13.07.2015 Views

16.09.2013raport mbi zbatimin e konventës për të drejtat e fëmijës ...

16.09.2013raport mbi zbatimin e konventës për të drejtat e fëmijës ...

16.09.2013raport mbi zbatimin e konventës për të drejtat e fëmijës ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

<strong>drejtat</strong> e detyrimet e azilantëve. Ligji gjithashtu parashikon edhe rastet e refugjateve qëiu lejohet Mbrojtje Plotësuese dhe Mbrojtje e Përkohshme.Ndërsa, Ligji për të Huajt rregullon hyrjen, daljen, lëvizjen dhe qëndrimin e të huajëvenë Republikën e Kosovës. Statusin e refugjatit në Republikën e Kosovës mund ta merrçdo person i cili për shkak të frikës nga përndjekja, racës, religjionit, kombësisë,përkatësisë së grupit shoqëror, bindjeve politike, është jashtë vendit të tij dhe nuk mundtë gëzoj mbrojtje të atij vendi; fëmijët të cilët nuk dinë të kërkojnë azil apo janë viktima tëtrafikimit; përveç tjerash iu sigurohet akomodim i sigurtë në bazë të standardevendërkombëtare. Me të hyrë në territorin e Kosovës, mbrojtja e të drejtave individuale tëgarantuara me standardet ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e vitit1951 lidhur me Statusin e Refugjatit do të përbëjnë minimumin e standardeve tëmbrojtjes, të cilat i lejohen azilkërkuesit (neni 8).Sipas Ligjit për Azil (neni 20), fëmija i cili/a është i pashoqëruar nga prindërit e tij/sajose kujdestari ligjor dhe kërkon azil në Republikën e Kosovës, së pari i caktohetkujdestari ligjor, pastaj fëmija para Organit Kompetent ose ndonjë organi tjetër i cilishqyrton kërkesën për azil, duhet të jetë në gjendje të paraqesë pikëpamjet e tij/saj tëditura deri në masën e mundshme. Mirëpo. Organi Kompetent, çdo herë duhet pasurparasysh moshën e të miturit si dhe aftësitë mendore të tij/saj para se të vlerësojnë dhevendosin për rastin.Kërkesa për azil e parashtruar nga një i mitur i pashoqëruar ka prioritet në raport mekërkesat tjera dhe duhet të zgjidhet në periudhën më të shkurtër të mundshme. Ndërsa,Qeveria në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq do të bëjnëpërpjekje të arsyeshme për të gjetur prindërit ose të afërmit e tjerë të ngushtë të tëmiturit. Me qëllim të ribashkimit dhe mbrojtjes së integritetit familjar, azili dhe mbrojtjaplotësuese ju lejohet anëtarëve të pakontestueshëm të familjes së ngushtë të azilantit.Azilkërkuesi ka të drejtë: të banojë në Republikën e Kosovës në pritje të kompletimit tëprocedurave për përcaktimin e azilit; të ketë kushte themelore të jetesës; kujdesinthemelor shëndetësor; ndihmën sociale themelore; ndihmën ligjore papagesë; ndihmënhumanitare; të drejtën e arsimimit dhe të drejtën e punësimit (neni 36). Mirëpo,azilkërkuesi është i detyruar që gjatë gjithë kohës të veproj në pajtim me ligjet dhe masate ndërmarra nga organet shtetërore të Republikës së Kosovës.Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse të ndërtojë dhe menaxhojë objekte tëduhura, të cilat mund të shfrytëzohen nga azilkërkuesit për akomodim. Të miturve,femrave dhe azilkërkuesëve me nevoja të veçanta do t‟iu sigurohen ndihmë dhepërkrahje në varësi nga nevojat e tyre (neni 38). Ligji për Azilin, në dispozitat e tijparasheh dhe rregullon të drejtën në ndihmë sociale, strehim elementar, kujdesshëndetësor, arsimim. Ky Ligj, përveç tjerash thekson: azilanti i cili/a nuk ka pasuri dhetë ardhura, ka të drejtë në ndihmë sociale; strehimi elementar i sigurohet azilantit të cilitiu është lejuar Mbrojtja Plotësuese; azilantët kanë të drejtë në kujdes shëndetësor nënivel të njëjtë sikurse edhe shtetasit e Kosovës; azilantit i sigurohet trajtim i barabartë meshtetasit e Kosovës lidhur me të drejtën për arsimimin fillor, të mesëm dhe të lartë.104

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!