16.01.2017 Views

U N I V E R S

18wEAl0JI

18wEAl0JI

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Në këtë kohë në Shqipëri u zhvillua një veprimtari islame

shumë e madhe, u hodhën themelet për një zhvillim të

pavarur të kulturës islame si dhe të çdo veprimtarie tjetër

brënda kuadrit të shtetit kombëtar. Patriotët muslimanë

shqiptarë e panë të domosdoshme të bëjnë ndryshime me

rëndësi në kulturë dhe në organizimin si dhe të realizojnë

binomin e shenjtë Fe dhe Atdhe

Por gjatë regjimit komunist institucionet fetare në përgjithësi

dhe ato islame në veçanti pësuan një goditje të fuqishme si

në asnjë vend tjetër të botës. Do të ishte 1967, “viti i

çmendurisë”, ku shënoi aksionin e fuqishëm shkatërrimtar të

institucioneve fetare.

Zhvillimi i proçeseve demokratike të viteve ’90 u shfaqën

edhe me lirinë e meditimit, fesë, besimit, me ngritjen e

institucioneve përfaqësuese të besimeve në vend. Nismën e

këtyre dukurive do ta shënonte më 16 nëntor 1990 rihapja e

Xhamis së Plumbit në Shkodër në praninë e mbi 50 mijë

vetave, të ardhur jo vetëm nga qyteti, po edhe nga fshatrat.

Në fjalën e hapjes, hirësia e tij Haxhi Hafiz Sabri Koçi,

kryetar i Bashkësisë Islame të Shqipërisë, vuri në dukje

nevojën e ushtrimit të fesë nga çdo njeri e në çdo kohë.

Muslimanët në Shqipëri, ashtu sikurse ata në Kosovë,

Bosnje, Maqedoni, Mali i zi, Sanxhak, Kroaci, Greqi, Bullgari

e kudo në Europë por edhe më gjerë, sot kanë veçori të

reja, nivele më të larta arsimore e kulturore. Kjo kërkon

mjete dhe metoda të reja të komunikimit, intepretime e

shpjegime shkencore, filozofike e socjologjike nën dritën

islame, por edhe manifestimin e një zgjuarësie shoqërore e

cila gradualisht do përpunohet e zhvillohet nga brezat e ri

kudo në Ballkan dhe botë, pas një procesi të shëndetshëm të

të menduarit, me qëllim të krijimit të një shoqërie të

shëndoshë dhe të përparuar.

Një emancipim dhe kulturim me besim të shëndoshë i

qytetarit të sotëm por edhe i atij të nesërm në Shqipëri,

Ballkan dhe Europë do të zvogëlonte mundësit e krijimit të

“vakumit informativ - edukues”. Kjo do të ndikonte në

pasurimin e shpirtërave me modalitete paqesore dhe do të

shendoshte gjëndjen e përgjithëshme të besimtarëve.

u n i v e r s

21

PËRMBLEDHJE

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!