13.07.2015 Views

AGRICULTURE AND RURAL DEVELOPMENT - Ministria e Integrimit

AGRICULTURE AND RURAL DEVELOPMENT - Ministria e Integrimit

AGRICULTURE AND RURAL DEVELOPMENT - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURAL1 HYRJE1.1 Përmbledhje ekzekutiveKy raport analitik është hartuar me kërkesën e projektit të GIZ “Përkrahja e procesit tëintegrimit evropian në Kosovë” që mbështet institucionet e Kosovës në procesin eintegrimit evropian. Raporti mëton që të paraqesë gjendjen e tanishme dhe tëidentifikojë sfidat strategjike në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural nw kuadërprocesit të integrimit evropian.Raporti përqendrohet në tri nivele: kornizën e politikave dhe të legjislacionit;zhvillimin institucional; dhe kapacitetet implementuese. Në bazë të këtyre nivelevejanë identifikuar prioritetet strategjike dhe synimet për trajtimin e sfidave tëidentifikuara në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë.Ky raport analitik u hartua duke konsultuar raportet dhe materialet e përgatitura ngainstitucionet e ndryshme qeveritare, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare, projektet endryshme, dhe si i tillw shërben si një material diskutues për tryezën e rrumbullakëttematike (TRT) nr. 7 për bujqësinë, zhvillimin rural, pylltarinë, peshkatarinë dhesigurinë e ushqimit.1.2 Historiku i sektoritSipërfaqja e përgjithshme e Kosovës është 1.1 milion hektarë, 53 për qind e së cilësështë tokë bujqësore dhe 41 për qind është tokë pyjore. Sektori i bujqësisëkarakterizohet nga fermat e vogla. Sipas Anketës së Ekonomive Shtëpiake Bujqësore(AEShB) të vitit 2009, në Kosovë janë afër 180,000 ferma aktive (72 për qind e të cilavekanë më pak se 1.5 he të tokës bujqësore të shfrytwzueshme). 2 Kontributi i sektorit tëbujqësisë në Bruto Produktin Vendor (BPV) është gati 12 për qind, kurse prodhimetbujqësisë përbëjnë gati 16 për qind të eksporteve të përgjithshme dhe sektori ibujqësisë siguron rreth 25 për qind të punësimit të përgjithshëm e kryesisht nësektorin joformal. Vlerësohet se 60 për qind e popullsisë së Kosovës jeton në zonatrurale dhe sektori i bujqësisë luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e mundësive tëpunësimit dhe krijimit të ardhurave për banorët të cilët jetojnë në këto zona. 3Rishtazi, rezultatet zyrtare të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dheBanesave në Kosovë, që u krye në prill të vitit 2011, tregojnë se shkalla e punësimit nëbujqësi është 4.4 për qind ndërsa numri i popullsisë rurale është 1,078,239 apo 61.97për qind. 42 Kosova – Memorandumi Ekonomik i Vendit, Banka Botërore.3 Përgjigjet në Pytësorin e Studimit të Fizibilitetit. Qershor 20124 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë 2011. Të dhënatkryesore në: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Te%20dhenat%20kryesore_ALB.pdf4

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURAL2 BUJQËSIA, ZHVILLIMI RURAL DHE INTEGRIMI NË BENw kuadër tw procesit të integrimit evropian kemi dy elemente të rëndësisë sëveçantë për sektorin e zhvillimit rural dhe të bujqësisë:1. “Aspektet ekonomike – gjendja e vendeve në bazë të kriterit ekonomik përanëtarësim, si dhe”2. Standardet e komunitetit – kapaciteti i vendit për të zbatuar dispozitat ligjoredhe administrative të komunitetit në fushat e zhvillimit rural dhe bujqësisë.” 5Një numër i madh i normave të detyrueshme dhe rregullave drejtpërdrejt twzbatueshme pwr vendet anëtare përbëjnë kapitullin për bujqësisë. Përdorimi i duhurdhe zbatimi efektiv i tyre nga një administratë publike efikase është shumë irëndësishëm për funksionimin e Politikës së Përbashkët të Bujqësisë (PPB). Nëmënyrë që të zbatojnë në mënyrë efektive PPB, shtetet duhet të forcojnë kapacitetet etyre dhe strukturat administrative.2.1 Prioritetet për bujqësisë dhe zhvillim ruralPrioritetet për ofrimin e ndihmës administratave kombëtare në fushën e bujqësisë dhezhvillimit rural varet kryesisht në kontekstin e veçantë të çdo vendi dhe janë nëkornizën e komponentit 1 të IPA (ndihma pwr vendet në tranzicion dhe për ndërtimtë institucioneve. Prioritetet qw dalin nga acqui communautaire për të gjitha fushat,duke përshirë ato për ZhRB, përkufizohen me anë të dokumenteve zyrtare tëKomisionit, të tilla si DPISh (Dokumenti Planifikues Indikativ Shumëvjeçar) dhePartneritetet Evropiane/Anëtarësimit.Për shtetet kandidate potenciale, mbështetja për miratimin shkallë-shkallë tëstandardeve të BE është prioritet kyç për ndihmën në ndërtimin e institucioneve. Nëfushën e ZhRB, mund të theksohen prioritetet kyçe në vijim:- “Forcimi i kapacitetit administrativ i administratave bujqësore, në veçanti nëfushën e formulimit të politikave bujqësore, analizimit, zbatimit dhe kontrollit.- Ndërtimin e kapacitetit administrativ për zbatimin në të ardhmen të masave tëpara-anëtarësimit për zhvillim rural (IPAZhr).” 62.2 Strukturat administrative për zbatimin e së drejtës evropianePër vendet kandidate, përqendrimi kryesor është në përafrimin legjislativ dhendërtimin e kapaciteteve administrative për zbatimin e acquis communautaire qëpërbën PPB. Zbatimi, menaxhimi dhe kontrolli i PPB kërkon krijimin, ndryshimindhe/ose përforcimin e strukturave të duhura administrative. Ndërtimi i një5 Agriculture and Enlargement at: http://ec.europa.eu/agriculture/enlargement/publi/brochure_en.pdf6 Agriculture and Rural Development. Priorities for Agriculture and Rural Development athttp://ec.europa.eu/agriculture/enlargement/assistance/index_en.htm5

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALPo ashtu kërkohen edhe struktura administrative jo të veçanta të tilla si: mekanizmat eorganizatave të tregut të përbashkët; kërkesat statistikore; zbatimi efektiv ilegjislacionit të komunitetit për bujqësinë organike dhe për politikën e cilësisë. 102.2.3 Strukturat për zhvillim ruralAutoritetet kompetente për masat e zhvillimit rural duhet të përcaktohen ngaautoritetet kombëtare (Ministria) dhe më pas duhet të miratohen nga Komisioni. Ajoçfarë kërkohet shprehimisht është themelimi i një komiteti monitorues për vlerësimine efikasitetit dhe cilësisë së zbatimit të programeve për zhvillim rural.Lista e lartcekur e kërkesave institucionale të BE nuk është gjithëpërfshirëse.Megjithatë informata shtesë dhe më të hollësishme janë në dispozicion në dokumentine quajtur “Udhëzim për strukturat kryesore administrative që nevojiten për zbatimine së acquis communautaire”. 11Kërkesat shtesë nga e drejta evropiane për zhvillim ruralSipas Rregullores së Këshillit nr. 1698/2005, Grupet Lokale të Veprimit (GLV) janë tënevojshme. Si partneritete publike-private, ato janë në krye të zbatimit të qasjesLEADER (lidhjet ndërmjet ekonomisë rurale dhe veprimeve zhvillimore) 12 .E vetmja pjesë e detyrueshme e programimit të zhvillimit rural janë masat agromjedisoreqë përcaktohen me dispozitat aktuale të së drejtës evropiane për zhvillimrural (Rregullorja e Këshillit (KE) nr. 1698/2005).Përtej kësaj, çdo Shtet Anëtare mund të zgjedhë nëse do të përdor apo jo masatgjegjëse të KE në përputhje me kushtet dhe nevojat e tyre. Megjithatë Shtetet Anëtaresigurojnë shpenzimet minimale për secilin shtyllë (10 për qind për shtyllën 1 dheshtyllën 3; 25% për shtyllën 2 dhe 5 për qind për LEADER). Shtetet anëtare duhet tëthemelojnë dhe mirëmbajnë strukturat administrative për masat që ato zbatojnë. 13Sidoqoftë të gjitha strukturat administrative të themeluara duhet të jenë në gjendje qëtë respektojnë plotësisht rregullat e komunitetit për zbatimin e masave për zhvillimrural.Kërkesat statistikore në kuptim të përafrimin me BENuk ekziston asnjë udhëzim apo rregullore e vetme që përshkruan kërkesat epërgjithshme statistikore përkitazi me sektorin e bujqësisë për shtetet anëtare të BE.Këto lloje të kërkesave gjenden në rregulloret e veçanta dhe udhëzimet për zbatimin eorganizatave të tregut të përbashkët, skemat e zhvillimit rural, rregulloret financiare,etj (statistikat për eksportet/importet, prodhimin e mallrave, strukturat e fermavebujqësore, të ardhurat e bujqve, pagesat e subvencioneve, numri i kërkesave, etj).10 Ibid11 Ibid12 Shpjegim: Lidhjet ndërmjet ekonomisë rurale dhe veprimeve zhvillimore-LEADER.13 Council Regulation (EC) No 1698/2005 of 20 September 2005 on support for Rural Development by theEuropean Agricultural Fund for Rural Development (EAFRD) në: http://eurlex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:L:2005:277:0001:0040:EN:PDF7

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALShumica e këtyre informatave mblidhen nga organet administrative përgjegjëse përskemat në fjalë apo nga doganat, OJQ tregtare, kompanitë publike dhe private tëspecializuara në mbledhjen e statistikave të besueshme apo burimet e jashtme tëdhënave. Statistikat për të ardhurat e bujqve mblidhen nga RrDKF. 143 BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURAL NË KOSOVË3.1 Zhvillimi institucional dhe kapacitetetMBPZHR është në proces ristrukturimi dhe reformimi të administratës së saj meqëllim të themelimit të strukturave organizatave në përputhje me PPB dhekompetente për zbatimin e politikave të IPAZHR nw kuadër tw procesit të integrimitevropian.Burimi: MBPZHRDiagrami më sipër paraqet pasqyrën e plotë të strukturës së re të MBPZHR. Risitë nëkëtë proces janë ngritja e Njësisë së Pagesave dhe e shërbimeve këshillimore nëdepartament. Departamentet e tjera janë: Departamenti i Politikave të Zhvillimit Rural(DPZhR) duke përfshirë Autoritetin Menaxhues; Departamenti i Bujqësisë dhe iTregjeve (DBT); Departamenti i Shërbimeve Juridike; Departamenti i Administratës;Departamenti i Integrimit Evropian dhe Bashkërendimit të Politikave. Strukturat etjera administrative në kuadër të MBPZHR janë Instituti Bujqësor në Pejë dhe Instituti14 Rishikimi funksional i MBPZHR (FRIDOM) në http://map.rksgov.net/userfiles/file/FRIDOM/Rishikimet_Vertikale/rishikimi_funksional_i_Ministrise_se_bujqesise_pylltarise_dhe_zhvillimit_rural.pdf8

