16.01.2017 Views

U N I V E R S

18wEAl0JI

18wEAl0JI

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

MONUMENTET ISLAME, TRASHËGIMI KULTURORE

MATERIALE SHQIPTARE DHE BALLKANIKE

Monumentet historike janë rrënjët që lidhin të tashmen me

të shkuarën dhe të shkuarën me të ardhmen. Kjo mishërohet më

së miri në thënien se “nuk ka të ardhme për ata që nuk kanë të

kaluar”, prandaj popujt e përparuar të kaluarën nuk e shohin si

një kryevepër antike që ruhet në qoshet e shtëpisë apo oborret e

kështjellave, por si pasuri dhe thesar i paçmuar. Përveç vlerave

historike civilizuese dhe kulturore, monumentet historike janë

të rëndësishme edhe në fushën ekonomike për shumë shtete, e

njohura ndryshe edhe si turizmi arkeologjik, si një prej ofertave

të së kaluarës për brezat e rinj, ku gjithsecili gjen hapësira për të

kërkuar frymëzim dhe për të nxjerrë dobi nga përvojat e saj.

Trashëgimia kulturore ose gjurmët historike nuk janë

vetëm objektet fizike, por gjithçka që ka lënë gjurmë në fusha të

ndryshme të dijes, siç është historia e filozofisë dhe shpjegimet e

asaj që tha Aristoteli më shumë se 2400 vjet më parë. Veprat islame

arkeologjike në Ballkan janë të shumta, si xhamitë historike, ashtu

edhe objektet e tjera publike, si: shatërvanët e ujit, çezmat, urat,

hanet dhe karvan-sarajet, që konsiderohen monumente historike

dhe sjellin nostalgji në zemrat e vizitorëve të tyre. Ato që i kanë

rezistuar kohës tani janë bërë pjesë monumentale e qyteteve,

duke u kthyer në restorante, kafe apo pazare ku shiten qilima dhe

prodhime të tjera artizanale.

Trashëgimia e popujve përmban inspirime, zgjon shpresa dhe

vrojtime për të kaluarën. Në trashëgiminë që lidhet me kulturën

islame, uji përfaqëson sekretin e ekzistencës dhe kushtin e jetës “...

dhe kemi krijuar nga uji çdo gjë të gjallë” (Kuran, 21:30). Në tekstet e

shenjta të islamit gjenden porosi që lidhen me pastrimin me ujë,

por edhe me kursimin e tij, si edhe thënie në lidhje me rolin e

rëndësishëm të ujit në histori. Në qytetërimin islam myslimanët

ua kaluan kombeve të tjera në kujdesin ndaj ujit dhe përdorimin

u n i v e r s

10

EDITORIAL

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!