14.07.2015 Views

Plani Kombėtar pėr Menaxhimin e Mbetjeve - Riciklimi.al

Plani Kombėtar pėr Menaxhimin e Mbetjeve - Riciklimi.al

Plani Kombėtar pėr Menaxhimin e Mbetjeve - Riciklimi.al

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Individët kanë për të luajtur një pjesë thelbësore, si prodhues të mbetjeve dhe si konsumatorë. Ndryshimete mëdha që ne presim të shohim nga zbatimi i planit kombëtar do të kërkojnë një ndryshim të madh nëprodhuesit e mbetjeve dhe të kulturës konsumatore. Plani përfshin një edukim të pandërprerë kombëtardhe lokal dhe një fushatë të ndërgjegjësimit të publikut shqiptar të cilët duhet të jenë të mobilizuar dhe tëangazhuar në procesin e ndryshimit, në mënyrë që ndryshimi të ndodhë.2.5.1 Kërkesat LigjoreNjë përbërës i domosdoshëm i menaxhimit të ardhshëm të qëndrueshëm të mbetjeve në Shqipëri është nëpërputhje me ligjin. Legjislacioni Shqiptar mbi mbetjet vjen kryesisht nga Direktivat e Bashkimit Evropian –Kuadri Udhëzues për mbetjet i vitit 2008 dhe direktiva të tjera të ndryshme përfshirë, në veçanti Direktivën eLandfilleve të vitit 1999 7 . Ajo përcakton rregullat për përdorimin e landfilleve si një rrugë për heqjen einerteve, mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme, dhe ndalimin e groposjes së disa llojeve specifikembetjesh. Ajo kërkon që të gjitha mbetjet që shkojnë në landfille duhet të para-trajtohen për të parandaluarose reduktuar efektet e tyre anësore në mjedis, të reduktojë sasinë e tyre ose ato me natyrë të rrezikshme,të lehtësojë trajtimin, ose të rrisë nxjerrjen e vlerës së përdorshme nga mbetjet.Një përmbledhje e përgjithshme e kërkesave ligjore të BE-së për menaxhimin e mbetjeve jepet në Aneksin1.2.5.1.1 Kontrolli i Ndikimeve Mjedisore të Menaxhimit të MbetjeveKa një gamë të gjerë mjetesh rregullatore të gatshme për AMP për të siguruar që mbetjet të menaxhohenashtu si duhet nga vendi ku ato prodhohen drejt pikës ku hidhen përfundimisht, ose rekuperohen. Këtopërfshijnë dispozitat e dhënies së lejeve të Ligjit për Dhënien e Lejeve Mjedisore dhe objektivat epërcaktuar në ligjin për menaxhimin e mbetjeve. AMP do të përdorë të drejtën për dhënien e lejeve për tësiguruar se mbetjet rekuperohen ose asgjesohen pa rrezikuar shëndetin e njeriut dhe mjedisin.Me hyrjen në fuqi të Direktivës së Landfilleve dhe zbatimin e Ligjit mbi Lejet Mjedisore, AMP dhe autoritetete tjera do të marrin në konsideratë në procesin e dhënies së lejeve çështje më të gjera siç janë përdorimi iburimeve, reduktimi i mbetjeve dhe efiçenca e energjisë.Zbatimi i kritereve të pranimit të mbetjeve dhe dispozitat për para-trajtimin e tyre të Direktivës së Landfillevedo të thotë se llojet e mbetjeve që mund të depozitohen do të ndryshojnë me kalimin e kohës. Kjo mund tështyjë AMP të përdorë fuqinë e saj për të nxitur ndryshimin nëpërmjet marrjes së masave, të tilla sikufizimin ose ndëshikimin e depozitimit të mbetjeve të caktuara.Legjislacioni i ardhshëm mbi Automjetet Jashtë Përdorimit dhe Mbetjet e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronikedo të nxisë zhvillimin e teknologjive të pastra dhe teknikave të përshtatshme për heqjen finale tësubstancave të rrezikshme që përmbahen në mbetjet e destinuara për rekuperim dhe problemet që dalinnga këto sektorë.Përveç kësaj, aty ku rekuperimi I mbetjeve konsiderohet si një mundësi do të ketë kontrolle të forta mbillojin e materialeve që mund të jenë subjekt për trajtim termik për të siguruar se produktet e riciklueshme tëmos jenë subjekt për trajtim termik.Dorëzimi i Planit Zonal të Mbetjeve do të plotësohet nga rregullore që parandalojnë rrezikun e shëndetitnjerëzor dhe sigurojnë mbrojtjen e mjedisit.Është e mundur qe ndryshimet e bëra nga kuadri rregullator do të eksportojë mbetjet për rekuperim, osepërpiqet dhe shmangë kërkesat për leje mjedisore, çka mund të çojë në rritjen e bakshisheve. AMP dheInspektorati do të përdorin të drejtat e tyre për të monitoruar dhe kontrolluar këto aktivitete, por masashtesë kontrolli mund të jenë të nevojshme.7 Direktiva e Landfill-eve kërkon që Shtetet Anëtare të zhvillojnë strategjitë për reduktimin e groposjes së mbetjeve të rrezikshme, me synimin për tëreduktuar ndotjen e ujit të pijshëm dhe ajrit, dhe çlirimet e gazrave serrë të shkaktuar nga degradimi i mbetjeve organike në vendet e landfill-eve.Gjithashtu, ajo vendos objektiva të qarta për reduktimin e sasisë së mbetjeve bashkiake te biodegradueshme (MBB) të hedhura në landfille. MBBjanë mbetje bashkiake që janë në gjendje të dekompozohen në mënyrë elsatike ose jo-elastike, p.sh. mbetjt që do të prishen.42

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!