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALi Vitikulturës dhe Verës në Rahovec. Numri aktual i punonjësve në MBPZHR është175. 15Ndërkohë Departamenti i Analizave Ekonomike, i cili nuk paraqitet në diagram, ukrijua si një departament i ri. Në kuadër të këtij departamenti është zyra e statistikavetë MBPZHR që ishte nën Departamentin e Politikave Zhvillimore dhe Statistikave.Procesi i ristrukturimit nuk është një proces i lehtë dhe gjithnjë përcillet me sfida tëtilla si: pakënaqësitë e personelit aktual, pamundësia dhe/ose vështirësitë përpunësimin e personelit të ri për të plotësuar të gjitha pozitat, mungesa e buxhetit, etj.MBPZHR po merr mbështetje të madhe në çështjet e personelit përmes një projekti tëBankës Botërore, e cila po punëson rreth 30 punonjës të ri për nevojat e MBPZHR.Përkundër të gjitha këtyre ndryshimeve dhe përparimin të shënuar gjer më tani, sfidatmbesin ende të njëjta: mungesa e buxhetit për përdorimin dhe zbatimin e politikave,kapacitetet e kufizuara njerëzore në numër dhe shkathtësi. Sipas Raportit të Progresittë KE për vitin 2010, “kapacitetet administrative në institucione të ndryshme mbesintë dobëta dhe burimet njerëzore nuk përdoren në mënyrën më efikase”. 163.2 Departamenti i Pagesave (Agjencia e Pagesave)Njësia e Pagesave u themelua me anë të UA nr. 01/2010 dhe në mbështetje të Ligjit nr.03 /L-098 për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. Njësia e Pagesave u ngrit nëDepartament të Pagesave (DP) në vitin 2012 e që është një hap përpara në themelimine Agjencisë së Pagesave në përputhje të plotë me rregullat dhe procedurat e IPAZHR.Funksioni kryesor i DP është përdorimi dhe zbatimi i skemave përkrahëse qëhartohen nga Autoriteti Menaxhues dhe që financohen nga Qeveria e Kosovës, BE dheorganizatat e tjera donatore.Njësia e Pagesave fillor me tre sektorë: sektorin e pagesave të drejtpërdrejta, sektorin ezhvillimit rural dhe sektorin e TI. Tani, pas ngritjes në departament, ajo funksiononme tetë divizione: zhvillim rural, pagesat e drejtpërdrejta, inspektimin teknik,financat, TI, regjistrat, administratën dhe marketing.Personeli aktual (18 duke përfshirë 5 nga projekt i BB) i DP po trajnohet dhe mësohetme procedurat për zbatimin e skemave të pagesave të drejtpërdrejta për zhvillimrural. Në vitin 2011 ky personel pranoi 17,916 kërkesa ndërsa në vitin 2012 u pranuanrreth 22,400 kërkesa për pagesa të drejtpërdrejta dhe projekte të zhvillimit rural. 17 Dymodele të softuerit u përgatitën për Njësinë e Pagesave (një modul për pagesat edrejtpërdrejta dhe tjetri për projektet e zhvillimit rural) por nuk janë të lidhura meprogramet për regjistrimin e fermerëve dhe SIPT.Me riorganizimin e ri të MBPZHR dhe ngritjen e Njësisë së Pagesave në Departament,mendohet që zyrtarët komunalë të bujqësisë do të bëhen personel i MBPZHR.Gjithashtu, 20 punonjës rajonal të MBPZHR do të emërohen nga DP në pozitën einspektorëve teknik.15 MBPZhR, Divizioni i personelit.16 Raporti i Progresit për Kosovën. Komisioni Evropian 2010.17 Departamenti i Pagesave. MBPZhR9

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALSipas Strategjisë për Zhvillim të Njësisë së Pagesave 2010 – 2015 (miratuar më 2010),parashihen strukturat dhe zhvillimet në personel si në vijim: 18SektoriMars2010Fundi ivitit2010Fundi ivitit 2011Fundi ivitit2012Fundi ivitit2013Fundi ivitit2014Fundi ivitit2015Drejtori i Departamentit 1 1 1 1 1 1 1Zhvillim Rural 3 5 11 11 14 14 14Pagesat e drejtpërdrejta 3 5 11 11 11 11 11Inspektorati teknik 0 2 3 3 3 3 3Kontrolli në vendngjarjeRO 0 14 14 15 15 20 20IT & regjistrat 2 2 5 10 10 10 10Departamenti Ligjor 0 0 0 0 4 4 4Departamenti Financiar 0 0 0 0 4 4 4Departamenti iAdministratës 0 0 0 0 3 3 3Auditimi i brendshëm 0 0 0 0 3 3 3Numri i përgjithshëm 9 29 45 51 68 73 73Projekti i Bankës Botërore po mbështet NJP me personel të ri. Në përgjithësi, 19punonjës do të punësohen në NJP, 14 prej të cilëve do të jenë inspektorë teknikë. Pesë(5) prej tyre tashmë janë punësuar (2 nga ta në projektet e zhvillimit rural; dhe 2 nësektorin e kontrollit dhe 1 në sektorin e TI). 19 Në vitin 2012, Departamenti i Pagesaveu larguar nga zyrat e MBPZHR në një zyre me hapësirë të përshtatshme.Ndonëse është ngritur në departament dhe kanë më shumë punëtorë, stafi poballafaqohet me vështirësi dhe sfida në përmbushjen e misionit të tyre. Duke pasurparasysh volumin e madh të punës që ata kanë, përveç sfidave të tyre të brendshmeteknike dhe funksionale (mungesa e personelit, TI), DP po ballafaqohet me sfida tëtjera e jashtme: regjistrat e vjetërsuar kadastral dhe të pronës; prirjet për mashtrim ngaana e parashtruesve të kërkesave (më shumë se një kërkesë nga e njëjta fermë).Përveç kësaj, një sfidë tjetër e rëndësishme, ende e pazgjidhur, është çështja e“zyrtarëve komunalë të bujqësisë” të cilët mendohet se do të bëhen punonjës tëMBPZHR të ngarkuar me SIPT dhe programet e regjistrit të fermerëve dhe pranimin ekërkesave nga fermerët. Kwta zyrtar janë (ose duhet të jenë) një lidhje shumë erëndësishme në mes të fermerëve dhe DP, duke u shndërruar kështu në filtrin kryesortë problemeve që në fillim të procesit para se problemet të paraqiten në DP. Kwtazyrtar nuk e kryejnë këtë përgjegjësi duke qenë punonjës të komunës që janë; prandajkjo çështje duhet të trajtohet në një mënyrë të tillë që DP duhet të ketë personelin e tijtë përhershëm në të gjitha komunat.DP ende kryen manualisht duke shënuar të dhënat e përgjithshme nga kërkesat përprojektet e zhvillimit rural në një bazë të dhënave. Këto të dhëna janë në dispozicionnë regjistrat e tjerë si SIPT dhe Regjistrin e Fermerëve, dhe I&R të Shtazëve porsoftueri aktual që përdoret nga DP nuk është i lidhur me këta regjistra. Tani duhet tëtrajtohet dhe zgjidhet çështja se si të përdoren më mirë burimet që janë në dispozicion.18 Strategjia për zhvillimin e mëtutjeshëm të NJP të MBPZHR, 2010-2015.19 Departamenti i Pagesave. MBPZhR10

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALNatyrisht duhet që të arrihet një marrëveshje ndërmjet hisedarëve për lidhjen e këtyreregjistrave dhe qasjen në ato nga një aplikacion i vetëm softuerik.Regjistri i fermerëveRegjistri i fermerëve është një nga komponentët e Sistemit të Integruar tëAdministratës dhe Kontrollit të BE. Themelimi i Regjistrit të Fermerëve mëtonpërgatitjen e Kosovës për zbatimin e planit kombëtar të zhvillimit rural dhe bujqësisëdhe për ofrimin e informatave për strukturën e tanishme të pronave bujqësore përplanifikim më të mirë dhe për zbatimin e politikave të bujqësisë dhe zhvillimit ruralnë përputhje me të drejtën evropiane.Regjistri i fermerëve në Kosovë u themelua me anë të Udhëzimit Administrativ nr.7/2011 në mbështetje të Ligjit nr. 03/L-098 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Nëpërputhje me këtë UA, të gjithë fermerët të cilët aplikojnë për mbështetje financiare(pagesa të drejtpërdrejta dhe projektet e zhvillimit rural) e kanë për detyrimregjistrimin paraprak në regjistrin e fermerëve. Të gjithë fermerët të cilët plotësojnëkushtet e regjistrimit marrin nga një numër të identifikimit të fermës (NIF) që duhettë përdoret në të gjithat regjistrat e tjerë lidhur me bujqësinë dhe zhvillimin rural.Për Departamentin e Pagesave regjistri i fermerëve është një mjet shumë irëndësishëm për administrimin e pagesave, kontrollit dhe mbikëqyrjes sëpërgjithshme të gjendjes. Mbledhja e të dhënave për regjistrin e fermerëve filloi përherë të parë në Kosovë në vitin 2011, gjatës fushatës së parashtrimit të kërkesave përskemën e pagesave 2011-2012. Deri më sot, në përgjithësi janë regjistruar 16,616fermerë. 203.3 Shërbimet këshillimoreShërbimet këshillimore për bujqësi dhe zhvillim rural u themeluan dhe ishinfunksionale që nga viti 2004. Ato funksionojnë si divizion në kuadër të Departamentitpër Zhvillim Rural dhe Shërbime Këshillimore. Tani në vitin 2012, me riorganizimin eMBPZH, shërbimet këshillimore u ngritën në departament të përbërë nga tridivizione: shërbimet e këshillimit teknik; këshillimi ekonomik, social dhe ligjor;informata, monitorim dhe trajnim. Numri i përgjithshëm i parashikuar i punonjësvenë nivelin qendror është 15 ndërsa në nivelin lokal është 68 këshilltarë.Ligji nr. 04/L-074 për shërbimet këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural u miratuanë shkurt të vitit 2012. Po ashtu Strategjia për Shërbimet Këshilluese 2011-2015 uhartua dhe u miratua nga Qeveria. Shërbimet këshilluese janë të organizuara nëshërbimet publike dhe private në dy nivele: nivelin qendror dhe lokal. Shërbimetkëshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural janë themeluar në shtatë zyra rajonale nëvend dhe funksionojnë në kuadër të MBPZHR. Shërbimet këshilluese në nivelkomunal janë themeluar në të gjitha komunat e Kosovës.Funksioni kryesor i Departamentit për Shërbime Këshillimore është ofrimi i këshillaveekonomike, ligjore dhe sociale për prodhuesit e bujqësisë. Departamenti është20 Departamenti i pagesave. MBPZhR11

