13.07.2015 Views

16.09.2013raport mbi zbatimin e konventës për të drejtat e fëmijës ...

16.09.2013raport mbi zbatimin e konventës për të drejtat e fëmijës ...

16.09.2013raport mbi zbatimin e konventës për të drejtat e fëmijës ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kodi Penal për të Mitur, gjithashtu përcakton dhe merret me zbatueshmërin e masavedhe dënimeve të ndryshme, të cilat mund t‟iu shqiptohen kryerësve të mitur të vepravepenale. Andaj, masat që mund të shqiptohen ndaj të miturve që bien ndesh me ligjinjanë: masat e diversitetit dhe masat edukative. Ndërsa, dëbimet përfshijnë: gjobën,urdhrin për punë në dobi të përgjithshme dhe burgimin për të mitur. Të miturit të cilëtnuk kanë mbushur moshën 16 vjet mund t‟iu shqiptohen vetëm masat, ndërsa atyre qëjanë <strong>mbi</strong> 16 vjet mund t‟iu shqiptohen edhe dënimet (neni 6).Gjatë procesit të zgjedhjes së masave dhe dënimeve të zbatueshme ndaj të miturit,gjykata në radhë të parë, para se të vendos të shqiptoj masën apo dënimin ndaj kryerësittë mitur, duhet të ketë parasysh interesin më të lartë të fëmijës. Pastaj merren parasyshrrethanat e tjera si: lloji dhe pesha e veprës; mosha e të miturit; niveli i zhvillimitpsikologjik; karakteri dhe prirjet e tij/saj; motivet që kanë nxitur kryerjen e veprëspenale; edukimin e të miturit në atë fazë; mjedisin dhe rrethanat e jetës; nëse më herët iështë shqiptuar masë apo dënim; si dhe rrethanat tjera që mund të ndikojnë nëshqiptimin e masës apo dënimit (neni 7).Qëllimi i masave të diversitetit është që të parandalojë, kur është e mundur, fillimin eprocedurës ndaj kryerësit të mitur, të ndihmojë rehabilitimin pozitiv dhe riintegrimin etë miturit në bashkësinë e tij me qëllim të parandalimit të sjelljes recidiviste (neni 13). Përtë shqiptuar masën e diversitetit, duhet të plotësohen disa kushte nga i mituri, që janë: imituri duhet ta pranojë përgjegjësinë për veprën penale; të jetë i gatshëm të pajtohet mepalën e dëmtuar; merret pëlqimi i të miturit dhe prindërit për të zbatuar masën ediveristetit (neni 14).Masat e diversitetit që mund të shqiptohen ndaj kryerësit të mitur janë: Ndërmjetësiminë mes të kryerësit të mitur dhe palës së dëmtuar, duke përfshirë edhe kërkimfaljen ngai mituri ndaj palës së dëmtuar; Ndërmjetësimi ndërmjet të miturit dhe familjes së tij;Kompensimi i dëmit palës së dëmtuar përmes marrëveshjes së ndërsjellë ndërmjetviktimës, të miturit dhe përfaqësuesit të tij ligjor, në përputhje me situatën financiare tëtë miturit; Vijimi i rregullt në shkollë; Pranimi i punësimit apo aftësimit në një profesionadekuat me aftësitë dhe shkathtësitë e tij; Kryerja e punës pa pagesë në dobi tëpërgjithshme në pajtim me aftësinë e kryerësit të mitur për kryerjen e punës së tillë;Edukimi në rregullat e trafikut dhe Këshillimi psikologjik (neni 15).Trupi gjykues për të mitur mund të pushojë procedurën e shqyrtimit gjyqësor dhe tëshqiptojë masën e diversitetit nëse plotësohen kushtet e parapara në nenin 14. Mirëpo,para se të vendoset për masën e diversitetit, njoftohet i mituri dhe prindërit nga trupigjykues (neni 67).Komiteti i OKB-së <strong>mbi</strong> të Drejtat e Fëmijës, në komitetin e vet të përgjithshëm <strong>mbi</strong>drejtësinë për të mitur, thekson se: “duke pasur parasysh faktin që pjesa më e madhe ekryerësve të mitur kryejnë vetëm vepra të lehta penale, aplikimi i një varg masave,përfshirë edhe shmangien nga procedurat penale/gjyqësore të drejtësisë për të miturdhe referimin për shërbime alternative-sociale ... duhet të jetë një praktikë e përgatiturmirë që mundet dhe duhet të shfrytëzohet në shumicën e rasteve” (Komiteti i110

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!