13.07.2015 Views

MOISIU I FTUAR NE RUSI - Regione Basilicata

MOISIU I FTUAR NE RUSI - Regione Basilicata

MOISIU I FTUAR NE RUSI - Regione Basilicata

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

16SH.comPOEZIwww.shqiptarja.com E diel, 11 gusht 2013RILINDASISUPLEMENT JAVOR IGratë pikturojnë puthjen...Cikël poetik nga NDUE DEDAJ...NJË GENOMË EPASTËR POETIKEE kam ndjekur krijimtarinë e Ndue Dedajt vargpër varg, rresht për rresht e jo libër për libër... Kemitë bëjmë me një genomë të vërtetë poetike, është njëgenomë e pastër, është poezi esull, tepër esull. Në tënuk ka asnjë je barishte poetike.Ndoc GjetjaNË PROVINCËNë provincë përditë bien tupanat...Në provincë të gjithë shesin kikirikë,Në provincë të gjithë gjuajnë politikë,Në provincë fjalimet i mbajnë të gjata,Në provincë makinat i ngasin burrat,Në provincë shkallët i lajnë gratë,Në provincë të gjithë shkruajnë libra,Në provincë të gjithë i bëjnë të gjitha.Në provincë bëhesh hero dhe padashur,Në provincë rakia pihet me barut,Në provincë sporti i të gjithëve - xhirot,Në provincë plugu i ditës - thashethemet,Në provincë gratë janë të ndershme,Në provincë dashuritë janë të zjarrta.Në provincë bie lahuta bridashe...14 qershor 2010.KËNGËT ESOLOMONITLutu pa qenë Solomon…Lutu për dashurinë pa fron.Lutu për dashurinë që vashat molis,Lutu për lulet e vjeshtës nën murriz.Lutjet e mëngjesit janë lutjet e engjëjveLindin në tokë, prarojnë qiejve.Lutjet e mesditës janë lutjet e prillitPër të gjitha javët dhe ditët.Lutjet e mbrëmjes janë lutjet e pleqvePër dashurinë e botës nga e para.Lutu për dashurinë pa qenë mbretDehur nga mushti i erosit si në përralla.Lutu pa qenë Solomon…Lutu për dashurinë pa fron.GRATË PIKTUROJNËPUTHJENÇdo mëngjes me një penel të lehtëLyejnë buzët me të kuq,Pikturojnë puthjenQë shpesh e marrin e rrallë e japin.Maj 2012LUTJE E BURRAVEPËR GRATË(Virgjinia Vult)Ji e dëgjueshme në çdo gjë, ji e përulur.Ji femër, fal vetëm kënaqësi e dashuri.Artin e të qenurit femër - femërisht përdore,Për burrin tënd! Për të gjithë burrat!Mos u trishto nëse fjala s’të vjen,Fjalë s’thua e për vete dot s’lutesh,Lutem unë burri yt sovran për ty.E dashur, ji e përbetuar, e papërlyer!Ji Shën Mëri!STOLI I VJETËRKam frikë kur ai stol të mos jetë...Stoli para pallatit me tulla të bardha.Ulet përditë nëna ime me të vjetrat e lagjes,Gra më të moshuara se qyteti.Vajzat vogëloshe luajnë rrasa-vijëPa dashur t’ia dinë për trillet e moshës,Pa ngrihen gjyshet si në kërcimet motit,Luajnë fëmijërisht dhe ato…Lulet në kodrinë kanë çelurLulet e pjeshkës, lulet e mollës, lule të bardha...Ah!... Shkojnë dorën nëpër okë,Ishin dikur edhe ato vasha!Vajzat me të nesërmen shkrihen në paqeTe ajo rrugicë, te ai stol nën diell!Stoli para pallatit me tulla të bardha.Kam frikë kur ai stol të mos jetë...M.MALL PËRBJESHKËTDimër pa zogj, pa fjalë!Druaj të nisëm për atje kah bujtina e kujtimevePrej tingujsh të ngrirë, të qelqtë; të vete deri në Suçel.Laku i Kuq. Ura Ndredi. Përroi