16.01.2017 Views

U N I V E R S

18wEAl0JI

18wEAl0JI

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

EDITORIAL

u n i v e r s

11

e tij. Vëmendja dhe mjeshtëria që lanë pas myslimanet për ujin,

rrjedh nga kujdesi i islamit për pastërtinë, larjen e ditës së premte

dhe për pastrimin ritual që duhet bërë para hyrjes në xhami. Uji

është një nga simbolet e shquara fetare, dhe uji ka tri funksione,

të cilat shpesh ndërthuren me njëra-tjetrën: funksionin utilitar,

estetik dhe atë simbolik.

Në mesjetë, pothuajse të gjitha qytetet e mëdha ballkanike

kanë pasur rrjet furnizimi me ujë dhe hamame apo banja publike,

të cilat nuk gjendeshin në Perëndim dhe te të cilat janë bazuar në

kohërat moderne të ashtuquajturat sauna. Sigurisht këto tregojnë

se sa e rëndësishme është dëlirësia dhe pastërtia në Islam.

Hamamet, si ndërtime publike me karakter shoqëror, zinin një

vend mjaft me interes dhe rëndësi në ndërtimet arkitekturale të

popullit shqiptar. Faktori kohë, kushtet atmosferike, faktori njeri,

transformimet e pandërprera të qyteteve shqiptare, kanë ndikuar

që nga këto objekte monumentale deri në ditët tona të mbetet

vetëm një numër i kufizuar. Hamamet, si gjini e ndërtimeve

shoqërore, patën një përhapje të gjerë në qytetet shqiptare gjatë

sundimit osman. Hamamet, të ruajtura deri më sot, edhe pse të

transformuara, me elemente të humbura nga gjendje fillestare,

prapëseprapë zënë vend meritor në trashëgiminë, thesarin e

kulturës, përkatësisht në ekzemplarët e vlerave të trashëgimisë

etnokulturale, në vlerat e kulturës materiale shqiptare.

Në territorin etnik shqiptar, hamame të ruajtura kemi në Pejë,

Prizren, Prishtinë, Vushtrri, Mitrovicë, Shkup, Shkodër, Elbasan,

Durrës, Tiranë, Krujë, Gjirokastër, Lezhë, Delvinë, Çorovodë.

Ndërkaq banja të rrënuara, të zhdukura, për të cilat kemi të dhëna,

e për të cilat dëshmojnë rrënojat e tyre, hasim në Prishtinë, Gjakovë,

Rogovë të Hasit, Kaçanik, Berat, Gjirokastër, Janinë etj. Hamamet

ekzistuese dhe të rrënuara u ndërtuan në periudhën kohore prej

shek. XV deri në shek. XIX. Për një numër banjash kemi shënime

nga gjysma e dytë e shek. XVII, nga udhëpërshkruesi Evlia Çelebiu.

Hamamet për vizitorët sjellin shumë copëza të së kaluarës, siç është

rasti i Hamamit të Haxhi Beut në Pejë, që është vepër monumentale

me karakter shoqëroro – publik, i ndërtuar në periudhën kur qyteti

ishte në sundimin e osmanllinjve, përkatësisht kur Peja ishte në

kuadër të Sanxhakut të Dukagjinasve (1462-1485), pra në gjysmën

e dytë të shekullit XV.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!