisht për besimtarët muslimanë, qëndron

denjësisht përkrah mikut të tij të shquar, savantit Hafiz Ali

Korça, të cilin Zëmblaku vetë e quante vëlla shpirtëror të tij.

Por ndërsa për H.A.Korçën është shkruar diçka; emrin e tij

e mban me krenari një medrese në Kavajë, madje është botuar

edhe një monografi për jetën dhe veprën e tij, për H.A.

Zëmblakun pak është folur e shkruar. Të gjithë e njohin

"Mevludin" e tij të famshëm, i cili këndohet në raste festash ose

përkujtimesh; njohim mjaft vjersha dhe libra bestare në gjuhën

shqipe, të vlefshëm edhe sot, pas gati një shekull nga koha kur

janë shkruar e botuar.

Hafiz Zëmblaku ishte njeri i ditur, shembull i durimit, model

i këmbënguljes në punën për përhapjen e fesë së vërtetë dhe

arsimit në shqip, në propogandimin e dashurisë për atdheun,

diturinë e shkencën, për të vërtetën, paqen dhe mirësinë

njerëzore...

Hafiz Abdullah Zëmblaku e quan veten me krenari

"Shërbëtor i Kombit Shqiptar”dhe "Misionar dhe mësues i Fesë

Islame". Këto cilësime qëllimlarta ai u përpoq t'i përmbushte me

punë të palodhur gjatë gjithë jetës së tij të frytshme, duke

shkruar e botuar mbi 30 libra, duke i rënë kryq e tërthor qyteteve

e fshatrave të atdheut, për të predikuar falas besimin e vërtetë,

diturinë, atdhetarinë, paqen, të vërtetën dhe progresin.

u n i v e r s

23

PËRMBLEDHJE

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!