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALgjithashtu përgjegjës për planifikimin, bashkërendimin dhe mbikëqyrjen e shërbimevekëshilluese në nivel lokal. Departamenti në bashkëpunim dhe bashkërendim medepartamentet e tjera (DZHR, DP) të MBPZHR harton informata përngjarjet/materialet dhe mbështet bujqit në procesin e parashtrimit të kërkesave. 21Në vitin 2011, më shumë se 6,396 bujq u trajnuan në fusha të ndryshme përmesprojektit të financuar nga MBPZHR “Zhvillimi i zonave rurale përmes promovimit tëshërbimeve këshillimore, në vlerë prej 200,000 eurosh. Për projektin në fjalë ishteshpallur tender nga MBPZHR dhe ai ishte zbatuar nga një kompani vendase. 22Ndonëse funksionojnë, shërbimet këshillimore nuk janë në nivel të kënaqshëm dheato duhet të përmirësojnë punën e tyre. “Shërbimet këshillimore ende nuk njoftojnëbujqit se si të parashtrojnë kërkesën për grante”. 23 Kjo është nënvizuar në Raportin eProgresit për Kosovën për vitin 2011. Gjithashtu në mbledhjen e fundit të DPSAKosovë – BE, përmirësimi i shërbimeve këshillimore u konsiderua si një nga sfidatkryesore. Duhet të ofrohen shërbime këshilluese për grante dhe subvencione bujqvepër të rritur të ardhurat e tyre dhe për të përmirësuar cilësinë e prodhimevebujqësore.Tani për tani, ata nuk kanë numrin e mjaftueshëm të personelit, pra vetëm 7 nga 15punonjës të parashikuar punojnë në Departamentin e Shërbimeve Këshillimor. Kyfakt është i rëndësishëm por nuk është arsye i të qenit joefikas në përmbushjen efunksionit të shërbimeve këshillimore. Shërbimet këshillimore duhet të merren mëseriozisht në të gjitha nivelet e sistemit, duhet të jenë më profesioniste dhe duhet tëjenë më afër bujqve. Fjalia “më profesioniste” do të thotë: “këshilltarët e licencuar” mepërgjegjësitë e tyre të qarta për procesin në fjalë; raportim efikas, monitorim dhe njësistem kontrolli.3.4 LegjislacioniNë procesin e krijimit të kornizës ligjore në fushën e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ruraljanë marrë parasysh standardet përkitazi me këto fusha. Deri më tani, Kosova kamiratua disa nga parimet themelore të legjislacionit të BE në fushën e bujqësisë dhezhvillimit rural duke përfshirë legjislacionin dytësor. Lista në vijim paraqet bazënligjore për zbatimin e politikave në këtë fushë.- Ligji nr. 03/L-098 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural,- Ligji nr. 03/L-016 për Ushqim, i shpallur me dekretin nr. DL-004-2.009 më 6mars 2009,- Ligji nr. 03/L-029 për Inspekcionin Bujqësor, i shpallur me dekretin nr. DL-065-2.008 më 13 dhjetor,- Ligji nr. 02/L-122 për bujqësi organike, i shpallur me Rregulloren e UNMIK-utnr. 2008/2 më 8 janar 2008,21 Akti për organizimin e brendshëm dhe sistematizim të MBPZHR.22 Raport nga mbledhja e PDSA, Agri_FS 2012.23 Raporti i Progresit për Kosovën. Komisioni Evropian 2011.12

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURAL- Ligji nr. 2004/21 për veterinarinë, i shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr.2004/28 më 30 korrik 2004,- Ligji nr. 2004/33 për produktet e blegtorisë, i shpallur me Rregulloren eUNMIK-ut nr. 2004/39 më 14 tetor 2004,- Ligji nr. 2005/02-L10 për përkujdesjen ndaj kafshëve, i shpallur me Rregullorene UNMIK-ut nr. 2005/24 më 9 maj 2005,- Ligji 03/L-042 07 për mbrojtjen e produkteve të bimëve, i shpallur me dekretinnr. DL-061-2008 më 27 nëntor 2008,- Ligji nr. 2003/9 për ndryshimin e ligjit nr. 03/L-004 për kooperativat bujqësore,i shpallur me dekretin nr. DL-050-2008 më 13 tetor 2008,- Ligji nr. 2007/02-L98 për mbrojtjen e varieteteve të bimëve, i shpallur meRregulloren e UNMIK-ut nr. 2008/24 më 16 maj 2008,- Ligji nr. 02/L-111 për bletari, i shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2008/5më 8 shkurt 2008,- Ligji nr. 02/L-95 për mbrojtjen e bimëve, i shpallur me Rregulloren e UNMIKutnr. 2007/6 më 31 janar 2007,- Ligji nr. 2005/02-L26 për tokën bujqësore, i shpallur me Rregulloren e UNMIKutnr. 2006/37 më 23 qershor 2006,- Ligji nr. 2005/02-L9 për ujitjen e tokës bujqësore, i shpallur me Rregulloren eUNMIK-ut nr. 2005/49 më 25 nëntor 2005,- Ligji nr. 2004/13 për materialin fidanor më 28 maj 2004,- Ligji nr. 2003/5 për farërat, i shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/10më 15 prill 2003,- Ligji nr. 2003/10 për plehrat artificiale, i shpallur me Rregulloren e UNMIK-utnr. 2003/22 më 23 qershor 2003,- Ligji nr. 2005/02-08 për verën, i shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr.2005/47 më 14 tetor 2005,- Ligji nr. 04/L-040 për rregullimin e tokës (që hyri në fuqi më 22 shkurt 2012),- Ligji nr. 2005/02-L9 për ujitjen e tokës bujqësore, i shpallur me Rregulloren eUNMIK-ut nr. 2005/49 më 25 nëntor 2005,- Ligji nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin eduhanit (që hyri në fuqi më 25 nëntor 2011),- Ligji për shërbimet këshilluese, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 16 shkurt2012.- Udhëzimi Administrativ nr. 11/2011 për masat dhe kriteret për mbështetjen nëbujqësi dhe zhvillim rural në vitin 2012.- Udhëzimi Administrativ nr. 12/2011 për pagesat e drejtpërdrejta në bujqësi. 24Gjatë vitit 2011, katër ligje u rishikuan dhe u hartuan tabelat e harmonizimit si pjesë epërafrimit të legjislacionit me të drejtën evropiane. Këto katër ligje janë: Ligji nr.2004/33 për blegtorinë; Ligji nr. 02/L-122 për bujqësinë organike; Ligji nr. 02/L-95 përmbrojtjen e bimëve dhe Ligji nr. 02/L-09 për ujitjen e tokës bujqësore. Ndërkohë janë24 Raporti i vitit 2011 për monitorimin e zbatimit të PBZHR 2007-2013.13

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALnxjerrë 15 udhëzime administrative dhe 7 të tjera në procedurë të miratimit. 25 Ligjetdhe aktet nënligjore që MBPZHR i ka planifikuar për miratim për vitin 2012 janë:- Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/098 për bujqësi dhe zhvillimrural (i botuar në Gazetën Zyrtare të Kosovës më 16 tetor 2012);- Miratimi i Ligjit për bujqësinë organike (qershor 2012);- Miratimi i Ligjit për pasurimin e miellit (qershor 2012);- Miratimi i Ligjit për regjistrimin e bujqësisë (projektligji u miratua në qershor tëvitit 2012);- Miratimi i Ligjit për OMGJ (dhjetor 2012);- Miratimi i Ligjit për ndryshimin e Ligjit nr. 2004/33 për blegtorinë (dhjetor2012);- Miratimi i Ligjit për ndryshimin e Ligjit nr. 2003/5 për farërat (shtator 2012);- Miratimi i Ligjit për ndryshimin e Ligjit nr. 2004/13 për materialin fidanor(shtator 2012);- Miratimi i 21 akteve nënligjore i planifikuar për vitin 2012 (dhjetor 2012); 26Ndonëse janë planifikuar, Ligji për OMGJ, Ligji për ndryshimin e Ligjit nr. 2003/5 përfarërat dhe Ligji për ndryshimin e Ligjit nr. 2004/13 për materialin fidanor u shtyn përvitin 2013.Kjo tregon që procesi i përafrimit me acquis communautaire është një proces i vështirëdhe përcillet jo vetëm me sfida në zbatim, por edhe me probleme dhe vonesa nëhartimin dhe/ose rishikimin e ligjeve. Përveç kësaj, raportet nga organizatat endryshime ndajnë mendimin e njëjtë për zbatimin e legjislacionit në Kosovë, përshembull:“Kosova dhe donatorët e interesuar kanë harxhuar përpjekje dhe burime tëkonsiderueshme në miratimin e legjislacionit të ri dhe të rishikuar, me qëllim tërespektimit të procesit të integrimit evropian. Procesi i integrimit evropian ështëshumë i ndërlikuar duke marrë parasysh numrin e madh të direktivave, rregullorevedhe standardeve që duhet të përmbushen. Kosova duhet të jetë në gjendje që t’izbatojë edhe ato.” 27Gjithashtu në Raportin e Progresit për Kosovën të vitit 2011, i hartuar nga KomisioniEvropian, theksohet kjo çështje: “në fushën e bujqësisë dhe të politikës së zhvillimitrural ka pasur veprimtari të kufizuara legjislative dhe zbatimi i kornizën legjislativembetet një sfidë kryesore”.Gjer më tani, fusha e bujqësisë dhe e zhvillimit rural është pothuajse e mbuluar melegjislacionin parësor por legjislacioni dytësor nuk është në nivel të kënaqshëm.Prandaj prioritete kyçe duhet të jenë legjislacioni dytësor dhe procesi i rishikimit dhepërafrimit të ligjeve me të drejtën evropiane. Një plan/strategji kombëtare për25 Procesi i dialogut të stabilizim-asociimit UE – Kosovë.26 Konstatimet përfundimtare të PDSA, mars 2012_Final_02052012.27 AgCLIR: KOSOVO. Commercial Legal and Institutional Reform Diagnostic of Kosovo’s Agriculture Sector. Mars 2010 nëhttp://egateg.usaid.gov/sites/default/files/Kosovo_Ag.pdf.14

