16.01.2017 Views

U N I V E R S

18wEAl0JI

18wEAl0JI

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Banja e parë publike në Sarajevë është ndërtuar në vitin 1462.

Në fund të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, numri i tyre kishte arritur

në 7. Hamami i Daut Pashës në Shkup, u ndërtua në vitin 1489.Ai

dallohet nga dy kube të mëdha dhe 11 kube të vogla dhe në këtë

mënyrë është konsideruar si një nga banjat publike më të mëdha

në Ballkan. Hamami i Gazi Husrev Beut u ndërtua ndërmjet

viteve 1556 dhe 1573. Hamamet ishin të ndara në dy pjesë: një

pjesë për burrat dhe një për gratë, kjo bazuar në filozofinë e etikës

islame. Hamame të ngjashme ka pasur edhe në qytete të tjera të

Ballkanit, si: Manastir, Dibër, Ohër, Prilep, Strugë, Tetovë, Novi

Pazar, Podgoricë dhe në qytete tjera.

Arkitektura islamike në objektet e kultit, por edhe në qendrat

e qyteteve, parashikonte të vendoste shatërvanë në qendër të

hapësirave kompozicionale, që kanë shërbyer për besimtarët

myslimanë si “abdes-hane” – vende ku bëhej pastrimi ritual para

faljes së namazit, kurse një pjesë e qytetarëve e kanë përdorur ujin

e shatërvanëve për të pirë. Shatërvanët publikë kombinojnë në

vetvete dimensionet simbolike dhe pamjen estetike, duke qenë

krijimet më të bukura dhe karakteristike të shumë qyteteve islame

në të gjithë botën, veçanërisht në Ballkan. Vetëm në Beograd kanë

qenë më shumë se 600 shatërvanë publikë, të cilët u shkatërruan

të gjithë, për shkak të urrejtjes së verbër dhe me qëllim zhdukjen e

gjithçkaje që lidhej me trashëgiminë islame.

Në Ballkan, shumë nga qytetet janë të projektuara për t’u

integruar në harmoni me lumenjtë që kalojnë ne gjirin e tyre.

Brigjet e tyre i lidhin urat me harqe, të cilat konsiderohen pjesë e

arritjeve të mëdha të arkitekturës islame në Ballkan. Ato janë, veç

të tjerash, edhe simbole komunikimi midis njerëzve, vendeve dhe

kulturave. Në vitin 1566 filloi ndërtimi i urës më të shkëlqyer mbi

lumin Neretva (Mostar), e cila duket si një hënë që përqafon lumin

me dhembshuri dhe mirësi të madhe dhe nëpërmjet saj duket një

minare dhe një xhami. Nëse kalohet drejt tyre nga poshtë urës,

ujërat duken si qelq, ndërsa ura ngjan si lente aparati fotografik e

fokusuar në drejtim të xhamisë dhe të minares.

Çereku i Ballkanit është i mbushur me këto kryevepra që

reflektojnë pasionin e kulturës islame për ujin. Të tilla ka shumë

edhe në trojet shqiptare, si: Ura e Tabakëve në Tiranë, Ura e Mesit

në Shkodër, Ura e Goricës në Berat, Ura e Prizrenit me 3 harqe,

u n i v e r s

12

EDITORIAL

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!