16.01.2017 Views

U N I V E R S

18wEAl0JI

18wEAl0JI

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Prof. Dr. Muharrem DEZHGIU

BALLAFAQIMI NË KOSOVË MIDIS NJËSIVE

TË UNÇSH-SË DHE NACIONALISTËVE SHQIPTARË,

NË FUND TË LUFTËS II BOTËRORE

Në kuadër të bashkëpunimit midis Lëvizjeve

Nacionalclirimtare të Shqipërisë e të Jugosllavisë, udhëheqja e

Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ) kërkoi që në verë të

vitit 1944, pjesëmarrjen e formacioneve të UNCSH në luftimet

për "clirimin e Kosovës" dhe të tokave të Jugosllavisë. Kërkesa

sqaronte se, "shkaktarë që Kosova është bërë bazë e reaksionit

janë hegjemonistët serbe". Nga ana tjetër, pranohej se,

"shumica e popullit të Kosovës nuk kishte besim tek PKJ dhe

tek Shtabi Jugosllav". Pra, forcat e UNCSH kërkoheshin të

ndikonin tek shqiptarët e Kosovës që të besonin tek PKJ dhe

tek Shtabi Jugosllav e t'iu nënshtroheshin atyre. Qëllimi i

kërkesës së J.B.Titos ishte mjaft i qartë, për të shuar

rezistencën e popullit të armatosur të Kosovës që nuk

pranonte pushtimin nga ushtria jugosllave.

Veprimet arbitrare të ushtrisë jugosllave në viset shqiptare,

për nënshtrimin e shqiptarëve, u bënë në praninë e forcave të

UNCSH. Madje, ata bashkëpunuan me forcat e UNCJ për të

djegur shtëpitë e shqiptareve, që kundërshtonin pushtimin,

duke i cilësuar forcat shqiptare te rezistences "reaksion

shqiptaromadh".

Njësitë e UNCSH u thirrën nga udhëheqja e UNCJ për të

vënë shqiptarët e Shqipërisë kundër shqiptarëve të Kosovës.

PKSH, e varur plotesisht nga PKJ, pranoi gjykimet, vlerësimet

dhe zgjidhjet e ofruara pa asnjë kundërshtim, pa u shqetësuar

për fatin e Kosovës. Udhëheqja kryesore e PKSH pohonte se,

"Kosova nuk mund t'i bashkohej Shqipërisë". Forcat e

Divizioneve V dhe VI të UNCSH qëndruan në Jugosllavi edhe

pas mbarimit të Luftës II Botërore, për të goditur dhe

asgjësuar cdo lëvizje të rezistencës kosovare, të drejtuar nga

nacionalistët, që luftonte kundër ripushtimit jugosllav të

Kosovës.

u n i v e r s

22

PËRMBLEDHJE

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!