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALpërafrimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE duhet të shqyrtohet si njëzgjidhje e mundshme.Sfidat kryesore janë: zbatimi i ligjeve, mungesa e kapaciteteve njerëzore/personelit,mungesa e njohurisë së duhur, mungesa e buxhetit për kapacitetit e zbatimit tëlegjislacionit.3.5 Korniza e politikave dhe e strategjiveNë Kosovë, MBPZHR është përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e politikavekombëtare të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Prandaj MBPZHR hartoi Planin përBujqësi dhe Zhvillim Rural (PBZHR) 2007-13 dhe i njëjti u miratua nga Qeveria më 4prill 2007, zbatimi i së cilit është i mbështetur në Ligjin nr. 03/L-098 për bujqësi dhezhvillim rural. Synim i PBZHR është sigurimi i një kornize që do ta ndihmojë Kosovënpër:a. Të ristrukturuar sektorin e bujqësisë në përputhje me atë të BE, dheb. Të përmirësuar standardet e jetesës të popullsisë rurale në Kosovë.PBZHR është i bazuar në dy shtylla; shtylla e parë synon zhvillimin e bujqësisë ndërsashtylla e dytë synon zhvillimin rural. Hartimi i PBZHR 2007-2013 në pjesën përzhvillimin rural është i mbështetur në dispozitat e Rregullores së Këshillit përMbështetjen e Zhvillimit Rural 2007-13 (Rregullorja nr. 1698/2005 e Këshillit përFondin Evropian të Bujqësisë për Zhvillim Rural [FEBZHR]). 28Deri më tani, PBZHR 2007-13 është përditësuar dy herë. Përditësimi i parë i PBZHR2007-13 u bë në vitin 2009 për periudhën 2009-13, kurse përditësimi i dytë u bë nëvitin 2010 për periudhën 2010-13.PBZHR 2010-13 krijon një kornizë planifikimi afatmesme për zhvillimin e sektorit tëbujqësisë në Kosovë. Ai merr parasysh: natyrën ekzistuese dhe në ndryshim e sipër tëPPB të UE, në veçanti përkrahjen e drejtpërdrejtë si masat e shtyllës 1 të PPB; 4 boshtete Strategjisë së UE për zhvillim rural 2007-13, (aftësinë konkurruese, mjedisin dhepërdorimin e qëndrueshëm të tokës, cilësinë e jetës dhe shumëllojshmërinë rurale, sidhe strategjitë për zhvillimin e komuniteteve lokale); IPA të BE për BallkaninPerëndimor dhe Partneritetin Evropian. 29Një përpjekje e madhe u ndërmor në vitin 2009 për të ndërtuar kapacitetin eMBPZHR në fushën e agro-mjedisit, në mënyrë që Kosova të përafrojë veten mePolitikën e Përbashkët të Bujqësisë dhe politikën agro-mjedisore të BE. Kjo çoi nëthemelimin e grupit punues agro-mjedisor të MBPZHR dhe hartimin e një dokumentigjegjës për çështjet e politikës agro-mjedisore të rëndësishme për Kosovën. 30MBPZHR po ashtu ka hartuar strategjitë për nën-sektorët e hortikulturës, blegtorisëdhe pylltarisë. Ndërkohë u hartuan strategjitë për rregullimin e tokës, shërbimetkëshilluese dhe njësinë e pagesave (tani departamentin e pagesave). Shkalla e28 Plani për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2010-13.29 Ibid30 Plani për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2010-13 (shtojca 8).15

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALzbatimit të politikave dhe strategjive kombëtare ende nuk është në nivel tëkënaqshëm dhe në të ardhmen kjo duhet të konsiderohet si një çështje me prioritetpër përmirësim.3.6 Përkrahja e drejtpërdrejtë/pagesatPolitika e zhvillimit rural në Kosovë rregullohet me anë të Ligjit nr. 03/L-098 përbujqësinë dhe zhvillimin rural ndërsa prioritetet për zhvillimin rural bazohen nëPBZHR 2007-13 (tashmë i përditësuar 2010-13) që hartohet duke u mbështetur nërregulloret e BE për zhvillim rural. Strategjia e PBZHR 2010-13 në pjesën gjegjëse përzhvillimin rural ka marrë parasysh FEBZHR (Rregullorja nr. 1698/2005 e Këshillit). 31Mbështetja e qeverisë së Kosovës për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural është ebazuar në PBZHR 2007-13. Kjo përfshin masat e përkrahjes së drejtpërdrejtë që janëshumë të harmonizuara me masat e Shtyllës I të PPB. Këto masa janë përfshirë për tabërë PBZHR 2007-13 një kornizë të politikave të plotë dhe gjithëpërfshirëse qëpasqyron masat nga shtyllat I dhe II të PPB.Në Kosovë, përkrahja e paraqitur në vitin 2009 lidhet me llojin e prodhimit. Në vitin2009 dhe atë 2010 u zbatuan këto masat të përkrahjes së drejtpërdrejtë: premitë përkrerë për lopët mjelëse dhe mëshqerrat; premitë për krerë për dele dhe dhi; pagesatpër sipërfaqe për grurë dhe subvencionet për lëndë djegëse për korrjen e drithërave.Masat e përkrahjes së drejtpërdrejtë nuk janë plotësisht në përputhje me përkrahjen ePPB sipas shtyllës së parë për shkak se PPB ka kaluar nëpër procesin e shkëputjes ngalidhja me prodhimin. Prandaj këto pagesa të drejtpërdrejta kombëtare do të duhet tëkorrigjohen në planin afatgjatë. 32Skemat e reja të përkrahjes së drejtpërdrejtë u paraqitën edhe për kulturat industriale(misër, luledielli dhe vaji colza) që kanë mundësi zhvillimin e agro-përpunimit.Zbatimi i PBZHRSynimet dhe masat për bujqësi dhe zhvillim rural për arritjen e këtyre synimeve janëpërkufizuar në mënyrë të qartë nga MBPZHR në PBZHR 2007-2013. Një prejsynimeve kyçe të MBPZHR është rritja e aftësisë konkurruese të prodhuesve vendas.Me qëllim të arritjes së zhvillimit të qëndrueshëm rural në Kosovë dhe për tëpërafruar politikën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural, u miratuan masat e zhvillimitrural në përputhje me katër boshtet e PPB të BE.Deri më tani, MBPZHR ka zbatuar masat në vijim: 33• Zhvillimi i trajnimit profesional për të përmbushur nevojat rurale (masa 1),• Ristrukturimi i potencialit fizik në sektorin agro-rural (masa 2),• Menaxhimi i burimeve të ujit për bujqësi – rehabilitimi i sistemit të ujitjes(masa 3);• Përmirësimi i përpunimit dhe tregtimit të prodhimeve bujqësore (masa 4);31 Plani për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2010-1332 Ibid33 Raporti i vitit 2011 për Monitorimin e Zbatimit të PBZHR 2007-2013.16

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURAL• Përmirësimi i menaxhimit të burimeve natyrore (masa 5);• Përkrahja për zhvillimin e komunitetit lokal, pra GLV (masa 8).Masat e zhvillimit rural në PBZHR 2007-13 mbulojnë masat shtesë për qumësht, pemëdhe perime, vreshta, vezë, bletë, makineri dhe konsolidimin e tokës në kuadër tëmasës 2. Plani gjithashtu përfshin pagesat e drejtpërdrejt për sektorin e blegtorisë(lopët mjelëse, mëshqerrat, delet dhe dhitë) dhe drithërat (grurë dhe misër). Ende nukka filluar zbatimi i masës 6 (diversifikimi i fermave dhe veprimtaritë alternative nëzonat rurale) dhe i masës 7 (përmirësimi i infrastrukturës rurale dhe ruajtja etrashëgimisë rurale). Për vitin 2012 janë planifikuar veprimtaritë në vijim përzbatimin e PBZHR:1. Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit nr. 03/L-98 për bujqësi dhe zhvillim rural (ështëkryer);2. Përcaktimi i masave për pagesat e drejtpërdrejta dhe pagesat e zhvillimit rural(është kryer);3. Udhëzimet administrative për:- Masat përkrahëse dhe kriteret për bujqësi dhe zhvillim rural për vitin 2012(është kryer);- Pagesat e drejtpërdrejta për vitin 2012; (është kryer)- Grupet lokale të veprimit (që ende nuk është zbatuar).Hollësitë e vlerësuara financiare për zbatimin e masave për vitin 2012 paraqiten nëtabelat e mëposhtme.Pagesat e drejtpërdrejtaMasat e pagesave të drejtpërdrejta/subvencionetVlerësim ishpenzimeve/€Dele dhe dhi/për krerë = 1,600,000Lopë mjelëse/për krerë = 1,300,000Sipërfaqe me grurë/he = 3,300,000Sipërfaqe me drithëra/he = 1,000,000Sipërfaqe me farëra gruri /he = 200,000Luledielli/vaj colza/he = 200,000Koshere bletë = 200,000Në përgjithësi = 7,800,000Burimi: MBPZHRProjekte e zhvillimit ruralMasat/projektet e zhvillimit ruralVlerësim i shpenzimeveMasa 1: Shërbimet këshilluese = 200,000Masa 2: Masa shtesë/prodhimi i qumështit = 600,000Masa 2: Masa shtesë/prodhimi i vezëve = 200,000Masa 2: Masa shtesë/serrë = 450,000Masa 2: Masa shtesë/pemët = 600,000Masa 2: Masa shtesë/vreshtari = 200,00017

