13.07.2015 Views

16.09.2013raport mbi zbatimin e konventës për të drejtat e fëmijës ...

16.09.2013raport mbi zbatimin e konventës për të drejtat e fëmijës ...

16.09.2013raport mbi zbatimin e konventës për të drejtat e fëmijës ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kodi Penal parashikon vepër penale për të gjithë ata që posedojnë, prodhojnë, shesin,shpërndajnë, eksportojnë ose importojnë, çdo lloji të drogave narkotike dhe substancavepsikotrope që janë në kundërshtim me ligjin. Përveç tjerash, kryerësi dënohet me vepërpenale kur vepra kryhet duke e shfrytëzuar fëmijën ose është në dëm të personit të tillë;kur vepra është kryer kundër personit posaçërisht të ndjeshëm si rezultat i moshës,sëmundjes, paaftësisë fizike apo mendore, shtatëzënësisë kur është fakt i njohur ose idukshëm për kryerësin (neni 229).Gjithashtu, dënohet me vepër penale, kushdo që kultivon, prodhon, përpunon, shet,ekstrakton ose pregaditë substanca që janë të shpallura të rrezikshme si narkotikë dhesubstanca psikotrope (neni 230). Drejtuesi ose pronari i lokalit, që lejon përdorimin enarkotikëve, substancave psikotropike dhe substancat e rrezikshme, në lokalin e tij apohapësiar të mbyllura që shrfytëzohën nga publiku, dënohet me vepër penale (neni 231).Poashtu, dënohet, kushdo që në lokale hoteliere apo në dyqane ku shiten pije alkoolike,shërben fëmijën nën moshën 16 vjeç me pije alkoolike.Ligji për Shëndetësi (neni 23), thekson se kujdesi shëndetësor dhe trajtimi duhet tëofrohen përmes parandalimit dhe trajtimit të varshmërisë nga droga dhe HIV infeksionitnë mesin e mëyrave të tjera. Fëmijëve dhe adoleshentëve, deri në moshën 15 vjeçare,nxënësve dhe studentëve universitarë, si dhe disa kategorive të tjera, ju ofrohet trajtimpa pagesë. Ndërsa, Ligji <strong>mbi</strong> Shërbime Sociale dhe Familjare, thekson që njerëzit të cilëtkanë varshmëri ndaj alkoolit dhe drogave, duhet të definohen si njerëz në nevojë, të cilëtpa marrë parasysh statusin e tyre dhe vendin e origjinës, pranojnë shërbime adekuatesociale, si këshillime nga specialisti pranë QPS-ve.Kosova ka Strategji për HIV/AIDS, kundër Drogave dhe Shëndetin Mental, në kuadër tëktyre planeve, janë prezantuar aspektet e përdorimit të substancave narkotike. StrategjiaKombëtare e Republikës së Kosovës kundër Drogave dhe Plani i Veprimit (2009-2012),udhëhiqet nga parimet e ligjshmërisë; të <strong>drejtat</strong> e njeriut; kujdesi shëndetësor; garantimii sigurisë për të gjithë qytetarët; luftimi i kësaj dukurie; gjithëpërfshirja; informimi idrejtë; ndarja e përvojave, përgjegjësive dhe qasja e përbashkët.Strategjia për shërbimet e shëndetit mental në Kosovë (2008-2013), specifikon qëshërbimet e shëndetit mental do të zhvillojnë, deri më 2013, institucione/objekte trajtimipër varshmërinë nga droga. Implementimi i kësaj strategjie mbështetet në investimet qëqeveria do t‟i bëjë gjatë viteve të ardhshme, por kufizimet aktuale në punësimin epersonelit kompetent do të kufizojnë mundësitë për <strong>zbatimin</strong> e plotë të tyre. Gjatë vitevetë kaluara, janë ndarë fonde lidhur me parandalimin e HIV-it që akën qenë nëdispozicion për përdoruesit e drogave injektuese dhe grupeve të tjera të rrezikuara, porfinancim i drejtuar enkas për parandalimin e përdorimit të substancave psikoaktive dhetrajtimit nuk është bërë deri më tani.Në Republikën e Kosovës, shërbimet e trajtimit për varshmëri nga droga janë shumë tëkufizuara si në aspektin e mbulimit ashtu edhe të shtrirjes së shërbimeve. Trajtimi idrogave dhe ofruesit e këtyre shërbimeve në Kosovë janë pjesë e shërbimeve psikiatrikenë terren, ndërsa shërbimet e trajtimit në sektorin publik dhe privat, janë më së shpeshtitë limituar në detoksifikim. Trajtimi në sektorin e shërbimeve publike shëndetësore127

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!