m’Gjarpen, Kodra Tetë...Tash janë veç stacione të erës. Shuar hapat, gjurmët!Asgjë prej së djeshmes, prej vetes.Bjeshka ime, ku je?Eci me Marien tërmales pa trajtë,Ka kohë që nuk ka shkelur këtu,Nuk ka mundur, nuk i kanë bërë këmbët,Në skaj të oborrit nuk ka patur se kush ta presë...Vetëm muzika e verbër e përroit që zbret.Dimër pa fjalë, pa zogj!Muza e bjeshkës, vdarë mjegullave ikanake...Nuk ka më poezi të pishave, aheve, palmave.Unë sillem pas pengut të kujtimeve si hije!I desha me shpirt njerëzit e shtëpisë nën bjeshkë.I shoh... si nuk janë?! Dhe dridhem nga koha...E pabesë.Eeeej…A i keni ndie sonte lajmet?Ka lindur dhe ka vdekur një liz bjeshke.Ajkuna ka qenë aty dhe ka qarë me sytë e saj...Ka qarë Maria me gurin e brengës në gji,Vajtojcat e kullave të epra kanë qarë.Aiii...Shkurt 2010…POEZI E NJË PO-ETI TË VEÇANTË“Poezia e Ndue Dedajt është mbrujtur me atë maja shpirtiqë bën thirrje për dashurinë ndaj njerëzve të tokës sonë. Kjoështë dhe kredoja më e zgjedhur e tij dhe unë besoj se në botëne tij shpirtërore kjo kredo nuk është pozë, por një ndjenjë evërtetë, e marrë qysh atëherë, kur fryma mbase i qëndroi mbisupe si një pëllumb i bardhë dhe uji i lagu shpatullat... Kjoështë poezia e këtij poeti të veçantë që derdh vargjet e tij plotnjomëzi, me një gjuhë të bukur e fjalë të zgjedhur...”Dhori QiriaziQYTETI IXHIROS SË VETQyteti ynë i vogël xhiron e ka të madhe,shëtitjet mondane të mbrëmjeve,mbrëmjet e shëtitjeve mondane.Humbet ai në xhiron e vetsi në një vals dashurie!Çdo qytet ka orën e tij - kullën e sahatit.Qyteti ynë për orë ka xhiron!Pulson tik-tak-u i sajsi një shpirt i bardhë.Nxiton qyteti ynë të bëhet plak,Njëqind, një mijë vjeçduke ua kaluar pleqve të kërrusur lehtë,duke ua kaluar drurëve të blertë.Unë xhiron asnjëherë nuk ia prishqytetit tim krenar,ani se s’jam praktikant i saj!...I vogli qyteti ynë, me xhiro të madhe.SHTËPIA E KUJTIMEVEShtëpia ime nën lisa,Përkundruell detit, përskaj bjeshkësPërkundetPranverash,VjeshtashHerë si djep lulesh, herë si djep shirash.Shtëpia ime kreshtë erërash,Stacion metereologjikMjegullash.Brezash…Ngulur në heshtjen e vetSi një anije që nuk ka më një liman.Tash për tash ua kam falurKujtimeve.FAREHEDHESITani që askush nuk mbjell më farëE bujqit janë raca e fundit në zhdukje,Tani që fushave nuk mbin as misër as grurëPor vetëm mure, murana pa fundTani që toka nuk ka më vlagë,E të gjithë korrin cannabis sativaNdezin për mbarësi ashkat e buzmit bujar,Tani që rituali i pjellorisë së tokësKëndohet vetëm në përgamenat e vjetra,Tani u kujtova për ty, Farëhedhës,Monumentin tënd të kokrrës së farës,Bekuar qofsh, o njeri në arën e gjyshit në shkrep!Ngjallu në mundsh, kalo njëherë këndej,Sa të puth duart tua të rreshkura në zhegLart ta valëvis këmishën tënde të shqyer!S’e dua botën - mbytur në baltën e vesit,Baltëbota kalb farën pa e futur në dhéKalb kohën e vjetër e kohën e re….Ardhtë mbretëria jote!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!