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALMasa 2: Rregullimi/konsolidimi i tokës = 625,000Masa 2: Kadastra vreshtarie = 250,000Masa 3: Masa shtesë/ujitje = 2,000,000Masa 4: Agro-përpunimi dhe tregtimi i prodhimeve bujqësore = 2,600,000Masa 5: Masa/ripyllëzimi = 300,000Masa 8: Përkrahja e projekteve për grupet lokale të veprimit = 150,000Në përgjithësi = 8,175,000Burimi: MBPZHRNë vijim është buxheti i planifikuar për tërë zbatimin e PBZHR 2007-13 sipas bishteve.Boshtet Milion euro % Burimi1 – Aftësia konkurruese 109,9 65,3 Shpenzim publik2 – Agro-mjedisi 12,0 7,1 Financim publik vendas3 – Diversifikimi i fermave 30,4 18,1 Kontribute nga donatorët4 – Zhvillimi lokal 16,0 9,5 Fondet privateNë përgjithësi 168,4 100% Kostoja e përgjithshmeBurimi: MBPZHRMe qëllim të zbatimit të gjitha këtyre masave, MBPZHR ka krijuar bazën e nevojshmeligjore: Ligji nr. 03/L-098 për bujqësi dhe zhvillim rural dhe udhëzimin administrativnr. 11/2011 për masat dhe kriteret e përkrahjes në bujqësi dhe zhvillim rural;udhëzimin administrativ nr. 12/11 për pagesat e drejtpërdrejta, strukturënorganizatave: departamenti i hartimit të politikave rurale – autoritetin menaxhues,mekanizimin zbatues, njësia e pagesave, grupi drejtues vlerësues dhe komitetinmonitorues.Sipas raportit për monitorimin e zbatimit për vitin 2011, problemet kyçe që uidentifikuan gjatë zbatimit të PBZHR 2007-13 ishin: ngarkesa me punë e personelit tëdepartamentit të pagesave; mungesa e burimeve të bashkë-financimit; mungesa ekërkesave të qarta për investimet e pranueshme; mungesa e regjistrit të bujqësisë;problemet pronësore; mirëmbajtja e dobët e regjistrit për identifikimin e kafshëve dheniveli i ulët i njoftimit të bujqve. 34Përkundër potencialit të saj, sektori i bujqësisë në Kosovë mbetet i pazhvilluar dhesfidat kryesore, të tilla si infrastruktura e dobët, të drejtat pronësore, kreditë epapërshtatshme, mekanizmat joefikas të kontrollit të cilësisë dhe standardet e ulëta tëarsimit, duhet të trajtohen. 35Prioritetet e PBZHR duhet t’i përshtaten më shumë nevojave rurale (infrastrukturë,shërbime publike, shumëllojshmëri e veprimtarive) për të përmirësuar procesin ezhvillimit lokal. Duhet t’i jepet prioritet i lartë masave të infrastrukturës dhediversifikimit dhe prandaj duhet të ndahen mjetet e mjaftueshme financiare. Masat 6(diversifikimi) dhe 7 (infrastruktura rurale ) duhet të zbatohen. 3634 Raporti i vitit 2011 për Monitorimin e Zbatimit të PBZHR 2007-2013.35Austrian Development Cooperation. Kosovo Country Programme 2008-2011 nëhttp://www.entwicklung.at/uploads/media/Kosovo_Country_Programme_2008_2011_02.pdf36 Raporti Vlerësues Afatmesëm i PBZHR 2007-2013.18

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALSkemat e kredive ruraleSektori i bujqësisë dhe zhvillimit rural vazhdon të përballet me kushte të vështira tëqasjes në financa. Nga 1.2 miliard euro të kredive të miratuara në Kosovë gjatë vitit2011, vetëm 3.6 për qind apo 40 milion euro u miratuan për sektorin agro-bujqësor.Institucionet mikrofinanciare sigurojnë një pjesë të madhe të kredive agro-bujqësore –përafërsisht 45 për qind. Mesatarja vjetore e kamatës ishte shumë e lartë, pra 22 përqind (ndërsa shkalla më e lartë arriti në 25 për qind) në krahasim me 11% për qind përsektorin e ndërtimtarisë.MBPZHR po punonte në themelimin e një fondi garantues për kreditë agro-bujqësore.Studimi i Fizibilitetit është përfunduar. Që nga shtatori i vitit 2012, sektori i bujqësisënuk do të trajtohet si sektor i rrezikut të lartë për huadhënie nga sektori bankar dhebujqit do të kenë qasje më të lehtë në kreditë bujqësore. Kjo është për shkak seMinistria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ambasada e SHBA-ve nëKosovë dhe gjashtë bankat më të mëdha në vend nënshkruan marrëveshjen përfondin garantues për kredi në bujqësi, përmes së cilit garantohen kredi në vlerë prej20.1 milion eurosh për sektorin e bujqësisë. 37 Ky është një hap përpara nëpërmirësimin e skemës së kredive rurale në Kosovë.3.7 Sistemi kadastral dhe politika e tokësAgjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), e cila funksionon në kuadër të Ministrisë sëMjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është i vetmi autoritet në Kosovë për kadastërdhe gëzon të drejtën për të krijuar dhe ruajtur regjistra zyrtar të përgjithshëm përpronën e paluajtshme si dhe për të nxjerrë aktet e tjera normative përkitazi meveprimtaritë kadastrale. Të gjitha këto çështje janë të rregulluara me anë të Ligjit nr.04/-L-013 për Kadastër.Zyrat kadastrale komunale dhe gjeodetët janë të organizuar dhe kryejnë punën e tyrenë kuadër të Agjencisë. Kosova ka një regjistër të vetëm të drejtave të pronës sëpaluajtshme (RDPP) (Ligji nr. 2002/05), ku të gjitha njësitë e pronave kadastrale dhetitujt regjistrohen dhe baza qendrore e të dhënave e këtij regjistri menaxhohet ngaAKK. Parcelat e tokës bujqësore regjistrohen në këtë regjistër si parcela të tokëskadastrale për përdorim bujqësor dhe mbulon 53 për qind të territorit të Kosovës. 38Për qëllime të përdorimit të saj të brendshëm në MBPZHR ekzistojnë edhe dy sistemetjera për identifikimin e parcelave të tokës bujqësore.Sistemi i identifikimit të parcelave të tokës (SIPT)Një prej komponentëve kryesor të Sistemit të Integruar të Administratës dheKontrollit (SIAK) është Sistemi i Identifikimit të Parcelave të Tokës (SIPT) e që ështënjë mjet i rëndësishëm për kontrollimin e subvencioneve të bujqësisë që sigurohen37 Edhe 20 milion euro për kredi bujqësore. Shtator 2012. MBPZhR në: http://www.mbpzhrks.net/?id=5,127,0,163,a,81538 Përgjigjet në Pytësorin e Studimit të Fizibilitetit. Qershor 2012.19

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALnga PPB e BE. Krijimi i sistemit të SIPT në Kosovë u mbështet nga projekti i financuarpërmes IPA “Përkrahja e mëtutjeshme për përdorimin e tokës” në vitin 2011. Softueriështë tashmë plotësisht funksional dhe po përdoret nga Departamenti i Pagesave përtë menaxhuar subvencionet kombëtare (në bazë të zonë) dhe grantet për bujqit. Kysoftuer është i lidhur me softuerin e regjistrit për fermerët dhe mund të përdoret ngashumë shfrytëzues në të njëjtën kohë. 39Sistemi kadastral për menaxhimin e vreshtarisë dhe industrisë së verës në KosovëMe qëllim të menaxhimit të vreshtarisë dhe sektorit të verës në Kosovë, MBPZHR kakrijuar sistemin kadastral të vreshtarisë që mundëson identifikimin e parcelave,bujqve dhe mbledhjen e të dhënave të tjera të rëndësishme për këtë sektor. Sistemiintegron të gjitha të dhënat në një bazë të vetme të dhënave në ORACLE dhemundëson paraqitjen e të dhënave tekstuale dhe grafike të përcjella me formularët,raportet dhe statistikat e tjera. Programi i saj përfundimtar KaveKO v1.2 është ibazuar në WEB platformën – server që mundëson qasjen edhe nga një distancë e kjogjë mundëson menaxhimin e lehtë dhe efikas të sistemit kadastral të vreshtarisë nëKosovë. 40Gjithashtu regjistri i vreshtarisë duhet të lidhet me ose duhet të jetë i qasshëm ngaregjistrat e tjerë në dispozicion në Kosovë si: SIPT, regjistri i fermerëve, regjistriminpër identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve.Toka bujqësoreLigji nr. 04/L-40 për rregullimin e tokës hyri në fuqi në shkurt të vitit 2012. Po ashtuStrategjia për rregullimin e tokës 2010–2020 dhe plani i veprimit për zbatimin e saj umiratuan nga qeveria në qershor të vitit 2011. Strategjia është e mbështetur në Ligjinpër tokën bujqësore dhe ka cak rregullimin e tokës së papërfunduar dhe rregulliminvullnetar të tokës.Konsolidimi i papërfunduar i tokës nga e kaluara është një çështje shumë sfiduese përMBPZHR dhe sektorin e bujqësisë. Me mbështetjen e MBPZHR dhe përmes projektittë vet për konsolidimin e papërfunduar të tokës, në vitin 2011 rreth 3,000 he uregjistruan në RDPP. Në dekadën e fundit, toka bujqësore ishte nën sulm ngaveprimtaritë e pakontrolluara të ndërtimtarisë dhe nga ndryshimi i shfrytëzimit parespektuar rregullat dhe procedurat e përcaktuara me ligjin për tokën bujqësore.Vetëm në vitin 2011, inspektorët e nivelit qendror dhe atij komunal raportuan shkeljetligjore në vijim: 267 kontrolle, 232 procesverbale, 150 vendime, 102 lëndë në gjykatadhe 16 lëndë të përmbaruara nga gjykatat. 41Përkundër të gjitha këtyre fakteve dhe veprimeve të ndërmarra nga të gjithë hisedarëtnë fushën kadastrale dhe politikën e tokës, kufizimet kryesore ende mbesin të njëjtadhe kanë të bëjnë me: zbatimin e dobët të ligjeve dhe strategjive; regjistrat kadastraltë vjetërsuar (dallime të mëdha krahasuar me gjendjen reale në terren); konsolidimi i39 Further Support to Land Use. EULUP në http://eulup-ks.org/40 Përgjigjet në Pytësorin e Studimit të Fizibilitetit. Qershor 2011.41 Raport nga mbledhja PDSA, Agri_FS 2012.20

