13.07.2015 Views

AGRICULTURE AND RURAL DEVELOPMENT - Ministria e Integrimit

AGRICULTURE AND RURAL DEVELOPMENT - Ministria e Integrimit

AGRICULTURE AND RURAL DEVELOPMENT - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI <strong>RURAL</strong>papërfunduar i tokës; shfrytëzimi i tokës bujqësore për qëllime tjera (ndërrimi idestinimit) dhe copëzimi i mëtutjeshëm i tokës bujqësore.Përditësimi i RDPP, konsolidimi i mëtejmë i tokës dhe mbrojtja e tokës bujqësore ngandërrimi i destinimit për veprimtari tjera duhet të konsiderohet si një prioritet.3.8 Bujqësia organikeKërkesa e konsumatorëve për prodhimet organike dhe popullariteti në rritje ibujqësisë organike në BE ka bërë që bujqësia organike të jetë një prej sektorëve merritje të vazhdueshme në vitet e fundit. Ushqimet mund të shënohen si “organike”vetëm nëse 95 për qind e përbërësve të tyre bujqësor janë organike. 42Deri më tani, bujqësia organike në Kosovë është e rregulluar me Ligjin nr. 02/L- 122për bujqësinë organike. Rregullimi i kësaj fushe bëhet përmes Njësisë për BujqësinëOrganike të themeluar nga MBPZHR. Në bazë të ligjit, u hartuan dy udhëzimeadministrative: UA për paketimin, transportimin dhe deponimin e prodhimeveorganike, si dhe UA për kontrollin zyrtar, inspektimin dhe certifikimin e prodhimeveorganike.Ligji për bujqësinë organike është ndryshuar në përputhje me Rregulloret e KE nr.834/2007 dhe 889/2008. Sipas këtyre ndryshimeve, planifikohet: themelimi i njëautoriteti kontrollues; komiteti për bujqësinë organike; njohja e organeve kontrolluesenga MBPZHR; hartimi i planit të veprimit për zhvillimin e bujqësisë organike dhehartimin e programit vjetor për konvertimin në bujqësinë organike. 43Disa bujq po konvertojnë prodhimet e tyre në prodhime organike. Sipas të dhënave tësiguruara nga Shoqata e Bujqësisë Organike në Kosovë, fushat në vijim janë duke ukonvertuar: 4 he pemishte, 1 he vreshtari, 0.1 he perime serre dhe 5 he bimë mjekësoretë kultivuara. Po ashtu, në Kosovë mblidhen frutat e malit e kjo është veprimtari qëcertifikohet nga dy organe ndërkombëtare certifikuese: “Albinspekt” nga Shqipëriadhe “Procert” nga Maqedonia. Këto nisma u mbështeten si fusha sprove ngaorganizatat e ndryshme ndërkombëtare dhe këto nisma zgjatën për aq sa zgjatën vetëprojektet.Bujqësia organike është një prodhim shumë i veçantë dhe pa mbështetje është shumëe vështirë për t’i tërhequr bujqit për tu marrë me ketë prodhim. Prandaj MBPZHRduhet të mendojë për zhvillimin e një skeme të përkrahjes për bujqësinë organike nëKosovë. Kjo është e vetmja mënyrë për të nxitur bujqit për të konvertuar prodhimet etyre në ato organike. Një zhvillim pozitiv që duhet të theksohet është se Fakulteti iBujqësisë, që nga viti 2002, ka përfshirë lëndën e bujqësisë organike që është ndjekurmesatarisht nga 100 studentë në vit. Kjo ka ndikim në ngritjen e vetëdijesimit tëpopullsisë së Kosovës për bujqësinë organike.Tani për tani në Kosovë vetëm barishtet mjekësore dhe mjafti janë prodhime organikeqë janë certifikuar. Por bujqësia organike është një proces që fillon me konvertim në42 Agriculture and Rural Development. Organic Farming. Legislation në: http://ec.europa.eu/agriculture/organic/eupolicy/legislation_en43 Raport nga mbledhja PDSA, Agri_FS 2012.21

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!