14.07.2015 Views

Reduktim, Riperdorim, Riciklim - Perreth programit PKKZH

Reduktim, Riperdorim, Riciklim - Perreth programit PKKZH

Reduktim, Riperdorim, Riciklim - Perreth programit PKKZH

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

<strong>Reduktim</strong>i, <strong>Riperdorim</strong>i, <strong>Riciklim</strong>i (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve UrbaneBërja sa më e lehtëDuke e bërë të gjithë procesin sa më të volitshëm, krijohet më tepër mundësi për tëlehtësuar ndarjen që në burim të materialeve të riciklueshme, duke arritur një shkallë më tëlartë të pjesëmarrjes, meqë pjesëmarrja në programet e riciklimit mendohet të jetë direkt elidhur me komoditetin.Përgatitja e grumbullimitNjë nga elementët bazë të çdo programi riciklimi, sidomos për familjet që jetojnë në pallate,është përgatitja e një skeme grumbullimi shumë bindëse, në mënyrë që të minimizojëpengesat, për sa i përket motivimit të banorëve, si edhe të reduktojë mundësitë e gabimeveaksidentale. Kontenierët apo kazanët e mbetjeve duhet të vendosen në vende, të cilat janënë rrugë kalimet e zakonshme të banorëve. Vendosja e kontenierëve për të gjithamaterialet, që duhet të ndahen në burim bashkë me kontenierët për mbetjet reziduale(mbetjet e pariciklueshme) brenda të njëjtit vënd‐grumbullimi, duket se ka një ndikimpozitiv në kryerjen e riciklimit. Për më tepër, kontenierët duhet të jenë qartësisht tëetiketuar dhe lehtësisht të përdorshëm.Në disa raste është parë si e arsyeshme, që të kufizohet hapësira e kontenierit për mbetjetreziduale dhe të zgjerohet ajo e kontenierëve për mbetjet e riciklueshme, duke qenë sekontenierët e mbi‐mbushur të mbetjeve të riciklueshme është parë të kenë një ndikimnegativ në motivimin e banorëve. Në disa raste, mbyllja me dryn e portës së vëndgrumbullimeve të mbetjeve, mund të jetë një masë e dobishme për të parandaluar njerëzittë cilëve nuk u takon t`i përdorin ato. Përdorimi i ambalazheve prej letre të ricikluar nëvend të qeseve plastike mund të reduktojë ndotjen e mbetjeve‐bio me materiale plastikedhe do të inkurajojë njerëzit të ndajnë në burim mbetjet – bio. Çanta të tilla mund tëpërdoren për të grumbulluar bio‐mbetje brenda shtëpisë dhe mund të çohen me lehtësi nëzonën e grumbullimit të plehrave, duke shmangur kështu, përdorimin e një koshi i cili dotë duhet të merret me vete në apartament dhe të lahet.Në disa studime është parë se përdorimi i çantave të letrës ka qenë i suksesshëm, sepse jovetëm që banorët i panë ato tepër pozitivisht, por gjithashtu pati një korrelim negativ mesasinë e mbetjeve reziduale dhe një korrelim pozitiv me grumbullimin e ndarë të biombetjeve.Furnizimi me shërbim të brendshëm dhe të jashtëm për banorët e banesave meshumë familje mund të shërbejë gjithashtu si masë shtesë për të lehtësuar ndarjen në burimtë mbetjeve të riciklueshme. Ekzistenca e dikujt (një ose disa persona) nga një banesë meshumë familje, i cili të ketë një përkushtim në mirëmbajtjen vullnetare të zonës sëgrumbullimit të mbetjeve duket se ka një ndikim pozitiv mbi zakonet e riciklimit. Njëorganizim akoma dhe më i madh kërkohet për një personel të dedikuar në mirëmbajtje, icili të grumbullojë mbetjet reziduale ose mbetje të riciklueshme nga çdo kat, të boshatisikontenierët dhe ndonjëherë të sigurojë edhe riciklim me telefon për të moshuarit dheM.sc. Marianthi GuriShoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 30

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!