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALpapërfunduar i tokës; shfrytëzimi i tokës bujqësore për qëllime tjera (ndërrimi idestinimit) dhe copëzimi i mëtutjeshëm i tokës bujqësore.Përditësimi i RDPP, konsolidimi i mëtejmë i tokës dhe mbrojtja e tokës bujqësore ngandërrimi i destinimit për veprimtari tjera duhet të konsiderohet si një prioritet.3.8 Bujqësia organikeKërkesa e konsumatorëve për prodhimet organike dhe popullariteti në rritje ibujqësisë organike në BE ka bërë që bujqësia organike të jetë një prej sektorëve merritje të vazhdueshme në vitet e fundit. Ushqimet mund të shënohen si “organike”vetëm nëse 95 për qind e përbërësve të tyre bujqësor janë organike. 42Deri më tani, bujqësia organike në Kosovë është e rregulluar me Ligjin nr. 02/L- 122për bujqësinë organike. Rregullimi i kësaj fushe bëhet përmes Njësisë për BujqësinëOrganike të themeluar nga MBPZHR. Në bazë të ligjit, u hartuan dy udhëzimeadministrative: UA për paketimin, transportimin dhe deponimin e prodhimeveorganike, si dhe UA për kontrollin zyrtar, inspektimin dhe certifikimin e prodhimeveorganike.Ligji për bujqësinë organike është ndryshuar në përputhje me Rregulloret e KE nr.834/2007 dhe 889/2008. Sipas këtyre ndryshimeve, planifikohet: themelimi i njëautoriteti kontrollues; komiteti për bujqësinë organike; njohja e organeve kontrolluesenga MBPZHR; hartimi i planit të veprimit për zhvillimin e bujqësisë organike dhehartimin e programit vjetor për konvertimin në bujqësinë organike. 43Disa bujq po konvertojnë prodhimet e tyre në prodhime organike. Sipas të dhënave tësiguruara nga Shoqata e Bujqësisë Organike në Kosovë, fushat në vijim janë duke ukonvertuar: 4 he pemishte, 1 he vreshtari, 0.1 he perime serre dhe 5 he bimë mjekësoretë kultivuara. Po ashtu, në Kosovë mblidhen frutat e malit e kjo është veprimtari qëcertifikohet nga dy organe ndërkombëtare certifikuese: “Albinspekt” nga Shqipëriadhe “Procert” nga Maqedonia. Këto nisma u mbështeten si fusha sprove ngaorganizatat e ndryshme ndërkombëtare dhe këto nisma zgjatën për aq sa zgjatën vetëprojektet.Bujqësia organike është një prodhim shumë i veçantë dhe pa mbështetje është shumëe vështirë për t’i tërhequr bujqit për tu marrë me ketë prodhim. Prandaj MBPZHRduhet të mendojë për zhvillimin e një skeme të përkrahjes për bujqësinë organike nëKosovë. Kjo është e vetmja mënyrë për të nxitur bujqit për të konvertuar prodhimet etyre në ato organike. Një zhvillim pozitiv që duhet të theksohet është se Fakulteti iBujqësisë, që nga viti 2002, ka përfshirë lëndën e bujqësisë organike që është ndjekurmesatarisht nga 100 studentë në vit. Kjo ka ndikim në ngritjen e vetëdijesimit tëpopullsisë së Kosovës për bujqësinë organike.Tani për tani në Kosovë vetëm barishtet mjekësore dhe mjafti janë prodhime organikeqë janë certifikuar. Por bujqësia organike është një proces që fillon me konvertim në42 Agriculture and Rural Development. Organic Farming. Legislation në: http://ec.europa.eu/agriculture/organic/eupolicy/legislation_en43 Raport nga mbledhja PDSA, Agri_FS 2012.21

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALvitin e parë dhe më pas vazhdon me prodhim. Prandaj prodhimet organike duhet tëpërcillen dhe certifikohen çdo vit.Ligji i ndryshuar për bujqësinë organike u miratua, në parim, rishtazi nga Kuvendi.Por autoriteti kontrollues, komiteti për bujqësinë organike dhe organet e tjera qëparashihen me ligj ende nuk janë themeluar. Gjer më tani, kapacitetet e MBPZHR janëshumë të kufizuara: vetëm me një zyrtar është shumë e vështirë për të organizuar dhebashkërenduar këtë proces. Në shumë vende tjera ekzistojnë institute për bujqësiorganike që drejtojnë procesin në fjalë.4 STATISTIKAT4.1 Statistikat e bujqësisëLigji nr. 04/L-036 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës u miratua ngaKuvendi i Republikës së Kosovës në tetor të vitit 2011. Në përputhje me këtë ligj,Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përgjegjësinë parësore për prodhimin estatistikave zyrtare dhe çështjeve tjera që dalin nga programi i statistikave zyrtare.Ligji rregullon parimet themelore, cilësinë dhe siguron kornizën ligjore përorganizimin, prodhimin dhe botimin e statistikave zyrtare në Kosovë. Përveç kësaj,ligj trajton mbledhjen, përpunimin, ruajtjen, privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënavezyrtare dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.Struktura organizative e ASK përbëhet nga këto departamente: statistikat e ekonomisëdhe llogarive kombëtare; statistikat e popullsisë; statistikat e bujqësisë dhe mjedisit, sidhe nga dy departament mbështetëse: ai i metodologjisë dhe teknologjisë informativedhe i administratës. ASK ka shtatë zyra rajonale në qytetet kryesore të Kosovës dheka 134 punonjës në përgjithësi. 44Departamenti i Statistikave të Bujqësisë dhe Mjedisit (DSBM) përbëhet nga dy sektorë(sektori i statistikave të bujqësisë dhe sektori i statistikave të mjedisit) që mbulojnë trefusha të statistikave: bujqësisë, agromonetare dhe të mjedisit. Statistikat e bujqësisëmblidhen kryesisht përmes anketës vjetore të ekonomive shtëpiake bujqësore(AEShB). AEShB e vitit 2012 është në hartim e sipër dhe mbledhja e të dhënave poplanifikohet për në nëntor të vitit 2012. AEShB prodhon tregues të ndryshëm tëbujqësisë si: popullsinë bujqësore dhe strukturën e saj, sipërfaqen e përdorur,prodhimin e të korrurave, blegtorisë dhe prodhimeve të blegtorisë, pylltarinë,përdorimin e plehrave artificial dhe atyre organik, makinerinë bujqësore, forcënpunëtore në bujqësi dhe shpenzimet në ferma. 45Statistikat agromonetare mbulojnë komponentët si në vijim: çmimet dhe indeksin eçmimeve të bujqësisë (mujor); llogaritë ekonomike në bujqësi (vjetor); forcën punëtorenë bujqësi dhe të ardhurat në sektorin e bujqësisë. 4644 Raport për gjendjen e tanishme në ASK, i paraqitur gjatë mbledhjes së TRT 3. Tetor 2012.45 Statistikat e Bujqësisë në: http://esk.rks-gov.net/ENG/statistikat-e-bujqesise46 Raport për gjendjen e tanishme në ASK, i paraqitur gjatë mbledhjes së TRT 3. Tetor 2012.22

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALASK dhe MBPZHR janë në bashkëpunim të ngushtë lidhur me përgatitjet përregjistrimin e bujqësisë që do të kryhet në vitin 2013. Projektligji për regjistrimin nëbujqësi u miratua nga qeveria më 4 qershor 2012. Ndërkohë janë hartuar një projektpyetësor dhe projekt doracaku i dytë për regjistrimin në bujqësi. Po ashtu popërgatitet mostra për pilot regjistrimin e bujqësisë që do të mbahet në nëntor tëvitit. 47Statistikat e bujqësisë për nevojat e MBPZHR mblidhen nga Divizioni për Statistikat eBujqësisë. Roli i divizionit për statistikat e bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë ështëofrimi i statistikave të shpejta, të besueshme dhe të krahasueshme në përputhje merekomandimet e BE-së. Ky divizion harton formularët/shabllonët dhe udhëzimet enevojshme, organizon seancat trajnuese për anketat e RRDKF për regjistruesit,mbledh të dhëna, i kontrollon ato në mënyrë logjike, përpunon, analizon dhe hartontabelat dhe i boton të dhënat. Ky divizion synon zbatimin e saktë të standardevendërkombëtare, metodologjisë dhe nomenklaturës së EUROSTAT. Aktualisht ai ështëi përbërë nga katër sektorë: sektori i RRDKF, sektorit për të dhënat e shkëmbimittregtar (import/eksport), sektori i statistikave të çmimeve të bujqësisë dhe sektori iGIS. 48Përkundër disa veprimtarive të përbashkëta, bashkëpunimi/bashkërendimi midisMBPZHR dhe ASK nuk është në nivelin e duhur. Duhet të përcaktohen kanalet ebashkëpunimit zyrtar për të thjeshtëzuar shkëmbimin e të dhënave, shmangien eveprimtarive të mbivendosura dhe përdorimin më të mirë të burimeve të dhënave nëdispozicion. Marrëveshjet me shkrim (memorandumet e mirëkuptimit) mund tëpërdoren si zgjidhje për shumë çështje dhe për një bashkëpunim më të mirë.Sfidat kryesore të ASK/DSBM janë burimet e pamjaftueshme buxhetore dhe njerëzoredhe mungesa e burimeve të plota të dhënave. Si pasojë e buxhetit të pamjaftueshëm,ASK nuk kreu AEShB në vitin 2010 dhe 2011. Nga pikëpamja e statistikave, kjo nukështë pozitive për shkak se humb vazhdimësia në prodhimin e statistikave tërregullat. Po ashtu mungesa e kapaciteteve të burimeve njerëzore në ASK/DSBMpasqyrohet në zbatimin e planeve të tyre të punës dhe strategjive. Deri më tani, dykomponentë të statistikave monetare, forca punëtore në bujqësi dhe të ardhurat nësektorin e bujqësisë, nuk janë zbatuar ende. Një sfidë tjetër është botimi i rezultateveme kohë dhe shpeshherë ndodhë që rezultatet botohen me vonesë.Disa nga kufizimet dhe sfidat u nënvizuan gjithashtu edhe në raportet e KomisionitEvropian dhe të organizatave të tjera.Statistikat e bujqësisë, ashtu si edhe statistikat e tjera në Kosovë, vlerësohet se janëvetëm pjesërisht të përafruara me standardet e BE. Në përgjithësi, sistemi istatistikave në Kosovë përcakton regjistrimin e popullsisë në nivel shteti. Prandajshumë të dhëna të botuara lidhur me prodhimet bujqësore janë rezultat i vlerësimeveqë i bën ato të pasigurta. Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, në Kosovë nukështë kryer as regjistrimi i popullsisë, as regjistrimi i bujqësisë. Regjistrimi i fundit i47 Raport për gjendjen e tanishme në ASK, i paraqitur gjatë mbledhjes së TRT 3. Tetor 2012.48 Përgjigjet në Pytësorin e Studimit të Fizibilitetit. Qershor 2012.23

