13.07.2015 Views

16.09.2013raport mbi zbatimin e konventës për të drejtat e fëmijës ...

16.09.2013raport mbi zbatimin e konventës për të drejtat e fëmijës ...

16.09.2013raport mbi zbatimin e konventës për të drejtat e fëmijës ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

<strong>mbi</strong> numrin e fëmijëve, vlerësohet se Kosova e ka popullsinë më të re në Evropë, dhesipas vlerësimeve të programit të Kombeve të Bashkuar për Zhvillim gjysma epopullsisë së Kosovës është nën moshën 25 vjeçare, kurse 21 % të banorëve janë në mestë moshës 16-25 vjeç.Megjithatë, është e njohur se potenciali themelor për rritje ekonomike në Kosovë ështëafërsisht 3.0 - 4.0 për qind në vit, ndërsa papunësia sillet në rreth 35 – 40 për qind.Aktualisht, në Kosovë rreth 29,000 njerëz të rinj hyjnë çdo vit në tregun e punës. Kurjemi ketu, vetëm për të ilustruar këtë pikë, edhe nëse ekonomia do të arrinte një shkallëpermanente të rritjes prej të themi 6.0 për qind, pas dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitesh,shkalla e papunësisë vetëm se do të përgjysmohej. Ky vrojtim i thjeshtë definon sfidënreale të zhvillimit ekonomik për Kosovën, që ka domethënien e vet edhe në realizimin etë drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore të fëmijëve.Në të njëjtën kohë, Banka Botërore (BB) vlerëson që deri në përafërsisht 40 për qind epopullatës mund të jetë në nivelin gjerësisht të definuar të varfërisë. Së këndejmi, është eqartë që madje edhe nëse shënohet një përmirësim i dukshëm i rritjes ekonomike dhe qëmund të mbahet si e tillë në periudhë afatgjate, do të ketë edhe më tej sfida socialethemelore dhe të vazhdueshme që duhet të adresohen. Në kuptimin shumë real, kjoështë ajo që mund të quhet prioritet „bazë‟ i politikave.Sipas një studimi të bërë nga UNICEF-i në Kosovë, që bazohet në të dhënat nga Anketa eBuxhetit të Ekonomive Familjare 2006/7, 46.2% e popullsisë së Kosovës jeton në varfëri,dhe 48.6% e fëmijëve të moshës 0-19 vjeçare jetojnë në varfëri. Sipas ketij studimi, merrezikun më të lartë të varfërisë përballen fëmijët që jetojnë në ekonomitë familjare metre ose më shumë fëmijë, fëmijët e moshës 0-14 vjeçare, fëmijët e prindërve të papunë,fëmijët në ekonomitë familjare që marrin ndihmë sociale, dhe fëmijët në ekonomitëfamiljare me nivel të ulët të arsimit. Përderisa rreziku i varfërisë është më i ulët përfëmijët ku së paku një familjar është i punësuar, fëmijët në ekonomitë familjare qëpranojnë pagë përbëjnë 36% të të gjithë fëmijëve që jetojnë në varfëri në Kosovë.(UNICEF, 2010. Varfëria e fëmijëve në Kosovë. Fq 7)Në bazë të të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) 2006/7,duke shfrytëzuar kufirin e varfërisë absolute të bazuar në konsum prej 1.417 € në ditë,dhe kufirin e varfërisë ekstreme/ ushqimit prej 0.934€ në ditë si dhe një normëkrahasuese ndërkombëtare prej 2.15 dollarë amerikan për ditë, fëmijët e moshës 0-19vjeç janë në rrezik më të lartë të varfërisë sesa popullsia e përgjithshme në Kosovë.Ekonomitë familjare me fëmijë kanë gjasa më të mëdha për të qenë të varfër sesaekonomitë familjare pa fëmijë, por pak më pak gjasa të varfërisë ekstreme. (UNICEF,2010. Varfëria e fëmijëve në Kosovë. Fq 22)Në anën pozitive, Kosova ka themeluar një strukturë institucionale të besueshme dhe kakrijuar një kuadër të mirë të ligjeve që favorizojnë ekonominë liberale të tregut. Sistemitatimor i vendit karakterizohet me shkallë të ulëta tatimore dhe me baza të gjeratatimore, me disa përjashtime të pakta.11

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!