13.07.2015 Views

16.09.2013raport mbi zbatimin e konventës për të drejtat e fëmijës ...

16.09.2013raport mbi zbatimin e konventës për të drejtat e fëmijës ...

16.09.2013raport mbi zbatimin e konventës për të drejtat e fëmijës ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E drejta e fëmijës në emër dhe identitet është e rregulluar me anë të Ligjit për EmrinPersonal. Dispozitat e përgjithshme të ligjit thuhet se Emri personal i garanton qytetaritidentitetin, ruajtjen e personalitetit dhe dinjitetit të tij. E drejta për caktimin e emritpersonal mund të kufizohet, nëse kjo është e domosdoshme për ruatjen e moralit, tëdrejtave dhe të lirive të njerëzve të tjerë apo të vetë personit.Emri personal i fëmijës përcaktohet me marrëveshje në mes të dy prindërve, emricaktohet nga prindërit ose personi të cilit/ës i është besuar kujdesi mbi fëmijën mepëlqim të qendrës kompetente për punë sociale; në rast të gjetjes së fëmijës atëherë emridhe mbiemri i fëmijës caktohet nga organi kompetent i kujdestarisë. Mbiemri i fëmijëscaktohet sipas mbiemrit të njërit apo të dy prindërve; prindërit nuk mund t‟iu caktojnëmbiemra të ndryshëm fëmijëve të përbashkët (Ligji mbi Familjen, neni 130).Qytetarit të moshës së mitur mund t‟i ndërrohet emri personal me kërkesën epërfaqësuesit ligjor. Nëse ndërrimin e emrit personal e kërkon kujdestari/ja për këtëduhet të jap pëlqimin edhe qendra kompetente për punë sociale ku edhe gjatë kësajprocedure duhet të respektohet më së tepërmi interesi i fëmijës. Ndërrimi i emritpersonal të personit të miitur të moshës mbi 10 vjet, mund të bëhet vetëm me pëlqimin etij, përveçrasteve kur fëmija ka të meta psikike (Ligji për Emrin Personal, neni 19).Ndërsa, Kodi Penal i Kosovës (neni 209), parasheh si vepër penale për çdokënd që nëmënyrë të kundërligjshme e zëvendëson një fëmijë për një tjetër ose në ndonjë mënyrëtjetër ndryshon statusin familjar të fëmijës, dhe dënohet me burgim prej tre muajve derinë tri vjet.Në bazë të dispozitave të përgjithshme të legjislacionit vendor, Shtetësia e Republikës sëKosovës fitohet në disa mënyra, si: me lindje, me adoptim, me natyralizëm (nënkuptonfitimin e Shtetësisë së Republikës së Kosovës në bazë të kërkesës së prsonit të huaj), nëbazë të marrëveshjeve ndërkombëtare. Gjithashtu, fëmija ka të drejtë të posedojështetësinë e të dy prindërve. Shtetasi i Republikës së Kosovës mund të jetë edhe shtetas injë ose më shumë shteteve të tjera. Fitimi dhe mbajtja e shtetësisë tjetër nuk rezulton nëhumbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës.Sipas Ligjit për Shtetësinë e Kosovës, shtetësia fitohet me lindje në bazë të origjinës dheme lindjen e fëmijës në territorin e Republikës së Kosovës. Një fëmijë e fiton shtetësinë eRepublikës së Kosovës me lindje nëse në kohën e lindjes së fëmijës të dy prindërit janështetas të Republikës së Kosovës. Fëmija e fiton shtetësinë e Republikës së Kosovës edhenë rast se vetëm njëri prind e ka shtetësinë e Republikës së Kosovës.Mirëpo, fëmija e fiton shtetësinë me lindje dhe në këto raste: fëmija është i lindur nëterritorin e Republikës së Kosovës; fëmija është i lindur jashtë territorit të Republikës sëKosovës dhe prindi tjetër është më shtetësi të panjohur ose pa shtetësi; fëmija është ilindur jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe prindi tjetër ka shtetësi tjetër, por tëdy prindërit pajtohen me shkrim që fëmija të fitojë shtetësinë e Republikës së Kosovës(kjo dispozitë duhet të ushtrohet para moshës katërmbëdhjetë vjeçare të fëmijës, neni 6).28

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!