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALpopullsisë u krye në vitin 1981 49 ndërsa regjistrimi i fundit i bujqësisë u krye në vitin1964. Prandaj ekziston nevoja për përkrahje në rregullimin e strukturës së mbledhjessë të dhënave dhe sistemit të statistikave në një sistem të integruar që është nëpërputhje me kërkesat e BE dhe me ato të procesit të integrimit evropian. 50Sipas Raportit të Progresit për Kosovën të vitit 2011 “është shënuar përparim ikufizuar në sektorin e statistikave”. Kjo është kryesisht për shkak të burimeve tëshpenzuara në regjistrimin e popullsisë dhe buxhetit të kufizuar të ASK: si Anketa eForcës Punëtore ashtu edhe Anketa e Ekonomive Shtëpiake të Bujqësisë u anuluan nëvitin 2010 për shkak të mungesës të burimeve. Llogaritë ekonomike për bujqësi ubotuan për herën e parë në korrik të vitit 2011 dhe mbuluan periudhën kohore 2005-2008. Korniza ligjore duhet të përmirësohet dhe kapacitetet e ASK-së duhet tëfuqizohen edhe më tej. Statistikat janë thelbësore për vendimmarrjen në bazë tëprovave dhe mungesa e statistikave të besueshme në Kosovë duhet të trajtohet siprioritet. Në të njëjtin raport nënvizohet se “vazhdojnë mospërputhjet midis shifravetë EUROSTAT dhe ASK për tregtinë në bujqësi midis BE dhe Kosovës.” 514.2 Rrjeti i të dhënave të kontabilitetit të fermave (RRDKF)Institucioni përgjegjës për mbledhjen, përpunimin, analizimin dhe botimin e tëdhënave të RRDFK është MBPZHR, përkatësisht zyra për statistika në kuadër tëdepartamentit të porsakrijuar të analizave ekonomike.Udhëzimi administrativ nr. 06/2011 përcakton kriteret për fermat që duhet përfshirënë sistemin e kontabilitetit të fermave; për themelimin e rrjetit për mbledhjen e tëdhënave; për kontabilitetin e ekonomive shtëpiake bujqësore dhe për identifikimin etë ardhurave vjetore. Mbledhja e të dhënave për RRDKF filloi në vitin 2005 si pilotprojekt me një mostër prej 159 fermave. Mostra u rrit në 300 ferma në vitin 2008 dheu hartua një bazë e të dhënave në vitin 2009/10 për këto ferma duke përdorur MSExcel si platformë kryesore për futjen e të dhënave. RRDKF funksionon që katër vitedhe mundëson llogaritjen e margjinave standarde bruto (SGM) për llojet e ndryshmetë bimëve dhe shtazëve.Të dhënat për RRDKF janë mbledhur nga fermat private që nuk kanë për detyrimmbajtjen e librave të kontabilitetit. Ndërmarrjet dhe kooperativat bujqësore e kanëpër detyrim mbajtjen e librave të kontabilitetit. Të dhënat e tilla të RRDKF janë tëfshehta dhe përdoren vetëm për qëllime të hulumtimit statistikor dhe për hartimin epolitikave të bujqësisë. Të dhënat për fermat individuale nuk botohen. Një elementthemelor i RRDKF është llogaritja e margjinave standarde bruto dhe është detyrim iMinistrisë së Bujqësisë për të përditësuar këto llogaritje në baza vjetore. 5249 Shpejgim: Regjistrimi i popullsisë u mbajt në vitin 2011 ndërsa të rezultatet e para u botuan në shtator të vitit2012.50 Tina Volk e.d. Studies on the Agriculture and Food Sector in Central and Eastern Europe. Agriculture in theWestern Balkan Countries në http://www.iamo.de/dok/sr_vol57.pdf. 201051 Raporti i Progresit për Kosovën. Komisioni Evropian 2011.52 Studimi i Fizibilitetit, struktura-eng(04 06 2012).24

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALSfidat për RRDKF u theksuan në Raportin e progresit të KE për Kosovën të vitit 2011.“madhësia mesatare e vogël e fermave në Kosovë, shumë bujq që punojnë përekzistencë dhe pjesa e madhe joformale e sektorit të bujqësisë ndërlikojnë mbledhjene të dhënave për Rrjetin e të Dhënave të Kontabilitetit të Fermave”. 53Aktualisht MBPZHR po punon në përmirësimin dhe harmonizimin e sistemit tëRRDKF me standardet e BE. Kalimi nga SGM në SO dhe harmonizimi i pyetësorit mekërkesat e BE janë disa nga veprimtaritë që po ndërmerren në këtë aspekt. Softueri iri i bazuar në Access po zhvillohet dhe po testohet. Mostra prej 300 fermave qëpërdoret për RRDKF nuk është ndryshuar (të njëjtat ferma) që nga fillimi dhe nukështë një mostër përfaqësuese për të gjitha fermat në Kosovë.Prandaj marrja e mostrës nga një mostër më përfaqësuese nga të dhënat e regjistrimittë popullsisë duhet të shqyrtohet si një zgjidhje e mundshme, përderisa nuk kemi tëdhëna nga regjistrimi i bujqësisë që planifikohet të kryhet në vitin 2013.Sfida të tjera po e përcjellin këtë proces që nga fillimi: çështjet logjistike dhe çështja erëndësishme e regjistruesve (atyre që mbledhin të dhënat). Këto çështjet duhet tëtrajtohen si prioritet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.5 Masat e tregutMë 18 tetor 2006, Komisioni Evropian propozoi themelimin e një Organizate të vetmepër Tregun e Përbashkët për të gjitha prodhimet bujqësore me qëllim të zëvendësimittë 21 OTP. Kjo lëvizje ishte një hap i madh në procesin e vazhdueshëm të drejtimit dhethjeshtëzimit të PPB në dobi të bujqve, administratave dhe kompanive që merren meprodhimet bujqësore.Themelimi i një Organizate të vetme të Tregut të Përbashkët ka pakësuar legjislacioninnë sektorin e bujqësisë, ka përmirësuar transparencën dhe e ka bërë politikën më lehtëtë qasshme. Ajo është një shembull i zbatimit të rregullimit më të mirë dhe prandajpërbën pjesë integrale të strategjisë së Lisbonës. Krijimi i OTP të vetme ka qenëthjeshtëzimi më i rëndësishëm teknik i PPB që është ndërmarrë ndonjëherë. 54Kosova fillimisht arriti marrëveshje bilaterale të tregtisë me vendet e rajonit por nëvitin 2006 këto marrëveshje bilaterale u zëvendësuan nga një marrëveshjeshumëpalëshe - CEFTA. Kosova ka liberalizuar qarkullimin në treg të prodhimevebujqësore që në vitin e parë kur CEFTA hyri në fuqi (2007) dhe ka hequr tarifëndoganore prej 10 për qind dhe kuotat e sasisë për të gjithat prodhimet bujqësore tështeteve anëtare të CEFTA. Që nga 13 dhjetori i vitit 2011, Kosova ka përfituar ngamarrëveshja (Rregullorja nr. 1336/2011 e Këshillit) për masat tregtare autonome të BE.53 Raporti i Progresit për Kosovën. Komisioni Evropian 2011.54 Agriculture and Rural Development . Agriculture Markets në:http://ec.europa.eu/agriculture/markets/index_en.htm25

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALSipas kësaj marrëveshjeje, Kosova gëzon qasje të pakufizuar dhe të lirë në tregun e BEpër prodhimet e saja. 55Në kuadër të Ministrisë së Tregtisë u themelua një grup punues për politikat tregtaree që kryesisht trajton problemet agro-afariste dhe masat kundërbalancuese dheantidamping me pjesëmarrjen e komunitetit të biznesit. Masat e tjera që janëndërmarrë në fushën e politikave tregtare janë: nën-komisioni për bujqësi dhe fitosanitari(për CEFTA, në kuadër të MBPZHR); komisioni për vlerësimin e masave tëimportit (komisioni ndërministror); nëngrupi punues për politikat tregtare në bujqësi(funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë). 56Ligji nr. 03/L-114 për tatimin mbi vlerën e shtuar përcakton pagimin e tatimit mbivlerën e shtuar në masën prej 16 për qind nga vlera e tatueshme e importit, hyrjevedhe furnizimeve të tjera të tatueshme me përjashtim të furnizimeve të normës zero.Neni 10 i ligjit përshkruan furnizimet me normë zero për: eksportet, furnizimin memallra dhe shërbime në lidhje me transportimin ndërkombëtar të mallrave dheudhëtarëve; ujitjen e tokës bujqësore si dhe importet dhe furnizimin me mallra të tjerabujqësore (blegtori, hortikulturë, drithëra, makineri bujqësore dhe aparatet mekanike).Në lidhje me tarifën doganore prej 10 për qind, Kodi Doganor dhe i Akcizës i Kosovësnr. 03/L-109 liron prodhimet e bujqësisë, blegtorisë, hortikulturës, pylltarisë dhebletarisë nga tarifat doganore dhe TVSH-ja (Rregulloret nr. 2004/13, nr. 2004/35,2006/4, 2007/12 dhe nr. 2007/31). Ligji nr. 03/L-112 për normën e taksës së akcizësrregullon normat e taksës së akcizës për prodhimet bujqësore.Me Ligjin nr. 2004/33 për blegtorinë, Ligjin nr. 2004/13 për materialin fidanor, Ligjinnr. 2003/5 për farërat dhe Ligjin nr. 03/L-042 për mbrojtjen e prodhimeve bimore,MBPZHR ka krijuar mekanizmat ligjor dhe administrativ për licencimin endërmarrjeve për tregtimin e prodhimeve bujqësore (shitjet, eksportet dhe importet). 576 Politika e cilësisëTri skemat e BE të njohura si PDO (përcaktimi i mbrojtur i prejardhjes), PGI (treguesi imbrojtur gjeografik) dhe TSG (specialiteti tradicional i garantuar) promovojnë dhembrojnë emrin e cilësisë së prodhimeve bujqësore dhe artikujve ushqimor.• PDO- mbulon prodhimet bujqësore dhe artikujt ushqimor që prodhohen,përpunohen dhe përgatiten në një zonë të dhënë gjeografike duke përdorurnjohuritë e pranuara.• PGI- mbulon prodhimet bujqësore dhe artikujt ushqimor të lidhura ngushtë menjë zonë gjeografike. Së paku një fazë e prodhimit, përpunimit apo përgatitjesndodh në zonë.55 Taxation and Customs Union në:http://ec.europa.eu/taxation_customs/customs/customs_duties/rules_origin/preferential/article_784_en.htm56 Përgjigjet në Pytësorin e Studimit të Fizibilitetit. Qershor 201257 Ibid26

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURAL• TSG- thekson karakterin tradicional qoftë në përbërje, qoftë në mjetet eprodhimit. 58Në Kosovë po hartohet projektligji për treguesit gjeografik dhe ai përfshin rregullatdhe kriteret për prodhimin e prodhimeve me karakter të veçantë nga vendi i origjinës.Marka tregtare mbrohet me Ligjin nr. L-026/2011 për markat tregtare.Prejardhja e mbrojtur gjeografike e verës rregullohet me anë të Ligjit nr. 02/L-8 përverërat dhe Ligjit nr. 04/L-019 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-8 përverërat. Ligji nr. 02/L-8 mbron prodhimet e verës në një rajon të posaçëm gjeografik.Ky ligj përcakton kushtet që duhet të plotësohen nga prodhimet e titullit të mbrojturtë prejardhjes dhe autorizon MBPZHR që të nxjerr aktet nënligjore që përcaktojnëkushtet që duhet të përmbushen për përcaktimin e verës me prejardhje të mbrojturgjeografike dhe përcaktimin e lokaliteteve me treguesin e mbrojtur gjeografik.MBPZHR ka nxjerrë Udhëzimin administrativ nr. 03/2009 për përcaktimin e territoritvreshtar në Kosovë që përcakton territorin e vreshtarisë në Republikën e Kosovës tëndarë në rajone, nën-rajone, zonat dhe lokalitetet vreshtare. 597 SFIDAT, PRIORITETET DHE REKOMANDIMETNë bazë të zhvillimeve të deritashme dhe vlerësimit të sektorit të bujqësisë dhezhvillimit rural, ekzistojnë disa sfida strategjike që duhet të trajtohen për tëpërmirësuar standardin e jetës të popullsisë rurale dhe për të ristrukturuar sektorët ebujqësisë dhe zhvillimit rural në përputhje me ato të Unionit Evropian.Zhvillimi institucional dhe kapacitetetPërparësitë Sfidat RekomandimetKapacitetet institucionale pokrijohen;MBPZHR është funksionale;Po zbatohet procesi iristrukturimit të MBPZHR;Njësia e pagesave u ngrit nëDepartament të Pagesave;Shërbimet këshillimore ungritën në Departament;Me procesin e ristrukturimit pokrijohen departamentet e reja;Regjistri i fermerëve;SIPT;Kadastër vreshtarie;Kapacitete të dobëtaadministrative në nivel lokaldhe qendror;Bashkëpunimi i dobëtndërinstitucional në të gjithanivelet;Buxheti i ulët i ndarë përzbatimin e politikave;Kapacitete të kufizuaranjerëzore dhe shkathtësi;Përdorimi joefikas ikapaciteteve njerëzore;Mungesa e personelit për tëplotësuar të gjitha pozitat qëburojnë nga procesi iriorganizimit;Vështirësitë në punësimin epersonelin të ri;DP nuk ka personel tëmjaftueshëm dhe është i58 Agriculture and Rural Development. EU Agricultural Product Quality Policy në:http://ec.europa.eu/agriculture/quality/index_en.htm59 Përgjigjet në Pytësorin e Studimit të Fizibilitetit. Qershor 2012.Ndërtimi i mëtutjeshëm ikapaciteteve administrative;Përgatitja për procesin eakreditimit të institucioneve;Bashkërendimi dhebashkëpunimi më i mirë në mestë institucioneve qendrore dhelokale;Ndarja e më shumë mjetevefinanciare;MBPZHR të tërheq personel mëtë kualifikuar dhe të përmirësojëkapacitetet e personelit aktualme një program të duhur tëndërtimit të kapaciteteve;Shtimi i efikasitetit të burimevenjerëzore;MBPZHR të gjejë zgjidhje dhe tëvë në dispozicion të gjithakapacitetet e nevojshme27

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALngarkuar me punë;DP ka infrastrukturë të kufizuarTI dhe kapacitete;Çështja e pazgjidhur epersonelit në terren për DP;DP përballet me vështirësi nëpërdorimin e të gjitha burimevetë dhënave në dispozicion;Shërbimet këshillimorejoefikase;Shërbimet këshillimore papersonel në numër tëmjaftueshëm;Burimet e të dhënave që nukjanë të lidhura nga regjistrat dhebazat e të dhënave nëdispozicion;njerëzore dhe teknike;Përmirësimi dheprofesionalizimi i mëtutjeshëm ishërbimeve këshillimore;Të ketë "këshilltarë të licencuar”për shërbimet këshillimore;Të krijojë një sistem efikas tëraportimit, monitorimit dhekontrollit;Të krijojë një mjedis përshfrytëzimin më të mirë tëburimeve të dhënave nëdispozicion;LegjislacioniPërparësitë Sfidat RekomandimetDepartamenti i shërbimevejuridike;Bujqësia dhe zhvillimi ruralpothuajse mbulohen melegjislacionin parësor dhe deridiku me legjislacionin dytësor;Ligji për bujqësinë dhezhvillimin rural;Zbatimi i dobët i kornizëslegjislative;Legjislacioni dytësor;Mungesa e burimeve njerëzoreme njohuri të duhura dheshkathtësi;Mungesa e buxhetit dhe ekapaciteteve për zbatimin elegjislacionit;Vonesat në hartimin dhe/oserishikimin e legjislacionitparësor dhe dytësor;Qeveria të ndërtojë dhe tëmirëmbajë strukturën e duhuradministrative për zbatimin elegjislacionin të BE;Vlerësim i thellë krahasimtar ilegjislacionit të Kosovëskundrejt legjislacionit të BE;Rishikimi i mëtejmë dhepërafrimi i legjislacionit tëKosovës me të drejtënevropiane;Më shumë vëmendje t’ikushtohet legjislacionit dytësor;Hartimi i një plani kombëtar përpërafrimin e legjislacionitkombëtar me të drejtënevropiane;Punësimi i personelit dhendërtimi i kapaciteteve nëzbatimin e legjislacionit tëmiratuar;Korniza e politikave dhe e strategjivePërparësitë Sfidat RekomandimetPlani kombëtar i bujqësisë dhezhvillimit rural (PBZHR 2007-13)i bazuar në PPB të BE;Masat për përkrahje tëdrejtpërdrejtë dhe zhvillimrural;Strategjia për rregullimin etokës 2010-2020;Strategjia për shërbimetZbatimi i politikave dhe istrategjive;Buxheti i ulët i ndarë ngaqeveria për sektorin e bujqësisëdhe zhvillimit rural;Sistemi kadastral dhe i pronavetë paluajtshme i vjetërsuar;Konsolidimi i papërfunduar itokës nga e kaluara;Ndarja e më shumë mjetevefinanciare për zbatimin epolitikave dhe strategjivekombëtare;Kapacitetet e shtuaraadministrative dhe njerëzorepër zbatimin e politikave dhestrategjive kombëtare;Hartimi i politikave më të28

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURALkëshillimore 2011-2015;Strategjitë nën-sektoriale(hortikulturë, blegtori dhedrithëra);Fondi garantues për kreditëagro-rurale;Madhësia mesatare e vogël efermave dhe copëzimi i tokës;Shfrytëzimi i tokës bujqësorepër qëllime tjera;Copëzimi i mëtutjeshëm i tokësbujqësore;Organizimi i dobët i komunitetitrural;Investimet e kufizuara nëbujqësi dhe zhvillim rural;Të ardhurat e ulëta në bujqësidhe ekonomitë shtëpiake rurale;Kreditë e përballueshme nëkuptimin e normave të larta tëkamatës;përqendruara në zhvillim rural;Politika zhvillimore për të rriturmadhësinë e fermave dhe për tëparandaluar copëzimin emëtutjeshëm të tokës;Përditësimi i sistemit kadastral(RDPP);Mbrojtja e tokës bujqësore ngandërrimi i paligjshëm idestinimit;Më shumë fonde dhe promovimi partneriteteve lokale përzhvillim rural;StatistikatPërparësitë Sfidat RekomandimetAgjencia e Statistikave tëKosovës (ASK) ështëfunksionale;Ligji nr. 04/L-036 për statistikatzyrtare;Projektligji për regjistrimin ebujqësisë;Departamenti i Bujqësisë dheStatistikave të Mjedisit (DBSM);Statistikat e bujqësisë dheagromonetare;Divizioni i Statistikave tëBujqësisë në kuadër tëMBPZHR;Rrjeti i të dhënave tëkontabilitetit të fermave(RRDKF)Mungesa e statistikave tëbesueshme dhe të përditësuaranë Kosovë;Burimet e pamjaftueshmebuxhetore dhe njerëzore;Mungesa e burimeve të plota tëdhënave;Mungesa e mjeteve financiarepër kryerjen e anketave tërregullta;Mungesa e kapacitetevenjerëzore dhe shkathtësive;Zbatimi i planeve të punës dhestrategjive;Vonesat në botimin erezultateve nga veprimtaritëstatistikore;Bashkëpunimi i dobët(shkëmbimi i të dhënave) nëmes të MBPZHR dhe ASK përstatistikat e bujqësisë;Mostra e vogël e RRDKF prej300 fermave (nuk ështëpërfaqësuese);Mostra e RRDKF përdoret qënga fillimi i procesit;Mungesa e regjistruesve përmbledhjen e të dhënave përRRDKF;Çështjet logjistikeSistemi i integruar i statistikavenë përputhje me kërkesat eintegrimit evropian;Buxhet më i madh nëdispozicion për veprimtaritëstatistikore;Kompletimi i të gjitha burimevetë dhënave të nevojshme përprodhimin e statistikave tëbesueshme;Vazhdimësia në veprimtaritëstatistikore dhe prodhimi irregullt i statistikave;Përmirësimi i bashkëpunimit nëmes të ASK dhe MBPZHR;Vendosja e kanaleve zyrtare tëbashkëpunimit përthjeshtëzimin e shkëmbimit tëdhënave;Marrëveshjet me shkrim (MM);Përmirësimi dhe harmonizimi isistemit të RRDFK mestandardet e BE;Marrja e një mostre mëpërfaqësuese nga të dhënat eregjistrimit të popullsisë;MBPZHR të gjejë një zgjidhje tëqëndrueshme për regjistruesit eRRDKF29

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURAL8. ShtojcatShtojca 1. Lista e takimeveEmri Organizata PozitaHysni Thaqi MBPZHR Drejtor i Zhvillimit Rural dhe i ShërbimeveKëshillimoreMediha Halimi MBPZHR Zyrtar i RRDKF & i përpunimit tëprodhimeve bujqësoreMuhamet Gubetini MBPZHR Drejtor i Divizionit të PersonelitNysrete Doda-Gashi MBPZHR Drejtor i Divizionit për Investimet në Ferma(Autoriteti Menaxhues)Shefki Zeqiri MBPZHR Drejtor i Departamentit LigjorSebahate Haradinaj MBPZHR Drejtoreshë e Departamentit për IntegrimeEvropiane dhe Bashkërendim të PolitikaveAgron Berdyna MBPZHR Drejtor i Divizionit për Integrim EvropianAgim NuhaMBPZHR,Departamenti iPagesaveDrejtor i Divizionit të Administratës(Departamenti i Pagesave)Ismajl Kastrati MBPZHR Drejtor i Divizionit të TI dhe Regjistrave(Departamenti i Pagesave)Prof. Adem Demaj Shoqata e Bujqësisë Kryetar i shoqatësOrganike e Kosovës(SHBOK)Emine DaciOda Ekonomike e Këshilltare për bujqësi e kryetarit të OEKKosovës (OEK)Zenel BunjakuNisma për Zhvillimin eBujqësisë të Kosovës(NZHBK)Drejtor ekzekutivBexhet BashaRipërtërimi i Bujqësisë Drejtor ekzekutiv(ReB)Mustafe Kastrati GIZ Këshilltar i promovimit të zhvillimitekonomikXhevat Lushi GIZ Këshilltar i promovimit të zhvillimitekonomik30

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!